{"id":48305,"date":"2019-11-16T12:58:22","date_gmt":"2019-11-16T12:58:22","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=48305"},"modified":"2019-11-16T12:58:22","modified_gmt":"2019-11-16T12:58:22","slug":"mustafa-demarkacioni-pune-e-kryer-ndryshime-behen-vetem-nese-do-edhe-mali-i-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mustafa-demarkacioni-pune-e-kryer-ndryshime-behen-vetem-nese-do-edhe-mali-i-zi\/","title":{"rendered":"Mustafa: Demarkacioni pun\u00eb e kryer, ndryshime b\u00ebhen vet\u00ebm n\u00ebse do edhe Mali i Zi"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), Isa Mustafa, ka th\u00ebn\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e demarkacionit me Malin e Zi \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e kryer dhe se nuk do t\u00eb ket\u00eb rishikim t\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>I pari i LDK-s\u00eb ka akuzuar kryeministrin n\u00eb largim Ramush Haradinajn, se kund\u00ebrshtoi p\u00ebr disa vjet nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb cil\u00ebn pastaj me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb qeveri e pranoi pa asnj\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>Madje ai ka shtuar se p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje nga AAK-ja e VV-ja u p\u00ebrdor dhun\u00eb, molotov, e gaz lotsjell\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam menduar q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e kryer q\u00eb nga fillimi, sepse Komisioni Shtet\u00ebror at\u00ebher\u00eb e pat b\u00ebr\u00eb zgjidhjen, e pat b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjen, ajo marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Ajo marr\u00ebveshje pastaj u kund\u00ebrshtua m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi nga AAK-ja, nga VV-ja, ka pasur dhun\u00eb, kallje, molotov, gaz lotsjell\u00ebs, kan\u00eb qen\u00eb tonat t\u00eb zezat. Mir\u00ebpo, e nj\u00ebjta marr\u00ebveshje pastaj u ratifikua n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs kur ishte kryeminist\u00ebr Haradinaj. E nj\u00ebjta pa ia ndryshuar asnj\u00eb fjal\u00eb, vet\u00ebm se formalisht e futen edhe at\u00eb opinionin e Komisionit t\u00eb Bulliqit dhe formalisht nj\u00eb Deklarat\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Por Mustafa ka th\u00ebn\u00eb se marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi para se t\u00eb b\u00ebhej deklarata e dy president\u00ebve dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb von\u00eb q\u00eb nj\u00eb proces i till\u00eb t\u00eb kthehet prapa.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb ratifikuar n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb, por edhe n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb ratifikuar kjo marr\u00ebveshje. Dhe kjo marr\u00ebveshje tash \u00ebsht\u00eb e ratifikuar, n\u00eb qoft\u00eb se ka vullnet prej Malit t\u00eb Zi q\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb rishqyrtohet \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr. Mir\u00ebpo n\u00eb pik\u00ebpamje juridike, n\u00eb pik\u00ebpamje legale marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfunduar, sepse e kan\u00eb ratifikuar dy kuvendet. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e president\u00ebve \u00ebsht\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb nuk shkon jasht\u00eb nj\u00eb deklarate, sepse ajo nuk \u00ebsht\u00eb ratifikuar n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi. Ajo deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb pakon e votimeve kur \u00ebsht\u00eb ratifikuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, por Mali i Zi nuk e ka ratifikuar nj\u00eb Deklarat\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ratifikimi i marr\u00ebveshjes\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shprehet i bindur se marr\u00ebveshja p\u00ebr demarkacionin \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe se Kosova nuk humb asnj\u00eb met\u00ebr katror dhe se kufiri \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb pikat ku ka qen\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj un\u00eb edhe p\u00ebrkund\u00ebr asaj q\u00eb kisha dashur t\u00eb them q\u00eb ta qojm\u00eb kufirin edhe mandej kah Mali i Zi n\u00eb qoft\u00eb se ka pasur ndonj\u00eb gabim, por konsideroj se gabime nuk ka pasur, sepse \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00ebn n\u00eb vij\u00ebn ku ka qen\u00eb vij\u00eb e kufirit mes krahin\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi dhe ne kemi pasur sigurin\u00eb e plot\u00eb q\u00eb asnj\u00eb met\u00ebr katror s\u2019ka kaluar andej. N\u00eb qoft\u00eb se dikush e gjen p\u00ebrpos individ\u00ebve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb, do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb rishqyrtohet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Mustafa: Taksa pjes\u00eb e masave reciproke, duam dialog pa kushte<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr EkonomiaOnline, Isa Mustafa ka folur edhe p\u00ebr taks\u00ebn dhe procesin e dialogut me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se me VV-n\u00eb jan\u00eb dakorduar q\u00eb taksa t\u00eb mbetet si pjes\u00eb e masave reciproke ndaj Serbis\u00eb, pasi q\u00eb ka vler\u00ebsuar se vendi fqinj nuk po i ndal veprimet kund\u00ebr Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi i jon\u00eb si LDK, por edhe i VV-s\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb taksa tani t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e masave reciproke nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Mendoj se m\u00eb at\u00eb zgjidhet problemi. N\u00eb qoft\u00eb se Serbia reciprocikisht heq dor\u00eb prej disa masave jotarifore q\u00eb po i aplikon kund\u00ebr Kosov\u00ebs, heq dor\u00eb n\u00eb pengimin e origjin\u00ebs s\u00eb mallrave t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb eksportohen n\u00eb Serbi. Heq dor\u00eb nga fushata e tyre q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr \u00e7njohjen e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, implementon marr\u00ebveshjet q\u00eb ne i kemi n\u00ebnshkruar dhe jemi marr vesh p\u00ebr to n\u00eb Bruksel, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja e energjis\u00eb dhe shum\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb tjera. Sigurisht q\u00eb edhe ne do t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reciproke\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto masa do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb deri sa Serbia t\u00eb ndryshon qasje ndaj Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa ka k\u00ebrkuar dialog pa kushte.<\/p>\n<p>\u201cPor n\u00eb qoft\u00eb se Serbia i mban\u00eb t\u00eb gjitha masat e veta dhe nga ne pastaj k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u2019i heqim sigurisht q\u00eb nuk kemi arsye ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb. Prandaj ne do t\u2019i qasemi problemit t\u00eb dialogut q\u00eb ai proces t\u00eb jet\u00eb pakushte. Mos t\u2019i vej\u00eb kushte as Serbia, as Kosova. T\u00eb futemi n\u00eb proces t\u00eb dialogut dhe t\u2019i zgjidhim problemet t\u00eb cilat qojn\u00eb deri n\u00eb njohje reciproke nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy vendeve\u2019, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Mustafa: Mini-shengeni i d\u00ebmsh\u00ebm dhe i panevojsh\u00ebm<\/p>\n<p>Lideri i LDK-s\u00eb ka komentuar edhe nism\u00ebn e vendeve fqinj p\u00ebr formimin e nj\u00eb platforme q\u00eb po quhet mini-shengen.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ide e ka vler\u00ebsuar t\u00eb panevojshme dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se Serbia vazhdon ende t\u00eb mos i zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjet e arritura me Kosov\u00ebn dhe k\u00ebt\u00eb plaform\u00eb do ta p\u00ebrdor si arsye p\u00ebr t\u2019i ikur detyrimeve ndaj shtetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAs p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Shqip\u00ebris\u00eb, as t\u00eb Serbis\u00eb, e as t\u00eb Maqedonis\u00eb nuk kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb kjo. P\u00ebrpos asaj q\u00eb ne po ulemi dhe po b\u00ebjm\u00eb mini-shengen sepse leht\u00ebson. P\u00ebr leht\u00ebsime ne jemi marr vesh n\u00eb Bashkimin Evropian q\u00eb t\u00eb kemi zon\u00ebn ose t\u00eb kemi hap\u00ebsir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt ekonomike n\u00eb mes k\u00ebtyre vendeve. Prandaj un\u00eb e konsideroj krejt\u00ebsisht si iniciativ\u00eb t\u00eb pabaz\u00eb dhe mos t\u00eb them t\u00eb paq\u00ebllimt\u00eb sepse ai q\u00eb e ka propozuar ka nj\u00eb q\u00ebllim, por p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb panevojsh\u00ebm dhe t\u00eb d\u00ebmshme, sepse p\u00ebrmes saj n\u00eb nj\u00eb form\u00eb relativizohet krejt\u00ebsisht detyrimi i Serbis\u00eb p\u00ebr implementimin e marr\u00ebveshjeve q\u00eb i kemi pas ne me Serbin\u00eb dhe p\u00ebr plot\u00ebsimin e kushteve p\u00ebr integrim n\u00eb BE q\u00eb jan\u00eb kushte q\u00eb BE-ja i ka v\u00ebn\u00eb ndaj Serbis\u00eb. Dhe ata tani nuk munden p\u00ebrmes nj\u00eb mini-shengeni t\u2019i ikin detyrimeve t\u00eb tyre ndaj Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), Isa Mustafa, ka th\u00ebn\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e demarkacionit me Malin e Zi \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e kryer dhe se nuk do t\u00eb ket\u00eb rishikim t\u00eb marr\u00ebveshjes. I pari i LDK-s\u00eb ka akuzuar kryeministrin n\u00eb largim Ramush Haradinajn, se kund\u00ebrshtoi p\u00ebr disa vjet nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb cil\u00ebn pastaj me t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5750,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-48305","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48305"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48305\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5750"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}