{"id":48323,"date":"2019-11-17T10:22:33","date_gmt":"2019-11-17T10:22:33","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=48323"},"modified":"2019-11-17T10:22:33","modified_gmt":"2019-11-17T10:22:33","slug":"presidenti-2021-pika-e-nxehte-e-negociatave-lvv-ldk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/presidenti-2021-pika-e-nxehte-e-negociatave-lvv-ldk\/","title":{"rendered":"\u201cPresidenti 2021\u201d, pika e nxeht\u00eb e negociatave LVV \u2013 LDK"},"content":{"rendered":"<p>Marr\u00ebveshja eventuale p\u00ebr koalicionin e ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs nd\u00ebrmjet L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, pritet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjen e presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili sipas mandatit kushtetues duhet t\u00eb zgjidhet n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2021.<\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs preferon q\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet, nisur nga ndarja e ministrive e deri te posti i presidentit t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb marr\u00ebveshjen e ardhshme nd\u00ebrmjet liderit t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, Albin Kurti, dhe atij t\u00eb LDK-s\u00eb, Isa Mustafa.<\/p>\n<p>Insistimi i LDK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb diskutohet edhe p\u00ebr presidentin e ardhsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit n\u00eb vitin 2021, nd\u00ebrlidhet me faktin se n\u00ebse presidenti nuk zgjidhet, vendi shkon n\u00eb zgjedhje, andaj LDK-ja nuk preferon nj\u00eb marr\u00ebveshje koalicioni q\u00eb do t\u00eb zgjaste nj\u00eb vit e gjysm\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse Vet\u00ebvendosje, nuk e preferon shum\u00eb debatin p\u00ebr presidentin n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, por i b\u00ebn thirrje LDK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mos pres\u00eb m\u00eb certifikimin e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb vesh rreth ndarjes s\u00eb ministrive.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa pozita e kryeministrit nuk i \u00ebsht\u00eb kontestuar liderit t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, Albin Kurti, krahas postit t\u00eb presidentit, nj\u00eb pozit\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb shihet si pik\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr negociata \u00ebsht\u00eb ajo e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike n\u00eb Kosov\u00eb, thon\u00eb se pozita e presidentit dhe ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm nuk do t\u00eb duhej t\u00eb komplikonte bisedimet q\u00eb si q\u00ebllim kan\u00eb arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje.<\/p>\n<p>Politologu Ramush Tahiri thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb arrijn\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr qeverisje duke i harmonizuar programet partiake m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb orientohen n\u00eb at\u00eb se kush cil\u00ebn ministri e drejton.<\/p>\n<p>&#8220;Un\u00eb nuk konsideroj se vendet vetjake do t\u00eb jen\u00eb ndonj\u00eb penges\u00eb, sepse secili e ka nj\u00eb synim t\u00eb caktuar dhe arrin di\u00e7ka me at\u00eb synim edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb baz\u00eb mund t\u00eb harmonizohen q\u00ebndrimet. Presidenti ka mandat edhe nj\u00eb vit e gjysm\u00eb dhe un\u00eb nuk mendoj q\u00eb kjo qeveri vet\u00ebm pse i ka numrat ose pse synon t\u2019i ket\u00eb numrat, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb \u2018pu\u00e7 institucional\u2019 dhe do ta largoj\u00eb presidentin duke fabrikuar arsyet. Nd\u00ebrsa, sa i takon ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, varet se si ndahen funksionet e tjera. Por, ministri i jasht\u00ebm p\u00ebr dallim deri tash duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb personalitet me kredibiltet e me p\u00ebrvoj\u00eb&#8221;, vler\u00ebson Tahiri.<\/p>\n<p>Synimi i Vet\u00ebvendosjes dhe LDK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb qeveri me 12 apo maksimumi 15 ministri.<\/p>\n<p>Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse partia q\u00eb e merr pozit\u00ebn e kryeministrit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, do t\u00eb marr\u00eb edhe pozit\u00ebn e kryetarit t\u00eb Kuvendit apo k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb do t\u2019ia liroj\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto tema, bisedimet thuhet do t\u00eb zhvendosen n\u00eb nivelin e lider\u00ebve t\u00eb dy partive, kurse tash p\u00ebr tash, sipas Albulena Haxhiut nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, \u00e7\u00ebshtja e postit t\u00eb presidentit nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga asnj\u00ebra pal\u00eb p\u00ebr diskutim. Ajo thot\u00eb, po ashtu, se deri tash nuk ka pasur ndonj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk jemi l\u00ebshuar n\u00eb pozicione si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai p\u00ebr presidentin apo n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr ministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme. Deri tani nuk ka kusht\u00ebzime, por \u00e7\u00ebshtja e presidentit nuk ka qen\u00eb as k\u00ebrkes\u00eb formale zyrtare e LDK-s\u00eb. Nuk po merremi me deklarata publike t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb. Deri tani n\u00eb asnj\u00eb takim nuk e kan\u00eb p\u00ebrmendur \u00e7\u00ebshtjen e presidenti. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb u takon kryetar\u00ebve t\u00eb partive. N\u00ebse do t\u00eb ekzistonte kjo k\u00ebrkes\u00eb e LDK-s\u00eb p\u00ebr ta trajtuar edhe \u00e7\u00ebshtjen e presidenti, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e kryetar\u00ebve q\u00eb ta definojn\u00eb k\u00ebt\u00eb&#8221;, thekson Haxhiu.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00ebnkryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Agim Veliu, konsideron se t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb garantojn\u00eb nj\u00eb koalicion qeveris\u00ebs n\u00eb mandat plot\u00eb duhet t\u00eb definohen n\u00eb fillim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb ai, m\u00eb von\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb probleme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, Veliu konsideron se duhet t\u00eb diskutohet edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit.<\/p>\n<p>&#8220;Po ashtu, edhe \u00e7\u00ebshtja e presidentit duhet t\u00eb diskutohet, sepse viti 2021 \u00ebsht\u00eb viti kur mandati i presidentit p\u00ebrfundon. Dhe, n\u00ebse nuk arrijm\u00eb ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, ta gjejm\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, at\u00ebher\u00eb vendi shkon n\u00eb zgjedhje dhe nuk kemi llogari ne p\u00ebr nj\u00eb vit e gjysm\u00eb t\u00eb eksperimentojm\u00eb me nj\u00eb subjekt politik edhe pastaj serish t\u00eb nisemi nga fillimi&#8221;, shprehet Veliu.<\/p>\n<p>LDK-ja aktualisht nuk po preferon nisjen e bisedimeve n\u00eb nivelin e lider\u00ebve t\u00eb partive, pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb pritjes s\u00eb certifikimit t\u00eb rezultatit zgjedhor.<\/p>\n<p>Kurse, Albulena Haxhiu thot\u00eb se Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb e interesuar q\u00eb t\u00eb diskutohet edhe p\u00ebr postet ministrore, pa pasur nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb pritet certifikimi.<\/p>\n<p>&#8220;Ne jemi shum\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb k\u00ebto takime t\u00eb ndodhin sa m\u00eb par\u00eb. Kemi d\u00ebgjuar zotin Isa Mustafa n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb ka than\u00eb se \u2018pa u certifikuar rezultatet, me zotin Kurti mund t\u00eb pim\u00eb vet\u00ebm kafe&#8217;, por gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe sa pritet certifikimi duhet t\u00eb ket\u00eb takime intensive n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kryetar\u00ebt e partive politike t\u00eb flasin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb qen\u00eb kompetenc\u00eb e grupeve punuese e q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ndarjen e pozicioneve t\u00eb qeveris\u00eb&#8221;, shton Haxhiu.<\/p>\n<p>Takimet nd\u00ebrmjet grupeve punuese, kan\u00eb p\u00ebrfunduar kurse faza tjet\u00ebr e bisedimeve, parashihet t\u00eb zhvillohet m\u00eb von\u00eb kur edhe pritet ndarja e ministrive dhe pozitave kryesore gjat\u00eb mandatit t\u00eb ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs. Pas zgjedhjeve t\u00eb 6 tetorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte shpallur rezultate p\u00ebrfundimtare, por partit\u00eb politika kan\u00eb pasur ankesat e tyre. Votat nga Serbia ishin kontestuar nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij koalicioni, zarfet me vota nga Serbia &#8220;nuk dihet se nga e kan\u00eb identitetin e tyre dhe origjin\u00ebn&#8221;. Ankesa e tyre u trajtua nga Paneli Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 11 n\u00ebntor, q\u00eb t\u00eb anulohen k\u00ebto vota. Por, nj\u00eb ankes\u00eb tjet\u00ebr u deponua n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme, nga tre deputet\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, kund\u00ebr vendimit t\u00eb PZAP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas nj\u00eb deklarate t\u00eb postuar n\u00eb rrjetin social Facebook, Limaj, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cGjykata Supreme dhe PZAP-ja me k\u00ebto vendime treguan se shteti ligjor k\u00ebtu funksionon dhe institucionet e k\u00ebtij shteti ligjor jan\u00eb gardian n\u00eb mbrojtje t\u00eb ligjit dhe demokracis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn pasdite n\u00eb Kosov\u00eb ka nisur rinum\u00ebrimi i flet\u00ebvotimeve t\u00eb gati 1,500 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit. Organizatat q\u00eb monitorojn\u00eb procesin zgjedhor thon\u00eb se ky proces mund t\u00eb zgjas\u00eb deri n\u00eb tri jav\u00eb. Rinum\u00ebrimin e votave e ka urdh\u00ebruar Paneli Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), bazuar n\u00eb ankesat e partive politike ndaj rezultatit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve.\/RTKlive<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00ebveshja eventuale p\u00ebr koalicionin e ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs nd\u00ebrmjet L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, pritet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjen e presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili sipas mandatit kushtetues duhet t\u00eb zgjidhet n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2021. Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs preferon q\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet, nisur nga ndarja e ministrive e deri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":47563,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-48323","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48323"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48323\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47563"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}