{"id":48386,"date":"2019-11-18T13:47:16","date_gmt":"2019-11-18T13:47:16","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=48386"},"modified":"2019-11-18T13:47:16","modified_gmt":"2019-11-18T13:47:16","slug":"drejtori-i-doganes-taksa-ka-ulur-per-99-per-qind-importin-nga-serbia-dhe-beh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/drejtori-i-doganes-taksa-ka-ulur-per-99-per-qind-importin-nga-serbia-dhe-beh\/","title":{"rendered":"Drejtori i Dogan\u00ebs: Taksa ka ulur p\u00ebr 99 p\u00ebr qind importin nga Serbia dhe BeH"},"content":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm gjasht\u00eb milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina q\u00eb jan\u00eb importuar n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit, q\u00eb kur Qeveria e Kosov\u00ebs vendosi taks\u00eb 100 p\u00ebr qind p\u00ebr produktet e k\u00ebtyre dy shteteve.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Dogan\u00ebs se Kosov\u00ebs, Bahri Berisha.<\/p>\n<p>Ai nd\u00ebrkaq ka treguar se n\u00eb periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar importi nga k\u00ebto dy shtete ka qen\u00eb 520 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Zoti Berisha, po mbushen nj\u00eb vit nga vendimi p\u00ebr taks\u00ebn 100 p\u00ebr qind, t\u00eb cil\u00ebn Qeveria e Kosov\u00ebs u ka v\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Cilat jan\u00eb efektet kryesore t\u00eb k\u00ebsaj takse, nga pik\u00ebpamja e juaj si drejtor i Dogan\u00ebs?<\/p>\n<p>Bahri Berisha: Ne kemi pasur rreth 450 milion\u00eb euro vler\u00eb t\u00eb importit t\u00eb produkteve nga Serbia dhe 85 milion\u00eb nga Bosnje e Hercegovina. Tashm\u00eb po b\u00ebhen nj\u00eb vit nga vendosja e mas\u00ebs mbrojt\u00ebse ndaj k\u00ebtyre vendeve dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe nj\u00ebvje\u00e7are ne kemi pasur rreth 99 p\u00ebr qind vler\u00eb t\u00eb importit m\u00eb pak nga k\u00ebto dy vende.<\/p>\n<p>N\u00ebse e p\u00ebrkthejm\u00eb n\u00eb vler\u00eb nominale, tregon se kemi rreth 440 milion\u00eb euro m\u00eb pak import nga Serbia dhe 80 milion\u00eb euro import m\u00eb pak nga Bosnja Hercegovina.<\/p>\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb, krejt importi q\u00eb kemi pasur gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe \u00ebsht\u00eb rreth 6 milion\u00eb euro nga k\u00ebto dy vende. Nd\u00ebrkaq, para vendosjes s\u00eb taks\u00ebs kemi pasur 520 milion\u00eb euro nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.<\/p>\n<p>Nga aspekti i Dogan\u00ebs nuk ka pasur ndonj\u00eb ndikim t\u00eb madh sepse ky import \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga shtet tjera. Ka qen\u00eb fillimisht e v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, p\u00ebr arsye se ishte fundi i viti dhe p\u00ebr bizneset ndoshta ishte m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb derisa t\u2019i rinegociojn\u00eb kontratat e reja, t\u2019i gjejn\u00eb kanalet e reja t\u00eb furnizimit, z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb produkteve. Por, pastaj nga muaji janar i k\u00ebtij viti, k\u00ebto produkte kan\u00eb ardhur nga vendet tjera, qoft\u00eb t\u00eb rajonit apo vende t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>A ka ende import t\u00eb mallrave nga Serbia q\u00eb i n\u00ebnshtrohen taks\u00ebs 100 p\u00ebr qind?<\/p>\n<p>Bahri Berisha: Kosova ka nj\u00eb import t\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr nj\u00eb vit kemi 6 milion\u00eb euro import nga k\u00ebto dy vende. Jan\u00eb produkte t\u00eb cilat i sjellin n\u00eb sasi t\u00eb vog\u00ebl sepse shum\u00eb biznese ndoshta nuk kan\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb kostos s\u00eb lart\u00eb t\u00eb transportit t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, t\u00eb sjellin at\u00eb produkt. Shpenzimet e transportit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta nga vendet e BE-s\u00eb dhe i sjellin nga Serbia dhe Bosnja. Por, jan\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Ka disa produkte ushqimore, disa pjes\u00eb t\u00eb automjeteve, ndonj\u00eb produkt i cili \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qassh\u00ebm n\u00eb treg, por i paguan masat mbrojt\u00ebse 100 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb komunat e banuara me shumic\u00eb serbe, n\u00eb veri dhe zonat tjera, mund t\u00eb hasen pa problem produkte nga Serbia. A keni ju t\u00eb dh\u00ebna doganore rreth atij malli q\u00eb futet n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Bahri Berisha: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet se sa \u00ebsht\u00eb shifra e kontraband\u00ebs, vet\u00eb fakti q\u00eb t\u00eb hyrat jan\u00eb n\u00eb trend pozitiv, marr\u00eb parasysh shum\u00eb politika fiskale q\u00eb jan\u00eb n\u00eb zbatim dhe lirojn\u00eb shum\u00eb produkte nga taksa edhe vazhdimisht jan\u00eb p\u00ebrtej rritjes ekonomike, tregon se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontraband\u00eb q\u00eb d\u00ebmton ekonomin\u00eb sepse t\u00eb hyrat doganore, por edhe rritja ekonomike varet kryesisht nga importi. Jemi nj\u00eb vend q\u00eb importojm\u00eb nga rreth 90 p\u00ebr qind. Ato produkte si\u00e7 e ceka m\u00eb her\u00ebt, ka raste kur tentojn\u00eb q\u00eb produkte n\u00eb sasi t\u00eb vogla t\u00eb futen n\u00eb dyqane t\u00eb vogla, por asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb prishet rrjeti i furnizimit dhe tregtia e ligjshme n\u00eb Kosov\u00eb. Mund t\u00eb ket\u00eb produkte n\u00eb pjes\u00ebn veriore n\u00eb Kosov\u00eb, ne jemi prezent\u00eb edhe m\u00eb institucione tjera, kemi veprime n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb, kemi arrestuar kontrabandist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb tentuar t\u00eb kontrabandojn\u00eb, kemi konfiskuar edhe automjetet edhe mallrat e tyre. Por, k\u00ebto jan\u00eb n\u00eb baza t\u00eb p\u00ebrditshme, k\u00ebto tentime jan\u00eb n\u00eb sasi shum\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb cil\u00ebt tentojn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb nga pjesa malore.<\/p>\n<p>Kur kemi parasysh q\u00eb Serbia dhe Bosnje e Hercegovina jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Tregti t\u00eb Lir\u00eb (CEFTA), a jan\u00eb rritur t\u00eb hyrat doganore pasi importi i mallrave n\u00eb Kosov\u00eb vjen nga vendet e Bashkimit Evropian?<\/p>\n<p>Bahri Berisha: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kemi Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Tregti t\u00eb Lir\u00eb dhe jemi pjes\u00eb e CEFTA-s, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Kosova ka n\u00ebnshkruar edhe Marr\u00ebveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) e cila parasheh shum\u00eb produkte me taksa t\u00eb ndryshme doganore, duke p\u00ebrfshir\u00eb produkte q\u00eb kan\u00eb vet\u00ebm Tatimin Mbi Vler\u00ebn e Shtuar (TVSH). Gjithashtu nga muaji shtator i k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi Marr\u00ebveshja e Tregtis\u00eb se Lir\u00eb me Turqin\u00eb. \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb se shumica e produkteve edhe nga CEFTA edhe nga shtetet e Bashkimit Evropian tashm\u00eb edhe me Turqin\u00eb nuk i n\u00ebnshtrohen taks\u00ebs doganore, i n\u00ebnshtrohen vet\u00ebm taks\u00ebs p\u00ebr TVSH dhe akciz\u00ebs p\u00ebr produkte q\u00eb i n\u00ebnshtrohen taks\u00ebs s\u00eb akciz\u00ebs.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur rritja e kontraband\u00ebs s\u00eb mallrave gjat\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb zbatimit t\u00eb taks\u00ebs?<\/p>\n<p>Bahri Berisha: \u00c7do her\u00eb kur ka ndryshim t\u00eb politikave fiskale apo kur ka norma t\u00eb reja, grupet kriminale shprehin interes t\u00eb kontrabandojn\u00eb ato produkte sepse potencialisht sjellin fitim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr ta. Mir\u00ebpo, menj\u00ebher\u00eb, edhe pse \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e jona n\u00eb baza t\u00eb p\u00ebrditshme edhe para vendosjes se masave, Dogana ka b\u00ebr\u00eb organizime shtes\u00eb, qoft\u00eb me nj\u00ebsit\u00eb tona operative, por edhe me agjencit\u00eb tjera t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit. Kemi b\u00ebr\u00eb plane t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta operative, kemi krijuar edhe Task\u00eb Forc\u00eb p\u00ebr luftimin e grupeve kriminale q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb kontrabandojn\u00eb produkte me origjin\u00eb nga k\u00ebto dy vende pas vendosjes s\u00eb masave mbrojt\u00ebse. Gjithmon\u00eb duke kontrolluar t\u00eb ashtuquajturat \u2018pika m\u00eb t\u00eb nxehta\u2019 nga aspekti i kontraband\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb ato t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb gjelb\u00ebr kufitare, e sidomos n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n<p>Fal\u00eb k\u00ebtij koordinimi t\u00eb mir\u00eb n\u00eb mes agjencive t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, kemi arritur t\u00eb parandalojm\u00eb produkte q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs. Kemi pasur tentime me dhjet\u00ebra ose qindra raste, por t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sasi t\u00eb vogla, n\u00eb bagazhet e automjeteve ose me transporter\u00eb kombi t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb tentuar t\u00eb sjellin p\u00ebrmes rrug\u00ebve malore n\u00eb drejtim t\u00eb tregut t\u00eb Kosov\u00ebs. Por, nuk \u00ebsht\u00eb hasur n\u00eb produkte, duke i marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat edhe nga Ministria e Tregtis\u00eb, Inspektorati i brendsh\u00ebm edhe Dogana q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb brendi, kontrollojm\u00eb nuk jan\u00eb has\u00eb produkte t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb marketet (shitoret) e Kosov\u00ebs q\u00eb e d\u00ebmtojn\u00eb edhe ekonomin\u00eb e ligjshme dhe q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joligjore.<\/p>\n<p>Kur flasim te kontrabanda e produkteve, p\u00ebrpos \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb mas\u00ebs mbrojt\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe me sh\u00ebndetin. N\u00ebse produktet futen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegale p\u00ebrmes rrug\u00ebve malore edhe kontrolli fito- sanitar, veterinar nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj atyre produkteve, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn rrezik edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin publik t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb ngritur si \u00e7\u00ebshtje iniciativa p\u00ebr krijimin e nj\u00eb \u201cMini-Shengeni\u201d ballkanik. A \u00ebsht\u00eb Kosova e gatshme t\u2019i p\u00ebrshtatet k\u00ebsaj iniciative?<\/p>\n<p>Bahri Berisha: Kjo i takon m\u00eb shum\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb politik, qeveris\u00eb dhe kuvendit pasi \u00ebsht\u00eb projekt madhor dhe i cili k\u00ebrkon nj\u00eb dakordim t\u00eb plot\u00eb edhe n\u00eb aspektin ligjor edhe politik t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Deri m\u00eb sot p\u00ebr \u201cMini-Shengenin\u201d asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pyetur Dogana dhe nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb mendim lidhur m\u00eb diskutimet e fundit lidhur m\u00eb k\u00ebt\u00eb ide. Ne para dy vjet\u00ebsh kemi pasur k\u00ebrkes\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs kur ka qen\u00eb ideja p\u00ebr Unionit Doganor, p\u00ebr at\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin doganor se cilat jan\u00eb dobit\u00eb ose cilat jan\u00eb an\u00ebt pozitive dhe negative n\u00eb raport me iden\u00eb e Unionit Doganor t\u00eb gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e \u201c Mini-Shengenit\u201d nuk kemi pasur ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb q\u00ebndrim tonin dhe besoj se kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb shum\u00eb politike. Nuk jemi t\u00eb njohur as me detajet e \u201cMini-Shengenit\u201d sepse m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr aspektin e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve. Por, nuk kemi hasur n\u00eb deklarata publike q\u00eb flitet p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb mallrave ose \u00e7\u00ebshtjen e taksave apo unionit doganor.<\/p>\n<p>Dogana vler\u00ebsohet burim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr buxhetin e Kosov\u00ebs. Cilat jan\u00eb t\u00eb hyrat deri m\u00eb tani?<\/p>\n<p>Bahri Berisha: Deri m\u00eb sot kur po flasim ne kemi arritur t\u00eb kalojm\u00eb mbi nj\u00eb miliard t\u00eb hyra q\u00eb kemi mbledhur gjat\u00eb k\u00ebtij viti. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb projeksion jasht\u00ebzakonisht ambicioz, jan\u00eb t\u00eb hyra q\u00eb Dogana ka arritur t\u2019i tejkaloj\u00eb. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjendjes faktike jemi rreth 35 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar ose rreth 4 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb performanc\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb n\u00eb aspektin e t\u00eb hyrave duke marr\u00eb parasysh q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kemi n\u00eb zbatim shum\u00eb politika fiskale, t\u00eb cilat i lirojn\u00eb nga t\u00eb gjitha taksat.<\/p>\n<p>N\u00ebse marrim vet\u00ebm lirimet nga prodhuesit, ku \u00e7do prodhues kosovar p\u00ebr \u00e7do l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb, \u00e7do imput q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebt p\u00ebr procesin e prodhimit, i ka taksat zero n\u00eb import. Vet\u00ebm vlera e taksave ka shkuar rreth 70 milion\u00eb euro p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti. Nd\u00ebrsa n\u00eb vler\u00ebn totale t\u00eb mallit, jan\u00eb rreth 300 milion\u00eb euro vler\u00eb e mallit q\u00eb \u00ebsht\u00eb liruar p\u00ebr prodhuesit kosovar\u00eb. Kur k\u00ebsaj ia shtojm\u00eb edhe MSA-n\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb 60 milion\u00eb euro, tregon se kemi 130 milion\u00eb euro efekt n\u00eb taksa te Dogana p\u00ebr shkak t\u00eb politikave fiskale.<\/p>\n<p>Efekti shum\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb p\u00ebr prodhuesit kosovar\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb, produktet kosovare q\u00eb v\u00ebrehet nj\u00eb rritje e leht\u00eb e eksportit kosovar\u00eb t\u00eb disa produkteve pas k\u00ebtyre politikave fiskale n\u00eb tregun evropian. Tash s\u00eb fundmi kemi Marr\u00ebveshjen e Tregtis\u00eb s\u00eb Lir\u00eb me Turqin\u00eb e cila parasheh q\u00eb norma doganore t\u00eb reduktohet p\u00ebr vitet n\u00eb vijim. Edhe aty \u00ebsht\u00eb nj\u00eb efekt, por ende efekti nuk \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb, pasi marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb duke u zbatuar nga muaji shtator. Por, sigurisht q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit do t\u00eb k\u00ebt\u00eb deri n\u00eb 3 milion\u00eb euro efekt n\u00eb taks\u00ebn doganore. Marr\u00eb parasysh t\u00eb gjitha k\u00ebto, Dogana prap\u00eb vazhdon t\u00eb performoj\u00eb me p\u00ebrqindje rreth 4 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb se viti i kaluar dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trend shum\u00eb pozitiv i t\u00eb hyrave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm gjasht\u00eb milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina q\u00eb jan\u00eb importuar n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit, q\u00eb kur Qeveria e Kosov\u00ebs vendosi taks\u00eb 100 p\u00ebr qind p\u00ebr produktet e k\u00ebtyre dy shteteve. K\u00ebshtu thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Dogan\u00ebs se Kosov\u00ebs, Bahri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":47999,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-48386","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48386","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48386"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48386\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47999"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}