{"id":48517,"date":"2019-11-20T15:30:52","date_gmt":"2019-11-20T15:30:52","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=48517"},"modified":"2019-11-20T15:30:52","modified_gmt":"2019-11-20T15:30:52","slug":"inaugurohet-pllaka-perkujtimore-e-familjeve-sadikaj-bajramaj-demiraj-e-korbaj-ne-varrezat-e-tyre-ne-priboc","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/inaugurohet-pllaka-perkujtimore-e-familjeve-sadikaj-bajramaj-demiraj-e-korbaj-ne-varrezat-e-tyre-ne-priboc\/","title":{"rendered":"Inaugurohet pllaka p\u00ebrkujtimore e familjeve Sadikaj,  Bajramaj, Demiraj e Korbaj, n\u00eb varrezat e tyre n\u00eb Priboc"},"content":{"rendered":"<p>Inaugurohet pllaka p\u00ebrkujtimore e familjeve Sadikaj,  Bajramaj, Demiraj e Korbaj, n\u00eb varrezat e tyre n\u00eb Priboc<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb vjeshte, pa shi, pribocasit e b\u00ebn\u00eb pranver\u00eb. Nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm banor\u00ebsh  ishin grumbulluar te varrezat e Sadikajve, Bajramajve, Demirajve  e Korbajve p\u00ebr t\u00eb zbuluar pllak\u00ebn p\u00ebrkujtimore me emrat e paraardh\u00ebsve t\u00eb varrosur  n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<br \/>\nDisa kishin ardhur nga rruga e fshatit Kranidell, disa nga rruga e  Muhocit dhe e Zarbic\u00ebs. Kufiri i vendosur padrejt\u00ebsisht n\u00eb mes Kosov\u00ebs  dhe Serbis\u00eb, para  se me hy n\u00eb fshatin Priboc, p\u00ebr k\u00ebta sot nuk ekzistonte, ata q\u00eb kishin ardhur rrug\u00ebs s\u00eb Kranidellit, kah Fusha e Kerreve, automjetve as nuk i kishin hequr tabelat e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb vendin shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, ku ende  dielli l\u00ebshonte rreze t\u00eb zbehta, banor\u00ebt  e fshatit Priboc mblidhen rreth pllak\u00ebs, pran\u00eb t\u00eb cil\u00ebs moderatorja, nj\u00eb vajz\u00eb e re, e hap ceremonin\u00eb e inaugurimit, e cila fillimisht i th\u00ebrret p\u00ebr ta zbuluar pllak\u00ebn: Tefik Ramadanin, Nevzad Abdullahun e Zylfi Azemin.<br \/>\nFillimisht, para t\u00eb pranishm\u00ebve flet an\u00ebtari i K\u00ebshillit Organizues Bajram Sadiku, i cili u uron mir\u00ebseardhje  bashk\u00ebvend\u00ebseve. Ai gjithashtu, rr\u00ebfen p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Organizues, prej fillimit t\u00eb pun\u00ebs e deri te vendosja e pllak\u00eb p\u00ebrkujtimore si dhe p\u00ebr financimin e pllak\u00ebs nga Sali Fejzulla Sopi, pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e jashtme.<br \/>\nT\u00eb pranishmit i p\u00ebrsh\u00ebndeti m\u00eb pas edhe Hamdi Krasniqi, nga familja e  Bajramajve i cili edhe \u00ebsht\u00eb duke jetuar n\u00eb Priboc, Latush Sopi, ish m\u00ebsuesi i fshatit, nga familja e Hajdin\u00ebve, Demir Abdulllahu nga familja e Korbajve, pastaj Sadri Sopi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb fshatit Priboc, Avni Musliu n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Lokale t\u00eb Zaric\u00ebs.<br \/>\nM\u00eb pas t\u00eb pranishmit i p\u00ebrsh\u00ebndeti edhe  Ramadan Xhemail Ramadani, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera tha se, ne, tri lagjet q\u00eb i kemi t\u00eb varrosur  k\u00ebtu paraardh\u00ebsit tan\u00eb, pun\u00ebn p\u00ebr rregullimin e k\u00ebsaj pllakate  kemi filluar para disa muajve, dhe ja sot kemi arritur q\u00eb ta p\u00ebrfundojm\u00eb me sukses, por ne nuk do t\u00eb ndalemi sepse n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb mundohemi t\u2019i vendosim pllaka t\u00eb tilla edhe n\u00eb varrezat kryesore e n\u00eb varrezat e lagjeve tjera, dhe besoj k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb, sepse e kemi vullnetin.<br \/>\nIsmet Tafili publicisti dhe veprimtari i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit i p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb pranishmit i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera theksoi se,  viti 1999 ishte tentim i shuarjes s\u00eb \u00e7do shprese t\u00eb shqiptar\u00ebve nga pushteti i Millosheviqit, sepse at\u00ebher\u00eb ai me falangat e ushtris\u00eb e policis\u00eb serbe d\u00ebboi t\u00eb gjith\u00eb  fshatar\u00ebt sikurse edhe n\u00eb fshatrat tjera t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit. Ai e kishte planifikuar q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb k\u00ebto troje mos t\u00eb kthehet m\u00eb askush, por me shqiptar\u00ebt u gabua sepse vullnetin e shqiptar\u00ebve e forc\u00ebn e madhe q\u00eb e kan\u00eb n\u00eb shpirt  p\u00ebr t\u2019u ringjallur, nuk e  kishte planifikuar.<br \/>\nPopulli shqiptar, hirin e ka kthyer n\u00eb gjall\u00ebri disa her\u00eb gjat\u00eb shekujve, dhe  si duket edhe k\u00ebsaj her\u00eb k\u00ebtu n\u00eb fshatin ton\u00eb po ndodh kjo ringjallje. Sepse e dim\u00eb q\u00eb nga asnj\u00eb familje q\u00eb nuk mbeti n\u00eb vitin 1999 tani k\u00ebtu kan\u00eb filluar jet\u00ebn 7-8 familje. Kjo tregon se  z\u00ebri  i baballar\u00ebve tan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb djers\u00ebn e gjakun k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebto troje, z\u00ebri i t\u00eb par\u00ebve t\u00eb varrosur k\u00ebtu, po na vjen nga thell\u00ebsia  tok\u00ebs, duke na th\u00ebn\u00eb, q\u00eb mund\u00ebsisht, t\u00eb mos e l\u00ebm\u00eb k\u00eb t\u00eb tok\u00eb pa njer\u00ebzit e vet.<br \/>\nGjithashtu  tha se vendosja e k\u00ebsaj pllakate ka nj\u00eb pesh\u00eb bukur t\u00eb madhe, sepse po rifreskojm\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb historike, po tregojm\u00eb e vendosim d\u00ebshmin\u00eb se ne kemi qen\u00eb k\u00ebtu e k\u00ebto toka jan\u00eb tonat t\u00eb shqiptar\u00ebve. &#8230;&#8230;.<br \/>\nDhe n\u00eb fund fal\u00ebnderoj\u00eb K\u00ebshillin Organizues, e n\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Sali Sopin i cili ka investuar gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Qoft\u00eb i nderuar e i punoft\u00eb sh\u00ebndeti gjithmon\u00eb.<br \/>\nM\u00eb pas t\u00eb pranishmit i p\u00ebrsh\u00ebndeti edhe  Baki Krasniqi, profesor n\u00eb pension, i cili, po ashtu theksoi se kjo pun\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e mir\u00eb dhe ju,  q\u00eb sot jeni k\u00ebtu  t\u00eb pranish\u00ebm, jeni pelegrin\u00eb, jeni haxhi. Gjithashtu, pa banor\u00ebt e p\u00ebrhersh\u00ebm k\u00ebtu: Hafizin, Hamdiun, Nevzadin, Rexhepin e tjer\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt  p\u00ebr mua jan\u00eb heronj t\u00eb dit\u00ebve tona, kjo  pllak\u00eb nuk do t\u00eb kishte  kuptim.<br \/>\n Dhe krejt n\u00eb fund t\u00eb ceremonis\u00eb, t\u00eb pranishmit i p\u00ebrsh\u00ebndeti donatori, (financuesi) Sali Fejzulla Sopi,  cili  tha se, pa kontributin tuaj,  kjo pllak\u00eb  nuk do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej, por kjo, mendoj se nuk duhet t\u00eb jet\u00eb e fundit, por t\u00eb vazhdohet edhe n\u00eb lagjet tjera. Faleminderit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe zoti u ruajt. <\/p>\n<p>Ismet &#038; Genc Tafili<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Inaugurohet pllaka p\u00ebrkujtimore e familjeve Sadikaj, Bajramaj, Demiraj e Korbaj, n\u00eb varrezat e tyre n\u00eb Priboc N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb vjeshte, pa shi, pribocasit e b\u00ebn\u00eb pranver\u00eb. Nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm banor\u00ebsh ishin grumbulluar te varrezat e Sadikajve, Bajramajve, Demirajve e Korbajve p\u00ebr t\u00eb zbuluar pllak\u00ebn p\u00ebrkujtimore me emrat e paraardh\u00ebsve t\u00eb varrosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":48518,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-48517","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48517"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48517\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48518"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}