{"id":48598,"date":"2019-11-22T09:44:52","date_gmt":"2019-11-22T09:44:52","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=48598"},"modified":"2019-11-22T09:44:52","modified_gmt":"2019-11-22T09:44:52","slug":"ndahet-nga-jeta-ymer-latifi-profesori-qe-e-vuri-veten-dhe-familjen-ne-sherbim-te-atdheut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ndahet-nga-jeta-ymer-latifi-profesori-qe-e-vuri-veten-dhe-familjen-ne-sherbim-te-atdheut\/","title":{"rendered":"Ndahet nga jeta Ymer Latifi, profesori q\u00eb e vuri veten dhe familjen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb atdheut"},"content":{"rendered":"<p>F\u00ebmij\u00ebt e tij i kujtojn\u00eb momentet kur babai Ymeri u thoshte: &#8220;nuk jeni f\u00ebmij\u00ebt e mi n\u00ebse nuk i dilni zot vatanit&#8221;.<\/p>\n<p>Sot, pas nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, u nda nga jeta profesori Ymer Latifi. Lindi n\u00eb fshatin Pogragj\u00eb, m\u00eb 28.05.1945, ku edhe e kreu shkoll\u00ebn fillore, nd\u00ebrsa t\u00eb mesmen dhe Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb Pedagogjike (1969-1969)  i kreu n\u00eb Gjilan. Fakultetin e Gjuh\u00ebs Shqipe e kreu n\u00eb Prishtin\u00eb. Ndon\u00ebse shkollimin e filloi me vones\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 10-vje\u00e7are, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave familjare, ai arriti t`i p\u00ebrfundoj\u00eb studimet para kohe. Qysh si nx\u00ebn\u00ebs i fillores, Ymeri shfaqi pasionin e tij p\u00ebr librin dhe leximin.<\/p>\n<p>Pas mbarimit t\u00eb Shkoll\u00ebs Pedagogjike, Ymeri filloi t\u00eb punoj\u00eb si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb shkoll\u00ebn e fshatit \u201cLiria\u201d n\u00eb Pogragj\u00eb dhe paralelet e ndara fizike n\u00eb Lloc\u00eb  (1969-1975). Gjat\u00eb viteve 1975-1976 punoi n\u00eb Gjimnazin \u2018\u2019Zenel Hajdini\u2019\u2019 n\u00eb Prishtin\u00eb, koh\u00eb kjo kur nj\u00ebher\u00ebsh po i ndiqte edhe studimet n\u00eb Fakultetin e Filologjis\u00eb. <\/p>\n<p>Ymeri shpeshher\u00eb i kujtonte takimet me profesor\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm Menduh Begolli, Sali Qilirgjiu, Demush Shala, Amet Kelmendi, Ramiz Kelmendi dhe Rexhep Hoxha, t\u00eb cil\u00ebt e kishin spikatur djaloshin nga Gjilani si student t\u00eb dalluar, t\u00eb zgjuar dhe t\u00eb shkatht\u00eb, prandaj e inkurajonin q\u00eb t\u2019i vazhdonte studimet e m\u00ebtejme n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga viti 1976 deri n\u00eb vitin 1979, ka punuar profesor n\u00eb Gjimnazin \u2018\u2019Zenel Hajdini\u2019\u2019 n\u00eb Gjilan, nd\u00ebrsa gjat\u00eb viteve 1979-1982, p\u00ebr arsye familjare, kthehet t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb fshatin e lindjes, n\u00eb Pogragj\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb djalosh i pasionuar pas librit, nj\u00eb student i dalluar dhe m\u00eb von\u00eb nj\u00eb profesor i p\u00ebrkushtuar ndaj pun\u00ebs me nx\u00ebn\u00ebs, nuk kishte se si t\u00eb mos i binte n\u00eb sy pushtetit t\u00eb koh\u00ebs, i cili nd\u00ebrhyri dhe e largoi nga arsimi si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm ideo-politikisht. <\/p>\n<p>Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u mor edhe burgosja e Nazmi Hoxh\u00ebs, i cili si udh\u00ebheq\u00ebs i grupit t\u00eb Gjilanit n\u00eb demonstratat e 1981-shes u arrestua dhe u d\u00ebnua me 15 vite burgim. Ymeri, si mik dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i tij u vler\u00ebsua i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb punonte n\u00eb arsim, meq\u00eb po i frym\u00ebzonte nx\u00ebn\u00ebsit me dashuri ndaj \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pas diferencimit dhe p\u00ebrjashtimit nga arsimi (1982), p\u00ebr tri vjet mbeti pa pun\u00eb, derisa u angazhua n\u00eb Kooperativ\u00ebn Bujq\u00ebsore n\u00eb Pogragj\u00eb, si inkasant dhe daktilografist, deri n\u00eb vitin 1991, kur iu rikthye pun\u00ebs me nx\u00ebn\u00ebs, pasi realiteti n\u00eb Kosov\u00eb kishte ndryshuar duksh\u00ebm n\u00eb raport me Serbin\u00eb. U pensionua n\u00eb vitin 2010. <\/p>\n<p>Nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, Ymeri u p\u00ebrball me sfida e v\u00ebshtir\u00ebsi, me ndjekje e tortura nga politika e policia serbe, e cila nj\u00ebher\u00eb e diferencoi dhe e largoi nga puna, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb e ndoqi dhe e torturoi n\u00ebn pretekstin p\u00ebr veprimtari armiq\u00ebsore, arm\u00eb mbajtje pa leje dhe arsye t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Masat represive nuk e thyen Ymerin n\u00eb p\u00ebrcaktimin e tij atdhetar, p\u00ebrkundrazi e b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb luftimin e padrejt\u00ebsive dhe gjakimin e liris\u00eb p\u00ebr vendin e tij. P\u00ebrher\u00eb ishte n\u00eb ball\u00eb t\u00eb iniciativave dhe aktiviteteve me karakter komb\u00ebtar, ashtu q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur askush nuk guxonte t\u00eb merrte p\u00ebrgjegj\u00ebsi, nga frika e pushtetit t\u00eb dhunsh\u00ebm serb, Ymeri angazhohet si nism\u00ebtar dhe themelues i par\u00eb i l\u00ebvizjes gjith\u00ebpopullore t\u00eb quajtur LDK, n\u00eb vitet e 90-ta.<\/p>\n<p>Baca Ymer dha kontribut t\u00eb madh edhe n\u00eb pajtimin e dy familjeve t\u00eb k\u00ebsaj ane, bashk\u00eb me pajtimtar\u00ebt tjer\u00eb, Xhelil Pajaziti, Reshat Hoxha, Halil Bllaca.<\/p>\n<p>Ai mbante kontakte t\u00eb p\u00ebrhershme me shum\u00eb atdhetar\u00eb, si Nazmi Hoxha, Femi Zymberi, Zejnullah Bajrami, Zejnulla Zejnullahu dhe shum\u00eb shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u mor\u00ebn me materiale propagandistike kund\u00ebr pushtetit t\u00eb koh\u00ebs, si\u00e7 ishin shp\u00ebrndarja e librave ilegale me moton &#8220;Lexo e p\u00ebrcill&#8221;, q\u00eb t\u00eb mos bien n\u00eb dor\u00eb t\u00eb armikut. Th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, k\u00ebto libra, m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb lexuar n\u00ebp\u00ebr male, se sa n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi, q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfundonin n\u00eb duart e armikut.<\/p>\n<p>Ymeri, para dhe gjat\u00eb luft\u00ebs, ishte n\u00eb kontakt me disa djem t\u00eb ri n\u00eb fshat, t\u00eb cil\u00ebt, t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe t\u00eb frym\u00ebzuar nga rr\u00ebfimet e arsimtarit t\u00eb tyre, u b\u00ebn\u00eb organizator\u00eb t\u00eb celulave t\u00eb para t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Ymeri i priste n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, bisedonte dhe i motivonte \u00e7do her\u00eb ata, duke ua ngulitur n\u00eb mendje faktin se liria nuk fitohet pa gjak dhe se kishte ardhur momenti q\u00eb t`i dalim zot atdheut. <\/p>\n<p>Besimi dhe morali i lart\u00eb q\u00eb demonstroi Ymeri si intelektual, ndikoi q\u00eb shum\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb ta duan dhe respektojn\u00eb profesorin e k\u00ebsaj ane, ose bac\u00ebn Ymer, si e quanin k\u00ebndej. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb i edukoi edhe f\u00ebmij\u00ebt e tij. Nj\u00ebri nga djemt\u00eb ishte pjes\u00eb e celulave t\u00eb para t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe m\u00eb pas, radh\u00ebve t\u00eb saj iu bashkuan edhe djali tjet\u00ebr, bashk\u00eb me vajz\u00ebn e madhe.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt e tij i kujtojn\u00eb momentet kur babai Ymeri u thoshte: &#8220;nuk jeni f\u00ebmij\u00ebt e mi n\u00ebse nuk i dilni zot vatanit&#8221;. T\u00eb rrall\u00eb jan\u00eb ata prind\u00ebr e intelektual\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t`i ken\u00eb shtyr\u00eb q\u00eb t`i bashk\u00ebngjiteshin radh\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs. Ymeri e kishte kuptuar se politika paq\u00ebsore nuk mund t\u00eb sillte \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, por duhej p\u00ebrveshur luft\u00ebs p\u00ebr idealin e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia dhe familja e Ymer Latifit n\u00eb Pogragj\u00eb, jo rast\u00ebsisht ka qen\u00eb vendtakim, streh\u00eb dhe baz\u00eb e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tri ushtrive shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs dhe Maqedoni, t\u00eb cil\u00ebt i priste dhe i p\u00ebrcillte me respekt dhe dashuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr \u00e7ka \u00ebsht\u00eb nderuar me mir\u00ebnjohje e l\u00ebvdata. Komandanti  i Zon\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, Mustaf\u00eb Shaqiri &#8211; Shpejtimi e nderoi me mir\u00ebnjohje p\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb organizimin ushtarak, si \u201csht\u00ebpia baz\u00eb\u2019\u2019 familjen e Ymer Latifit dhe dy djemt\u00eb e tij veteran\u00eb.<\/p>\n<p>Ymeri ishte mish\u00ebruar me luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit dhe prandaj krahun e luft\u00ebs e mb\u00ebshteti m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb aktivitetin politik, duke u angazhuar n\u00eb  Partin\u00eb e Progresit Demokratik, ku u zgjodh kryetar i par\u00eb i n\u00ebndeg\u00ebs n\u00eb Pogragj\u00eb dhe fshatrat p\u00ebrreth, p\u00ebr dy mandate.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb angazhimi disavje\u00e7ar, baca Ymer, me modestin\u00eb dhe d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb e karakterizonte, vendosi t\u00eb t\u00ebrhiqej, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb roli udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb proceset e r\u00ebnd\u00ebsishme politike, t`iu lihet n\u00eb dor\u00eb t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb gjest mund ta b\u00ebnte vet\u00ebm nj\u00eb njeri patriot dhe atdhetar, i cili me k\u00ebshillat, me m\u00ebsimet dhe veprimet e tij n\u00eb dobi t\u00eb atdheut dhe \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, do t\u00eb mbetet nj\u00eb shembull i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ymer Latifi e vuri veten dhe familjen e tij, pa asnj\u00eb hamendje, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vendit dhe popullit, n\u00eb t\u00eb gjitha betejat p\u00ebr \u00e7lirimin e trojeve shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>F\u00ebmij\u00ebt e tij i kujtojn\u00eb momentet kur babai Ymeri u thoshte: &#8220;nuk jeni f\u00ebmij\u00ebt e mi n\u00ebse nuk i dilni zot vatanit&#8221;. Sot, pas nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, u nda nga jeta profesori Ymer Latifi. Lindi n\u00eb fshatin Pogragj\u00eb, m\u00eb 28.05.1945, ku edhe e kreu shkoll\u00ebn fillore, nd\u00ebrsa t\u00eb mesmen dhe Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb Pedagogjike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":48599,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-48598","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48598"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48598\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48599"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}