{"id":49333,"date":"2019-12-01T14:38:35","date_gmt":"2019-12-01T14:38:35","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=49333"},"modified":"2019-12-01T14:38:35","modified_gmt":"2019-12-01T14:38:35","slug":"vv-fton-edhe-opoziten-ne-dialog-me-serbine-haradinaj-i-pergjigjet-pozitivisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/vv-fton-edhe-opoziten-ne-dialog-me-serbine-haradinaj-i-pergjigjet-pozitivisht\/","title":{"rendered":"VV fton edhe opozit\u00ebn n\u00eb dialog me Serbin\u00eb, Haradinaj i p\u00ebrgjigjet pozitivisht"},"content":{"rendered":"<p>Ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit prej q\u00eb kur jan\u00eb pezulluar bisedimet Kosov\u00eb-Serbi. E, tash kur pritet t\u00eb formohet qeveria e re, k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb t\u00eb gjitha partive n\u00eb procesin e dialogut.<\/p>\n<p>Partia fituese e zgjedhjeve, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, ka deklaruar se dialogun do ta udh\u00ebheq\u00eb ai. Nd\u00ebrsa, ka th\u00ebn\u00eb se do t\u2019i ftoj\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e delegacionit edhe partit\u00eb opozitare.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj, kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb dhe kryetar i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, deklaron se edhe pse do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkrahin qeverin\u00eb e re n\u00eb \u00e7do tem\u00eb t\u00eb interesit nacional.<\/p>\n<p>\u201cJemi t\u00eb interesuar me e p\u00ebrkrah\u00eb n\u00eb \u00e7do tem\u00eb t\u00eb interesit nacional, pra nuk marrim pozicion d\u00ebmtues p\u00ebr Kosov\u00ebn. N\u00ebse ne e vler\u00ebsojm\u00eb jo me e p\u00ebrkrah\u00eb pozit\u00ebn, po n\u00ebse ne e vler\u00ebsojm\u00eb se e p\u00ebrkrahim Kosov\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrkrahim \u00e7do tem\u00eb. Un\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb temave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Aleanc\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilat n\u00ebse qeveria e ardhshme, institucionet e ardhshme, ne nuk po e dim\u00eb realisht si do t\u00eb shkoj\u00eb formimi i qeveris\u00eb dhe institucioneve se po i shohim disa v\u00ebshtir\u00ebsi, por sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ne n\u00eb tema t\u00eb interesit nacional nuk e pengojm\u00eb qeverin\u00eb e vendit\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>I pyetur se a \u00ebsht\u00eb AAK-ja e gatshme t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me qeverin\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e delegacionit shtet\u00ebror p\u00ebr bisedimet, Haradinaj i tha KosovaPress-it se e p\u00ebrkrahin vendin dhe se n\u00eb tema t\u00eb interesit nacional duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPse jo, e p\u00ebrkrahim vendin ton\u00eb, interesin e vendit ton\u00eb. Ju e dini sa i sfiduar kam qen\u00eb un\u00eb, se kam qen\u00eb i l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm prej opozit\u00ebs, opozita nuk m\u00eb ka p\u00ebrkrah\u00eb, gjegj\u00ebsisht vet\u00ebm PSD-ja. E kemi penguar ndarjen e vendit, kemi penguar plot procese t\u00eb rrezikshme p\u00ebr Kosov\u00ebn, tani nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me e zbeh Kosov\u00ebn ose me e dob\u00ebsua Kosov\u00ebn. Ne duhet me qen\u00eb n\u00eb tema t\u00eb interesit nacional bashk\u00eb, demokracia vazhdon, sot kan\u00eb fituar k\u00ebta, nes\u00ebr fitojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, por interesi nacional duhet ta ruajm\u00eb\u201d, thot\u00eb Haradinaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 AAK-s\u00eb, KosovaPress ka provuar t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim edhe nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Nisma Socialdemokrate, parti t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, por zyrtar\u00eb t\u00eb dy partive nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur interesimit t\u00eb redaksis\u00eb se a do t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e delegacionit p\u00ebr bisedimet me shtetin serb.<\/p>\n<p>Konsensus dhe p\u00ebrfshirje t\u00eb t\u00eb gjitha partive politike n\u00eb procesin e dialogut po k\u00ebrkon shoq\u00ebria civile dhe analist\u00ebt politik\u00eb.<\/p>\n<p>Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs, thot\u00eb se vazhdimisht kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb spektri politik t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb konsensus sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb Kosova t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim unik t\u00eb saj, i cili \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur nga t\u00eb gjitha institucionet e vendit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb konsensusin e brendsh\u00ebm politik\u00eb t\u00eb partive politike, por edhe mbi k\u00ebt\u00eb konsensus e k\u00ebt\u00eb strategji edhe t\u00eb loboj me aleat\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha kryeqendrat evropiane edhe bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara q\u00ebndrimin e Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb pasi e konsiderojm\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e dialogut Kosov\u00eb-Serbi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e interesit nacional, e cila shkon p\u00ebrtej nj\u00eb partie politike, apo nj\u00eb koalicioni qeveris\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e cila i p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00eb spektrit politik dhe t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare. Ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00ebse do t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb mes t\u00eb dyja pal\u00ebve ajo marr\u00ebveshje do t\u00eb jet\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe do t\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb ratifikohet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, ku patjet\u00ebr do t\u00eb duhet edhe mb\u00ebshtetja e partive opozitare p\u00ebr ta shtyr\u00eb p\u00ebrpara, pra 2\/3 e votave p\u00ebr ta shtyr\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Krasniqi shton se partit\u00eb politike n\u00eb vend duhet t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb n\u00eb procesin e dialogut. Kjo sipas saj, do t\u00eb ndikonte edhe n\u00eb pozit\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebto negociata.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, edhe ne kemi k\u00ebrkuar q\u00eb konsensusi politik\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet q\u00eb n\u00eb fazat e para t\u00eb k\u00ebtij procesi q\u00eb ky konsensus t\u00eb ndjek\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, duke garantuar nj\u00eb llogaridh\u00ebnie, nj\u00eb transparenc\u00eb edhe tek qytetar\u00ebve. Por, edhe duke pasur nj\u00eb koordinim nd\u00ebrmjet institucioneve, k\u00ebt\u00eb duke u nisur nga praktikat e mira t\u00eb cilat edhe vendet e tjera demokratike t\u00eb bot\u00ebs i kan\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e interesit nacional, por mbi t\u00eb gjitha duke u nisur te q\u00ebllimi i vet\u00ebm q\u00eb Kosova duhet n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb interesin e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, duhet t\u00eb garantoj\u00eb mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Kjo mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm kur kemi nj\u00eb kohezion t\u00eb brendsh\u00ebm dhe vet\u00ebm kur ne arrijm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim unik. Q\u00ebndrimet m\u00eb p\u00ebrpara kemi pa q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb unike dhe patjet\u00ebr q\u00eb kur kemi krer\u00eb institucional q\u00eb flasin me z\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm apo me q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme ajo drejtp\u00ebrdrejt\u00eb d\u00ebmton edhe vet poz it\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebto negociata\u201d, thot\u00eb Krasniqi.<\/p>\n<p>Se duhet t\u00eb ket\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshirje n\u00eb procesin e dialogut e thot\u00eb edhe politologu Ramush Tahiri, sipas s\u00eb cilit, dialogu me shtetin serb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare dhe duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dialog deri tash kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpos LVV-s\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha format, edhe n\u00eb Vjen\u00eb edhe n\u00eb Bruksel. Por, tek ne \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb q\u00eb kur t\u00eb jesh n\u00eb pushtet duket m\u00eb leht\u00eb, e kur t\u00eb jesh n\u00eb opozit\u00eb b\u00ebhesh m\u00eb patriot, m\u00eb atdhetar dhe fillon me kritikua. Dialogu \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs dhe duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. A do t\u00eb pranojn\u00eb a jo e marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb para historis\u00eb si dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb para popullit. Do t\u00eb ishte e udh\u00ebs t\u00eb marrin pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb dialog dhe dialogu t\u00eb n\u00ebnshkruhet nga presidenti ose nga kryeministri i Kosov\u00ebs duke respektuar parimet kushtetuese dhe legjitimitetin kushtetues\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Procesi i dialogut Kosov\u00eb-Serbi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018, kur Kosova ka vendosur taks\u00eb 100 p\u00ebrqind p\u00ebr produktet q\u00eb importohen nga Serbia.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit prej q\u00eb kur jan\u00eb pezulluar bisedimet Kosov\u00eb-Serbi. E, tash kur pritet t\u00eb formohet qeveria e re, k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb t\u00eb gjitha partive n\u00eb procesin e dialogut. Partia fituese e zgjedhjeve, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, ka deklaruar se dialogun do ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49334,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-49333","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49333","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49333"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49333\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49334"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49333"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49333"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49333"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}