{"id":49603,"date":"2019-12-08T14:57:05","date_gmt":"2019-12-08T14:57:05","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=49603"},"modified":"2019-12-08T14:57:05","modified_gmt":"2019-12-08T14:57:05","slug":"a-do-te-kolapsoje-shendetesia-kosovare-nese-pezullohet-ligji-i-pagave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-do-te-kolapsoje-shendetesia-kosovare-nese-pezullohet-ligji-i-pagave\/","title":{"rendered":"A do t\u00eb kolapsoj\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsia kosovare n\u00ebse pezullohet Ligji i Pagave?"},"content":{"rendered":"<p>Gjermania, Suedia e shtetet tjera t\u00eb Bashkimit Evropian po vazhdojn\u00eb t\u2019ia marrin Kosov\u00ebs pun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb. S\u00eb fundmi edhe Katari e Zvicra kan\u00eb shfaqur interesim t\u2019i rekrutojn\u00eb mjek\u00ebt kosovar\u00eb. Por, profesionist\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb deklarojn\u00eb se shteti duhet t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr t\u2019i parandaluar k\u00ebto ikje. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb po deklarohen se Ligji p\u00ebr Paga duhet t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalohen ikjet e mjek\u00ebve. E n\u00eb dy vitet e fundit rreth 250 mjek\u00eb kosovar\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb kontributin e tyre n\u00eb nj\u00ebrin nga shtetet evropiane.<\/p>\n<p>Gentiana HASANI<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk iu rriten pagat, vendi mund t\u00eb mbes\u00eb pa profesionist\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb. K\u00ebshtu po alarmon ministri n\u00eb detyr\u00eb i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb kosovare, Uran Ismaili. Ai po thot\u00eb se i gjith\u00eb personeli sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb po pret q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit t\u2019i marr\u00eb pagat me rritje.<\/p>\n<p>Por kjo gj\u00eb nuk dihet ende. E gjitha varet nga vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, institucion ky i cili po e shqyrton ligjshm\u00ebrin\u00eb \u00eb Ligjit p\u00ebr Paga t\u00eb d\u00ebrguar tashm\u00eb aty. Megjith\u00ebse  kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi kan\u00eb dal\u00eb sindikatat e pun\u00ebtor\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb, policis\u00eb dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Por sipas ministrit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Uran Ismailit, rritja e pagave do t\u00eb ndikonte n\u00eb ndaljen e fluksit t\u00eb migrimit t\u00eb mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00eb personeli sh\u00ebndet\u00ebsor por edhe un\u00eb kemi pritur q\u00eb dhjetori t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb i pritur me shum\u00eb vite. Pun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor jan\u00eb ata q\u00eb s\u00eb bashku me ne jan\u00eb duke e k\u00ebndellur gjith\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb pagat t\u2019i ken\u00eb m\u00eb rritje. K\u00ebshtu do t\u00eb ndalen migrimet e tyre n\u00eb shtetet e huaja si dhe pacient\u00ebt mos t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb klinika privat ku jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zhg\u00ebnjim q\u00eb po zvarrit\u00ebt\u201d, thot\u00eb Ismaili.<\/p>\n<p>E n\u00eb Kosov\u00eb, vet\u00ebm gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit sipas zyrtar\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb jan\u00eb rreth 250 mjek q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb kontributine  tyre n\u00eb nj\u00ebrin nga shtetet evropiane, kryesisht n\u00eb Gjermani e Zvic\u00ebr. Q\u00eb i bie se n\u00eb cdo tre dit\u00eb nj\u00eb mjek e infermier po largohet nga Kosova.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi interes p\u00ebr mjjek\u00ebt ksovar\u00eb haptas \u00ebsht\u00eb duke shprehur Gjermania. Madje ministri i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nga ky shtet ka k\u00ebrkuar q\u00eb Gjermania, t\u2019ua leht\u00ebsoje procedurat e migrimit mjek\u00ebve e infermier\u00ebve nga Kosova.<\/p>\n<p>Ministri gjerman, Jens Spahn thot\u00eb se dikasteri q\u00eb ai e udh\u00ebheq ka nevoj\u00eb edhe p\u00ebr 80 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ata q\u00eb jan\u00eb lindur para 18 vitesh nuk mund q\u00eb sot t\u2019i edukojm\u00eb profesionalisht. Nuk mund t\u00eb mbulojm\u00eb k\u00ebrkesat e m\u00ebdha p\u00ebr profesionist\u00eb t\u00eb shkolluar prej mbi 80 mije punonj\u00ebs me kuadro mjek\u00ebsore nga brenda. Po, ne duam m\u00eb shum\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb edukuar. Por, na duhet fuqia profesioniste nga vendet e tjera\u201d, tha ministri gjerman gjerman n\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb Bundestagun gjerman t\u00eb premten.<\/p>\n<p>Por t\u00eb rrezikshme k\u00ebto deklarata t\u00eb ministrit po duken nga ana e profesionist\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb. N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Gazet\u00ebn Express, kryetari i Od\u00ebs s\u00eb Mjek\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, Pleurat Sjediu po shprehet se n\u00ebse vazhdohet me k\u00ebt\u00eb trend, Kosova p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr rrezikon q\u00eb t\u00eb mbetet pa profesionist t\u00eb rinj sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb matjeve q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr \u00e7do tre dit\u00eb, nj\u00eb mjek po largohet nga Kosova. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr dy vitet e fundit, nga vendi kan\u00eb ikur 215 profesionist\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSituata \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese. Duhet t\u00eb merren seriozisht nga ana e shtetit k\u00ebto ikje. Ne qysh para nj\u00eb kohe e kemi paparapar\u00eb se do t\u00eb ndodh\u00eb ky rrezik. Po b\u00ebhet marketing i madh p\u00ebrmes s\u00eb cilit mjek\u00ebt po joshen p\u00ebr t\u00eb punuar jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja vet\u00ebm tek rroga por edhe t\u00eb mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb shteti po ia ofron t\u00eb rinjve, profesionist\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb\u201d, thot\u00eb Sjediu.<\/p>\n<p>Ai deklaron se shumica e profesionisteve t\u00eb rijn\u00eb, jan\u00eb duke i vijuar kurset e gjuh\u00ebs gjermane e angleze. Me t\u00eb vetmin q\u00ebllim, at\u00eb t\u00eb migrimit jasht\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse vazhdon k\u00ebshtu, Kosova do t\u00eb mbes\u00eb pa mjek\u00eb. Mbi 90 p\u00ebr qind e tyre jan\u00eb duke i vijuar kurset e gjermanishtes dhe t\u00eb anglishtes. Rritja e rrogave q\u00eb ndodhi tash \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fasad\u00eb. N\u00eb dy vitet e fundit neve na kan\u00eb ikur rreth 215 profesionist\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb\u201d, thot\u00eb Sejdiu.<\/p>\n<p>E shqet\u00ebsuese gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb po e sheh edhe Sindikata e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>Blerim Syla, udh\u00ebheq\u00ebs i Federat\u00ebs Sindikale t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb po deklaron se p\u00ebrve\u00e7 Gjermanis\u00eb, interesim p\u00ebr mjek\u00ebt kosovar\u00eb po shpreh edhe Zvicra.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi paralajm\u00ebruar. Kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e rrezikshme. Ne tash edhe nga ana e Zvicrr\u00ebs kemi k\u00ebrkesa p\u00ebr mjek\u00eb.  Ka rrezikshm\u00ebri q\u00eb k\u00ebto dy shtete, Gjermania e Zvicrra t\u2019i g\u00eblltisin mjek\u00ebt kosovar\u00eb\u201d, thot\u00eb Syla, duke shtuar se deklaratat e ministrit gjerman, duhet t\u00eb shihen si serioze nga ana e institucioneve publike sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDeklarata e ministrit shkon n\u00eb favor t\u00eb asaj q\u00eb ne mund t\u00eb mbesim pa kuadrin e ri, nd\u00ebrsa Gjermania t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb mjek\u00ebt e saj, me mjek\u00ebt e rinj kosovar\u00eb. Shteti duhet ta siguroj\u00eb vendin e pun\u00ebs mjek\u00ebve tan\u00eb. Kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb kthehet n\u00eb politik\u00eb nacionale. Mos t\u00eb na ikun k\u00ebta njer\u00ebz p\u00ebr shkak t\u00eb mungesave q\u00eb i kemi n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d, shpreh shqet\u00ebsimet e tija Syla.<\/p>\n<p>Ai deklaron se rekrutimet e mjek\u00ebve kosovar\u00eb p\u00ebr n\u00eb Gjermani n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve po b\u00ebhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm p\u00ebrmes kompanie private n\u00eb  vend t\u00eb cilat po i joshin me oferta mjek\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>\u201dSa kam un\u00eb informata p\u00ebr dit\u00eb ka k\u00ebrkesa t\u00eb mjek\u00ebve. Ikja e mjek\u00ebve mund t\u00eb mos shkojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme.  Kompanit\u00eb q\u00eb i rekrutojn\u00eb i marrin prej shtetit gjerman para t\u00eb m\u00ebdha\u201d, thot\u00eb Syla.<\/p>\n<p>E qindra mjek\u00eb viteve t\u00eb fundit kan\u00eb ikur nga Kosova p\u00ebr ta vazhduar profesionin e tyre n\u00eb shtetet tjera t\u00eb Bashkimit Evropian, ku edhe po paguhen m\u00eb shum\u00eb. Fluksi i ikjeve i pun\u00ebtor\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rritje edhe gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve, derisa po shtohet edhe rreziku se Kosova nuk do t\u00eb ket\u00eb mjaftuesh\u00ebm mjek\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt.\/GazetaExpress\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjermania, Suedia e shtetet tjera t\u00eb Bashkimit Evropian po vazhdojn\u00eb t\u2019ia marrin Kosov\u00ebs pun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb. S\u00eb fundmi edhe Katari e Zvicra kan\u00eb shfaqur interesim t\u2019i rekrutojn\u00eb mjek\u00ebt kosovar\u00eb. Por, profesionist\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb deklarojn\u00eb se shteti duhet t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr t\u2019i parandaluar k\u00ebto ikje. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb po deklarohen se Ligji p\u00ebr Paga duhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49546,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-49603","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49603"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49603\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49546"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}