{"id":49856,"date":"2019-12-12T16:34:15","date_gmt":"2019-12-12T16:34:15","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=49856"},"modified":"2019-12-12T16:34:15","modified_gmt":"2019-12-12T16:34:15","slug":"ldk-duam-zotim-nga-vv-ja-per-postin-e-presidentit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ldk-duam-zotim-nga-vv-ja-per-postin-e-presidentit\/","title":{"rendered":"LDK: Duam zotim nga VV-ja p\u00ebr postin e presidentit"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme nuk do t\u00eb takohen lideri i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-s\u00eb, Isa Mustafa. K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur vet\u00eb kreu i Vet\u00ebvendosjes, Albin Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, LDK vazhdon me k\u00ebrkes\u00ebn e saj q\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshjen me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje t\u00eb futet edhe posti i presidentit, madje k\u00ebrkon edhe zotim.<\/p>\n<p>Kryetari i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti ka th\u00ebn\u00eb se takim nuk do zhvillohet sot, por q\u00eb paralajm\u00ebroi takime t\u00eb shpeshta deri n\u00eb arritjen e marr\u00ebveshjes. Ai tha se ende nuk ka rezultate konkrete n\u00eb drejtim t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs me LDK-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti: Sot nuk do t\u00eb ket\u00eb takim<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb bisedimeve me LDK nuk mund t\u00eb kem lajme t\u00eb reja pa pasur rezultate konkrete. K\u00ebt\u00eb ua kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt po e p\u00ebrs\u00ebris s\u00ebrish. Sot nuk ka takim do t\u00eb ket\u00eb takime dhe komunikime t\u00eb vazhdueshme dhe m\u00eb t\u00eb dendura derisa t\u00eb arrijm\u00eb marr\u00ebveshjen q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt\u2026 Kur t\u2019i kemi rezultatet konkrete, jap lajme t\u00eb reja nuk ka rezultate konkrete\u201d, u shpreh Kurti.<\/p>\n<p>I pyetur se thirrja e seanc\u00ebs konstituive nga presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i a paraqet presion p\u00ebr arritjen e koalicionit, Kurti tha presidenti u ka ofruar edhe m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb sesa q\u00eb nevojitet.<\/p>\n<p>Sipas tij n\u00eb takimin e mbr\u00ebmsh\u00ebm me liderin e LDK-s\u00eb, Isa Mustafa, jan\u00eb pajtuar q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb takimet e radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshjen finale p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Kurti: Me LDK-n\u00eb u mor\u00ebm vesh t\u00eb vazhdojm\u00eb drejt nj\u00eb koalicioni t\u00eb mundsh\u00ebm<\/p>\n<p>\u201cPresidenti i Kosov\u00ebs e ka shtyr\u00eb n\u00eb maksimum dat\u00ebn se kur do t\u00eb mbahet mbledhja konstituive p\u00ebr legjislatur\u00ebn e shtat\u00eb, sepse dat\u00eb e fundit ka qen\u00eb 26 tetori. Un\u00eb shpresoj q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb se q\u00eb na nevojiten. Dhe ne po b\u00ebjm\u00eb maksimumin q\u00eb k\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb, mir\u00ebpo po e theksoj q\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket rezultateve konkrete do t\u2019i keni ato\u2026 Jemi marr vesh q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb shpejt drejt marr\u00ebveshjes, sepse populli ka vendosur ashtu. Nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu \u00e7\u00ebshtja e pleq\u00ebsimeve t\u00eb nd\u00ebrsjella sa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebrie q\u00eb na e ka imponuar 6 tetori\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kreu i Vet\u00ebvendosjes e ka p\u00ebrs\u00ebritur se fitues i zgjedhjeve t\u00eb 6 tetorit nuk sheh partner tjet\u00ebr n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Optimist se koalicioni do t\u00eb ndodh\u00eb s\u00eb shpejti \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, i cili tha se marr\u00ebveshja do t\u00eb arrihet pa i kaluar afatet kushtetuese.<\/p>\n<p>Avdyli tha se nj\u00ebra nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb mbetur pa u zgjidhur \u00ebsht\u00eb edhe ajo e presidentit, p\u00ebr \u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Vet\u00ebvendosje k\u00ebrkon nj\u00eb zotim p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Avdyli: Duam zotim nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje p\u00ebr postin e presidentit<\/p>\n<p>\u201cLDK \u00ebsht\u00eb e interesuar q\u00eb ky mandat t\u00eb jet\u00eb 4-vje\u00e7ar, dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mandatit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb ardhje 4-vje\u00e7ar q\u00eb do t\u00eb krijohet jan\u00eb edhe pozita e presidentit. Nuk duam t\u00eb futemi n\u00eb qeveri, e cila do t\u00eb zgjat\u00eb deri n\u00eb pranver\u00ebn e viti 2021 dhe at\u00ebher\u00eb ne si parti t\u00eb shkojm\u00eb t\u00eb ndar\u00eb para k\u00ebsaj sfide. LDK p\u00ebr pun\u00ebn e presidentit po k\u00ebrkon nj\u00eb zotim, i cili \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zotim p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ardhsh\u00ebm LDK-Vet\u00ebvendosje , nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb e kemi t\u00eb sigurt apo e kemi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb vet\u00ebm kjo marr\u00ebveshje jon\u00eb ta zgjedh\u00eb presidentin. Duam q\u00eb ky zotim t\u00eb vendoset dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb me pikat e ardhshme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb qeveria\u2026 M\u00eb shum\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi zotimi jo vet\u00ebm me let\u00ebr, edhe me goj\u00eb, por edhe me mir\u00ebbesim\u201d, tha Avdyli.<\/p>\n<p>Ish-deputeti i LDK-s\u00eb ka insistuar q\u00eb posti i presidentit t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet t\u00eb diskutohet n\u00ebse L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb partneritet me LDK-n\u00eb.<\/p>\n<p>Avdyli: Posti i presidentit duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e diskutimit<\/p>\n<p>\u201cPosti i presidentit nuk \u00ebsht\u00eb post q\u00eb vjen nga zarfi. Ky post duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e diskutimit n\u00ebse ne duhet t\u00eb kemi nj\u00eb partneritet, n\u00ebse duam q\u00eb postin e presidentit ta kemi si shkas p\u00ebr ta prishur qeverin\u00eb apo p\u00ebr ta rr\u00ebzuar n\u00eb pranver\u00eb  e vitit 2021. Kjo \u00ebsht\u00eb OK, por ne nuk jemi t\u00eb interesuar q\u00eb qeveria e ardhshme t\u00eb mbaroj\u00eb n\u00eb vitin 2021, por jemi t\u00eb interesuar q\u00eb kjo qeveri t\u00eb ket\u00eb sukses\u2026Kushte tjera besoj q\u00eb nuk kemi \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e zgjidhshme dhe \u00e7\u00ebshtjet e vogla dhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb mund t\u00eb zgjidhet gjat\u00eb rrug\u00ebs\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Haxhi Avdyli tha se LDK \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e gatshme p\u00ebr zgjedhje, por nuk jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb vendi t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bllokohet vendi.<\/p>\n<p>Presidenti Hashim Tha\u00e7i ka thirrur seanc\u00ebn konstituive t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb t\u00eb Kuvendit m\u00eb 24 dhjetor, n\u00eb or\u00ebn 9:00.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme nuk do t\u00eb takohen lideri i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-s\u00eb, Isa Mustafa. K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur vet\u00eb kreu i Vet\u00ebvendosjes, Albin Kurti. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, LDK vazhdon me k\u00ebrkes\u00ebn e saj q\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshjen me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje t\u00eb futet edhe posti i presidentit, madje k\u00ebrkon edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49797,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-49856","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49856","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49856"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49856\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49856"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49856"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49856"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}