{"id":50142,"date":"2019-12-17T15:32:55","date_gmt":"2019-12-17T15:32:55","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=50142"},"modified":"2019-12-17T15:32:55","modified_gmt":"2019-12-17T15:32:55","slug":"kush-ia-hapi-deren-nje-te-gjalli-qe-te-dilte-nga-shtepia-e-te-vdekurve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kush-ia-hapi-deren-nje-te-gjalli-qe-te-dilte-nga-shtepia-e-te-vdekurve\/","title":{"rendered":"Kush ia hapi der\u00ebn nj\u00eb t\u00eb gjalli q\u00eb t\u00eb dilte nga sht\u00ebpia e t\u00eb vdekurve?"},"content":{"rendered":"<p>Rr\u00ebfimet nga morgu i spitalit jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht interesante, ndonj\u00ebher\u00eb edhe t\u00eb frikshme. Nuk flitet nj\u00ebsoj, si p\u00ebr vdekjen, ashtu edhe p\u00ebr jet\u00ebn, edhe pse t\u00eb dyja k\u00ebto rrin\u00eb pran\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ymer Ibishi, zyrtar n\u00eb spitalin e Gjilanit, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij e kalon n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku nuk frymon njeri tjet\u00ebr pos tij, brenda atyre mureve q\u00eb njihen si sht\u00ebpia e t\u00eb vdekurve. Ai nuk ndjehet keq mes t\u00eb vdekurve. \u201c\u00cbsht\u00eb obligim moral q\u00eb i gjalli t\u00eb p\u00ebrkujdeset p\u00ebr t\u00eb vdekurit\u201d, thot\u00eb Ymeri.<\/p>\n<p>Banor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie kan\u00eb qen\u00eb persona t\u00eb mosh\u00ebs prej 5 dit\u00ebsh e deri n\u00eb 93 vje\u00e7, nga t\u00eb gjitha nacionalitetet dhe besimet fetare. Q\u00ebndrimi m\u00eb i gjat\u00eb n\u00eb morg ka qen\u00eb tri net. N\u00eb raste t\u00eb tilla, zakonisht pritet ardhja e familjar\u00ebve nga bota e jashtme, sidomos kur ata jan\u00eb larg, si n\u00eb Australi, SHBA e gjetiu, shkruan MediaFokus.info.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00eb njihen raste t\u00eb rikthimit n\u00eb jet\u00eb t\u00eb personave t\u00eb \u201cvdekur\u201d. Ibishi nuk ka pasur ndonj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por ka pasur momente tjera interesante. Atij i ka ndodhur q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb zilen e telefonit n\u00eb dhom\u00ebn e t\u00eb vdekurve.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb moment, nuk e ka kuptuar se \u00e7ka po ndodh dhe si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nga \u201ckomora\u201d t\u00eb vije zilja e telefonit. Kur \u00ebsht\u00eb afruar te personi i vdekur, ka kuptuar se telefoni po binte n\u00eb trupin e t\u00eb vdekurit.<\/p>\n<p>\u201cNuk e mora telefonin p\u00ebr ta hapur, sepse nuk doja t`i lajm\u00ebrohesha dikujt t\u00eb panjohur nga morgu i spitalit. Ndoshta ai q\u00eb telefononte ende nuk e kishte marr\u00eb lajmin e hidhur\u201d.<\/p>\n<p>Si besimtar i madh, ai mundohet t`ua leht\u00ebsoj\u00eb dhembjen familjar\u00ebve, kur vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb trupin e pa jet\u00eb.<\/p>\n<p>Atij, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb punon n\u00eb morg, i ka ndodhur edhe nj\u00eb befasi e madhe. \u201cMe duart e mia ia kam hapur dyert e morgut nj\u00eb personi t\u00eb gjall\u00eb\u201d, rr\u00ebfen Ibishi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nis dhe e tregon rastin.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb dola jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastruar pak ambientin p\u00ebrreth objektit dhe pas nj\u00eb kohe u ktheva dhe e mbylla der\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb deri n\u00eb qytet, q\u00eb t`i kryeja disa pun\u00eb. Kur u ktheva pas nj\u00eb kohe, pash\u00eb se dor\u00ebza e der\u00ebs s\u00eb morgut, po l\u00ebvizte nga brenda. U habita. Ask\u00ebnd nuk e kisha l\u00ebn\u00eb brenda kur dola. Nuk kishte as kufoma n\u00eb morg at\u00eb dit\u00eb. Mendova se di\u00e7ka po ndodh\u201d.<\/p>\n<p>Ymeri e vazhdon tutje rr\u00ebfimin. \u201cKur e hapa der\u00ebn pash\u00eb nj\u00eb plak q\u00eb po p\u00ebrpiqej t\u00eb dilte. M\u00eb von\u00eb, ai m\u00eb tregoi se ishte futur brenda p\u00ebr nevoja t\u00eb tij, pasi e kishte par\u00eb der\u00ebn t\u00eb hapur, duke mos e ditur se \u00e7ka ishte ky objekt. Kur i tregova se kishte hyr\u00eb n\u00eb morg, aty ku rrin\u00eb t\u00eb vdekurit, ai desh u \u00e7mend\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb re, rreth 20-vje\u00e7e, kishte ardhur p\u00ebr ta par\u00eb trupin e babait t\u00eb saj, q\u00eb sapo kishte vdekur nga infarkti.<\/p>\n<p>Ymeri kishte dyshime n\u00ebse duhej ta lejonte ta shihte, pa qen\u00eb ndonj\u00eb person m\u00eb i vjet\u00ebr me t\u00eb, por ajo e kishte bindur se do t\u00eb tregohej e fort\u00eb. Ashtu edhe ndodhi.<\/p>\n<p>\u201cQava un\u00eb p\u00ebrpara asaj vajze t\u00eb re q\u00eb erdhi t\u00eb piqej me baban\u00eb e saj dhe u tregua aq e fort\u00eb p\u00ebrball\u00eb dhimbjes dhe vdekjes\u201d, thot\u00eb Ymer Ibishi.\/MediaFokus\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rr\u00ebfimet nga morgu i spitalit jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht interesante, ndonj\u00ebher\u00eb edhe t\u00eb frikshme. Nuk flitet nj\u00ebsoj, si p\u00ebr vdekjen, ashtu edhe p\u00ebr jet\u00ebn, edhe pse t\u00eb dyja k\u00ebto rrin\u00eb pran\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Ymer Ibishi, zyrtar n\u00eb spitalin e Gjilanit, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij e kalon n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku nuk frymon njeri tjet\u00ebr pos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50143,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-50142","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50142","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50142"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50142\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50143"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50142"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}