{"id":50363,"date":"2019-12-23T15:58:51","date_gmt":"2019-12-23T15:58:51","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=50363"},"modified":"2019-12-23T15:58:51","modified_gmt":"2019-12-23T15:58:51","slug":"tri-dite-nga-seanca-konstituive-ldk-ja-insiston-ne-balancim-te-pozitave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/tri-dite-nga-seanca-konstituive-ldk-ja-insiston-ne-balancim-te-pozitave\/","title":{"rendered":"Tri dit\u00eb nga seanca konstituive, LDK-ja insiston n\u00eb balancim t\u00eb pozitave"},"content":{"rendered":"<p>Kan\u00eb mbetur vet\u00ebm edhe tri dit\u00eb deri te seanca konstituive, por LVV-ja dhe LDK-ja akoma nuk i kan\u00eb tejkaluar mospajtimet rreth postit t\u00eb presidentit. Derisa Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs ka ngulur k\u00ebmb\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr balancimin e pozitave, respektivisht p\u00ebr sigurimin e pozit\u00ebs s\u00eb presidentit, LVV-ja nuk ka l\u00ebvizur nga pozicioni i saj se ky post n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb s\u2019duhet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) nuk ka hequr dor\u00eb nga k\u00ebrkesa p\u00ebr postin e presidentit. P\u00ebrkundrazi, zyrtar\u00ebt e k\u00ebtij subjekti po k\u00ebrkojn\u00eb balancimin e pushteteve, rrjedhimisht marrjen e pozit\u00ebs s\u00eb shefit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebsisoj, sipas tyre, do t\u00eb b\u00ebhej baraspeshimi i pozitave me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, e cila si parti fituese e zgjedhjeve do ta mbante postin e kryeministrit. Pavar\u00ebsisht insistimit p\u00ebr ta siguruar postin e presidentit, nga LDK-ja nuk kan\u00eb treguar emrin e personit q\u00eb m\u00ebton t\u00eb vij\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb m\u00eb 2021-n. Sipas tyre, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb ekskluzive e LDK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb se k\u00eb do ta prezantoj\u00eb p\u00ebr president tek at\u00ebher\u00eb kur do t\u00eb vij\u00eb koha e zgjedhjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nga LVV-ja kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb se nuk do t\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb pozita e presidentit t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, nga LDK-ja jan\u00eb shprehur optimist\u00eb se Vet\u00ebvendosja do t\u00eb l\u00ebviz\u00eb nga pozicioni i saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ndon\u00ebse ende nuk ka nj\u00eb marr\u00ebveshje finale mes dy pal\u00ebve, pas tri dit\u00ebsh (t\u00eb enjten) pritet t\u00eb mbahet seanca p\u00ebr konstituimin e legjislatur\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, shkruan tutje Z\u00ebri.<\/p>\n<p>LDK-ja shpreson n\u00eb evoluimin e LVV-s\u00eb<\/p>\n<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb LDK-s\u00eb, Muharrem Sfarqa, ka th\u00ebn\u00eb se Vet\u00ebvendosja si partia fituese e zgjedhjeve e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb angazhohet p\u00ebr konkretizimin e marr\u00ebveshjes para seanc\u00ebs konstituive. \u201c\u00cbsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e tyre q\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat t\u00eb shkojn\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb mbar\u00eb para mbledhjes konstituive t\u00eb Kuvendit. T\u00eb tjerat besoj q\u00eb zgjidhen me kompromis. Sikurse vet\u00eb jeta, edhe politika \u00ebsht\u00eb kompromis dhe besoj se pritjet e qytetar\u00ebve jan\u00eb q\u00eb LVV-ja t\u00eb sillet tamam me p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u201d, ka deklaruar ai p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin\u201d.<\/p>\n<p>Gjersa ka folur p\u00ebr pozicionin e LVV-s\u00eb q\u00eb presidenti t\u00eb mos b\u00ebhet pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes, Sfarqa \u00ebsht\u00eb shprehur optimist se partia e drejtuar nga Albin Kurti do t\u00eb l\u00ebviz\u00eb nga k\u00ebto q\u00ebndrime. \u201cN\u00eb politik\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat jan\u00eb evolutive dhe besoj q\u00eb edhe LVV-ja do t\u00eb evoluoj\u00eb nga q\u00ebndrimet inerte\u201d, ka theksuar ai.<\/p>\n<p>Teksa ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb baraspesh\u00eb t\u00eb pozitave, Sfarqa ka th\u00ebn\u00eb se po t\u00eb dilte LDK-ja subjekti i par\u00eb m\u00eb 6 tetor \u00e7\u00ebshtja e pozitave do t\u00eb zgjidhej shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb. \u201cNe kemi th\u00ebn\u00eb me shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe besoj q\u00eb nuk duhet t\u00eb ket\u00eb vend p\u00ebr keqkuptime, sepse edhe po t\u00eb ishte LDK-ja partia fituese, p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb baraspeshe dhe nj\u00eb balancimi t\u00eb pushteteve, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb LDK-ja nuk do t\u2019i kishte k\u00ebto dy pozita, edhe kryeministrin, edhe presidentin\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Sfarqa nuk ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb em\u00ebr rreth personave q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb postin e presidentit. \u201cLDK-ja ka mjaft persona t\u00eb denj\u00eb dhe me besueshm\u00ebri, me tituj t\u00eb lart\u00eb shkencor\u00eb dhe me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme politike. Besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb ekskluzive e LDK-s\u00eb se k\u00eb do ta prezantoj\u00eb p\u00ebrmes organeve t\u00eb saj p\u00ebr president t\u00eb ardhsh\u00ebm kur t\u00eb vij\u00eb koha.<\/p>\n<p>LVV-ja nuk l\u00ebviz nga pozicioni rreth presidentit<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00ebn e LDK-s\u00eb q\u00eb posti i presidentit t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes p\u00ebr b\u00ebrjen e qeveris\u00eb nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e kan\u00eb cil\u00ebsuar disa her\u00eb t\u00eb papranueshme. Zyrtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij subjekti n\u00eb vazhdim\u00ebsi kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se rreth k\u00ebsaj pozite duhet t\u00eb diskutohet vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb vij\u00eb koha e zgjedhjes s\u00eb shefit t\u00eb ri t\u00eb shtetit. Ndaj k\u00ebrkes\u00ebn e LDK-s\u00eb p\u00ebr ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb post nga LVV-ja e kan\u00eb cil\u00ebsuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb atill\u00eb, e cila nuk ka fare mbules\u00eb. \u201cMomentalisht duket se negociatat kan\u00eb ngecur p\u00ebr arsye se n\u00eb tavolin\u00eb kan\u00eb dal\u00eb k\u00ebrkesa pa mbules\u00eb, por jam shum\u00eb optimist se edhe kjo do t\u00eb tejkalohet me maturi dhe vendi do t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb shpejt me institucionet, q\u00eb i ka votuar dhe q\u00eb i ka k\u00ebrkuar\u201d, ka deklaruar n\u00ebnkryetari i Vet\u00ebvendosjes, Besnik Bislimi.<\/p>\n<p>Por pa marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb pozicion t\u00eb LVV-s\u00eb, nga LDK-ja kan\u00eb insistuar se t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb presidentit, duhet t\u00eb zgjidhen para arritjes s\u00eb marr\u00ebveshjes. \u201cMendimi i t\u00eb gjith\u00ebve dhe disponimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb tani t\u00eb definohen t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb i kemi me Vet\u00ebvendosjen n\u00eb koalicion, tani e jo m\u00eb von\u00eb, sepse \u00e7do gj\u00eb q\u00eb lihet m\u00eb von\u00eb p\u00ebr diskutim rrezikon koalicionin n\u00eb pun\u00ebn e tij t\u00eb m\u00ebtejme\u201d, ka deklaruar n\u00ebnkryetari i LDK-s\u00eb, Agim Veliu.<\/p>\n<p>Duke u nisur nga k\u00ebto, faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka b\u00ebr\u00eb presion p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re. Gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar n\u00eb Kosov\u00eb erdh\u00ebn dy deputet\u00ebt e Bundestagut gjerman, Christian Schmidt dhe Peter Beyer, t\u00eb cil\u00ebt u b\u00ebn\u00eb thirrje LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb t\u2019i l\u00ebn\u00eb anash detajet teknike dhe ta b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebveshjen finale. Me k\u00ebt\u00eb rast ata than\u00eb se tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb koha adekuate t\u00eb bisedohet rreth postit t\u00eb presidenti, por drejt formimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme, shkruan Z\u00ebri.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, nga LDK-ja konsiderojn\u00eb se nuk ka asgj\u00eb kontestuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. K\u00ebrkesa p\u00ebr marrjen e postit t\u00eb presidentit sipas tyre \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht normale. \u201cE kuptoj edhe p\u00ebrpjekjen e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb krijuar kushte dhe mund\u00ebsi p\u00ebr zgjidhjen e t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjeve, por un\u00eb nuk besoj q\u00eb ka di\u00e7ka kontestuese k\u00ebtu, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb t\u00eb gjitha vendimet ose t\u00eb gjitha zgjedhjet q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrmes Kuvendit ose p\u00ebrmes Qeveris\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e bisedimeve dhe e marr\u00ebveshjes mes koalicionit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb LVV-s\u00eb dhe t\u00eb LDK-s\u00eb\u201d, ka potencuar Muharrem Sfarqa.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, gjat\u00eb jav\u00ebs q\u00eb shkoi, pos deputet\u00ebve t\u00eb Bundestagut gjerman, formim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb institucioneve kan\u00eb k\u00ebrkuar edhe Zyra e Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb, Ambasada e SHBA-s\u00eb dhe ajo e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb Prishtin\u00eb.\/Z\u00ebri<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kan\u00eb mbetur vet\u00ebm edhe tri dit\u00eb deri te seanca konstituive, por LVV-ja dhe LDK-ja akoma nuk i kan\u00eb tejkaluar mospajtimet rreth postit t\u00eb presidentit. Derisa Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs ka ngulur k\u00ebmb\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr balancimin e pozitave, respektivisht p\u00ebr sigurimin e pozit\u00ebs s\u00eb presidentit, LVV-ja nuk ka l\u00ebvizur nga pozicioni i saj se ky [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50364,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-50363","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50363","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50363"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50363\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50364"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50363"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50363"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50363"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}