{"id":50366,"date":"2019-12-23T16:30:57","date_gmt":"2019-12-23T16:30:57","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=50366"},"modified":"2019-12-23T16:30:57","modified_gmt":"2019-12-23T16:30:57","slug":"rrefim-nga-fabrika-e-radiatoreve-ne-gjilan-e-vetmja-qe-mbijetoi-pas-privatizimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rrefim-nga-fabrika-e-radiatoreve-ne-gjilan-e-vetmja-qe-mbijetoi-pas-privatizimit\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfim nga Fabrika e radiator\u00ebve n\u00eb Gjilan, e vetmja q\u00eb mbijetoi pas privatizimit"},"content":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm kjo fabrik\u00eb ka mundur t\u00eb mbijetoj\u00eb pas privatizimit n\u00eb Gjilan. Dikur e njohur si \u201cJugoterm\u201d e sot si \u201cEnRad\u201d, mbijetoi n\u00eb mesin e kat\u00ebr fabrikave q\u00eb kishte qyteti i Gjilanit<br \/>\nPrej vitit 1978, kur edhe \u00ebsht\u00eb hapur Fabrika e Radiator\u00ebve, deri m\u00eb tahs ka pasur ndryshime e investime. Pas vitit 2012, kur u privatizua n\u00eb t\u00eb u fut\u00ebn tre milion\u00eb euro investime. Teknologjia e tanishme, mund\u00ebson q\u00eb brenda dit\u00ebs t\u00eb prodhohen rreth 500 radiator\u00eb e 50 kamina.<\/p>\n<p>T\u00eb rind\u00ebrtosh nj\u00eb fabrik\u00eb e cila ishte shuar, e q\u00eb kishte humbur besimin e qytetar\u00ebve  jo vet\u00ebm brenda tregut por edhe jasht\u00eb vendit ishte sfid\u00eb n\u00eb vete p\u00ebr pronar\u00ebt.<\/p>\n<p>Drejtori i \u201cENRAD\u201d, Tahir Tahiri p\u00ebr Nd\u00ebrtimi.info ka rr\u00ebfyer se si brenda pes\u00eb viteve fabrika q\u00eb u shua u rikthye fuqish\u00ebm me prodhim jo vet\u00ebm brenda por edhe jasht\u00eb vendit.  Tahiri i cili ishte pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fabrik\u00eb edhe n\u00eb koh\u00ebn e ish-Jugosllavis\u00eb, tregon se fabrika ka qen\u00eb thuajse n\u00eb kolaps.<\/p>\n<p>\u201cKur ka filluar prodhimi, kan\u00eb qen\u00eb kapacitete shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla sepse ne kemi pas problem me riorganizu, duke\u00eb pas parasysh q\u00eb kan\u00eb munguar edhe mjetet, edhe tregu ka qen\u00eb pothuajse i humbur si n\u00eb tregun e vendit edhe n\u00eb eksport ka qen\u00eb i humbur. K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb derdhet mjaft mund  p\u00ebr me arrit q\u00eb me i kthy ato tregje ku kemi qen\u00eb prezent, dhe normalisht me dep\u00ebrtu n\u00eb tregje t\u00eb reja si n\u00eb Greqi, Moldavi, Qipro\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Jan\u00eb mbi 200 pun\u00ebtor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt derdhin djer\u00eb p\u00ebr t\u00eb prodhuar radiator\u00eb, e q\u00eb numri pritet t\u00eb rritet.<\/p>\n<p>\u201cFabrika tani ka mbi 200 pun\u00ebtor\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb me tendenc\u00eb  t\u00eb rritjes p\u00ebrher\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb zgjerim t\u00eb tregut, madje duke zgjeruar edhe gam\u00ebn e produkteve. Kur e them n\u00eb zgjerim t\u00eb tregut b\u00ebhet fjal\u00eb se n\u00ebse krijojm\u00eb ende hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr tregje tjera\u201d, theksoi Tahiri.<\/p>\n<p>Procesin e prodhimit t\u00eb nj\u00eb radiatori e trengon m\u00eb s\u00eb miri drjetori i k\u00ebtij reparti, Skender Sylejmani.<\/p>\n<p>\u201cFillon nga prerja e llamarin\u00ebs, var\u00ebsisht nga madh\u00ebsia dimesionale t\u00eb radiatorit. Kalon n\u00eb procesin e presave, ku b\u00ebhet profilizimi i llamarinave. Kalon n\u00eb procesin e saldimit ku b\u00ebhet saldimi ku b\u00ebhet saldimi me retrozistenc\u00eb. Saldimi gypor, gjat\u00ebsor, t\u00ebrthor. Pastaj radiatori pritet me dimensione t\u00eb caktuara, vendoset llaminat me pik\u00ebzim. Tani kalon n\u00eb repartin e batallit ku b\u00ebhet formimi i radiatorit ku vendos cepat distancat masha dhe p\u00ebrgatitet p\u00ebr testim. Prej testimit praktikisht \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr ngjyrosje dhe aty fillon procesi i ngjyrosjes ku s\u00eb pari b\u00ebhet pastrimi i radiator\u00ebve, mandej b\u00ebhet ngjyrosja me zhytje me ngjyr\u00ebn themelore, e prej aty kalon n\u00eb furr\u00ebn ku b\u00ebhet pjekja e ngjyr\u00ebs pastaj vazhdon n\u00eb shiriti transportues deri t\u00eb ngjyrosja elektrostatik\u00eb ku b\u00ebhet ngjyrosja me pluhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb robotike\u201d, tregon Sylejmani.<\/p>\n<p>E pas gjith\u00eb k\u00ebtyre fazave, krejt n\u00eb fund radiatori hyn n\u00eb furr\u00eb ku ngjyra e tij piqet n\u00eb temperatur\u00eb prej 180-200 grad\u00eb celsius.<\/p>\n<p>Por me kalimin e koh\u00ebs, kjo fabrik\u00eb ka zgjeruar gam\u00ebn e produkteve. Aty tashm\u00eb b\u00ebhet edhe prodhimi i kamin\u00ebve, q\u00eb brenda nj\u00eb dit\u00eb arrin numrin 20 sosh.<\/p>\n<p>Drejtori n\u00eb Repartin e Kaldajave, Behar Azemi,  ka treguar p\u00ebr Nd\u00ebrtimi.info se prodhimi shkon n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tregut, e m\u00eb s\u00eb shumti k\u00ebrkohet kamini me pelet.<\/p>\n<p>\u201cTash p\u00ebr momentin kemi kamina q\u00eb prodhojm\u00eb. Prodhojm\u00eb kryesisht n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tregut. Tregu kryesisht tregu p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb kamina n\u00eb pelet\u00eb. Kaminat jan\u00eb prej 11 kilovat\u00eb m\u00eb e vogla deri n\u00eb 46 kilovat\u00eb (KV). Kryesisht vazhdojm\u00eb prerjen e llamarinave e cila prehet me makinerin\u00eb e cila vjen prej Italis\u00eb. \u00cbsht\u00eb prodhim italian, \u00ebsht\u00eb makineri sencil q\u00eb b\u00ebn\u00eb prerjen e llamarinave. Pastaj vjen lakimi, b\u00ebhet lakimi i llamarin\u00ebs. Jan\u00eb saldime, saldimi b\u00ebhet me robot automatik i cili saldon. Pas saldimit vjen testimi, testimi b\u00ebhet deri n\u00eb 5 vat\u00eb, pas testimit b\u00ebhet ngjyrosja\u2026pas ngjyrosjes vazhdon montimi me mb\u00ebshtjell\u00ebs, pjesa p\u00ebrfundimtare  dhe del n\u00eb treg\u201d, ka treguar Azemi.<\/p>\n<p>Me radiator\u00ebt dhe kamin\u00ebt e k\u00ebsaj fabrike ngrohen jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebt. Gjasht\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind t\u00eb pordhimit e eksporton n\u00eb Greqi, Qipro, Moldavi dhe vende tjera t\u00eb Ballkanit, duke rikthyer nj\u00eb treg q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb vitet e \u201980-ta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm kjo fabrik\u00eb ka mundur t\u00eb mbijetoj\u00eb pas privatizimit n\u00eb Gjilan. Dikur e njohur si \u201cJugoterm\u201d e sot si \u201cEnRad\u201d, mbijetoi n\u00eb mesin e kat\u00ebr fabrikave q\u00eb kishte qyteti i Gjilanit Prej vitit 1978, kur edhe \u00ebsht\u00eb hapur Fabrika e Radiator\u00ebve, deri m\u00eb tahs ka pasur ndryshime e investime. Pas vitit 2012, kur u privatizua [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50367,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-50366","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50366"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50366\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50367"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}