{"id":50736,"date":"2019-12-30T12:32:46","date_gmt":"2019-12-30T12:32:46","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=50736"},"modified":"2019-12-30T12:32:46","modified_gmt":"2019-12-30T12:32:46","slug":"haziri-kete-vit-po-e-permbyllim-me-nje-projekt-jetik-per-qytetaret-e-gjilanit-sic-eshte-impianti-i-ujerave-te-zeza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haziri-kete-vit-po-e-permbyllim-me-nje-projekt-jetik-per-qytetaret-e-gjilanit-sic-eshte-impianti-i-ujerave-te-zeza\/","title":{"rendered":"Haziri: K\u00ebt\u00eb vit po e p\u00ebrmbyllim me nj\u00eb projekt jetik p\u00ebr qytetar\u00ebt e Gjilanit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb impianti i uj\u00ebrave t\u00eb zeza"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka vler\u00ebsuar t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb aspektin e realizmit t\u00eb investimeve dhe planit qeveris\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, vitin 2019, n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebrmbyll\u00ebse me gazetar\u00eb, ku ai i ka paraqitur sukseset dhe sfidat e k\u00ebsaj periudhe si dhe angazhimet e hershme p\u00ebr vitin 2020.<br \/>\nPor, fillimisht Haziri i ka shprehur ngush\u00ebllime familjes Kryeziu, e cila humbi nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb saj para dy dit\u00ebsh, p\u00ebr motive t\u00eb liga dhe t\u00eb r\u00ebnda, pas nj\u00eb aksidenti tragjik q\u00eb ndodhi n\u00eb Gjilan, i cili p\u00ebrndryshe njihet si qytet i paqes dhe i qet\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nSi problem kryesor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, t\u00eb cilin Gjilani po e p\u00ebrballon me nj\u00eb solidaritet dhe mir\u00ebkuptim qytetar, kryetari Haziri ka p\u00ebrmendur that\u00ebsin\u00eb e madhe q\u00eb e ka goditur regjionin e Anamorav\u00ebs dhe ve\u00e7mas liqenin e akumulues n\u00eb P\u00ebrlepnic\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb burimi kryesor i furnizimit me uj\u00eb t\u00eb pijes.<br \/>\nAi p\u00ebrmendi t\u00eb gjitha masat q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin e gjendjes, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe konferenc\u00ebn e donator\u00ebve q\u00eb u mbajt n\u00eb Gjilan, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb Komuna ka ndar\u00eb 200 mij\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrhyrje emergjente, p\u00ebrmes shpimit t\u00eb puseve alternative te kazerma e FSK-s\u00eb dhe lagjen Fidanishte, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do t\u00eb vazhdohet te Baja dhe livadhet e Koretisht\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb zgjidhje afatshkurt\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij problemi akut, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<br \/>\nPor, Komuna e Gjilanit \u00ebsht\u00eb duke u angazhuar edhe p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje afatmesme dhe afatgjat\u00eb t\u00eb k\u00ebtij problemi, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Haziri.<br \/>\n\u201cSa i p\u00ebrket zgjidhjes afatmesme, jemi duke punuar me partner\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb qeveria zvicerane dhe Banka Bot\u00ebrore dhe si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar uj\u00eb p\u00ebr pend\u00ebn e P\u00ebrlepnic\u00ebs, po merren parasysh Krivareka dhe Llapushnica. Shpresoj q\u00eb edhe qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhet shpejt dhe do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb zgjidhjen afatmes\u00ebm dhe afatgjat\u00eb t\u00eb k\u00ebtij problemi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<br \/>\nNd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket t\u00eb arriturave t\u00eb k\u00ebtij viti, kryetari Haziri ka p\u00ebrmendur si suksesin m\u00eb t\u00eb madh programin p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza.<br \/>\n\u201cSuksesi m\u00eb i madh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit konsiderohet impianti p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza, n\u00eb vler\u00eb 26 milion\u00eb euro\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri, duke shtuar se k\u00ebshtu do t\u00eb zgjidhet problemi m\u00eb i madh q\u00eb ka qyteti i Gjilanit prej shum\u00eb vitesh.<br \/>\nSipas kryetarit Haziri, sot pritet t\u00eb shpallen p\u00ebrfituesit e par\u00eb sipas konkurrenc\u00ebs dhe deri tash ka udh\u00ebhequr BERZH-i.<br \/>\nNd\u00ebrkaq, duke i prezantuar investimet kryesore t\u00eb k\u00ebtij viti q\u00eb po ik\u00ebn, t\u00eb cilat jan\u00eb shtrit\u00eb n\u00eb qytet dhe fshatra, kryetari Haziri u shpreh i lumtur q\u00eb te ndarja e projekteve \u00ebsht\u00eb respektuar parimi i barazis\u00eb.<br \/>\n\u201cNe jemi njoftuar zyrtarisht p\u00ebr vazhdimin e punimeve n\u00eb rrug\u00ebn Livo\u00e7 i Ul\u00ebt &#8211; Kllokot, Gjilan -Prishtin\u00eb, n\u00eb gjat\u00ebsi 7.1 kilometra, rrug\u00ebn e Kumanov\u00ebs si dhe rrug\u00ebn prej Drini Market deri te bunari i P\u00ebrlepnic\u00ebs, ku kan\u00eb filluar punimet\u201d.<br \/>\nHaziri tha se shpreson q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb janarit do t\u00eb hapet edhe vendkalimi Stan\u00e7iq-Bellanoc, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsohet qarkullimi i mallrave dhe njer\u00ebzve p\u00ebrmes k\u00ebsaj pjese, nj\u00eb ide kjo q\u00eb po jet\u00ebsohet pas nj\u00eb dekade pun\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Kryetari Haziri ka paraqitur edhe realizimin e t\u00eb hyrave komunale, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrmbushur qind p\u00ebr qind, investimet q\u00eb jan\u00eb realizuar n\u00eb shkall\u00ebn 93 p\u00ebr qind, derisa prokurimi e ka zbatuar planin e vet n\u00eb mas\u00ebn 86 p\u00ebr qind.<br \/>\nSa i p\u00ebrket banimit social, ku komuna e Gjilanit ka punuar me prioritet, deri m\u00eb tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me sht\u00ebpi t\u00eb reja 131 familje, 26 prej tyre vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij viti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe dy sht\u00ebpi jan\u00eb t\u00eb premtuara. Jan\u00eb rinovuar 11 sht\u00ebpi, kurse qiraja mujore u kompensohet 51 familjeve, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<br \/>\n\u201cK\u00ebsisoj jemi b\u00ebr\u00eb komuna m\u00eb solidare sa i p\u00ebrket zgjidhjes s\u00eb problemit t\u00eb banimit social dhe besoj shum\u00eb q\u00eb do t\u00eb arrijm\u00eb ta vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb program edhe gjat\u00eb vitit 2020, p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit me qytetar\u00eb dhe partner\u00eb, sikurse q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb me \u201cJetim\u00ebt e Ballkanit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 21 sht\u00ebpive\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<br \/>\nKryetari Haziri ka p\u00ebrmendur edhe bashk\u00ebpunimin me donator\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb programi IPA 2 dhe t\u00eb tjer\u00eb, Bank\u00ebn Bot\u00ebrore, q\u00eb ka premtuar ndarjen e mjeteve p\u00ebr zgjidhjen e problemit t\u00eb ujit dhe t\u00eb tjer\u00eb.    <\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arritje, kryetari Haziri ka fal\u00ebnderuar institucionet dhe mekanizmat tjer\u00eb institucional\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Komun\u00ebn, sikurse edhe qytetar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb treguar solidar\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Komun\u00ebs, por edhe kan\u00eb adresuar k\u00ebrkesa, pak\u00ebnaq\u00ebsi e vler\u00ebsime p\u00ebr nj\u00eb vit q\u00eb po e l\u00ebm\u00eb pas, me besim se vitin e ardhsh\u00ebm ky bashk\u00ebpunim do t\u00eb rritet edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka vler\u00ebsuar t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb aspektin e realizmit t\u00eb investimeve dhe planit qeveris\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, vitin 2019, n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebrmbyll\u00ebse me gazetar\u00eb, ku ai i ka paraqitur sukseset dhe sfidat e k\u00ebsaj periudhe si dhe angazhimet e hershme p\u00ebr vitin 2020. Por, fillimisht Haziri i ka shprehur ngush\u00ebllime familjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50737,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-50736","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50736","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50736"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50736\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50737"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}