{"id":50764,"date":"2019-12-31T11:28:46","date_gmt":"2019-12-31T11:28:46","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=50764"},"modified":"2019-12-31T11:28:46","modified_gmt":"2019-12-31T11:28:46","slug":"kosova-drejt-krizes-institucionale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kosova-drejt-krizes-institucionale\/","title":{"rendered":"Kosova drejt kriz\u00ebs institucionale?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb rast se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, si fituese e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit, si dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, vonojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr koalicion qeveris\u00ebs ose nuk e arrijn\u00eb fare, vendi rrezikon kriz\u00eb institucionale, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebs t\u00eb zhvillimeve politike.<\/p>\n<p>Arton Demhasaj nga Organizata p\u00ebr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet \u2013 \u00c7ohu, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb q\u00eb pas konstituimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 26 dhjetor, vendi ende nuk ka nj\u00eb qeveri t\u00eb re, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po hyn n\u00eb vitin 2020 pa e miratuar buxhetin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit. Nisur nga kjo, sipas tij, tashm\u00eb Kosova po rr\u00ebshqet n\u00eb kriz\u00eb, jo vet\u00ebm institucionale.<\/p>\n<p>\u201cI bie q\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb institucionale. Sidomos, kur flasim p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb votimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr buxhet, vendi jo vet\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb kriz\u00eb institucionale, por edhe n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb financiare, n\u00eb rast se nuk ka nj\u00eb mir\u00ebkuptim nd\u00ebrmjet partive politike. T\u00eb pakt\u00ebn edhe n\u00ebse nuk mund t\u00eb arrijn\u00eb q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs, t\u00eb hyjn\u00eb dhe ta kalojn\u00eb buxhetin n\u00eb Kuvendin q\u00eb \u00ebsht\u00eb tash. Edhe n\u00ebse vendi potencialisht mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, fillimisht t\u00eb votohet Ligji p\u00ebr buxhet dhe t\u00eb mos mbetet vendi pa buxhet\u201d, u shpreh Demhasaj.<\/p>\n<p>Demhasaj ka shtuar q\u00eb,marr\u00eb parasysh q\u00eb p\u00ebr momentin nuk ka as komunikim nd\u00ebrmjet L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb pakt\u00ebn jo publikisht, at\u00ebher\u00eb, sipas tij, n\u00eb rast se vazhdon ky trend, kriza institucionale \u00ebsht\u00eb e pashmangshme dhe me mjaft rreziqe.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb jet\u00eb e rrezikshme, p\u00ebr faktin se n\u00ebse nuk ka ndonj\u00eb mir\u00ebkuptim prej partive politike, vendi mund t\u00eb mbes\u00eb pa buxhet dhe mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb kolaps financiar. Prej marsit, pun\u00ebtor\u00ebt mund t\u00eb mbesin pa paga dhe vet\u00ebm ato sh\u00ebrbimet emergjente mund t\u00eb paguhen. E dyta, rrezikojm\u00eb q\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb prap\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme dhe mund t\u00eb sillemi edhe disa muaj me ato zgjedhje dhe s\u00ebrish mund t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00e7far\u00eb jemi sot\u201d, tha Demhasaj.<\/p>\n<p>Rreze Hoxha nga Grupi p\u00ebr Studime Juridike dhe Politike, thot\u00eb se me moskrijimin e qeveris\u00eb, vendi \u00ebsht\u00eb duke rrezikuar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb institucionale, e cila do ta d\u00ebmtonte n\u00eb shum\u00eb aspekte.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb p\u00ebrmendet edhe rrezikimi i pozit\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb organizata t\u00eb huaja. Pastaj, dob\u00ebsimi i pozit\u00ebs s\u00eb saj diplomatike, r\u00ebnia e njohjeve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, si dhe dob\u00ebsimi i vazhduesh\u00ebm i pozit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb procesin e dialogut me Serbin\u00eb. Nd\u00ebrsa, n\u00eb aspektin vendor, Kosova humb shum\u00eb, meq\u00eb e nj\u00ebjta nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb me reforma, t\u00eb cilat tashm\u00eb i ka filluar n\u00eb drejt\u00ebsi, arsim e sh\u00ebndet\u00ebsi, pastaj, projektet n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe energji, e t\u00eb cilat ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, mir\u00ebpo edhe n\u00eb syrin e investitor\u00ebve t\u00eb huaj\u201d, vler\u00ebsoi Hoxha.<\/p>\n<p>Hoxha ka shtuar se zgjedhjet e fundit jan\u00eb cil\u00ebsuar si m\u00eb t\u00eb mirat t\u00eb mbajtura n\u00eb Kosov\u00eb, por sipas saj, prolongimi i arritjes s\u00eb nj\u00eb koalicioni p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb, do t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb vullnetin e m\u00ebtutjesh\u00ebm politik t\u00eb vet partive politike, por edhe t\u00eb qytetar\u00ebve karshi partive politike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb h\u00ebn\u00eb, ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Philip Kosnett ka takuar ve\u00e7 e ve\u00e7, liderin e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, si dhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, p\u00ebr t\u2019u informuar lidhur me ecurin\u00eb mbi mund\u00ebsin\u00eb e arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb koalicioni qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>Ambasadat e vendeve per\u00ebndimore n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb pas certifikimit t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 6 tetorit, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr formimin e institucioneve. Thirrjet e tilla kan\u00eb vazhduar edhe p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb, pas konstituimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tash, presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i i ka d\u00ebrguar tri ftesa p\u00ebr takim konsultativ liderit t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, i cili konsiderohet si kandidati kryesor p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, presidenti i Republik\u00ebs i propozon Kuvendit kandidatin p\u00ebr kryeminist\u00ebr, n\u00eb konsultim me partin\u00eb politike q\u00eb ka fituar shumic\u00ebn e nevojshme n\u00eb Kuvend, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Vet\u00ebvendosjen.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tash, Kurti ka refuzuar dy ftesat e para, nd\u00ebrkaq, ftes\u00ebs s\u00eb tret\u00eb i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur duke th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb mund t\u00eb takohet m\u00eb 31 dhjetor me presidentin dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb ky takim t\u00eb mbahet m\u00eb 6 janar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb rast se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, si fituese e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit, si dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, vonojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr koalicion qeveris\u00ebs ose nuk e arrijn\u00eb fare, vendi rrezikon kriz\u00eb institucionale, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebs t\u00eb zhvillimeve politike. Arton Demhasaj nga Organizata p\u00ebr Demokraci, Anti-korrupsion dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50316,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-50764","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50764","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50764"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50764\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50316"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50764"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50764"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50764"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}