{"id":50771,"date":"2019-12-31T14:18:44","date_gmt":"2019-12-31T14:18:44","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=50771"},"modified":"2019-12-31T14:18:44","modified_gmt":"2019-12-31T14:18:44","slug":"isufi-e-quan-qeverisjen-lokale-te-deshtuar-nuk-realizoi-as-25-per-qind-te-planit-dhe-projekteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/isufi-e-quan-qeverisjen-lokale-te-deshtuar-nuk-realizoi-as-25-per-qind-te-planit-dhe-projekteve\/","title":{"rendered":"Isufi e quan qeverisjen lokale t\u00eb d\u00ebshtuar, nuk realizoi as 25 p\u00ebr qind t\u00eb planit dhe projekteve"},"content":{"rendered":"<p>Nevzad Isufi, kryetar i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Qendra n\u00eb Gjilan e ka vler\u00ebsuar t\u00eb d\u00ebshtuar qeverisjen lokale n\u00eb Gjilan me Lutfi Hazirin n\u00eb krye, duke th\u00ebn\u00eb se ajo nuk ka arritur q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb sa \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb realizoj\u00eb planin e proklamuar dhe as projektet e premtuara.<br \/>\nDuke i referuar raportimeve t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb drejtor\u00ebve komunal, por edhe t\u00eb kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Hazirit, p\u00ebrmes konferencave me gazetar\u00eb, ku ata po japin versionin e tyre t\u00eb qeverisjes, Isufi i Vet\u00ebvendosjes, tha se vler\u00ebsimi i L\u00ebvizjes \u00ebsht\u00eb se planifikimet e qeveris\u00eb komunale Haziri asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb realizuar as me koh\u00eb edhe as me cil\u00ebsi, transmeton Portali 2LONLINE.com.<\/p>\n<p>\u201cDhe at\u00eb q\u00eb k\u00ebta kan\u00eb planifikuar p\u00ebr 4 vjet, p\u00ebr nj\u00eb mandat qeveris\u00ebs, nuk mund e realizojn\u00eb as p\u00ebr dy mandate. Shembulli m\u00eb i thjesht\u00eb ilustrues \u00ebsht\u00eb lumi Mirusha, i cili si\u00e7 jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, po hyjm\u00eb v\u00eb vitin 2020 dhe ai ende nuk \u00ebsht\u00eb kryer. Pra ky projekt shkon p\u00ebrtej 2 e 3 mandateve qeveris\u00ebse, ka th\u00ebn\u00eb Isufi, transmeton 2LONLINE.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr premtimet e kryetarit t\u00eb komun\u00ebs dhe gjendjes s\u00eb realizimit t\u00eb tyre, Isufi ka th\u00ebn\u00eb se edhe sipas Institutit GAP, nga i cili del se nga 32 premtime t\u00eb z. Haziri vet\u00ebm 8 jan\u00eb kryer, 3 jan\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushura, 13 t\u00eb filluara dhe 8 fare t\u00eb pafilluara.<\/p>\n<p>Pra, sipas tij, nga premtimet e tij, ai tashm\u00eb kur ka kaluar gjysm\u00ebn e mandatit t\u00eb dyt\u00eb dhe ka realizuar vet\u00ebn 1\/4 e premtimeve ose 25%. Sipas k\u00ebsaj dinamike z. Hazirit, dhe n\u00ebse merret si mesatare, del se edhe dy vjet mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb realizim t\u00eb 16 premtimeve apo 50% t\u00eb premtimeve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse qeveria komunale \u00ebsht\u00eb sfiduar me munges\u00ebn e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm dhe e nj\u00ebjta q\u00eb nga qershori nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb q\u00eb tejkaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb, nuk e di p\u00ebr \u00e7far\u00eb suksesi mund t\u00eb flitet. M\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt jan\u00eb sfiduar qytetar\u00ebt q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb e q\u00eb shpresat i kan\u00eb t\u00eb varura tek institucionet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. N\u00ebse institucionet duhet pritur vet\u00ebm reshjet p\u00ebr t\u00eb pasur uj\u00eb, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto s\u2019po dallojm\u00eb asgj\u00eb nga qytetar\u00ebt, sepse edhe ata vet\u00ebm te t\u00eb reshurat po shpresojn\u00eb, sepse po shohin se sa po b\u00ebn\u00eb komuna\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Isufi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, vendimi i 14 qershorit i kryetarit, shpallja e gjendjes emergjente, konferencat p\u00ebr shtyp, shqyrtimi i alternativave n\u00eb let\u00ebr, nuk i kan\u00eb sjell\u00eb asnj\u00eb qytetari ujin e pijsh\u00ebm. Faj\u00ebsimi i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb i gabuar, sepse komuna \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb shteri mund\u00ebsit\u00eb e saja, kapacitet e angazhimin p\u00ebr t\u00eb gjetur edhe zgjidhje. Po ashtu ato 200 mij\u00eb euro t\u00eb ndara p\u00ebr uj\u00eb nuk jan\u00eb funksionalizuar, por vet\u00ebm tash e tutje po pritet, por nuk po tregohet \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qe nj\u00eb stin\u00eb, kat\u00ebr muaj, e q\u00eb n\u00eb fakt pra nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb artikull elementar e t\u00eb domosdosh\u00ebm jet\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtje e banimit q\u00eb kryetari e p\u00ebrmend si prioritet, qenkan nd\u00ebrtuar 26 sht\u00ebpi p\u00ebr banim social, bashk\u00eb me donator\u00ebt, shum\u00eb mir\u00eb, por edhe p\u00ebr k\u00ebto sht\u00ebpi edhe p\u00ebr ato t\u00eb nd\u00ebrtuara m\u00eb her\u00ebt, kurr\u00eb nuk ka pasur as minimumin e transparenc\u00ebs, as kush i nd\u00ebrton, as si p\u00ebrzgjidhen p\u00ebrfituesit, as si p\u00ebrzgjidhen realizuesit e projekteve, as sa kan\u00eb kushtuar nd\u00ebrtimet, as cili \u00ebsht\u00eb statusi i tyre juridik, pra munges\u00eb e plot\u00eb e transparenc\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb ndaj nj\u00eb qytetari p\u00ebr renovim qe aprovuar n\u00eb nj\u00eb nga seancat e kaluara, pat mund\u00ebsi t\u00eb sillen edhe specifikacioni financiar edhe informatat tjera, por jo edhe p\u00ebr k\u00ebto dhjet\u00ebra sht\u00ebpi. Duke u bazuar n\u00eb k\u00ebto, mendojm\u00eb q\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrtime jan\u00eb nj\u00eb rast i mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hetim serioz\u201d, ka th\u00ebn\u00eb tutje Isufi, transmeton 2LONLINE.<\/p>\n<p>Sipas tij, si projekte t\u00eb realizuara t\u00eb k\u00ebsaj qeverisjeje mbeten nj\u00eb pjes\u00eb e sh\u00ebtitores mbi lumin Mirusha, organizimi i disa panaireve dhe aktivitete kulturore e sportive. Por, pjesa m\u00eb e madhe e projekteve mbeten n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb objektivave si\u00e7 jan\u00eb; fshati social, donacion ende i parealizuar, nd\u00ebrsa p\u00ebr projektin p\u00ebr t\u00eb cilin kryetari Haziri thot\u00eb se duhet t\u00eb mbahet mend, fjala \u00ebsht\u00eb donator\u00ebt n\u00eb realizimin e projekteve multimilion\u00ebshe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Banka Evropiane p\u00ebr Zhvillim, Banka Investive Evropiane, USAID, GIZ, DEMOS etj. dhe n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjen trepal\u00ebshe me BERZH\u2019in p\u00ebr nd\u00ebrtimin e impiantit p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza, n\u00eb vler\u00eb prej 26 milion\u00eb eurosh, mbeten edhe m\u00eb tutje projekt i s\u00eb ardhmes, pra objektiv p\u00ebr Kryetarin, tash p\u00ebr tash projekte n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cSe a do ta mbajn\u00eb n\u00eb mend k\u00ebt\u00eb viti qytetar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb pyeten banor\u00ebt e tre fshatrave Malishev\u00eb, Uglar e Pogragj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt asgj\u00eb s\u2019ka ndryshuar, ata n\u00eb vazhdim\u00ebsi jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb durojn\u00eb rrjedh\u00ebn e uj\u00ebrave t\u00eb zeza p\u00ebr midis fshatrave dhe kund\u00ebrmimin e paduruesh\u00ebm, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb tyre, pran oborreve, kopshteve, e rrug\u00ebve t\u00eb t\u00eb tyre, pa ia pasur borxh askujt dhe k\u00ebt\u00eb ata e din\u00eb, por s\u2019kan\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Nd\u00ebrsa nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kurr\u00eb far\u00eb preventimi p\u00ebr ndotjen e uj\u00ebrave t\u00eb lumenjve, sepse nuk ka mbetur lum\u00eb as p\u00ebrrosk\u00eb n\u00eb komun\u00eb q\u00eb ka mbetur pa u ndotur\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Isufi.<\/p>\n<p>Po ashtu ai tha se asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kompleksin e shkollave t\u00eb mesme, vet\u00ebm se po u merret hap\u00ebsira e oborreve t\u00eb shkollave, pa kurr\u00eb far\u00eb procedurash, nd\u00ebrsa fazat e pun\u00ebs s\u00eb kompletimit t\u00eb k\u00ebtij kompleksi kan\u00eb ngecur, por askush nuk jep asnj\u00eb informacion as p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe deri kur do t\u00eb zvarritet p\u00ebrfundimi i k\u00ebtij projekti q\u00eb tashme do t\u00eb duhej t\u00eb ishte harruar.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb do t\u2019i propozoja kryetarit q\u00eb n\u00eb raportimet e tij t\u00eb rregullta t\u00eb obligueshme, t\u00eb na flas \u00e7ka ka realizuar dhe \u00e7far\u00eb ka punuar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gjat\u00eb 12 muajve t\u00eb kaluar, e jo t\u00eb na flas p\u00ebr projektet q\u00eb edhe m\u00eb tutje mbesin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ides\u00eb. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb projekti n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit t\u00eb Partneritetit Publiko Privat (PPP), realizimit t\u00eb tri studimeve t\u00eb fizibilitetit p\u00ebr projekte n\u00eb fush\u00ebn e turizmit, energjis\u00eb, infrastruktur\u00ebs biznesore, sportive, ato rreth gazit natyror etj\u201d, thot\u00eb Isufi i Vet\u00ebvendosjes<\/p>\n<p>Ai shtoi se kryetari dhe qeveria e tij komunale \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u2019i l\u00eb k\u00ebto \u00ebndrra, por t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb di\u00e7ka konkrete, q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm apo t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjidhje krejt t\u00eb thjeshta, si p.sh. q\u00eb palestra sportive \u201cBashkim Selishta\u201d t\u00eb mos rrjedh e pik\u00eb me rastin e r\u00ebnies s\u00eb \u00e7do rige shiu, q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb dhe grupet sportive sa do pak t\u00eb ken\u00eb ku t\u00eb ushtrojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj, Isufi tha se, sikur t\u00eb kishin punuar mir\u00eb, do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmendnim projektet si shkolla e n\u00eb fshatin Haxhaj, palestra sportive n\u00eb Zheg\u00ebr, qendra e mjek\u00ebsis\u00eb familjare n\u00eb Gjilan, stadiumin e qytetit, tregun etj., q\u00eb sipas planit do t\u00eb duhej t\u00eb kishin p\u00ebrfunduar vitin e kaluar e ato as k\u00ebt\u00eb vit nuk jan\u00eb p\u00ebrfunduar dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dyshimt\u00eb se a do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb vitin 2020. Pra k\u00ebto projekte, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb sikur \u00ebsht\u00eb harruar se kur kan\u00eb filluar e po zgjasin aq shum\u00eb, tep\u00ebr shum\u00eb, e mandate qeveris\u00ebse z. Haziri m\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb flas kryetari drejtor\u00ebt e tij, sepse po raportohet p\u00ebr pun\u00ebt e p\u00ebrfunduara, e jo as p\u00ebr projekte e ide t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb fiksuar, e q\u00eb nuk jan\u00eb reale. T\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb aft\u00eb t\u00eb dallojm\u00eb t\u00eb tashmen nga e ardhmja dhe t\u00eb shkuar\u00ebn nga e tashmja.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb shtoja se qeverisjen komunale t\u00eb Gjilanit gjat\u00eb k\u00ebtij viti, e kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb anomali t\u00eb shumta q\u00eb lirisht mund t\u00eb quhen skandale; Si\u00e7 jan\u00eb pun\u00ebsimet nepotiste, pa konkurs, pun\u00ebsimet me kontrat\u00eb n\u00eb vep\u00ebr, n\u00eb ve\u00e7anti gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, si n\u00eb administrat\u00eb, bibliotek\u00eb, n\u00eb drejtori t\u00eb arsimit etj, p\u00ebr t\u00eb cilat kemi folur edhe m\u00eb her\u00ebt. Nd\u00ebrtimet pa leje, jo vet\u00ebm t\u00eb ul\u00ebta por edhe t\u00eb larta, q\u00eb po \u201clul\u00ebzojn\u00eb\u201d n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb qytetit, nd\u00ebrsa drejtorit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, ajo e Urbanizmit dhe Inseksionit, jo q\u00eb mbyllin syt\u00eb por edhe i ndihmojn\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme\u201d, tha Isufi.<\/p>\n<p>Ai po ashtu p\u00ebrmendi vendimet e kryetarit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mir\u00ebnjohje e dekorata, pa p\u00ebrfillur procedurat dhe organet e kuvendit, madje duke dh\u00ebn\u00eb shp\u00ebrblime e tituj q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb parapara me rregullore t\u00eb kuvendit dhe as me ligj.<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia e hap\u00ebsirave publike OJQ-ve, para skadimit t\u00eb afatit e t\u00eb marr\u00ebveshjes, pa debat publik dhe me propozime t\u00eb ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me ushtruesin e detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb Kadastrit, sikur ai t\u00eb ishte an\u00ebtar\u00eb i kuvendit.<\/p>\n<p>Abuzime me vendime t\u00eb vjetra e t\u00eb parealizueshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vendimi p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn e varrezave t\u00eb qytetit dhe veprimet uzurpuese konkrete n\u00eb pronat q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb saj, nd\u00ebrsa nuk i lihet Kuvendit si organ i ligjsh\u00ebm, t\u00eb gjej zgjidhje e alternativa k\u00ebtij problemi.<\/p>\n<p>\u201cMosveprimet e komun\u00ebs n\u00eb lirimin e hap\u00ebsirave t\u00eb uzurpuara publike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta, nd\u00ebrsa vet\u00ebm me rr\u00ebnimin e nj\u00eb objekti t\u00eb vet\u00ebm, \u201cv\u00ebrshohen\u201d mediat e portalet dhe gjith\u00e7ka p\u00ebrfundon aty. D\u00ebshtimet e d\u00ebgjimeve e debateve publike me qytetar\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e edhe ky i fundit i kryetarit n\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb t\u00eb cilin ai e nd\u00ebrpren\u00eb dhe nuk u p\u00ebrgjigjet n\u00eb pyetje edhe atyre pak qytetar\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm. K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa nga d\u00ebshtimet e k\u00ebsaj qeverisjeje, pa hyr\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e ve\u00e7anta t\u00eb secil\u00ebs drejtori, p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb flasim n\u00eb konferenca t\u00eb tjera\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Nevzad Isufi, kryetari i Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Gjilan, nj\u00ebher\u00ebsh an\u00ebtar i Kuvendit komunal t\u00eb Gjilanit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nevzad Isufi, kryetar i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Qendra n\u00eb Gjilan e ka vler\u00ebsuar t\u00eb d\u00ebshtuar qeverisjen lokale n\u00eb Gjilan me Lutfi Hazirin n\u00eb krye, duke th\u00ebn\u00eb se ajo nuk ka arritur q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb sa \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb realizoj\u00eb planin e proklamuar dhe as projektet e premtuara. Duke i referuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50772,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-50771","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50771","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50771"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50771\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50772"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50771"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50771"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50771"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}