{"id":50993,"date":"2020-01-10T16:56:59","date_gmt":"2020-01-10T16:56:59","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=50993"},"modified":"2020-01-10T16:56:59","modified_gmt":"2020-01-10T16:56:59","slug":"mustafa-i-dergon-selam-prokurorise-se-gjilanit-prokuroria-qe-popullit-i-shet-dushk-per-gogla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mustafa-i-dergon-selam-prokurorise-se-gjilanit-prokuroria-qe-popullit-i-shet-dushk-per-gogla\/","title":{"rendered":"Mustafa i d\u00ebrgon selam Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjilanit: Prokuroria q\u00eb popullit i shet \u201cdushk p\u00ebr gogla\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria q\u00eb popullit i shet \u201cdushk p\u00ebr gogla\u201d <\/p>\n<p>E \u00e7uditshme. Askush nuk reagoi n\u00eb paraqitjen vjetore t\u00eb \u201csukseseve t\u00eb m\u00ebdha\u201d vjetore  t\u00eb prokuroris\u00eb themelore n\u00eb Gjilan. Q\u00eb t\u00eb mos u hyj n\u00eb hak, organizatat q\u00eb e monitorojn\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi sektorin e drejt\u00ebsis\u00eb, kan\u00eb folur vit pas viti p\u00ebr malin e madh t\u00eb problemeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor. Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb paraqitje e lexova me shum\u00eb kujdes te portali \u201crajonipress\u201d dhe p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb statistike t\u00eb that\u00eb p\u00ebr numrin e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb \u201cprocesuara\u201d dhe lavd\u00ebrat\u00ebs s\u00eb skajshme p\u00ebr kinse  efikasitetin n\u00eb luft\u00ebn q\u00eb kjo prokurori i b\u00ebri krimit, korrupsionit dhe tejkalimeve tjera ligjora, nuk e kuptova esenc\u00ebn p\u00ebr \u00e7ka n\u00eb fakt edhe ekziston prokuroria. <\/p>\n<p>Sa prej k\u00ebtyre l\u00ebnd\u00ebve rezultuan t\u00eb vlefshme p\u00ebr gjykat\u00ebn dhe cili \u00ebsht\u00eb produkti final i pun\u00ebs s\u00eb saj?. A u d\u00ebnua kush p\u00ebr krimin q\u00eb b\u00ebri, p\u00ebr korrupsionin e mitmarrjen, p\u00ebr tejkalimin e detyr\u00ebs zyrtare? Ku \u00ebsht\u00eb kjo statistik\u00eb? Pse nuk informohet publiku p\u00ebr \u201cfatin\u201d e atyre alamet kall\u00ebzimeve penale dhe aktakuzave?  <\/p>\n<p>Kryeprokurori, sikur edhe vet kryetari i komun\u00ebs dhe shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Gjilanit u mundua t\u00eb na shes\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb shkoi \u201cdushk p\u00ebr gogla\u201d n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kjo m\u00eb p\u00ebrfundimisht nuk mund t\u00eb shitet. <\/p>\n<p>S\u00eb pari, ky (krye)prokuror, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri dhe shtet sadopak normal nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ishte fare prokuror e as pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. E kaluara e tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje. Dhe jo vet\u00ebm.p\u00ebr keqardhje. Pse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, po i p\u00ebrmendi vet\u00ebm disa nga faktet materiale, prej t\u00eb cilave, disa t\u00eb njohura mir\u00eb p\u00ebr publikun.  <\/p>\n<p>Para jo m\u00eb shum\u00eb se dy vite, kryetari i tash\u00ebm i gjykat\u00ebs themelore n\u00eb Gjilan mbajti nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media dhe konstatoi se 70% e aktakuzave q\u00eb ishin ngritur nga prokuroria themelore n\u00eb Gjilan, gjykata i kishte hedhur si t\u00eb pabazuara. Pra, si t\u00eb tilla, ishin aktakuza t\u00eb b\u00ebra keq, t\u00eb pavlera. Por, ishin aktakuza tep\u00ebr t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr sigurin\u00eb e individ\u00ebt, t\u00eb familjes, t\u00eb biznesit, t\u00eb politik\u00ebs, t\u00eb jet\u00ebs publike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u2026Me nj\u00eb fjal\u00eb, ishin aktakuza fyese e rr\u00ebnes\u00eb p\u00ebr sht\u00ebtin e Kosov\u00ebs.  <\/p>\n<p>A nuk ka mjaftue vet\u00ebm ky fakt q\u00eb ky kryeprokuror t\u00eb mos ishte fare pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drjet\u00ebsis\u00eb q\u00eb nga dita e nes\u00ebrme nga kjo paraqitje publike e gjykat\u00ebs?<\/p>\n<p>Ndoshta dikush e paska prit\u00eb dor\u00ebheqjen e vullnet\u00ebshme t\u00eb tij?!<br \/>\nKjo pritje do t\u00eb ishte qesharake.<br \/>\nNuk e b\u00ebn dot ky profil njeriu sepse, ky nuk e p\u00ebrfaq\u00ebson at\u00eb moral publik. Ky dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb rreth tij nuk e kan\u00eb as minimumin e integritetit profesional e etik p\u00ebr ta mbajtur k\u00ebt\u00eb sektor kaq t\u00eb ndiesh\u00ebm e kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. <\/p>\n<p>Ky njeri, me disa nga vart\u00ebsit e tij truthar\u00eb, mua personalisht m\u00eb ngrit\u00ebn aktakuz\u00eb para dy vitesh rreth partneritetit publik e privat n\u00eb ish nd\u00ebrmarrjen lokale publike &#8220;Higjiena&#8221; (Ecohigjiena e tanishme) dhe m\u00eb sorollat\u00ebn e m\u00eb diskredituan n\u00ebp\u00ebr prokurori e gjykat\u00eb hi\u00e7 m\u00eb pak se nj\u00eb vit. E dini \u00e7ka ndodhi n\u00eb fund? Prokurori mbeti \u201ccullak\u201d pa fakte sepse ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb kishte akuzuar konstatuam me fakte se ishte hetuar po nga e nj\u00ebjta prokurori dhe kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb PSRK, vite m\u00eb par\u00eb dhe hetimet kishin p\u00ebrfunduar sepse kjo e fundit kishte gjetur se komuna dhe un\u00eb si ish kryetar e kishim b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn plot\u00ebsisht n\u00eb baza ligjiore dhe n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Dhe natyrisht, prokurori u t\u00ebrhoq turpsh\u00ebm nga akuzat q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Ky njeri t\u00eb cilin po e shihni qe shum\u00eb e shum\u00eb vite n\u00eb maj\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb akuz\u00ebs, nuk e ndjek krimin. Nuk e ndjek sepse vet \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb rrjeti t\u00eb shtrir\u00eb e t\u00eb thell\u00eb kriminal me n\u00eb krye me Lutfi Hazirin n\u00eb nivelin lokal e rajonal.<\/p>\n<p>Qysh mundet ky njeri me e akuzue Lutfi Hazirin (dhe t\u00eb tjer\u00eb jarana q\u00eb i ka nga politika) p\u00ebr shkat\u00ebrrim total urban t\u00eb qytetit, p\u00ebr zhvatje e keqp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve publike, p\u00ebr krimin e korrupsionin aq t\u00eb duksh\u00ebm.para syve t\u00eb qytetar\u00ebve?!. Nuk mundet sepse ky njeri ka mar\u00eb aq shum\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb mira prej tyre. Po ndalem te nj\u00eb fakt i duksh\u00ebm dhe tashm\u00eb i njohur mire p\u00ebr publikun. P\u00ebr m\u00eb pak se dy vite k\u00ebtij njeriu politika ia akomodoi me pun\u00ebsime n\u00eb sektorin publik hi\u00e7 m\u00eb pak se kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb ngusht\u00eb (dy djemt\u00eb, vajz\u00ebn dhe t\u00eb ren\u00eb). Nd\u00ebrka\u00e7, ky (krye)prokuror sikur edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ashuquajturit \u201crrjet i marimang\u00ebs\u201d i cili e ka kapur dhe ia ka z\u00ebn\u00eb frym\u00eb sitemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb me pun\u00ebsime t\u00eb padrejta e jomeritore t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tyre. Dh\u00ebndrri i tij, vajza, djali e kush jo tjet\u00ebr\u2026, sot jan\u00eb pjes\u00eb e padrejt\u00eb e sistemit kaq shum\u00eb t\u00eb shtremb\u00ebruar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gjilanit e t\u00eb Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>Ky njeri dhe shumica e vart\u00ebsve t\u00eb tij jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb zbatuar politikat dhe urdh\u00ebrat e njer\u00ebzve t\u00eb fuqish\u00ebm nga pushteti politik dhe pushteti i paras\u00eb. Akuzojn\u00eb njer\u00ebz dhe grupe t\u00eb pafajshme t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb dalluar me q\u00ebllim t\u00eb mbajtjes peng dhe eliminimit t\u00eb tyre nga skena politike, biznesore, nga jeta institucionale e publike \u2026Akuzojn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pafuqish\u00ebm e t\u00eb fuqishmit anashkalohen ose falen t\u00ebr\u00ebsisht pastaj nga instancat gjyq\u00ebsore. <\/p>\n<p>Ndonj\u00ebri nga zyrtar\u00ebt komunal\u00eb q\u00eb kan\u00eb dinjitet e integritet njer\u00ebzor e profesional i jan\u00eb drejtuar prokurotis\u00eb n\u00eb Gjilan me shum\u00eb shkresa e e fakte materiale p\u00ebr rr\u00ebnimin urbanistik t\u00eb qytetit q\u00eb po e b\u00ebn n\u00eb vazhdim\u00ebsi Lutfi Haziri me sejmen\u00ebt e tij. Kjo prokurori nuk nd\u00ebrmori asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb hap konkret e t\u0113 duksh\u00ebm n\u00eb hulumtimin q\u00eb nga zanafilla e deri n\u0113 fund t\u00eb k\u00ebsaj sh\u00ebmtie me d\u00ebm afatgjat\u00eb p\u00ebr interesin e publikut t\u00eb komun\u00ebs. Ndodhi e kund\u00ebrta.<br \/>\nProkuroria n\u00eb Gjilan, edhe pse e informuar p\u00ebr shum\u00eb veprime t\u00eb ndrmarra nga Komuna e Gilanit n\u00eb kund\u00ebrstim me legjislacionin n\u00eb fuqi, veprime k\u00ebto t\u00eb cilat jan\u00eb vler\u00ebsuar si t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor, e cila shum\u00eb her\u00eb i ka propozuar MAPL-s\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj nga Kuvendi i Komun\u00ebs\/Kryetari i Komun\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmirren veprime konkrete q\u00eb aktet e komun\u00ebs ti harmonizoj\u00eb me dispozitat ligjore n\u00eb fuqi. K\u00ebrkesave t\u00eb k\u00ebsaj ministrie komuna nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur edhe pse ka qen\u00eb obligim ligjor, ku dhe ka vazhduar degradimi urbanistik. Kjo prokurori, duke qen\u00eb e informuar p\u00ebr t\u00eb gjitha veprimet e kund\u00ebrligjshme, si dhe duke par\u00eb se nga zyrtar\u00ebt komunal \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb degradim i planifikimit urban, ku p\u00ebrmes vendimeve dhe veprimeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb tyre, i \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar individ\u00ebve t\u00eb caktuar t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb lidhje t\u00eb mira me pushtetin lokal dhe q\u00ebndror q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nd\u00ebrtimin e objekteve n\u00eb hapsirat e destinuara p\u00ebr instucione publike dhe ifrastruktur publike (hapsira p\u00ebr shkolla, institucione parashkollore\u2026). T\u00eb gjitha k\u00ebto fakte t\u00eb deponuara n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb &#8220;bunarin&#8221; e prokuroris\u00eb prej t\u00eb cilit nuk i nxjerr dot kush.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse u nis ndonj\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebto shkelje t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb dukshme ligjore, ai u pushua s\u00eb shpejti. U pushua sepse prokuroria duhej me i ruajtur \u201cpun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit\u201d dhe favorizuesit e saj nga politika.<br \/>\nMadje kjo prokurori, me pushimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb hetimeve ndaj drejtorit t\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb urbanizmit, t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike, t\u00eb drejtor\u00ebve tjer\u00eb dhe disa zyrtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre drejtorive, b\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria q\u00eb popullit i shet \u201cdushk p\u00ebr gogla\u201d E \u00e7uditshme. Askush nuk reagoi n\u00eb paraqitjen vjetore t\u00eb \u201csukseseve t\u00eb m\u00ebdha\u201d vjetore t\u00eb prokuroris\u00eb themelore n\u00eb Gjilan. Q\u00eb t\u00eb mos u hyj n\u00eb hak, organizatat q\u00eb e monitorojn\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi sektorin e drejt\u00ebsis\u00eb, kan\u00eb folur vit pas viti p\u00ebr malin e madh t\u00eb problemeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50994,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-50993","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50993","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50993"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50993\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50994"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50993"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50993"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50993"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}