{"id":51144,"date":"2020-01-15T10:34:54","date_gmt":"2020-01-15T10:34:54","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=51144"},"modified":"2020-01-15T10:34:54","modified_gmt":"2020-01-15T10:34:54","slug":"masakra-qe-ndryshoi-historine-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/masakra-qe-ndryshoi-historine-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Masakra q\u00eb ndryshoi historin\u00eb e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00ebzetenj\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 15 janar t\u00eb vitit 1999, pak banor\u00eb q\u00eb nuk ishin larguar nga fshati Re\u00e7ak i Komun\u00eb s\u00eb Shtimes u zgjuan her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes nga krismat e arm\u00ebve q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 30 kilometra larg Prishtin\u00ebs, forcat policore dhe ushtarake serbe vran\u00eb 45 civil\u00eb shqiptar\u00eb. Kjo ngjarje, ishte cil\u00ebsuar si masak\u00ebr edhe nga shefi i at\u00ebhersh\u00ebm i Misionit Verifikues t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, William Walker.<\/p>\n<p>Ngjarja q\u00eb ndodhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat t\u00eb vog\u00ebl ndryshoi p\u00ebrgjithmon\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>*Kujdes, materiali p\u00ebrmban imazhe t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>15 Janar 1999<\/p>\n<p>Forcat policore e ushtarake serbe vrasin 45 civil\u00eb shqiptar\u00eb<\/p>\n<p>M\u00eb e 15 janar t\u00eb vitit 1999, n\u00eb or\u00ebt e hershme t\u00eb m\u00ebngjesit, n\u00eb fshatin Re\u00e7ak u d\u00ebgjuan t\u00eb sht\u00ebnat e para nga arm\u00ebt e zjarrit. T\u00eb frik\u00ebsuar, banor\u00ebt u grumbulluan n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi dhe bodrume n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten dhe familjar\u00ebt e tyre. Forcat policore dhe ushtarake serbe u fut\u00ebn n\u00eb fshat, ku pas disa or\u00ebsh t\u00eb zhvillimit t\u00eb operacionit, vran\u00eb 45 civil\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>16 Janar 1999<\/p>\n<p>William Walker viziton vendin ku ndodhi masakra<\/p>\n<p>Trupat e t\u00eb vrar\u00ebve kishin mbetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb lugin\u00eb deri n\u00eb m\u00ebngjesin e 16 shkurtit t\u00eb vitit 1999. M\u00eb 16 shkurt, n\u00eb m\u00ebngjes, n\u00eb Re\u00e7ak shkoi William Walker, asokohe shefi i Misionit Verifikues t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ky mision ishte vendosur n\u00eb Kosov\u00eb rreth tre muaj para masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut. Kur Walker pa trupat e t\u00eb vrar\u00ebve n\u00eb prononcimin e tij t\u00eb par\u00eb para mediave tha: &#8220;Fatkeq\u00ebsisht nuk kam fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar indinjat\u00ebn time personale ose at\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb ishin me mua n\u00eb vendin e asaj q\u00eb mund t\u00eb quhet vet\u00ebm si nj\u00eb mizori e pap\u00ebrshkrueshme&#8221;.<\/p>\n<p>Pas largimit t\u00eb shefit t\u00eb Misionit Verifikues t\u00eb OSBE-s\u00eb nga Re\u00e7aku, banor\u00ebt i mblodh\u00ebn trupat e pajet\u00eb dhe i vendos\u00ebn n\u00eb xhamin\u00eb e fshatit, ku pritej q\u00eb t\u00eb kryhej varrimi. Forcat serbe nuk lejuan varrosjen e trupave dhe filluan luftimet n\u00eb mes t\u00eb forcave ushtarake dhe policore si dhe Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Pasi gati dy dit\u00eb luftimesh, forcat policore e ushtarake serbe me forc\u00eb i mor\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb trupat e t\u00eb vrar\u00ebve dhe i d\u00ebrguan n\u00eb Institutin e Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore n\u00eb Prishtin\u00eb, me arsyetimin se duhej b\u00ebr\u00eb obduksioni p\u00ebr shkak se autoritetet serbe mohonin t\u00eb ken\u00eb vrar\u00eb e masakruar civil\u00eb. N\u00eb deklaratat e zyrtare t\u00eb institucioneve serbe thuhej se ngjarja ishte inskenim dhe se t\u00eb var\u00ebt ishin pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb ishin vrar\u00eb n\u00eb luftime. Presidenti amerikan, Bill Clinton p\u00ebrmes nj\u00eb video-mesazhi d\u00ebnoi vrasjen e civil\u00ebve shqiptar\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se kjo ngjarje &#8220;ishte nj\u00eb veprim vrasjeje e q\u00ebllimsh\u00ebm dhe pa dallim, i krijuar p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb frik\u00eb n\u00eb mesin e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>6 Shkurt 1999<\/p>\n<p>Fillon konferenca n\u00eb Rambuje t\u00eb Franc\u00ebs<\/p>\n<p>Pamjet e masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut trondit\u00ebn bot\u00ebn. Nga ajo koh\u00eb filloi rritja e presionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb mbi qeverin\u00eb serbe dhe liderin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb, Sllobodan Millosheviq. P\u00ebr disa jav\u00eb rresht, forcat serbe mbajt\u00ebn trupat e t\u00eb vrar\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn sa trupat e t\u00eb vrar\u00ebve ende nuk u ishin dor\u00ebzuar familjar\u00ebve, n\u00eb Prishtin\u00eb u krijua delegacioni i Kosov\u00ebs p\u00ebr bisedime me Serbin\u00eb me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Bisedimet u organizuan n\u00eb Rambuje t\u00eb Franc\u00ebs. Kjo ishte konferenca e par\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb mbahej ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>8 Shkurt 1999<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt fillojn\u00eb kthimin e trupave nga Prishtina n\u00eb Re\u00e7ak<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt u lejuan q\u00eb t\u00eb shkonin p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb trupat e t\u00eb vrar\u00ebve. Kthimi i trupave n\u00eb fshat zgjati disa dit\u00eb pasi administrata serbe e asaj kohe, nuk ua dor\u00ebzonte familjar\u00ebve p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb trupat e t\u00eb vrar\u00ebve.<\/p>\n<p>11 Shkurt 1999<\/p>\n<p>Organizohet varrimi i civil\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb<\/p>\n<p>Pas gati nj\u00eb muaji, m\u00eb 11 shkurt 1999 n\u00eb Re\u00e7ak u organizua ceremonia e varrimit t\u00eb 45 trupave t\u00eb civil\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>24 Mars 1999<\/p>\n<p>D\u00ebshton konferenca n\u00eb Rambuje, NATO fillon bombardimet<\/p>\n<p>Pas d\u00ebshtimit t\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb Rambujes\u00eb, NATO filloi bombardimin e caqeve ushtarake t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb. N\u00eb arsyetimin e NATO-s u tha se operacioni po zhvillohej p\u00ebr t\u00eb ndaluar abuzimin me t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>10 Qershor 1999<\/p>\n<p>T\u00ebrhiqen trupat ushtarake dhe policore serbe nga Kosova<\/p>\n<p>Fushata e bombardimeve zgjati 78 dit\u00eb dhe n\u00eb fund, m\u00eb 10 qershor 1999, Kosova u \u00e7lirua.<\/p>\n<p>20 Tetor 2003<\/p>\n<p>Tribunali i Hag\u00ebs ngre aktakuz\u00eb ndaj epror\u00ebve t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb<\/p>\n<p>Tribunali i Hag\u00ebs p\u00ebr Krimet e Luft\u00ebs n\u00eb territorin e ish- Jugosllavis\u00eb, publikoi nj\u00eb aktakuz\u00eb kund\u00ebr disa epror\u00ebve t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb p\u00ebr krimet e b\u00ebra kund\u00ebr popullat\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1999. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb u p\u00ebrfshin ish-shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave Nebojsha Pavkoviq, komandanti i Korpusit t\u00eb Prishtin\u00ebs Vlladimir Llazareviq, shefi i Policis\u00eb Serbe p\u00ebr Kosov\u00ebn Sreten Llukiq dhe ndihm\u00ebsi i Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm serb, Vllastimir Gjorgjeviq, mir\u00ebpo asnj\u00ebri nuk u d\u00ebnua drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti p\u00ebr krimet e kryera n\u00eb Re\u00e7ak.<\/p>\n<p>18 Qershor 2010<\/p>\n<p>Publikohet monografia q\u00eb d\u00ebshmon krimet e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut (KMDLNJ) publikoi monografin\u00eb p\u00ebr krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb viteve 1998-1999. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb KMDLNJ-s\u00eb dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs than\u00eb se monografia pasqyron faktet p\u00ebr krimet e b\u00ebra nga forcat serbe gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Pjes\u00eb e k\u00ebsaj monografie u tha se jan\u00eb edhe krimet q\u00eb u kryen ndaj popullat\u00ebs civile n\u00eb fshatin Re\u00e7ak t\u00eb Shtimes.<\/p>\n<p>15 Janar 2019<\/p>\n<p>Sh\u00ebnohet 20 vjetori i masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut<\/p>\n<p>Sh\u00ebnohet 20 vjetori i masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut. N\u00eb sh\u00ebnimin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb k\u00ebsaj masakre, kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, ngjarjen e Re\u00e7akut e ka cil\u00ebsuar moment historik. Haradinaj u shpreh kritik ndaj Serbis\u00eb dhe faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar sa i takon hetimit t\u00eb vrasjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb luft\u00ebn e fundit n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cKurrkush Kosov\u00ebs nuk ja ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb certifikat\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb se si kan\u00eb vdekur ata njer\u00ebz. S\u00eb pasi si u mor\u00ebn nga Krusha, nga Meja nga Berish\u00ebt n\u00eb Suharek\u00eb nga Abria nga Studimja, si u mor\u00ebn? Kush i mori? Kush i \u00e7oi? \u00c7far\u00eb i gjeti ata para se t\u00eb vdesin? A ua mor\u00ebn ndonj\u00eb organ? Ai i vran\u00eb apo i dhunuan? Asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nuk ia ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij vendi dikush. Nuk na ka dh\u00ebn\u00eb askush nj\u00eb shpjegim, nj\u00eb certifikat\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb\u201d, ka deklaruar Haradinaj.<\/p>\n<p>5 Dhjetor 2019<\/p>\n<p>Todosijeviq d\u00ebnohet me dy vjet burgim p\u00ebr nxitje t\u00eb urrejtjes<\/p>\n<p>Gjykata n\u00eb Prishtin\u00eb e shpalli fajtor ish-ministrin e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ivan Todosijeviq. Ai u gjet fajtor p\u00ebr nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb 2018, kur e quajti trillim masakr\u00ebn e Re\u00e7akut. Todosijeviq u d\u00ebnua me dy vjet burg.<\/p>\n<p>5 Dhjetor 2019<\/p>\n<p>Aleksandar Vu\u00e7iq e quan \u201ctrillim\u201d masakr\u00ebn e Re\u00e7akut<\/p>\n<p>Edhe pas m\u00eb shum\u00eb se dy dekadave, Serbia vazhdon t\u00eb mos i pranoj\u00eb ngjarjet q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb fshatin Re\u00e7ak. Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, m\u00eb 5 dhjetor, 2019, tha se masakra e Re\u00e7akut ishte \u201ctrillim\u201d. Deklarata e presidentit serbe Vu\u00e7iq nxiti reagime. Ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb tha se deklaratat nxit\u00ebse \u201cjan\u00eb t\u00eb papranueshme\u201d, nd\u00ebrsa Bashkimi Evropian tha se ngjarjet n\u00eb Re\u00e7ak jan\u00eb \u201ct\u00eb pamohueshme\u201d.<\/p>\n<p>10 Dhjetor 2019<\/p>\n<p>Tha\u00e7i: Serbia vazhdon t\u2019i mohoj\u00eb krimet<\/p>\n<p>Presidenti i Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7i viziton Re\u00e7akun ku thot\u00eb se masakra q\u00eb ndodhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat \u201cishte pika kulminante e masakrave t\u00eb shtetit t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb ka kryer ndaj popullat\u00ebs civile n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE ardhmja nuk nd\u00ebrtohet duke mohuar krimet, e madje duke i etiketuar apo fyer edhe t\u00eb vrar\u00ebt civil\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, tha Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>15 Janar 2020<\/p>\n<p>21 vjet nga masakra e Re\u00e7akut<\/p>\n<p>B\u00ebhen 21 vjet nga dita kur ndodhi masakra e 45 civil\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb fshatin Re\u00e7ak t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Shtimes.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00ebzetenj\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 15 janar t\u00eb vitit 1999, pak banor\u00eb q\u00eb nuk ishin larguar nga fshati Re\u00e7ak i Komun\u00eb s\u00eb Shtimes u zgjuan her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes nga krismat e arm\u00ebve q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb luft\u00ebs. At\u00eb dit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 30 kilometra larg Prishtin\u00ebs, forcat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":51145,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-51144","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51144","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51144"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51144\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51145"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}