{"id":51352,"date":"2020-01-22T20:57:52","date_gmt":"2020-01-22T20:57:52","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=51352"},"modified":"2020-01-22T20:57:52","modified_gmt":"2020-01-22T20:57:52","slug":"gruaja-qe-nuk-u-thye-as-kur-e-mbyllen-ne-burg-me-burra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gruaja-qe-nuk-u-thye-as-kur-e-mbyllen-ne-burg-me-burra\/","title":{"rendered":"Gruaja q\u00eb nuk u thye as kur e mbyll\u00ebn n\u00eb burg me burra"},"content":{"rendered":"<p>Rrug\u00ebtimi shqiptar n\u00ebp\u00ebr shekuj, \u00ebsht\u00eb i mbushur p\u00ebrplot me ngjarje dhe protagonist\u00eb q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb epoka t\u00eb ndryshme, por jo t\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje i gjejm\u00eb n\u00ebp\u00ebr libra historie.<\/p>\n<p>Disa prej tyre jetojn\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Historia e nj\u00eb gruaje nga Gjilani, dallon nga t\u00eb tjer\u00ebt. Ajo nuk u dor\u00ebzua para sfidave jet\u00ebsore, q\u00eb ishin tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Hatixhe Rexhepi nuk u thye dhe nuk u dor\u00ebzua as kur e mbyll\u00ebn n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb burgu me burra, as kur ia dogj\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb burrin dhe as at\u00ebher\u00eb kur e k\u00ebrc\u00ebnuan se do t`ia vrisnin f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo grua, bashk\u00ebshorte dhe n\u00ebn\u00eb, p\u00ebrjetoi dhe p\u00ebrballoi tortura shum\u00eb t\u00eb egra n\u00eb burgjet komuniste t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Fjeti ulur p\u00ebr disa dit\u00eb e net, kur e mbyll\u00ebn n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb burgu me burra.<\/p>\n<p>I biri i saj, Isaja e rr\u00ebfen p\u00ebr portalin mediafokus.info nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, dyzet e sa vjet pas vdekjes.<\/p>\n<p>Ajo nuk kishte b\u00ebr\u00eb shkoll\u00eb, por shkrimin dhe leximin e kishte m\u00ebsuar prej burrit t\u00eb saj, Mulla Idriz Gjilanit, t\u00eb cilit i ishte b\u00ebr\u00eb krah n\u00eb aktivitetin e tij komb\u00ebtar, qysh prej vitit 1937.<\/p>\n<p>Lufta e Mulla Idrizit p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashkimin e trojeve etnike, u b\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb Hatixhes\u00eb, e cila do t\u00eb b\u00ebhet edhe gruaja m\u00eb e persekutuar n\u00eb Gjilan dhe m\u00eb gjer\u00eb, pas d\u00ebshtimit t\u00eb forcave komb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7lirimin e t\u00eb burgosurve n\u00eb Gjilan, m\u00eb 23 dhjetor 1944.<\/p>\n<p>OZNA e arrestoi dhe burgosi at\u00eb, duke ia l\u00ebn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb duart e n\u00ebn\u00ebs plak\u00eb, 75-vje\u00e7e dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl.<\/p>\n<p>Sikur nuk u mjaftuan me kaq, por i konfiskuan edhe shtroj\u00ebn dhe mbuloj\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe i lan\u00eb edhe pa buk\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht, Htixhen e ndaluan n\u00eb burgun e Gjilanit dhe pastaj e d\u00ebrguan n\u00eb burgun e Ferizajt, ku e vendos\u00ebn n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb me burra, pa asnj\u00eb fem\u00ebr tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb muaj, sa q\u00ebndroi n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb burgu me burra, Hatixheja kurr\u00eb nuk u shtri p\u00ebr gjum\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb q\u00ebndroi ulur dhe ulur b\u00ebri edhe gjum\u00eb. Kishte nj\u00eb karakter t\u00eb fort\u00eb dhe si e till\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb shembull i q\u00ebndres\u00ebs edhe p\u00ebr burrat, t\u00eb cil\u00ebt gjendeshin n\u00eb at\u00eb burg.<\/p>\n<p>Hetuesit e merrnin n\u00eb pyetje \u00e7do dit\u00eb, e k\u00ebrc\u00ebnonin se kan\u00eb p\u00ebr t\u2019ia vrar\u00eb edhe f\u00ebmij\u00ebt, poq\u00eb se nuk tregon p\u00ebr burrin e saj, duke i th\u00ebn\u00eb se n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do t\u00eb lejojn\u00eb t\u00eb rriten f\u00ebmij\u00ebt e armikut t\u00eb p\u00ebrbetuar.<\/p>\n<p>\u201cJam grua dhe kam p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u2019i rris f\u00ebmij\u00ebt\u201d, u p\u00ebrgjigjej ajo hetuesve dhe nuk fliste m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ata vazhdonin ta k\u00ebrc\u00ebnonin, duke i th\u00ebn\u00eb se nuk do t`i shoh m\u00eb kurr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, n\u00ebse nuk tregon se ku gjendet Mulla Idrizi.<\/p>\n<p>\u201cZoti \u00ebsht\u00eb i madh dhe n\u00eb dor\u00ebn e tij i kam l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt\u201d, thoshte ajo, duke i b\u00ebr\u00eb hetuesit q\u00eb t\u2019i shanin tok\u00ebn dhe zotin.<\/p>\n<p>Hatixhes\u00eb nuk i shkonte kush n\u00eb burg q\u00eb ta vizitonte. Kush t\u2019i shkonte? Mulla Idrizi ishte i plagosur dhe rrinte i mbyllur n\u00eb Gallap, Tugjec e Gjurishec.<\/p>\n<p>Baban\u00eb e tij e kishin vrar\u00eb \u00e7etnik\u00ebt, po ashtu edhe v\u00ebllain e tij, Bajramin. Kunatin Mehmetin, m\u00eb shum\u00eb e mbanin n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Meq\u00eb kaloi nj\u00eb koh\u00eb dhe Mulla Idrizi, as nuk vritej dhe as nuk kapej, OZNA e liroi nga burgu Hatixhen\u00eb.<\/p>\n<p>Ia hapen der\u00ebn e burgut n\u00eb Ferizaj dhe e hodh\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb. U kthye n\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr njeri. Gjasht\u00eb muaj pa i nd\u00ebrruar rrobat.<\/p>\n<p>Hatixheja nuk do t\u00eb rehatohet asnj\u00ebher\u00eb, deri n\u00eb vdekje.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb pas lirimit nga burgu, hetuesit e OZNA-s\u00eb trokit\u00ebn n\u00eb der\u00ebn e saj t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe e urdh\u00ebruan q\u00eb s\u00eb bashku me kunatin, Mehmetin, ta gjenin Mulla Idrizin, t\u00eb gjall\u00eb a t\u00eb vdekur.<\/p>\n<p>U nis\u00ebn maleve, prej katundit n\u00eb katund. Nj\u00eb rrug\u00ebtim plot tmerre. I shqyhen opingat dhe nuk kishte as \u00e7orap\u00eb. K\u00ebmb\u00ebt po i gjakosnin dhe mezi q\u00ebndronte, aq sa n\u00eb nj\u00eb moment kishte menduar t\u00eb k\u00ebrcente nga nj\u00eb shk\u00ebmb dhe t\u00eb mbytej.<\/p>\n<p>Kunati, i cili e kishte hetuar q\u00ebllimin e Hatixhes\u00eb, e kishte ndaluar, duke i th\u00ebn\u00eb se edhe e keqja e ka fundin e saj dhe se ti duhet t\u00eb jetosh p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Pas dy jav\u00ebsh rrug\u00ebtimi fshat m\u00eb fshat e mal m\u00eb mal, kur m\u00eb nuk kishin forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur, u kishin than\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb OZNA-s se nuk ia dol\u00ebm ta gjejm\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 n\u00ebntor 1949, n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs, nj\u00eb korrier i OZNA-s trokiti n\u00eb der\u00eb dhe u dha lajmin se Mulla Idrizi ishte z\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Pas tri dit\u00ebsh, korrieri i OZNA-s rikthehet p\u00ebr t\u00eb kumtuar lajmin se \u201cMulla Idrizi e kalli veten\u201d, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, at\u00eb e kishin kallur me flak\u00eb, p\u00ebr ta zhdukur nga faqja e dheut, nga inati q\u00eb nuk pranoi t\u2019i zbuloj\u00eb fsheht\u00ebsit\u00eb e L\u00ebvizjes Popullore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike, p\u00ebrkund\u00ebr torturave q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Edhe pas k\u00ebsaj tragjedie, Hatixheja do t\u00eb gjej\u00eb fuqi q\u00eb ta vazhdoj\u00eb jet\u00ebn dhe t\u2019i shkolloj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vdekje, mbeti nj\u00eb grua e pathyeshme. \/Mediafokus\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrug\u00ebtimi shqiptar n\u00ebp\u00ebr shekuj, \u00ebsht\u00eb i mbushur p\u00ebrplot me ngjarje dhe protagonist\u00eb q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb epoka t\u00eb ndryshme, por jo t\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje i gjejm\u00eb n\u00ebp\u00ebr libra historie. Disa prej tyre jetojn\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb koh\u00ebs. Historia e nj\u00eb gruaje nga Gjilani, dallon nga t\u00eb tjer\u00ebt. Ajo nuk u dor\u00ebzua [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":51353,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-51352","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51352","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51352"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51352\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}