{"id":51427,"date":"2020-01-26T14:22:20","date_gmt":"2020-01-26T14:22:20","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=51427"},"modified":"2020-01-26T14:22:20","modified_gmt":"2020-01-26T14:22:20","slug":"kriteret-jane-plotesuar-per-liberalizim-kerkohet-te-bindet-franca","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kriteret-jane-plotesuar-per-liberalizim-kerkohet-te-bindet-franca\/","title":{"rendered":"Kriteret jan\u00eb plot\u00ebsuar p\u00ebr liberalizim, k\u00ebrkohet t\u00eb bindet Franca"},"content":{"rendered":"<p>Franca heziton pasi mendon se Kosova nuk i ka p\u00ebrmbushur kriteret.<\/p>\n<p>Kriteret p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, sipas ish-kryetares s\u00eb Komisionit p\u00ebr Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, jan\u00eb p\u00ebrmbushur me koh\u00eb, raporton Ekonomia Online.<\/p>\n<p>Mendim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ndan edhe ish-sekretari i Ministris\u00eb s\u00eb Integrimit Evropian, Demush Shasha. Ky i fundit ka th\u00ebn\u00eb se qasja e qeveris\u00eb s\u00eb re duhet q\u00eb t\u2019i bind shtetet an\u00ebtare me rezultate konkrete n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit dhe n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>Ish-kryetarja e Komisionit p\u00ebr Integrim Evropian, Blerta Deliu-Kodra, i tha EO se kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian jan\u00eb kryer me koh\u00eb, por q\u00eb thot\u00eb se ka obligime shtes\u00eb n\u00eb raport me Marr\u00ebveshjen e Stabilizim Asociimit.<\/p>\n<p>\u201cTash sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb vizave ne kemi p\u00ebrmbyllur t\u00eb gjitha obligimet n\u00eb raport me kriteret e vendosura me udh\u00ebrr\u00ebfyesin p\u00ebr liberalizmin e vizave p\u00ebr natyrisht kemi obligime n\u00eb raport me Marr\u00ebveshjen  e Stabilizim Asociimit, pastaj obligime t\u00eb shumta me agjend\u00ebn e reformave evropiane q\u00eb si institucione jemi  t\u00eb obliguar q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrmarrim masat sepse do t\u00eb ket\u00eb natyrisht evoluim  t\u00eb kritereve t\u00eb obligimeve q\u00eb ne i kemi n\u00eb raport me udh\u00ebrr\u00ebfyesin dhe n\u00eb fund t\u00eb vitit, natyrisht p\u00ebr neve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ne si shtet ti kemi kryer obligimet tona dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona t\u00eb cilat i kemi marr\u00eb nga Bashkimi Evropian\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Vonesat n\u00eb konstituimin e institucioneve, sipas Deliu-Kodr\u00ebs, po shkojn\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb agjend\u00ebs integruese. Thot\u00eb se edhe hezitimet e shteteve an\u00ebtare po ndikojn\u00eb q\u00eb Kosova nuk ka liberalizim t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj po e them edhe vonesat e konstituimit t\u00eb institucioneve  do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb agjend\u00ebs integruese t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi edhe  nj\u00eb situat\u00eb politike ku ka shtete q\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tyre t\u00eb brendshme ende shfaqin hezitimet e tyre n\u00eb raport me vizat p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb e madhe, p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb Kosova e ka p\u00ebrmbushur obligimin e saj n\u00eb raport me l\u00ebvizjen e lir\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb ne mbetemi vendi i vet\u00ebm do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb e kemi t\u00eb pamundur t\u00eb l\u00ebvizim lirsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u2026por kjo besoj shum\u00eb q\u00eb do ta thelloj\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb ton\u00eb n\u00eb raport me agjend\u00ebn ton\u00eb integruese p\u00ebr shkak se nuk do t\u00eb kemi mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb kemi takime me shtetet t\u00eb cilat mbase mund t\u00eb ken\u00eb hezitime p\u00ebr shkak se ekzekutivi nuk \u00ebsht\u00eb funksional, p\u00ebr shkak se legjislativi ka mbajtur vet\u00ebm nj\u00eb takim konstituiv dhe ende nuk ka d.m.th asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe natyrisht \u00e7do vones\u00eb do t\u00eb shkaktoj\u00eb edhe zvarritje t\u00eb procesit  apo t\u00eb agjend\u00ebs ton\u00eb integruese jo vet\u00ebm n\u00eb raport me Evrop\u00ebn, por edhe n\u00eb raport me nismat regjionale n\u00eb raport me Ballkanin Per\u00ebndimor dhe takimet tjera q\u00eb Kosova duhet ta luaj rolin e saj si shtet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve integruese, Demush Shasha thot\u00eb se hezitimi i shteteve an\u00ebtare, e sidomos Franc\u00ebs, mendojn\u00eb se Kosova nuk i ka p\u00ebrmbushur kriteret.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, sikurse \u00e7do \u00e7\u00ebshtje e procesit integrues jo vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn por edhe p\u00ebr Ballkanit, koh\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb komplekse, p\u00ebrderisa n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, Komisioni Evropian ka konfirmuar q\u00eb Kosova i ka p\u00ebrmbushur kriteret e liberalizimit t\u00eb vizave, p\u00ebrderisa nj\u00ebkoh\u00ebsisht Parlamenti Evropian n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka konfirmuar poashtu q\u00eb  Kosova ka p\u00ebrmbushur kriteret, nga ana tjet\u00ebr, kemi disa vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb cilat nuk mendojn\u00eb ashtu dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duhet p\u00ebrmendur Franc\u00ebn, pasiq\u00eb zyrtarisht ambasadorja franceze n\u00eb Kosov\u00eb dhe Ministria e Jashtme e k\u00ebtij shteti, kan\u00eb konfirmuar se nuk e ndajn\u00eb mendimin e nj\u00ebjt\u00eb, nuk konsiderojn\u00eb se Kosova nuk i ka p\u00ebrmbushur kushtet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Shasha ka treguar edhe arsyet p\u00ebrse k\u00ebto shtete an\u00ebtare nuk po pajtohen q\u00eb Kosova ta ket\u00eb liberalizimin e vizave.<\/p>\n<p>\u201cE para \u00ebsht\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e sundimit t\u00eb ligjit. Mungesa e rezultateve konkrete n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit. E dyta \u00ebsht\u00eb, mungesa e progresit n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi. Tani dialogu nuk \u00ebsht\u00eb kusht konkret n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi por parakusht i \u00e7do procesi integrues t\u00eb Kosov\u00ebs, prandaj Kosova p\u00ebr momentin nuk mund t\u00eb llogarit n\u00eb liberalizim t\u00eb vizave pa progres n\u00eb k\u00ebto dy fusha, si\u00e7 ishin, dialogu p\u00ebr normalilzimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi dhe progres n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shasha p\u00ebr Ekonomia Online.<\/p>\n<p>Shasha ka th\u00ebn\u00eb se qasja e Qeveris\u00eb s\u00eb re duhet q\u00eb t\u2019i bind shtetet an\u00ebtare me rezultate konkrete n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit dhe n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Franca heziton pasi mendon se Kosova nuk i ka p\u00ebrmbushur kriteret. Kriteret p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, sipas ish-kryetares s\u00eb Komisionit p\u00ebr Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, jan\u00eb p\u00ebrmbushur me koh\u00eb, raporton Ekonomia Online. Mendim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ndan edhe ish-sekretari i Ministris\u00eb s\u00eb Integrimit Evropian, Demush Shasha. Ky i fundit ka th\u00ebn\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":51428,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-51427","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51427","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51427"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51427\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51428"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51427"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51427"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51427"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}