{"id":51736,"date":"2020-02-05T15:18:31","date_gmt":"2020-02-05T15:18:31","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=51736"},"modified":"2020-02-05T15:18:44","modified_gmt":"2020-02-05T15:18:44","slug":"katundi-agroturizem-nje-model-i-vecante-i-ciftit-sllamniku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/katundi-agroturizem-nje-model-i-vecante-i-ciftit-sllamniku\/","title":{"rendered":"KATUNDI AGROTURIZ\u00cbM &#8211; NJ\u00cb MODEL I VE\u00c7ANT\u00cb I \u00c7IFTIT SLLAMNIKU"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: prof. Avni Rudaku &#8211; sociolog<\/p>\n<p>Arianit Sllamniku rritet n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb kahershme urbane n\u00eb qytetin e Gjilanit n\u00eb Kosov\u00eb. Familja e tij ishte nd\u00ebr t\u00eb parat q\u00eb merrej me shtyp, duke u njohur p\u00ebr shum\u00eb vjet, me shtypshkronj\u00ebn \u201cPIKA 5A\u201d. Shumica e atyre q\u00eb kan\u00eb pasur nevoj\u00ebn p\u00ebr printim, pa dyshim se jan\u00eb t\u00eb njohur me Familjen Sllamniku dhe angazhimet e tyre n\u00eb jet\u00ebn qytetase. Sllamniku i vijoi studimet universitare p\u00ebr gjuh\u00eb dhe let\u00ebrsi gjermane n\u00eb Universitetin Publik t\u00eb Prishtin\u00ebs; n\u00eb Kolegjin \u201cISPE\u201d po ashtu n\u00eb ba\u00e7elor n\u00eb \u201cIntegrimet evropiane\u201d, dhe m\u00eb pas, n\u00eb vitin 2015 kreu edhe studimet master n\u00eb Nic\u00eb t\u00eb Franc\u00ebs, n\u00eb fush\u00ebn e Institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb dhe Organizatat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb vitin 2009 ishte kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, por p\u00ebrfundoi si k\u00ebshilltar komunal prej vitit 2009-2013. M\u00eb pas, u b\u00eb themelues i L\u00ebvizjes Qytetare p\u00ebr Integrim dhe Zhvillim n\u00eb vitin 2013, duke e braktisur angazhimin direkt politik n\u00eb vitin 2014, pas ndarjes jo t\u00eb k\u00ebnaqshme me politik\u00ebn lokale, ndon\u00ebse her\u00eb pas her\u00eb, vazhdon t\u00eb jet\u00eb kritik ndaj politikave lokale, sidomos ndaj mbulimit t\u00eb lumenj\u00ebvedhe d\u00ebmtimin e ekosistemit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht nga zhg\u00ebnjimi me politik\u00ebn, e b\u00ebri at\u00eb t\u00eb shk\u00ebputej nga jeta aktive politike e zon\u00ebs urbane n\u00eb jet\u00ebn rurale, ushqime bio, vet\u00ebpun\u00ebsim, shpez\u00ebtari, perimtari, pem\u00ebtari e bletari. Kreativiteti, guximi, mjesht\u00ebria, vendosm\u00ebria dhe vet\u00ebnisma e tij q\u00eb nga jeta politike urbane t\u00eb kalonte n\u00eb at\u00eb rurale, e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si person, me bashk\u00ebshorten e tij Filizin. Tashm\u00eb nga nj\u00eb ide p\u00ebr pushim fundjavor me familjen e tij, n\u00eb nj\u00eb resort t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, e transformon iden\u00eb e tij p\u00ebr relaksim familjar, n\u00eb ekonomi familjare, biznes familjar, vet\u00ebpun\u00ebsim. Iniciativa e tij p\u00ebr turiz\u00ebm rural, duke pasur aq shum\u00eb vizitor\u00eb nga vendet e ndryshme amerikano-latine, Brazili, prej vendeve skandinave si Danimarka e Suedia, vendet e Evrop\u00ebs Juglindore Sllovakia e Per\u00ebndimore Belgjika e Italia etj. e b\u00ebjn\u00eb resortin e tij i lokalizuar n\u00eb Kufc\u00eb t\u00eb Ep\u00ebrme, n\u00eb \u201cresort kozmopolitan e global\u201d, multilingual dhe multikulturor. Tashm\u00eb \u201cKatundi Agroturizem\u201d arrin\u00eb t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr zonat m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb Novob\u00ebrd\u00eb e Gjilan, t\u00eb krijuar nga ideja e nj\u00eb \u00e7ifti (Arianitit dhe Filizit), q\u00eb merren poashtu edhe me kurse t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja n\u00eb zon\u00ebn urbane edhe me aktivitete kulturore, e ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Turqia si nj\u00eb vend me lidhje t\u00eb thella kulturore, historike fetare dhe tregtare me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Nisma e \u00e7iftit Sllamniku<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016 e filloi projektin me bashk\u00ebshorten e tij vet\u00ebm p\u00ebr pushime familjare. N\u00eb fillim vet\u00ebm vill\u00ebn dhe kopshtin e perimeve. Fillimi ishte menduar vet\u00ebm si pushimore p\u00ebr familjen e ngusht\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht f\u00ebmij\u00ebt. P\u00ebrvoja e tij edhe si peshkatar, drejtues federate, aktivist i mbrojtjes s\u00eb mjedisit, lumenjve e liqeneve, peshkut e tjer\u00eb e tjer\u00eb, e shtyri n\u00eb zhvendosjen e tij nga qyteti n\u00eb fshat, nga zona e betonit n\u00eb natyr\u00eb. Fillimi i banimit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb vill\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrmbushje shpirt\u00ebrore, lidhje e fuqishme  e tij me natyr\u00ebn, shpez\u00ebt, flor\u00ebn e faun\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Familja Sllamniku \u00ebsht\u00eb e njohur q\u00eb moti p\u00ebr jetes\u00eb n\u00eb qytet, nd\u00ebr familjet m\u00eb t\u00eb vjetra urbane, po i ktheheshin p\u00ebr pushime javore, fshatit, natyr\u00ebs. Me kalimin e koh\u00ebs, n\u00eb fundvitin 2017 dhe fillimin e vitit 2018, nga ferma e tyre organike, filluan me shitjen e vez\u00ebve t\u00eb pulave t\u00eb katundit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2019 filluan me shitjen e mjaltit nga fusha e bletaris\u00eb. N\u00eb vitin 2018 duke marr\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e vendeve t\u00eb ndryshme p\u00ebr turiz\u00ebm rural, arriti ta kthente k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb personale. Po ashtu, emigrimi i Arianitit nga viti 1992-1993, ku shkoll\u00ebn fillore e mbaroi n\u00eb Gjermani, dhe n\u00eb vitet 1999-2001 i angazhuar si pun\u00ebtor social n\u00eb Holand\u00eb p\u00ebr refugjat\u00ebt e luft\u00ebs nga Kosova, ndikoi n\u00eb formimin e tij personal e familjar. Kjo vet\u00ebm q\u00eb e ndihmoi at\u00eb ta transferonte kultur\u00ebn evropiane n\u00eb at\u00eb kosovare por edhe b\u00ebri q\u00eb t\u00eb m\u00ebsonte disa gjuh\u00eb, bashk\u00eb me ndikimet e tjera nga vendet fqinje e ballkanike si: gjermanishten, anglishten, turqishten, serbishten dhe boshnjakishten.<\/p>\n<p>Ve\u00e7antit\u00eb e resortit t\u00eb familjes Sllamniku<\/p>\n<p>\u201cKatundi Agroturiz\u00ebm\u201d \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb sht\u00ebpiz\u00eb e drurit me energji diellore, e vendosur n\u00eb natyr\u00eb dhe q\u00eb i ka shpallur \u201cluft\u00eb\u201d betonit, armatur\u00ebs, duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb paqe t\u00eb p\u00ebrjetshme me natyr\u00ebn, e rrethuar vet\u00ebm me kopsht, me ushqim bio, me ferm\u00ebn e pulave&#8230; Kulmi i vill\u00ebs pa mure, i mb\u00ebshtetur thuajse mbi tok\u00eb, p\u00ebrfshin sistemet m\u00eb t\u00eb reja diellore q\u00eb prodhojn\u00eb energji elektrike, si dhe mbulojn\u00eb \u00e7atin\u00eb. \u00cbsht\u00eb edhe me sistem solar q\u00eb prodhon uj\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb, ku kryhen t\u00eb gjitha k\u00ebto funksione: gjeneron energji elektrike, rikuperon energji termike dhe gjithashtu vepron si nj\u00eb kulm i gjat\u00eb dyan\u00ebsor. Kulmi q\u00ebndron stoik p\u00ebrball\u00eb er\u00ebrave, shiut e bor\u00ebs. I nd\u00ebrtuar me nj\u00eb lart\u00ebsi sikur n\u00eb kulmet e fshatrave t\u00eb Rozhaj\u00ebs, t\u00eb Rugov\u00ebs apo edhe ato gjermane, nuk e l\u00ebn\u00eb bor\u00ebn p\u00ebr asnj\u00eb moment t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe.<\/p>\n<p>Bora vall\u00ebzon me shpejt\u00ebsi n\u00eb resort duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb fush\u00ebpamjen e mysafir\u00ebve, p\u00ebr t\u2019u k\u00ebnaqur teksa vrojtojn\u00eb dukurit\u00eb e zakonshme natyrore. Ngroht\u00ebsia e vazhdueshme fizike dhe shpirt\u00ebrore, vjen nga materiale moderne e solare nga jasht\u00eb, dhe nga interieri tradicional shqiptar e oriental, duke u kombinuar shiltet e qilimat.<\/p>\n<p>\u201cKatundi Agroturizem\u201d nuk \u00ebsht\u00eb zhvendosur larg qytetit, p\u00ebr t\u00eb ruajtur lidhjen e shpejt\u00eb me zon\u00ebn urbane, me kafebaret, Muzeun e Qytetit, Teatrin dhe \u00e7do sh\u00ebrbim tjet\u00ebr t\u00eb nevojsh\u00ebm. Edhe kryeqytetin e ka jo m\u00eb larg se 35 km nga akomodimi.<\/p>\n<p>Kasollja ka nj\u00eb struktur\u00eb unike t\u00eb nd\u00ebrtimit, me 2 (dy) dhoma gjumi, nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb ndej\u00ebs ku uleni p\u00ebrdhes\u00eb, but\u00eb, tradicionalisht dhe riktheheni n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb. Ka nj\u00eb pjes\u00eb ku vet\u00ebm hahet e zihet, me nj\u00eb kuzhin\u00eb q\u00eb ka gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb duhet p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e ushqimit, qajit, kafes. Pasi \u00e7do krijes\u00eb e gjall\u00eb ha e pi, e k\u00ebrkon nj\u00eb tualet funksional, estetik dhe ku aroma e mir\u00eb kthehet me shpejt\u00ebsi e difuzion t\u00eb papar\u00eb. Kur iu bie n\u00eb mendje se nuk mund t\u00eb shk\u00ebputeni bash plot\u00ebsisht dhe p\u00ebrher\u00eb nga kanalet e shumta televizive, ju i keni n\u00eb dispozicion dy televizor\u00eb t\u00eb shesht\u00eb, ku nuk ju p\u00eblqen nj\u00eb kanal, i gjeni edhe nj\u00ebqind t\u00eb tjer\u00eb. Po u mbush\u00ebt me televizion dhe p\u00ebrmbajtje q\u00eb ju ofrojn\u00eb pronar\u00eb mediash, kryeredaktor\u00eb dhe redaktor\u00eb, e doni q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb kaloni n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb shikoni \u00e7far\u00eb doni vet\u00eb ju, t\u00eb p\u00ebrcillni at\u00eb q\u00eb ju p\u00eblqen, ta ndalni ku dhe kur t\u00eb doni, keni qasje 24 or\u00ebshe n\u00eb WiFi, t\u00ebr\u00ebsisht falas.<\/p>\n<p>Stafi dhe nikoqiri \u00ebsht\u00eb i hapur ndaj secil\u00ebs kultur\u00eb, bot\u00ebkuptim, gjuh\u00eb, fe, etni, komb, shtet, rajon, kontinent a meridian. Rajonalisht, njohin gjuh\u00ebn serbe. Pak m\u00eb tej se kjo, e kthejn\u00eb n\u00eb boshnjakisht. Kur e shohin q\u00eb ju doni t\u00eb flisni gjuh\u00eb t\u00eb G\u00ebtes, Shillerit, filozof\u00ebve dhe shkrimtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, ju flasin gjermanisht. Dhe gjithmon\u00eb i kthehen gjuh\u00ebs \u201cfransua lingua\u201d, \u201cEnglish global\u201d, nj\u00eb gjuhe q\u00eb nd\u00ebrlidh\u00eb popuj, kultura, biznese e shtete, gjuh\u00ebn angleze.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm kaq.<\/p>\n<p>Stafi i vill\u00ebs ju ofron informacione rreth trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb af\u00ebrt. B\u00ebhet ciceroni i juaj i Kalas\u00eb s\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Novob\u00ebrd\u00ebs dhe t\u00eb Pogragj\u00ebs, dy kala t\u00eb nd\u00ebrtuara para shum\u00eb shekujve, e t\u00eb cilat ofrojn\u00eb pamje t\u00eb mrekullueshme, fotografi q\u00eb t\u00eb stepin p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe ndjenja estetike duke ju kthyer n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb shpikjes ende t\u00eb \u201cmakin\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs\u201d. Af\u00ebr \u201cKatundi Agroturizem\u201d, ciceroni do t\u00eb ju tregoj\u00eb rrug\u00ebn e shkurt\u00ebr p\u00ebr vizit\u00eb t\u00eb ish-Sarajit t\u00eb Mustaf\u00eb Pash\u00ebs, e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1887, ku nga banimi i at\u00ebhersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs. <\/p>\n<p>Af\u00ebr vill\u00ebs, ju p\u00ebrcjellim p\u00ebr vizit\u00eb deri te Sht\u00ebpia e Zekirja Abdullahut-Gjilan, e periudh\u00ebs osmane, n\u00eb shek.. XIX., nj\u00eb stil i ve\u00e7ant\u00eb arkitekturor. Nuk do t\u00eb mungojn\u00eb informacionet p\u00ebr tumat ilire n\u00eb Llashtic\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkasin antikitetit, shek.VIII-VII para er\u00ebs son\u00eb. Ka xhami q\u00eb supozohet se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb shek.. XVII, akoma pa u nd\u00ebrtuar qyteti i Gjilanit, Xhamia Atik, ose Kisha n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, Kisha Ortodokse e shek.. XIX.<\/p>\n<p>N\u00ebse keni vetur\u00eb private, ose d\u00ebshironi t\u00eb merrni nj\u00eb vetur\u00eb me qira, parkingu \u00ebsht\u00eb falas dhe i lir\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ju. Sa i p\u00ebrket gj\u00ebrave t\u00eb ndaluara, ndalohet \u00e7do gj\u00eb d\u00ebmton sh\u00ebndetin e juaj. \u201cKatundi Agroturizem\u201d si ndales\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb vetme, ka q\u00eb mysafir\u00ebt t\u00eb jen\u00eb brenda n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb lidhja me natyr\u00ebn t\u00eb jet\u00eb e pashk\u00ebputur 24 or\u00eb, me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb.<br \/>\n\u201cKatundi Agroturizem\u201d ka edhe nj\u00eb furr\u00eb t\u00eb jashtme, ku mund t\u00eb piqet mishi n\u00ebse jeni mishngr\u00ebn\u00ebs. Me vegjetacionin e pasur, perimet e mbjella n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb natyrore, ju mund t\u00eb mbeteni vegjetarian\u00eb. Q\u00eb doni t\u00eb jeni vegan\u00eb, nuk iu sheh syri asnj\u00ebher\u00eb produktet shtazore n\u00eb kuzhin\u00eb, por sodisni me k\u00ebnaq\u00ebsi bot\u00ebn e pulave ku vez\u00ebt vet\u00ebm \u00e7elin zogjt\u00eb e tyre.<br \/>\n\u201cKatundi Agroturizem\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: mishngr\u00ebn\u00ebs, vegjetarian\u00eb, vegan\u00eb. Em\u00ebruesi i p\u00ebrbashk\u00ebt mbetet: ushqim dhe ushqyerje e sh\u00ebndetshme, kalorike dhe bio. \u00c7do gj\u00eb natyrore, e gjall\u00eb, e mbjellur dhe e vjelur n\u00eb koh\u00eb e me koh\u00eb.<\/p>\n<p>Shembulli i t\u00eb zhg\u00ebnjyerve nga politika<\/p>\n<p>Shkenca na m\u00ebson se njer\u00ebzit d\u00ebshp\u00ebrimin dhe zhg\u00ebnjimin e tejkalojn\u00eb n\u00eb forma nga m\u00eb t\u00eb larmishmet. Disa zhg\u00ebnjimin e kthejn\u00eb edhe n\u00eb neuroz\u00eb, por edhe variante t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve sociale me t\u00eb tjer\u00ebt, duke p\u00ebrfshir\u00eb familjen, lagjen, koleg\u00ebt e pun\u00ebs dhe k\u00ebdo me t\u00eb cil\u00ebt u bie t\u00eb nd\u00ebrveprojn\u00eb. Sllamniku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekzemplar i duhur i sublimimit t\u00eb energjis\u00eb zhg\u00ebnjyese nga jeta politike n\u00eb zon\u00ebn urbane, n\u00eb dobishm\u00ebri ekonomike, kulturore e turistike, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr veten e tij, familjen, por edhe n\u00eb dobishm\u00ebri shoq\u00ebrore, duke kontribuar n\u00eb turiz\u00ebm rural, n\u00eb dy komunat fqinje: Gjilanin dhe Novob\u00ebrd\u00ebn.<\/p>\n<p>Z. Sllamniku nga nj\u00eb peshkatar me pasion, promovues i peshkataris\u00eb n\u00eb nivel vendi dhe hap\u00ebsire nd\u00ebrkomb\u00ebtare, avokues i mbrojtjes s\u00eb lumenjve e liqeneve nga gur\u00ebthyesit dhe nxjerr\u00ebsit e zhavorrit, nga nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i qytetar\u00ebve n\u00eb Kuvendin Komunal t\u00eb Gjilanit, i kthehet biznesit familjar, prodhimit t\u00eb ushqimit natyral, promovimit t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb lidhje kohezive me natyr\u00ebn dhe t\u00eb jetuarit n\u00eb aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr, gjelb\u00ebrim, bujq\u00ebsi, bletari e turiz\u00ebm rural.<\/p>\n<p>Shembulli i tij \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb: qoft\u00eb p\u00ebr guximin e tij p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb parrethuar me asnj\u00eb investitor tjet\u00ebr, qoft\u00eb p\u00ebr kreativitetin, kur dihet se n\u00eb Kosov\u00eb, ka dominuar nj\u00eb logjik\u00eb e imitimit n\u00eb biznese. Kjo e fundit, duhet sqaruar edhe m\u00eb tej: Ka hapur dikush nj\u00eb pomp\u00eb benzine dhe n\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrt t\u00eb rrug\u00ebs, dikush tjet\u00ebr ka hapur nj\u00eb pomp\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb perimet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. Ngjash\u00ebm ka ndodhur n\u00eb dyqane t\u00eb pavarura tregtare (D.P.T.), kur dikush e ka hapur n\u00eb nj\u00eb lagje nj\u00eb shitore, ngjitur me t\u00eb, fqiu e ka hapur nj\u00eb dyqan tjet\u00ebr, me profil krejt t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.<br \/>\nPra, Sllamniku jo vet\u00ebm q\u00eb promovon jet\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme, kultivim t\u00eb prodhimit bio, m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb jet\u00ebs si n\u00eb Per\u00ebndim e gjetiu, por edhe vet\u00ebpun\u00ebsohet, hap vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, promovon turizmin rural dhe s\u00eb fundi, ka arritur edhe t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb restorant t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me sh\u00ebrbim, ushqim dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, n\u00eb mm\u00ebnyr\u00eb natyrale dhe ekologjike, ashtu si\u00e7 e ka resortin e tij me energji alternative, energji solare.<\/p>\n<p>\u201cKatundi Agroturizem\u201d ka sot vill\u00ebn, ferm\u00ebn e pulave, kopshtin e perimeve, fidanishten e pem\u00ebve me 330 fidane si dhe parkun e blet\u00ebve dhe s\u00eb fundmi edhe restaurantin me recetat dhe pjekjet e ushqimeve tradicionale nga kopshti dhe ferma organike e drejt e n\u00eb pjat\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb model \u00e7ifti bashk\u00ebshortor, q\u00eb duhet ndjekur p\u00ebr \u201cstart up\u201d me biznes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb ia shohin hajrin familja, shoq\u00ebria, dy komunat dhe vet\u00eb shteti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: prof. Avni Rudaku &#8211; sociolog Arianit Sllamniku rritet n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb kahershme urbane n\u00eb qytetin e Gjilanit n\u00eb Kosov\u00eb. Familja e tij ishte nd\u00ebr t\u00eb parat q\u00eb merrej me shtyp, duke u njohur p\u00ebr shum\u00eb vjet, me shtypshkronj\u00ebn \u201cPIKA 5A\u201d. Shumica e atyre q\u00eb kan\u00eb pasur nevoj\u00ebn p\u00ebr printim, pa dyshim se jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":51737,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-51736","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51736","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51736"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51736\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51737"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}