{"id":51881,"date":"2020-02-10T09:18:47","date_gmt":"2020-02-10T09:18:47","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=51881"},"modified":"2020-02-10T09:18:47","modified_gmt":"2020-02-10T09:18:47","slug":"shfuqizimi-i-takses-mes-perkrahjes-e-kundershtimit-te-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shfuqizimi-i-takses-mes-perkrahjes-e-kundershtimit-te-opozites\/","title":{"rendered":"Shfuqizimi i taks\u00ebs mes p\u00ebrkrahjes e kund\u00ebrshtimit t\u00eb opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Taksa doganore 100 p\u00ebr qind e vendosur nga qeveria e kaluar e Kosov\u00ebs p\u00ebr importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina po shqyrtohet nga qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti, me synimin q\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me reciprocitet t\u00eb plot\u00eb politik, ekonomik dhe tregtar.<\/p>\n<p>Kryeministri Kurti ka paralajm\u00ebruar tashm\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e taks\u00ebs me recipricitet t\u00eb plot\u00eb politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbis\u00eb. P\u00ebr shfuqizimin e taks\u00ebs ai ka marr\u00eb edhe mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimit Evropian, por jo edhe t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb cil\u00ebt monitorojn\u00eb pun\u00ebn e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs thon\u00eb se Qeveria e re e Kosov\u00ebs, taks\u00ebn doganore 100 p\u00ebr qind mund ta heqin me nj\u00eb vendim t\u00eb qeveris\u00eb, ngjash\u00ebm si\u00e7 ka vepruar edhe qeveria e kaluar kur vendosi k\u00ebt\u00eb taks\u00eb.<\/p>\n<p>Violeta Haxholli, hulumtuese n\u00eb Institutin Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se heqja e taks\u00ebs doganore ndaj importeve nga Serbia mund t\u00eb b\u00ebhet me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb sipas saj, para se t\u00eb ndodh nj\u00eb vendim i till\u00eb, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb \u00e7do qasje e re ndaj Serbis\u00eb t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unike nga ana e gjith\u00eb spektrit politik n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb duhet t\u00eb ndodh, n\u00ebse qeveria e re vendos t\u00eb pezulloj\u00eb taks\u00ebn p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar at\u00eb me masat e reciprocitet ndaj Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, meqen\u00ebse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me procesin e dialogut Kosov\u00eb \u2013 Serbi, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb unitet t\u00eb spektrit politik dhe konsensusit, unitet ky i cili i ka munguar sken\u00ebs politike deri m\u00eb tani\u201d, thot\u00eb Haxholli.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti ka th\u00ebn\u00eb se heqja e taks\u00ebs dhe vendosja e reciprocitetit, mund\u00ebsohet edhe p\u00ebrmes rezolut\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr reciprocitet.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2011, me propozim t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Kuvendi i Kosov\u00ebs kishte miratuar nj\u00eb rezolut\u00eb, e cila n\u00eb pik\u00ebn e par\u00eb t\u00eb saj, thoshte se \u201cQeveria e Kosov\u00ebs, duhet t\u2019i nd\u00ebrmarr\u00eb masat e reciprocitetit t\u00eb plot\u00eb politik, tregtar ndaj Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mas\u00eb reciprociteti, Qeveria e Kosov\u00ebs e kishte zbatuar ndaj Serbis\u00eb edhe n\u00eb muajin korrik t\u00eb vitit 2011, por vendimi ishte zbatuar vet\u00ebm p\u00ebr 50 dit\u00eb dhe m\u00eb pas ishte shfuqizuar.<\/p>\n<p>Violeta Haxholli nga KDI e quan reciprocitetin mas\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb mund t\u00eb vendos Qeveria e re.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb kam d\u00ebgjuar, q\u00eb ka paralajm\u00ebruar kryeministri, \u00ebsht\u00eb se ai do ta diskutoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e reciprocitetit edhe me subjektet opozitare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb pajtim se si duhet t\u00eb veprohet me taks\u00ebn. K\u00ebrkesa p\u00ebr reciprocitet ndaj Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKa shum\u00eb aspekte ku Kosova mund t\u00eb vendos\u00eb reciprocitet ekonomik, tregtar dhe politik, pra ka hap\u00ebsir\u00eb ku mund t\u00eb vendoset. Para vendosjes s\u00eb taks\u00ebs, Serbia nuk i ka njohur disa nga dokumentet e Kosov\u00ebs, si p.sh kur eksportuesit kosovar\u00eb kan\u00eb ekspertuar produktet e tyre, por ka edhe \u00e7\u00ebshtje tjera ku Kosova mund t\u00eb vendos\u00eb reciprocitet\u201d, thot\u00eb Haxholli.<\/p>\n<p>Opozita kund\u00ebr heqjes s\u00eb taks\u00ebs<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media derisa ka folur p\u00ebr heqjen e taks\u00ebs dhe vendosjen e masave t\u00eb reciprocitetit ekonomike, politike dhe tregtare ka th\u00ebn\u00eb se beson q\u00eb edhe opozita do t\u00eb pajtohet me masa reciprociteti ndaj Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb besoj q\u00eb edhe ata t\u00eb cil\u00ebt sot jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb ose ata t\u00eb cil\u00ebt nuk na votuan mund t\u00eb mos pajtohen p\u00ebr gj\u00ebra ta ndryshme, por p\u00ebr reciprocitetin plot\u00ebsisht jan\u00eb dakord\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, partit\u00eb opozitare jan\u00eb shprehur kund\u00ebr heqjes s\u00eb taks\u00ebs kurse reciprocitetin ndaj Serbis\u00eb e shohin si mas\u00eb jo t\u00eb duhur.<\/p>\n<p>Deputetja e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Teuta Haxhiu tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrdoret \u00e7do instrument p\u00ebr t\u00eb ndaluar vendimin p\u00ebr heqjen e taks\u00ebs. Ajo tha se opozita do ta th\u00ebrras edhe n\u00eb interpelanc\u00eb kryeministrin Kurti p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e taks\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cEnde nuk dua t\u00eb besoj q\u00eb Kurti t\u00eb shkoj deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb ta heq taks\u00ebn p\u00ebrderisa a e din\u00eb q\u00eb shteti i Kosov\u00ebs nuk p\u00ebrfiton. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me taks\u00ebn n\u00eb fuqi kan\u00eb fituar prodhuesit vendor, nd\u00ebrsa ka humbur miliona euro Serbia. Ne do t\u00eb kund\u00ebrshtojm\u00eb fuqish\u00ebm, do t\u00eb jemi bashk\u00eb si opozit\u00eb, por jam e sigurt q\u00eb edhe brenda subjektit t\u00eb Lidhjes Demokratike dhe L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje do t\u00eb ket\u00eb deputet q\u00eb do ta p\u00ebrkrahin q\u00eb taksa t\u00eb mbetet n\u00eb fuqi\u201d, thot\u00eb Haxhiu.<\/p>\n<p>Mos-heqjen e taks\u00ebs e ka k\u00ebrkuar edhe kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Veseli. Ai n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin social, Facebook ka th\u00ebn\u00eb se taksa 100 p\u00ebr qind ndaj importeve t\u00eb Serbis\u00eb nuk duhet hequr, pasi sipas tij, ai vendim ka qen\u00eb dinjitoz p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cQeveria e re duhet t\u00eb mos t\u00eb dor\u00ebzohet para Serbis\u00eb p\u00ebrpara sfidave dhe vendimeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb e presin Kosov\u00ebn\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Veseli n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin social, Facebook.<\/p>\n<p>Partia e Veselit ka qen\u00eb pjes\u00eb e koalicionit qeveritar, kur ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj ka marr\u00eb vendim p\u00ebr taks\u00ebn n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, cili ka vendosur taks\u00ebn i ka k\u00ebrkuar kryeministrit, Albin Kurti, t\u00eb mos e heq\u00eb taks\u00ebn ndaj mallrave serbe.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb letre drejtuar Kurtit, Haradinaj thot\u00eb se \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb Serbis\u00eb duhet t\u00eb jemi bashk\u00eb deri n\u00eb njohje reciproke, e jo t\u00eb jesh p\u00ebr nj\u00eb reciprocitet pa njohje\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa debatet rreth taks\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb vazhdojn\u00eb, thirrje p\u00ebr heqjen e k\u00ebtij vendimi drejtuar qeveris\u00eb Kurti, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimi Evropian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Taksa doganore 100 p\u00ebr qind e vendosur nga qeveria e kaluar e Kosov\u00ebs p\u00ebr importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina po shqyrtohet nga qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti, me synimin q\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me reciprocitet t\u00eb plot\u00eb politik, ekonomik dhe tregtar. Kryeministri Kurti ka paralajm\u00ebruar tashm\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e taks\u00ebs me recipricitet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":51882,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-51881","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51881","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51881"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51881\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51882"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51881"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51881"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51881"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}