{"id":52328,"date":"2020-02-22T10:53:45","date_gmt":"2020-02-22T10:53:45","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=52328"},"modified":"2020-02-22T10:53:45","modified_gmt":"2020-02-22T10:53:45","slug":"ekskluzive-serbizimi-i-familjes-gjaka-ne-fshatin-shillove-te-gjilanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ekskluzive-serbizimi-i-familjes-gjaka-ne-fshatin-shillove-te-gjilanit\/","title":{"rendered":"Ekskluzive: Serbizimi I Familjes Gjaka N\u00eb Fshatin Shillov\u00eb T\u00eb Gjilanit"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Prof.Dr. Qazim Namani<\/p>\n<p>Procesi i asimilimit t\u00eb popullat\u00ebs shqiptare dhe vllahe n\u00eb Gadishullin Ilirik \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e pa hulumtuar dhe e pa trajtuar sa duhet n\u00eb aspektin shkencor.<\/p>\n<p>Puna hulumtuese n\u00eb terren ofron mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mblidhen gjurm\u00ebt e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, materiale e shpirt\u00ebrore, dhe kujtesa e popullat\u00ebs q\u00eb me shekuj i ruajti dhe i krijoi ato.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hulumtimeve n\u00eb terren, p\u00ebrve\u00e7 gjurm\u00ebve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb materiale, hulumtimi i toponimeve, antroponimeve dhe trungjeve familjare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kuptuar t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb historike e kulturore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e pun\u00ebs n\u00eb terren prej shum\u00eb vitesh m\u00eb kishte frym\u00ebzuar q\u00eb ti kushtoj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe edhe zhvillimit t\u00eb familjes shqiptare gjat\u00eb sundimit mbi 500 vje\u00e7ar nga Perandoria Osmane.<\/p>\n<p>Familjen shqiptare gjat\u00eb pushtimit Osman, e kishin p\u00ebrcjell\u00eb kriza t\u00eb shumta me plot\u00eb tragjedi e humbje njer\u00ebzore, ndryshime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb aspektin e kultur\u00ebs, religjionit dhe identitetit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Puna n\u00eb terren m\u00eb frym\u00ebzoi q\u00eb t\u00eb thellohem n\u00eb hulumtime, dhe t\u00eb kuptoj\u00eb se shum\u00eb familje shqiptare e vllahe, gjat\u00eb pes\u00eb shekujve t\u00eb fundit ishin t\u00eb pa mbrojtura, andaj nga rrethanat politike dhe presionet e shumta ishin detyruar ta nd\u00ebrrojn\u00eb  identitetin, religjionin dhe gjuh\u00ebn amtare.<\/p>\n<p>Duke i mbledhur me kujdes t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb mesin e popullit ton\u00eb, dhe duke i krahasuar me burime historike t\u00eb koh\u00ebs, fillova t\u00eb hulumtoj\u00eb procesin e asimilimit me \u00e7\u2019rast realizova disa intervista me pjes\u00ebtar t\u00eb qindra familjeve shqiptare, dhe jo shqiptare p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre familjare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs time kuptova se n\u00eb Kosov\u00eb, kishte mjaft familje serbe q\u00eb gjat\u00eb dy shekujve t\u00eb fundit, ishin shk\u00ebputur nga trungu i tyre familjar dhe identiteti i tyre m\u00eb i hersh\u00ebm arb\u00ebror.<\/p>\n<p>Pas incizimeve dhe intervistave t\u00eb para me dy familje serbe, nj\u00eb dit\u00eb duke e zhvilluar nj\u00eb bised\u00eb miq\u00ebsore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, me profesorin e artit Haki Gjaklin e kuptova se nj\u00eb familje serbe n\u00eb fshatin Shillov\u00eb t\u00eb Gjilanit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb lidhje gjaku me familjen shqiptare Gjaka, q\u00eb sot jeton n\u00eb Ferizaj. Fillova t\u00eb interesohem rreth k\u00ebtij rasti, dhe nga disa qytetar n\u00eb Gjilan m\u00ebsova se nj\u00eb familje serbe q\u00eb jetonte n\u00eb Shillov\u00eb e mban mbiemrin Gjakliq.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015 gjat\u00eb p\u00ebrnjohjes s\u00eb terrenit, k\u00ebt\u00eb rast e kisha diskutuar me an\u00ebtar\u00ebt e ekipit t\u00eb Institutit p\u00ebr Mbrojtjen e Monumenteve t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe shum\u00ebher\u00eb e bisedonim me kolegun tim Emin Sallahun, q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb me karakter pune n\u00eb k\u00ebt\u00eb familje.<\/p>\n<p>Me dat\u00ebn 26 maj 2015, pasi e vizituam kish\u00ebn n\u00eb Kmetoc, duke u kthyer n\u00eb drejtim t\u00eb Gjilanit mu kujtua familja Gjakliq n\u00eb Shillov\u00eb. Fillova ta diskutoj rastin e familjes Gjakliq me koleg\u00ebt, Emini q\u00eb e drejtonte vetur\u00ebn u pajtua q\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb fshatin Shillov\u00eb. Po sa hym\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit pyet\u00ebm p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e familjes Gjakliq. Fshatar\u00ebt na treguan se ku gjendet sht\u00ebpia e familjes s\u00eb Zhivojin Gjakliqit. Kur u afruam para sht\u00ebpis\u00eb e gjet\u00ebm Zhivojinin duke punuar n\u00eb kopshtin e tij. Vetura e jon\u00eb kishte regjistrim zyrtar\u00eb, andaj ne e v\u00ebrejt\u00ebm se Zhivojini i shikonte tabelat, u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe shikonte n\u00eb drejtimin ton\u00eb. Ne e ndal\u00ebm vetur\u00ebn af\u00ebr tij. E hapa me kujdes dritaren e vetur\u00ebs dhe e p\u00ebrsh\u00ebndeta, duke e pyetur mos jeni ju familja Gjakliq?<\/p>\n<p>Po, u p\u00ebrgjigj Zhivojini.<\/p>\n<p>A ka mund\u00ebsi ta zhvillojm\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me ju, iu drejtova un\u00eb?<\/p>\n<p>Zhivojini me nj\u00eb buz\u00ebqeshje m\u00eb tha, a mos keni ardhur p\u00ebr fisin tim?<\/p>\n<p>Po, ashtu \u00ebsht\u00eb, e lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, ia ktheva un\u00eb.<\/p>\n<p>Zhivojini na tregoi ku mund ta parkonim vetur\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne t\u00eb gjith\u00eb dol\u00ebm prej vetur\u00ebs, u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm dhe u ul\u00ebm n\u00eb tavolin\u00ebn q\u00eb gjendej n\u00eb kopshtin e tij.<\/p>\n<p>Zhivojini kishte sht\u00ebpi t\u00eb madhe, kopsht t\u00eb bukur, t\u00eb mbushur me lule q\u00eb sa po kishin \u00e7elur.<\/p>\n<p>Zhivojini e ftoi bashk\u00ebshorten e tij, e cila pasi na p\u00ebrsh\u00ebndeti na gostiti me pije t\u00eb ndryshme e kafe. Menj\u00ebher\u00eb erdhi na p\u00ebrsh\u00ebndeti edhe djali i tij, e reja, dhe e kuptuam se q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ishin punonj\u00ebs t\u00eb arsimit.<\/p>\n<p>Ne u treguam se arsyeja e vizit\u00ebs ton\u00eb n\u00eb familjen Gjakliq ishte nj\u00eb informat\u00eb e jon\u00eb e m\u00ebhershme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb familje.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj filloi biseda, dhe ne parashtruam pyetje t\u00eb shumta rreth familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim un\u00eb iu drejtova Zhivojinit duke i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb na fliste di\u00e7ka p\u00ebr etimologjin\u00eb e mbiemrit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Zhivojini me t\u00eb qeshur tha: Po si duket mbiemri i familjes ton\u00eb Gjakliq, ka etimologji nga gjuha shqipe, dhe kuptimi i  saj rrjedh nga fjala gjak n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Un\u00eb, tha ai, e mbaj\u00eb mbiemrin e vjet\u00ebr familjar, nd\u00ebrsa disa kush\u00ebrinj dhe v\u00ebllai im, i kan\u00eb nd\u00ebrruar mbiemrat para disa viteve. V\u00ebllai im Gradimiri, tha Zhivojini, tash jeton n\u00eb Beograd, atje ka funksion t\u00eb lart\u00eb dhe e mban mbiemrin e st\u00ebrgjyshit ton\u00eb Mihajloviq.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebrkuam nga ai t\u00eb na tregoj\u00eb se \u00e7ka din\u00eb p\u00ebr origjin\u00ebn e familjes s\u00eb tij, se a jan\u00eb t\u00eb ardhur n\u00eb fshatin Shillov\u00eb apo jan\u00eb autokton.<\/p>\n<p>Zhivojini tha: Sipas tregimeve nga t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, familja jon\u00eb para qindra viteve, kishte ardhur n\u00eb Kosov\u00eb nga Velesi i Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nd\u00ebrhym\u00eb n\u00eb bised\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb Zhivojinit, a mos kishin qen\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebr.<\/p>\n<p>Zhivojin po u p\u00ebrgjigj, ju kah po e dini k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Ne qesh\u00ebm dhe ja shpjeguam Zhivojinit, sepse k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfimin me tre v\u00ebllez\u00ebr, e kishim mbledhur gjat\u00eb pun\u00ebs ton\u00eb n\u00eb terren te qindra familje shqiptare.<\/p>\n<p>Zhivojini, e vazhdoi bised\u00ebn duke treguar se tre v\u00ebllez\u00ebr kishin qen\u00eb, dy v\u00ebllez\u00ebr kishin mbetur t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shillov\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00ebri prej tyre kishte shkuar t\u00eb jetonte n\u00eb malet e Zhegocit n\u00eb fshatin Kishnopole. V\u00ebllai, i cili shkoi n\u00eb Kishnopolei ka pasur tre djem, dhe raportet n\u00eb mes familjes Gjakliq dhe atyre n\u00eb Kishnopole kurr\u00eb nuk jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb. Madje Zhivojini tha, kam shkuar n\u00eb Ferizaj p\u00ebr ta ngush\u00eblluar nj\u00ebrin prej atyre, q\u00eb i kishte vdekur n\u00ebna, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ne zakonisht \u00e7do familje q\u00eb e kemi vizituar ia merrnim t\u00eb dh\u00ebnat e kujtes\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr trungun familjar. K\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkuam edhe n\u00eb familjen Gjakliq, e cila dilte k\u00ebshtu:<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/683EEB9E-0C16-43E5-A5B8-10D25ABB1507.jpeg\" alt=\"\" width=\"454\" height=\"395\" class=\"aligncenter size-full wp-image-52329\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/683EEB9E-0C16-43E5-A5B8-10D25ABB1507.jpeg 454w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/683EEB9E-0C16-43E5-A5B8-10D25ABB1507-300x261.jpeg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 454px) 100vw, 454px\" \/><\/p>\n<p>Meqen\u00ebse ne i dinim gjurm\u00ebt e trash\u00ebgimis\u00eb arkeologjike n\u00eb fshatin Kishnopole, Zhivojinit i treguam edhe p\u00ebr kish\u00ebn e vjet\u00ebr p\u00ebrball fush\u00ebs s\u00eb fshatit. Ne i shpjeguam se emri i fshatit rrjedh nga kisha e vjet\u00ebr shqiptare, dhe fusha pran\u00eb saj, por q\u00eb m\u00eb von\u00eb kuptimi p\u00ebr fush\u00ebn ka marr etimologji sllave.<\/p>\n<p>Shpeshher\u00eb gjat\u00eb bised\u00ebs Zhivojini d\u00ebshironte t\u00eb na fliste, p\u00ebr raportet e mira me shqiptar\u00ebt, si \u00ebsht\u00eb takuar pas lufte me shum\u00eb lider politik shqiptar, po thuaj t\u00eb gjith\u00eb i p\u00ebrmendte me em\u00ebr e mbiem\u00ebr.<\/p>\n<p>Zhivojini tha, ju si\u00e7 po e shihni, un\u00eb as telefon nuk mbaj me vete, pasi q\u00eb m\u00eb par\u00eb kam qen\u00eb kolonel ushtarak dhe tani jam i pensionuar. Ai e potencoi se edhe pse kishte qen\u00eb oficer n\u00eb armat\u00ebn serbe, gjithher\u00eb ishte sjell\u00eb mir\u00eb me shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ne e d\u00ebgjonim me v\u00ebmendje, dhe her\u00eb pas here nd\u00ebrhynim me ndonj\u00eb pyetje n\u00eb rr\u00ebfimet e Zhivojinit.<\/p>\n<p>Zhivojini filloi t\u00eb rr\u00ebfente p\u00ebr mitingun e serb\u00ebve, q\u00eb mbahej n\u00eb Mazgit vite me radh\u00eb. Ai shprehej i mllefosur p\u00ebr mos organizimin e tij t\u00eb duhur, madje tregoi se kishte qen\u00eb n\u00eb k\u00ebshillin organizativ.<\/p>\n<p>Ne atij i shpjegonim rreth ngjarjeve historike n\u00eb tre shekujt e fundit, p\u00ebr rrethanat politike, gjendjen e popullat\u00ebs shqiptare gjat\u00eb shekujve, shp\u00ebrnguljet nga trojet etnike, asimilimin dhe vrasjet e shumta t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Derisa ne ia shpjegonim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kronologjike ngjarjet e shekullit XIX, Zhivojinit i b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje regjistrimi i popullat\u00ebs sipas identitetit fetar pas reformave t\u00eb \u201cTanzimatit\u201d. Me k\u00ebto reforma identiteti komb\u00ebtar e p\u00ebrcaktonte edhe miletin (komb\u00ebsin\u00eb). Shqiptar\u00ebt mysliman t\u00eb gjith\u00eb u regjistruan si osmanlinj, shqiptar\u00ebt katolik si latin, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt ortodoks n\u00eb munges\u00eb s\u00eb kish\u00ebs ortodokse shqiptare u detyruan t\u00eb regjistrohen me etni greke, serbe dhe bullgare. Si\u00e7 shihet popullata shqiptare nuk kishte mund\u00ebsi q\u00eb ta ruaj p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike arb\u00ebrore, por ishte detyruar ta nd\u00ebrronte identitetin komb\u00ebtar. Meqen\u00ebse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ndikimi rus ishte shum\u00eb i madh dhe me marr\u00ebveshjen e Bukureshtit n\u00eb mes t\u00eb Rusis\u00eb dhe P. Osmane, popullata ortodokse q\u00eb jetonte n\u00eb Rumeli kishte fituar privilegje dhe p\u00ebrkrahjen e fuqishme t\u00eb Rusis\u00eb. N\u00eb territorin e Rumelis\u00eb tani ve\u00e7 ishin themeluar kishat e pavarura greke, serbe, bullgare dhe rumune. N\u00eb territorin e Kosov\u00ebs s\u00eb sotme, n\u00eb kishat ortodokse klerik\u00ebt e mbanin liturgjin\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn greke, dhe ishin drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti t\u00eb lidhur me Patriarkalen e Stambollit. N\u00eb territorin e Sanxhakut t\u00eb Nishit, Kosov\u00ebs s\u00eb sotme dhe Shqip\u00ebrin\u00eb veriore, kishin dep\u00ebrtuar klerik fetar ortodoks q\u00eb ju sh\u00ebrbenin agjenturave ruse n\u00eb rajon. Rus\u00ebt e p\u00ebrkrahnin kish\u00ebn ortodokse serbe q\u00eb ishte themeluar n\u00eb vitin 1837, andaj p\u00ebrmes tyre shum\u00eb misionar fetar kishin hapur n\u00eb Kosov\u00eb kurse fetare e m\u00eb von\u00eb edhe shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn serbe. Sipas k\u00ebsaj platforme dhe projekteve ruse popullata ortodokse shqiptare dhe vllahe n\u00eb trevat shqiptare filloi me rit\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb t\u00eb serbizohet. Serbizimi i plot\u00eb i popullat\u00ebs ortodokse n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb vitin 1896, kur p\u00ebrfundimisht kisha serbe arriti ti d\u00ebboj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kler\u00ebt fetar ortodoks grek, dhe ti z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb ata me klerik serb\u00eb n\u00eb Prizren, Prishtin\u00eb, Lipjan, Ferizaj, Mitrovic\u00eb, Gjilan dhe qytete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ne duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb literatur\u00eb t\u00eb koh\u00ebs e njoftonim Zhivojinin se n\u00eb vitet e para pas reformave t\u00eb \u201cTanzimatit\u201d, popullata e krishter\u00eb ortodokse e Anamorav\u00ebs n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr tu regjistruar me p\u00ebrkat\u00ebsi arb\u00ebrore ishte regjistruar si etni bullgare.<\/p>\n<p>Zhivojini d\u00ebgjonte me v\u00ebmendje kur ne i flisnim p\u00ebr lidhjet farefisnore t\u00eb shum\u00eb familjeve serbe me familjet shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb. Ne shpjegonim me fakte nga terreni dhe literatura p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb arb\u00ebrore t\u00eb popullat\u00ebs ortodokse (Raja),q\u00eb kishte jetuar n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb sundimit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hulumtimeve n\u00eb terren, por edhe duke shfletuar literatur\u00ebn, sado e pakt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ne e kishim kuptuar se familjet ortodokse shqiptare t\u00eb cilat Gjinoll\u00ebt e Gjilanit i kishin sjell\u00eb n\u00eb tokat e tyre rreth Gjilanit, Rrafshit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe qytete tjera gjat\u00eb reformave t\u00eb \u201cTanzimatit\u201d i kishin shp\u00ebtuar procesit t\u00eb islamizimit, por p\u00ebr fat t\u00eb keq m\u00eb von\u00eb k\u00ebto familje u serbizuan.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb gjat\u00eb bised\u00ebs ne e pyet\u00ebm Zhivojinin, se a kishte njohuri p\u00ebr familjet Gjaka n\u00eb Podujev\u00eb me rrethin\u00eb, Prishtin\u00eb, Vushtrri dhe vendbanime tjera.<\/p>\n<p>Zhivojini mbetej i habitur kur ne i flisnim p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb familjeve shqiptare me mbiemrin e tij Gjaka.<\/p>\n<p>Ai i habitur u shpreh \u2013 po shum\u00eb qenkan, un\u00eb k\u00ebto si kam ditur, por prej kah e kan\u00eb origjin\u00ebn k\u00ebto familje.<\/p>\n<p>Ne i treguam Zhivojinit, se k\u00ebto familje jan\u00eb me origjin\u00eb nga fshati Gjak\u00eb, i cili gjendet pak kilometra tej kufirit t\u00eb sot\u00ebm Kosov\u00eb\u2013Serbi, n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb \u00e7on n\u00eb Nish\u00eb. Ne i shpjeguam p\u00ebr fatin e hidhur q\u00eb p\u00ebrjetuan ato familje gjat\u00eb shp\u00ebrnguljes me dhun\u00eb prej fshatit t\u00eb tyre nga ushtria serbe gjat\u00eb vitit 1878.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb bised\u00ebs ne e udh\u00ebzuam Zhivojinin, q\u00eb ta k\u00ebrkoj\u00eb n\u00eb hart\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb se ku shtrihet fshati Gjak\u00eb, duke ja b\u00ebr\u00eb me dije se edhe origjina e familjes s\u00eb tij mund t\u00eb jet\u00eb po nga ky fshat. Ne i tham\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb takohet me historianin ton\u00eb Hakif Bajramin, pasi q\u00eb edhe familja e tij ishte shp\u00ebrngulur me dhun\u00eb nga fshati Gjak\u00eb gjat\u00eb kriz\u00ebs lindore t\u00eb vitit 1878.<\/p>\n<p>Ne u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm me Zhivojinin, duke e fal\u00ebnderuar p\u00ebr bised\u00ebn q\u00eb e zhvilluam dhe mikpritjen q\u00eb na e b\u00ebri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb ne hym\u00eb n\u00eb fshatin Kufc\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb ngjitur me qytetin e Gjilanit, por q\u00eb administrohet nga komuna e Artan\u00ebs, pas decentralizimit. Q\u00ebllimi i vizit\u00ebs ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat ishte q\u00eb t\u00eb shohim arkitektur\u00ebn e nd\u00ebrtimeve t\u00eb vjetra, t\u00eb mblidhnim t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr objekte t\u00eb kultit, dhe ishim duke iu afruar Quk\u00ebs s\u00eb fshatit, si e quajn\u00eb banor\u00ebt. Fshati Kufc\u00eb \u00ebsht\u00eb fshat mjaft i madh, me vendbanim t\u00eb dendur p\u00ebrbri rrug\u00ebs s\u00eb transitit n\u00eb qytetin e Gjilanit. Mbi fshat n\u00eb nj\u00eb kodrin\u00eb gjendet Quka e fshatit, por n\u00eb drejtim t\u00eb Quk\u00ebs vendbanimi \u00ebsht\u00eb i shp\u00ebrndar\u00eb. Pasi e kaluam fshatin duke shkuar n\u00eb drejtim t\u00eb Quk\u00ebs s\u00eb fshatit sht\u00ebpit\u00eb ishin t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb lagje t\u00eb vogla me nga dy deri n\u00eb pes\u00eb sht\u00ebpi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fshatit n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb vog\u00ebl jetonin tri familje shqiptare, dhe pak m\u00eb lart tyre edhe disa familje serbe.<\/p>\n<p>Posa u ofruam te familjet shqiptare, e gjet\u00ebm nj\u00eb grua t\u00eb moshuar duke punuar n\u00eb kopshtin e saj. Kur e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ajo disi mbeti e habitur pasi q\u00eb shum\u00eb rrall\u00eb ishin vizituar nga ndonj\u00eb zyrtar.<\/p>\n<p>Ne e pyet\u00ebm se si po kalojn\u00eb si familje shqiptare, n\u00eb mes t\u00eb familjeve serbe, dhe si e kan\u00eb p\u00ebrjetuar luft\u00ebn e fundit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Plaka afshoi leht\u00eb, duke na th\u00ebn\u00eb si po shihni edhe ju vet, ishim dhe jemi t\u00eb izoluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ne prap\u00eb e pyet\u00ebm, po si keni kaluar gjat\u00eb luft\u00ebs, dhe a kishit frik\u00eb? Eh moj loke thoshte ajo, frik\u00eb dhe tmerr kemi p\u00ebrjetuar gjat\u00eb gjith\u00eb asaj kohe. Ne, tha ajo, kishim shum\u00eb frik\u00eb, dhe i kujtonim rr\u00ebfimet e t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb q\u00eb tregonin, se si i kan\u00eb vrar\u00eb dhe shp\u00ebrngulur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb nga qyteti i Nishit.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb bisede t\u00eb k\u00ebndshme, e lam\u00eb plak\u00ebn duke punuar, dhe ne vazhduam rrug\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb Quk\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb disa foto, dhe t\u00eb mbledhim toponimet rreth saj.<\/p>\n<p>Ne pasi q\u00eb ia arrit\u00ebm q\u00ebllimit, duke u kthyer n\u00eb lagjen e poshtme t\u00eb fshatit Kufc\u00eb, pran\u00eb nj\u00eb  shitoreje v\u00ebrejt\u00ebm nj\u00eb nj\u00ebri q\u00eb po b\u00ebnte m\u00eb dor\u00eb, dhe po vinte drejt kah vetura e jon\u00eb. Ai ishte Zhivojin Gjakliqi, t\u00eb cilin e kishim vizituar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Ne e ndal\u00ebm vetur\u00ebn dhe u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm me t\u00eb. Zhivojini na tha se a mund t\u00eb pinim nga nj\u00eb kafe s\u00eb bashku. Ne i tham\u00eb po mund t\u00eb pim\u00eb kafe si jo. Zhivojini erdhi me ne deri te nj\u00eb kafe af\u00ebr fshatit Shillov\u00eb, jo shum\u00eb larg nga sht\u00ebpia e tij, n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb nga Gjilani shkon p\u00ebr Dardan\u00eb.<\/p>\n<p>Zhivojini na drejtohet neve i buz\u00ebqeshur. Eh \u00e7ka m\u00eb keni b\u00ebr\u00eb ju dje. M\u00eb keni l\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn pa gjum\u00eb. Ai tregoi se e kishte gjetur n\u00eb hart\u00eb fshatin Gjak\u00eb, dhe tani sikurse e kishte krijuar bindjen, se t\u00eb par\u00ebt e tij kan\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb nga ky fshat, por t\u00eb shp\u00ebrngulur n\u00eb Shillov\u00eb shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ne e zhvilluam bised\u00ebn duke i treguar dhe plot\u00eb fakte tjera p\u00ebr serbizimin e shqiptar\u00ebve dhe vllah\u00ebve gjat\u00eb shekujve XVIII, XIX e XX.<\/p>\n<p>Ne u ndam\u00eb me Zhivojinin duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb bised\u00eb t\u00eb thell\u00eb me nj\u00eb shqiptar t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Duke dal prej lokalit ku pim\u00eb kafe, kamerieri me nj\u00eb p\u00ebrbuzje na tha: A ju me shkije po punoni a!?<\/p>\n<p>Ne shkuam n\u00eb Gjilan dhe pasi drekuam, disi ndiheshim t\u00eb ofenduar prej kamerierit shqiptar. Kolegu i jon\u00eb Emini insistoi q\u00eb t\u00eb kthehemi prap\u00eb n\u00eb lokalin ku pim\u00eb kafe me Zhivojinin. Ne u kthyem dhe e k\u00ebshilluam kamerierin q\u00eb mos t\u00eb paragjykoj, sepse ai nuk ka aft\u00ebsi t\u00eb kuptoj\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb n\u00eb terren.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb ne e kuptuam se Zhivojini si oficer serb\u00eb e kishte pasur dosjen n\u00eb gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs, por edhe pas bised\u00ebs q\u00eb e zhvilloi me ne, kemi kuptuar se m\u00eb nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mitingjet serbe t\u00eb mbajtura m\u00eb von\u00eb n\u00eb fshatin Mazgit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu p\u00ebrmbyllej nj\u00eb dit\u00eb pune n\u00eb terren.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Prof.Dr. Qazim Namani Procesi i asimilimit t\u00eb popullat\u00ebs shqiptare dhe vllahe n\u00eb Gadishullin Ilirik \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e pa hulumtuar dhe e pa trajtuar sa duhet n\u00eb aspektin shkencor. Puna hulumtuese n\u00eb terren ofron mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mblidhen gjurm\u00ebt e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, materiale e shpirt\u00ebrore, dhe kujtesa e popullat\u00ebs q\u00eb me shekuj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52330,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-52328","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52328"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52328\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}