{"id":52391,"date":"2020-02-25T09:53:39","date_gmt":"2020-02-25T09:53:39","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=52391"},"modified":"2020-02-25T09:53:39","modified_gmt":"2020-02-25T09:53:39","slug":"a-po-hesht-opozita-ne-raport-me-qeverine-kurti-gjate-100-diteve-te-para","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-po-hesht-opozita-ne-raport-me-qeverine-kurti-gjate-100-diteve-te-para\/","title":{"rendered":"A po hesht opozita n\u00eb raport me Qeverin\u00eb Kurti gjat\u00eb 100 dit\u00ebve t\u00eb para?"},"content":{"rendered":"<p>Jan\u00eb 100 dit\u00eb t\u00eb cilat partit\u00eb opozitare ia kan\u00eb premtuar Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs para se t\u00eb fillojn\u00eb me shpalosjen e kritikave dhe t\u00eb b\u00ebrit opozit\u00eb karshi politikave qeveris\u00ebse. Me zgjedhjet parlamentare t\u00eb 6 tetorit, 2019, n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb ndodhur ndryshime n\u00eb qeverisje, ngaq\u00eb ish partit\u00eb n\u00eb pushtet kan\u00eb kaluar n\u00eb opozit\u00eb, kurse ish-opozita n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Ende pa u mbushur tri jav\u00eb, opozita dhe lider\u00ebt e partive n\u00eb opozit\u00eb, po tregohen mjaft t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm ndaj politikave t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit, Albin Kurti. Paralajm\u00ebrimet p\u00ebr heqjen e taks\u00ebs ndaj importeve nga Serbia, shkarkimi i bordeve t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike apo edhe ndryshimet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ristrukturimit t\u00eb qeveris\u00eb, kan\u00eb hasur dhe po hasin n\u00eb kund\u00ebrshtimet e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas analist\u00ebve politik\u00eb, qeveria e re e filloi pun\u00ebn me entuziaz\u00ebm, andaj edhe nxiti reagime, nd\u00ebrkaq n\u00eb partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare, Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, thon\u00eb se Qeveria Kurti \u00ebsht\u00eb duke qeverisur pa program dhe me improvizime.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i PDK-s\u00eb, Shaqir Totaj, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se \u00ebsht\u00eb evident fakti se krejt ato kauza q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrdorur gjat\u00eb fushat\u00ebs partit\u00eb n\u00eb koalicion, p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb anash krejt. Sipas tij, asnj\u00eb nga premtimet e dh\u00ebna, kjo qeveri nuk i ka n\u00eb agjend\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo qeveri nuk e ka nj\u00eb plan t\u00eb shkruar. Kjo qeveri po funksionon dhe po punon me nj\u00ebfar\u00eb metode t\u00eb improvizimeve momentale. K\u00ebto vendime q\u00eb i kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr largim, p\u00ebr shembull t\u00eb drejtorit t\u00eb dogan\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje p\u00ebr spastrime me agjend\u00eb politike\u201d, tha Totaj.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se nga qeveria e re \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb pritet se do t\u00eb sjell\u00eb di\u00e7ka t\u00eb re, nj\u00eb dimension i ri, e kualitet t\u00eb ri dhe jo t\u00eb merret me t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cAta po merren, ve\u00e7 me korrigjimet e disa gj\u00ebrave q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Do t\u00eb thot\u00eb ne nuk po e shohim k\u00ebtu nj\u00eb vizion, nj\u00eb kualitet, nj\u00eb dimension t\u00eb ri, nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi pasur nevoj\u00eb\u201d, u shpreh Totaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, PDK-ja si parti opozitare, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj n\u00eb m\u00ebnyre q\u00eb mos t\u00eb ndodhin gabimet e m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201cQasja e tyre p\u00ebr k\u00ebto temat e m\u00ebdha nacionale \u2026, po i presim t\u00eb shohim se \u00e7ka do t\u00eb veprojn\u00eb ata. \u00c7ka do t\u00eb veprojn\u00eb, sepse jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb asaj se kan\u00eb folur di\u00e7ka tjet\u00ebr e kan\u00eb vepruar di\u00e7ka tjet\u00ebr edhe derisa nuk e kemi nj\u00eb plan t\u00eb shkruar, ne nuk e dim\u00eb se \u00e7ka do t\u00eb veprojn\u00eb\u201d, u shpreh ai, duke shtuar se kritikat n\u00eb drejtim t\u00eb pozit\u00ebs nuk do t\u00eb ndal\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPreventiva \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb sesa sh\u00ebrimi\u201d, theksoi Totaj.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsit zhvillimeve politike, konsiderojn\u00eb se Qeveria e Kosov\u00ebs, p\u00ebr veprimet q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb qeverisjes, ka vend p\u00ebr kritika dhe l\u00ebvdata.<\/p>\n<p>Selatin Kllokoqi, analist dhe hulumtuese n\u00eb organizat\u00ebn Demokraci Plus, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se \u00e7\u00ebshtja q\u00eb po e ngat\u00ebrron aktualisht Qeverin\u00eb Kurti, \u00ebsht\u00eb mungesa e planifikimit t\u00eb duhur p\u00ebr zvog\u00eblimin e numrit t\u00eb ministrive.<\/p>\n<p>\u201cShohim se kjo qeveri ka nisur pun\u00ebn me nj\u00eb entuziaz\u00ebm. Ka marr\u00eb disa vendime t\u00eb cilat duken se jan\u00eb m\u00eb ndryshe nga qeveria tjet\u00ebr. \u00c7ka mund ta kritikojm\u00eb \u00ebsht\u00eb sepse si\u00e7 duket nuk e kan\u00eb pasur planin e detajuar se si do t\u00eb veprojn\u00eb pasi t\u2019i ken\u00eb 15 dhe jo 21 ministri. Si duket kjo pun\u00eb po merr koh\u00eb sepse nevojitet koh\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet plan si do t\u00eb b\u00ebhet risistemimi, rivendosja ose bashkimi i ministrive. Kjo n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb duke sjell\u00eb edhe tensione\u201d, tha Kllokoqi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qasje edhe m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb raport me qeverin\u00eb e re ka Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, e udh\u00ebhequr nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj. Ky i fundit, n\u00eb disa raste ka shkruar statuse n\u00ebp\u00ebr rrjete sociale duke iu drejtuar kryeministrit Kurti n\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb se \u201cnuk duhet t\u00eb shfuqizoj\u00eb taks\u00ebn\u201d e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bonje e Hercegovina.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq aktivist\u00eb t\u00eb AAK-s\u00eb, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, gjat\u00eb nj\u00eb aktiviteti t\u00eb cil\u00ebsuar si \u201csimbolik\u201d, i d\u00ebrguan kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, nj\u00eb pako t\u00eb madhe t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me ambalazhin e \u201cplazma keks\u201d, prodhim ky nga Serbia, duke i th\u00ebn\u00eb Kurtit q\u00eb nuk i duan prodhimet serbe.<\/p>\n<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e konsolidimit t\u00eb komisioneve t\u00eb reja parlamentare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe aty, partit\u00eb opozitare tashm\u00eb kan\u00eb paralajm\u00ebruar se shum\u00eb shpejt do ta ftojn\u00eb Kurtin dhe ministrat e kabinetit qeveris\u00ebs q\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb p\u00ebr vendimet q\u00eb po marrin.<\/p>\n<p>Qeveria e re e koalicionit nd\u00ebrmjet L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb formuar m\u00eb 3 shkurt. Qeveria e re e Kosov\u00ebs ka 15 ministri dhe dy z\u00ebvend\u00ebskryeministra, kurse n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e saj, qeveria pritet t\u00eb ket\u00eb edhe 33 z\u00ebvend\u00ebsministra. Deri m\u00eb tani jan\u00eb em\u00ebruar disa z\u00ebvend\u00ebsministra, por jo edhe pjesa m\u00eb e madhe e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jan\u00eb 100 dit\u00eb t\u00eb cilat partit\u00eb opozitare ia kan\u00eb premtuar Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs para se t\u00eb fillojn\u00eb me shpalosjen e kritikave dhe t\u00eb b\u00ebrit opozit\u00eb karshi politikave qeveris\u00ebse. Me zgjedhjet parlamentare t\u00eb 6 tetorit, 2019, n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb ndodhur ndryshime n\u00eb qeverisje, ngaq\u00eb ish partit\u00eb n\u00eb pushtet kan\u00eb kaluar n\u00eb opozit\u00eb, kurse ish-opozita [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10682,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-52391","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52391"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52391\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10682"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}