{"id":52425,"date":"2020-02-26T09:23:28","date_gmt":"2020-02-26T09:23:28","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=52425"},"modified":"2020-02-26T09:23:28","modified_gmt":"2020-02-26T09:23:28","slug":"si-te-shpetojme-nga-coronavirusi-a-ka-mbrojtje-pas-infektimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/si-te-shpetojme-nga-coronavirusi-a-ka-mbrojtje-pas-infektimit\/","title":{"rendered":"Si t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb nga Coronavirusi? A ka mbrojtje pas infektimit?"},"content":{"rendered":"<p>Dr. Ismail Lutolli spec. Pediater<br \/>\nSubspecialist Dietolog \u2013 Nutricionist<br \/>\nSubspecialist Hematolog, Onkolog<\/p>\n<p>N\u00eb momentet kur shkrimi t\u00eb jet\u00eb publikuar, secili nga ne ka nj\u00eb pyetje q\u00eb i sillet v\u00ebrdall\u00eb:<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur m\u00eb mir\u00eb n\u00eb rastin e infeksionit?<\/p>\n<p>A ka shp\u00ebtim nga Coronavirusi?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb PO, pa asnj\u00eb dyshim q\u00eb po dhe ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb duke zgjedhur ushqimin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ngritjen e imunitetit dhe perballim t\u00eb infeksionit virusal t\u00eb quajtur \u201cCorona Virus\u201d. Mos harroni se sot nuk eksiston vaksin\u00eb p\u00ebr Corona virus por eksistojn\u00eb hapat e duhur me t\u00eb cilin sigurohet mbrojtje shum\u00eb e theksuar.<\/p>\n<p>Ndiqni keshillat n\u00eb vazhdim pa humbur koh\u00eb dhe shendeti i juaj e familjeve tuaja do jet\u00eb i mbrojtur n\u00eb mase te madhe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sistem i ngritur imunitar i siguron f\u00ebmij\u00ebs dhe te rriturve nj\u00eb mbrojtje t\u00eb fort\u00eb natyrale nga s\u00ebmundjet, p\u00ebrfshir\u00eb corona virusin mjaft aktual. Synimi jon\u00eb kryesor me k\u00ebshillat n\u00eb vazhdim eshte q\u00eb t\u00eb forcojm\u00eb sistemin imunitar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb organizmi t\u00eb ket\u00eb aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet suksessh\u00ebm me Corona virusin. Ne mund t\u2019ia dalim me sukses.<\/p>\n<p>Ndiqni keshillat n\u00eb vazhdim:<\/p>\n<p>1. Ushqime cil\u00ebsore q\u00eb forcojn\u00eb imunitetin<\/p>\n<p>Nj\u00eb diet\u00eb e ekuilibruar siguron nj\u00eb sistem t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm imun t\u00eb domosdoshem per t\u00eb perballuar corona virusin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e rekomanduar q\u00eb n\u00eb diet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb p\u00ebrfshihen fruta t\u00eb fresk\u00ebta dhe perime (p\u00ebrmbajn\u00eb karotenoide-substanca natyrore q\u00eb stimulojn\u00eb sistemin imunitar), drith\u00ebra, arra dhe fara. Ushqimet q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb forcimin e imunitetit jan\u00eb: limoni, grejpfruti, bananet, pjepri, boronica, luleshtrydhe, kajsia, mango. Gjithashtu edhe perimet si: qep\u00eb, hudh\u00ebr, domate, spinaq, brokoli, patate e \u00ebmb\u00ebl, kungull i njom\u00eb, karota, lak\u00ebr, fasule dhe produkte soje (t\u00eb gjitha k\u00ebto ushqime jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasura me nivele t\u00eb larta t\u00eb vitaminave, mineraleve, enzimave dhe antioksidant\u00ebve q\u00eb forcojn\u00eb sistemin imunitar). Le t\u00eb behen nga sot pjes\u00eb e perditshme e tryez\u00ebs suaj.<\/p>\n<p>2. Vitamina C<\/p>\n<p>Kryeson list\u00ebn, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr forcimin e imunitetit. Ajo rrit\u00eb prodhimin e qelizave t\u00eb bardha t\u00eb gjakut, nivelin e interferoneve, proteinat natyrore t\u00eb prodhuara nga qelizat imune n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb virus\u00ebve, parazit\u00ebve dhe qelizave tumorale. Ka rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb ndihmes\u00ebn e sistemin imunitar n\u00eb betej\u00ebn ndaj infeksioneve t\u00eb ndryshme. Rrit\u00eb prodhimin e qelizave t\u00eb bardha t\u00eb gjakut, t\u00eb cilat luftojn\u00eb kund\u00ebr infeksioneve, por edhe nivelin e interferonit, antitrupit i cili \u00ebsht\u00eb i bashkangjitur n\u00eb sip\u00ebrfaqen e qeliz\u00ebs, duke parandaluar futjen e virus\u00ebve n\u00eb t\u00eb. Gjithashtu, zvog\u00eblon rrezikun nga s\u00ebmundjet kardiovaskulare dhe rrit\u00eb nivelin e kolesterolit HDL (t\u00eb mir\u00eb) dhe zvog\u00eblon nivelin e kolesterolit LDL (t\u00eb keq).<br \/>\nNjihet edhe si mbrojt\u00ebs nga radikalet e lira n\u00eb organiz\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb antioksidant i fort\u00eb. Doz\u00ebn e nevojshme ditore t\u00eb vitamin\u00ebs C \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb ta merrni nga ushqimet natyrale, se sa si suplement. Frutat jan\u00eb nj\u00eb burim i mir\u00eb i saj si: limoni, portokalli, papaja, kivi, luleshtrydhet, apo perimet, sidomos specat, brokoli dhe lakra. Kjo vitamin\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb arsye gjendet n\u00eb maj\u00ebn e list\u00ebs t\u00eb nutrient\u00ebve imunogjen\u00eb.<\/p>\n<p>3. Vitamina D<\/p>\n<p>Sistemi imunitar nuk mund t\u00eb aktivizohet pa pranin\u00eb e saj. Funksionet baz\u00eb t\u00eb vitamin\u00ebs D rregullojn\u00eb sistemin imunitar, rregullojn\u00eb rritjen e qelizave dhe ekuilibrin hormonal. M\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr marrjen e vitamin\u00ebs D \u00ebsht\u00eb nga ekspozimi n\u00eb diell. P\u00ebrmes ushqimit k\u00ebt\u00eb vitamin\u00eb mund ta merrni tek llojet e peshkut si salmon dhe ton, qum\u00ebshti, vez\u00ebt, k\u00ebrpudhat, drith\u00ebrat, l\u00ebngu i portokallit, gjiz\u00eb pa krip\u00eb.<\/p>\n<p>4. Marrja e acideve yndyrore t\u00eb pangopura<\/p>\n<p>Ato veprojn\u00eb n\u00eb forcimin e sistemit imunitar, duke rritur aktivitetin e qelizave t\u00eb bardha t\u00eb gjakut, si dhe n\u00eb mbrojtjen e trupit gjat\u00eb reagimit ndaj infeksionit. K\u00ebto yndyra i marrim p\u00ebrmes llojeve t\u00eb ndryshme t\u00eb peshkut (ton ose salmon ), t\u00eb cil\u00ebt natyrsh\u00ebm jan\u00eb t\u00eb pasura me omega-3 acide yndyrore. Gjithashtu edhe lajthi, arra ose f\u00ebstek\u00eb.<\/p>\n<p>5. Vitamina E<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb antioksidant i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb kontribuon n\u00eb forcimin e imunitetit. Ajo stimulon prodhimin e T-limfociteve dhe qelizave natyrore vras\u00ebse. Sasi t\u00eb mjaftueshme t\u00eb vitamin\u00ebs E mund t\u00eb merren nga nj\u00eb diet\u00eb t\u00eb pasur me fara, vajra bimore dhe drith\u00ebra.<\/p>\n<p>6. Zinku<\/p>\n<p>Rrit prodhimin e qelizave t\u00eb bardha t\u00eb gjaku, t\u00eb cilat luftojn\u00eb kund\u00ebr infeksioneve. Burime t\u00eb zinkut jan\u00eb: drith\u00ebrat e pasura, fasulja, mishi i lop\u00ebs, mishi i qur\u00ebs.<\/p>\n<p>7. Vitaminat B<\/p>\n<p>K\u00ebto vitamina p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb grupin e 8 vitaminave t\u00eb lidhura mes vete, t\u00eb cilat n\u00eb natyr\u00eb ndodhen n\u00eb burime t\u00eb bim\u00ebve dhe t\u00eb kafsh\u00ebve. Burime t\u00eb pasura me vitamina B jan\u00eb: perimet me gjethe t\u00eb gjelb\u00ebrta, drith\u00ebrat integrale, patatet, bishtajat, arrat, m\u00ebl\u00e7ia dhe mishi i that\u00eb.<\/p>\n<p>8. Magneziumi<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mineral jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe i nevojsh\u00ebm p\u00ebr shumic\u00ebn e reaksioneve n\u00eb organiz\u00ebm, mes tjerash \u00ebsht\u00eb transport i glukoz\u00ebs dhe forcues i sistemit imunitar. Mund t\u00eb merret p\u00ebrmes ushqimit, si tek bajamet ,farat e susamit dhe lulediellit, bananet, djathi, farat e kungullit dhe t\u00eb lirit, miell t\u00ebrsh\u00ebre, brokoli, bizele dhe mis\u00ebr i \u00ebmb\u00ebl.<\/p>\n<p>9. Sigurohuni q\u00eb t\u00eb merrni l\u00ebngje mjaftuesh\u00ebm<\/p>\n<p>Sigurohuni q\u00eb dieta e p\u00ebrditshme t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb mjaftueshme t\u00eb l\u00ebngjeve, n\u00eb form\u00ebn t\u00eb ujit, qum\u00ebshtit apo l\u00ebngje frutash t\u00eb pasura me vitamina.<br \/>\nPerdorni fruta dhe pije nga frutat e shtrydhura. Qendroni larg nga pijet e gazuara, apo ato me shtesa t\u00eb ndryshme.<br \/>\nMarrja e se paku 2 litra uje ne dite eshte e domosdoshme.<\/p>\n<p>10. Ushqime t\u00eb pasura me selen<\/p>\n<p>Vet\u00ebm tridhjet\u00eb gram arr\u00eb braziliane ka mjaftuesh\u00ebm elementin kimik t\u00eb selenit p\u00ebr t\u00eb ndihmuar sistemin imunitar t\u00eb luftoj\u00eb s\u00ebmundjen.<br \/>\nUshqime t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb selen jan\u00eb frutat e detit, tuna, salmon, arrat, kikiriku .<\/p>\n<p>11. K\u00ebrpudhat<\/p>\n<p>K\u00ebrpudhat rrisin prodhimin e citokin\u00ebs \u2013 qelizat q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb luftimin e infeksionit. K\u00ebrpudhat p\u00ebrmbajn\u00eb edhe p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb forcojn\u00eb sistemin imunitar.<\/p>\n<p>12. Qum\u00ebshti i gjirit, faktor shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm te bebet<\/p>\n<p>Qum\u00ebshti i gjirit mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb ndjesh\u00ebm imunitetin dhe t\u00eb mbroj\u00eb f\u00ebmij\u00ebn nga Coronavirus.<br \/>\nQum\u00ebshti ka perberes siq jan\u00eb imunoglobulina, leukocitet dhe antitrupa kund\u00ebr viruseve dhe baktereve, q\u00eb mbrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn nga infeksionet.<\/p>\n<p>13. Pak\u00ebsimi i marrjes s\u00eb \u00ebmb\u00eblsirave dhe sheqerit<\/p>\n<p>Konsumi i tep\u00ebrt i sheqerit dhe \u00ebmb\u00eblsirave, zvog\u00eblon numrin dhe funksionin e qelizave t\u00eb bardha t\u00eb gjakut, t\u00eb cilat ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar infeksionet e ndryshme dhe p\u00ebr t\u00eb rritur efikasitetin e sistemit imunitar.<\/p>\n<p>14. Sigurohuni q\u00eb t\u00eb keni gjum\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb mjaftuesh\u00ebm<\/p>\n<p>N\u00ebse ju nuk b\u00ebni gjum\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, do zvog\u00eblohet rezistenca imunitare dhe kjo do t\u00eb hap\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr komplikime nga infeksioni virusal.<\/p>\n<p>15. Aktiviteti fizik i domosdosh\u00ebm \u2013<br \/>\nAktiviteti i rregullt fizik \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb trup t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur s\u00ebmundjet e ndryshme. Aktiviteti fizik, frym\u00ebmarrja e thell\u00eb, ajri i past\u00ebr dhe rrezitja mbushin trupin me oksigjen. Aktiviteti fizik, ndikon n\u00eb normalizimin e proceseve metabolike n\u00eb organiz\u00ebm, zvog\u00eblon rrezikun p\u00ebr shfaqjen e problemeve metabolike, kardiovaskulare dhe proceseve tjera t\u00eb demshme gjate infeksionin e mundshem me corona virus.<\/p>\n<p>16. Limon dhe mjalt\u00eb s\u00eb bashku<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrzierje mjaft efikase n\u00eb shtimin e imunitetit. B\u00ebni shtrydhjen e 5 limoneve n\u00eb nj\u00eb liter uj\u00eb dhe vendosni 4 lug\u00eb mjalt\u00eb, p\u00ebrzieni dhe i pini gjat\u00eb dites. Mund t\u2019i shtoni edhe fara chia 4 luge mesatare.<\/p>\n<p>17. Recet\u00eb per forcimin e imunitetit:<\/p>\n<p>Nga: Dr. Ismail Lutolli \u2013 specialist Pediat\u00ebr<\/p>\n<p>Subspecialist Dietolog \u2013 Nutricionist<br \/>\nSubspecialist Hematolog Onkolog<\/p>\n<p>Ndiheni t\u00eb lodhur dhe ju duket se gj\u00ebrat nuk po ecin si duhet me sh\u00ebndetin tuaj? \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb mendoni p\u00ebr shtimin e imunitetit dhe energjis\u00eb tuaj. Sjellim pran\u00eb jush nj\u00eb super recet\u00eb e cila do ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb ndjesh\u00ebm imunitetin dhe sh\u00ebndetin tuaj. Mund t\u00eb p\u00ebrdoret nga t\u00ebr\u00eb familja, f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rritur dhe efektet do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Sistemi imunitar i sh\u00ebndosh\u00eb \u00ebsht\u00eb parakusht themelor p\u00ebr sh\u00ebndetin e mir\u00ebq\u00ebnie t\u00eb njeriut dhe paraqet baz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb cil\u00ebsore. N\u00ebse sistemi yn\u00eb imunitar funksionon si\u00e7 duhet, rreziku i paraqitjes s\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb mjaft i ul\u00ebt, sidomos i s\u00ebmundjeve t\u00eb shkaktuara nga mikroorganizmat (bakteriet, viruset, fungjet, etj).<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb ne duhet t\u00eb kujdesemi p\u00ebr shtimin e imunitetit, pasi n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn n\u00ebse dob\u00ebsohet aktiviteti i sistemit imunitar, ne jemi m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb shfaqjen e s\u00ebmundjeve t\u00eb ndryshme, sidomos t\u00eb s\u00ebmundjeve infektive. Sistemi imunitar mund t\u00eb shihet si nj\u00eb sistem dinamik, nd\u00ebrveprues midis njeriut dhe mjedisit.<\/p>\n<p>P\u00ebrb\u00ebrsit:<\/p>\n<p>\u2013 300g arra<\/p>\n<p>\u2013 100g rrush t\u00eb that\u00eb<\/p>\n<p>\u2013 100g bajame<\/p>\n<p>\u2013 100g kumbulla t\u00eb thata<\/p>\n<p>\u2013 20g pluhur xhenxhefil<\/p>\n<p>\u2013 20g pluhur hudhre<\/p>\n<p>\u2013 3 lug\u00eb t\u00eb vogla fara chia<\/p>\n<p>\u2013 400g mjalt\u00eb (n\u00ebse d\u00ebshironi shijen m\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl mund t\u00eb shtoni 500g mjalt\u00eb)<\/p>\n<p>\u2013 l\u00ebvozhg\u00eb nga 3 limona<\/p>\n<p>P\u00ebrgaditja :<\/p>\n<p>1. N\u00eb blender i vendosni p\u00ebr bluarje arrat, rrushin e kumbullat e thata, bajamet  si dhe l\u00ebvozhg\u00ebn e limonave.<\/p>\n<p>2. Shtoni l\u00ebngun e tre limonave n\u00eb p\u00ebrzierje, l\u00ebvozhg\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve i keni p\u00ebrdorur m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>3.I shtoni shtoni 3 lug\u00eb fara chia si dhe 20g pluhur xhenxhefil dhe pluhur hudhre dhe vazhdoni p\u00ebrzierjen.<\/p>\n<p>4. S\u00eb fundi, mjalti duhet shtuar dhe p\u00ebrzier p\u00ebrs\u00ebri edhe 2 min.<\/p>\n<p>5. Transferoni p\u00ebrzierjen n\u00eb nj\u00eb kavanoz dhe ftoheni.<\/p>\n<p>6. Pas p\u00ebrgaditjes le t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb err\u00ebt p\u00ebr 1 dit\u00eb dhe pastaj e p\u00ebrdorni<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi:<\/p>\n<p>P\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt  1.5 -2 vje\u00e7 q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrdorur edhe m\u00eb her\u00ebt k\u00ebto produkte:<\/p>\n<p>1 lug\u00eb mesatare 2 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr 7 deri 10 dit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt mbi 3 vjet \u2013 1 lug\u00eb gjelle 2 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb per 7 deri 10 dit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb rriturit:<\/p>\n<p>1 lug\u00eb gjelle 3 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr 7 deri 10 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Vlerat sh\u00ebndet\u00ebsore:<\/p>\n<p>Arrat<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajn\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme t\u00eb vitaminave, antioksidant\u00ebve dhe mineraleve si dhe jan\u00eb t\u00eb pasura me acide yndyrore Omega-3, Omega 6 proteina dhe fibra. Ato ndikojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb procesesh metabolike n\u00eb organiz\u00ebm, n\u00eb traktin tret\u00ebs si dhe forcon mjaftuesh\u00ebm imunitetin n\u00eb organiz\u00ebm. Ndikon n\u00eb funksionimin e muskujve dhe liron energjin\u00eb e duhur n\u00eb trupin tuaj.<\/p>\n<p>Rrushi i that\u00eb<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr prezenc\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve, si fosfori seleniumi, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur thithjen e materieve t\u00eb tjera dhe proteinave n\u00eb trup.<\/p>\n<p>Bajamet<\/p>\n<p>Jan\u00eb burime t\u00eb pasura me vitamina, minerale (mangan, kalium, calcium, hekur, magnez, zink dhe selen), acide yndyrore. Jan\u00eb burim i shk\u00eblqyer i  vitaminave B-kompleks si: riboflavin, thiamin, acid pantotenik, vitamin B-6, acid folik, vitamin\u00ebs E, e cila paraqet nj\u00eb antioksidant t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Kumbullat e thara<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb pasura me antioksidues, minerale dhe vitamina dhe e t\u00ebr\u00eb kjo ndikon direkt ne imunitetin e organizmit. <\/p>\n<p>Xhenxhefili<\/p>\n<p>Mjaft e pasur si ushqim me p\u00ebrmbajtje t\u00eb lart\u00eb me antioksidant\u00eb dhe prezenc\u00eb multivitaminoze. Xhenxhefili do t\u00eb rris\u00eb imunitetin tuaj, mbrojtjen nga infeksionet, t\u00eb ftohtin dhe gripin. Pastron organizmin nga toksinat dhe merr pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e proceseve inflamatore duke ndikuar k\u00ebshtu direkt n\u00eb ngritje t\u00eb imunitetit.<\/p>\n<p>Hudhra<\/p>\n<p>Njihet p\u00ebr vetit\u00eb antibakteriale, antioksiduese dhe ndikuese direkte ne rritjen e imunitetit.ka shume qe e quajn edhe antibiotic natyral per efektin shume te shprehur ndaj infeksioneve bakteriale ne organizem ,posaqerisht n\u00eb kombinim me mjalt\u00ebn.<\/p>\n<p>Farat Chia<\/p>\n<p>Chia \u00ebsht\u00eb bim\u00eb e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra, dhe gjithashtu p\u00ebrmban nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme t\u00eb vitaminave, mineraleve dhe antioksidant\u00ebve. Fara Chia \u00ebsht\u00eb e shk\u00eblqyeshme p\u00ebr rigjenerimin e l\u00ebkur\u00ebs, por edhe p\u00ebr djegien e yndyr\u00ebs, forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht n\u00eb organet e tretjes.<\/p>\n<p>Limoni:<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb num\u00ebr p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsish duke p\u00ebrfshir\u00eb flavonoidet, limonoidet dhe polifenolet prezenca e lart\u00eb e vitamin\u00ebs C e cila ndikon n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e shpejt\u00eb t\u00eb proceseve inflamatore dhe sh\u00ebrimin e shpejt\u00eb nga problemet e traktit respirator. Nje rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe n\u00eb ngritjen e imunitetit q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte ka ndikim mbi sistemin e frym\u00ebmarrjes<\/p>\n<p>Mjalti:<\/p>\n<p>P\u00ebrmban Vitamin\u00eb B1, B2, A, niacin\u00eb dhe midis l\u00ebnd\u00ebve minerale, kalcium, fosfor, magnez, hekur etj q\u00eb vijn\u00eb nga nektari n\u00eb raport me llojshm\u00ebrin\u00eb e luleve q\u00eb blet\u00ebt i kan\u00eb shfryt\u00ebzuar si dhe nga klima dhe stina e vitit. Mjalti ndikon n\u00eb funksionimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb sistemit imunitar, sistemi limfatik dhe qarkullimit t\u00eb gjakut. Mjalti p\u00ebrmban n\u00eb veti sasi t\u00eb pasur t\u00eb glukoz\u00ebs, fruktozave, vitamina t\u00eb shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj, duke ndikuar direkt n\u00eb sh\u00ebndetin ton\u00eb. Mjalti pa asnj\u00eb dyshim mbetet nj\u00ebri prej produkteve ushqimore m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosha, dhe me efikasitet shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb sh\u00ebrues.\/Familjadheshendeti<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Ismail Lutolli spec. Pediater Subspecialist Dietolog \u2013 Nutricionist Subspecialist Hematolog, Onkolog N\u00eb momentet kur shkrimi t\u00eb jet\u00eb publikuar, secili nga ne ka nj\u00eb pyetje q\u00eb i sillet v\u00ebrdall\u00eb: \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur m\u00eb mir\u00eb n\u00eb rastin e infeksionit? A ka shp\u00ebtim nga Coronavirusi? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb PO, pa asnj\u00eb dyshim q\u00eb po dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52426,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-52425","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52425"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52425\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52426"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}