{"id":52456,"date":"2020-02-26T15:48:36","date_gmt":"2020-02-26T15:48:36","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=52456"},"modified":"2020-02-26T15:48:36","modified_gmt":"2020-02-26T15:48:36","slug":"lajm-i-keq-per-zyrtaret-e-shtetit-nuk-do-ti-marrin-pagat-me-rritje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lajm-i-keq-per-zyrtaret-e-shtetit-nuk-do-ti-marrin-pagat-me-rritje\/","title":{"rendered":"Lajm i keq p\u00ebr zyrtar\u00ebt e shtetit: Nuk do t\u2019i marrin pagat me rritje"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta vazhdoj\u00eb e pezullimit t\u00eb Ligjit t\u00eb Pagave.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur sot me dat\u00eb 26 shkurt 2020, kjo gjykat\u00eb vendos q\u00eb Ligji i Pagave t\u00eb pezullohet deri m\u00eb dat\u00eb 28 prill.<\/p>\n<p>M\u00eb 19 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar kushtetuesja pati vendosur q\u00eb ta pezulloj\u00eb vendimin e zbatimit t\u00eb k\u00ebtij ligji deri m\u00eb 30 mars.<\/p>\n<p>Ndryshe, me Ligjin p\u00ebr Paga parashihej q\u00eb t\u00eb rriteshin pagat p\u00ebr shum\u00eb zyrtar\u00eb, sidomos t\u00eb lart\u00eb. Madje, ky Ligj do t\u2019ia rriste pag\u00ebn edhe kryeministrit Albin Kurti, i cili zvog\u00ebloi at\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i plot\u00eb i Gjykat\u00ebs Kushtetuese:<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn shqyrtuese t\u00eb mbajtur m\u00eb 26 shkurt 2020, Gjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs shqyrtoi dhe vendosi p\u00ebr k\u00ebrkesat: 1. KO 203\/19; 2. KI 188\/19; 3. KI 192\/19; 4. KI 206\/19; 5. KI 231\/19 dhe 6. KI 109\/19.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb lexoni p\u00ebrmbledhjet e shkurtra t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs (tekstet e plota t\u00eb aktvendimeve dhe t\u00eb aktgjykimeve do t\u2019u dor\u00ebzohen pal\u00ebve, do t\u00eb publikohen n\u00eb ueb-faqen e Gjykat\u00ebs dhe n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare gjat\u00eb dit\u00ebve n\u00eb vijim):<\/p>\n<p>Vendim p\u00ebr vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkohshme<\/p>\n<p>L\u00ebnda: KO 203\/19<\/p>\n<p>Parashtrues: Avokati i Popullit<\/p>\n<p>Objekt i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ishte vler\u00ebsimi i kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb neneve 2 (paragrafi 3), 5 (paragrafi 1, n\u00ebnparagrafi 1. 2, dhe paragrafi 2), 10 (paragraf\u00ebt 1 dhe 2), 11, 14 (paragrafi 5), 15 (paragraf\u00ebt 4 dhe 6), 17 (paragrafi 7), 31 (paragrafi 3), 32 (paragrafi 5), 33 (paragrafi 5), 34 (paragrafi 16), 35 (paragrafi 6), 37 (paragrafi 5), 38 (paragrafi 7), 39 (paragrafi 11), 40 (paragrafi 12), 41 (paragrafi 6), 42 (paragraf\u00ebt 10 dhe 11), 43 (paragrafi 13), 44 (paragrafi 4), 48 (paragrafi 9), 49 (paragrafi 6), 52 (paragrafi 7), 54 (paragrafi 6), 67 (paragrafi 11), 68 (paragrafi 8), 70 (paragrafi 8), 71 (paragrafi 8), 75, 80 (paragrafi 4), 83 (paragrafi 18) dhe nenit 85 t\u00eb Ligjit nr. 06\/L-114 p\u00ebr Zyrtar\u00ebt Publik, t\u00eb shpallur n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 11 mars 2019, dhe q\u00eb hyri n\u00eb fuqi gjasht\u00eb (6) muaj pas publikimit n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare. Parashtruesi i k\u00ebrkes\u00ebs pretendonte se nenet e kontestuara nuk jan\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri me paragrafin 2 t\u00eb nenit 132 [Roli dhe kompetencat e Avokatit t\u00eb Popullit] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij, parashtruesi gjithashtu k\u00ebrkoi q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb vendos\u00eb mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr pezullimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb dispozitave t\u00eb kontestuara, t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb Gjykata e miratoi pas shqyrtimit t\u00eb par\u00eb, m\u00eb 19 n\u00ebntor 2019.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa bazohej n\u00eb paragrafin 2, n\u00ebnparagrafin 1, t\u00eb nenit 113 [Juridiksioni dhe pal\u00ebt e autorizuara] dhe n\u00eb paragrafin 2, t\u00eb nenit 116 [Efekti juridik i vendimeve] t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb nenet 22, 27, 29 dhe 30 t\u00eb Ligjit nr. 03\/L-121 p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, si dhe n\u00eb rregullat 32, 56 dhe 57 t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u2013 Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshm\u00ebris\u00eb ose meritave t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, n\u00eb pajtim me nenin 116.2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, me nenin 27 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe me rregullin 57 t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs:<\/p>\n<p>TA VAZHDOJ\u00cb mas\u00ebn e p\u00ebrkohshme t\u00eb vendosur me Vendimin p\u00ebr mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb rastin KO 203\/19, t\u00eb dat\u00ebs t\u00eb 19 n\u00ebntor 2019, deri m\u00eb 28 prill 2020;<\/p>\n<p>TA VAZHDOJ\u00cb PEZULLIMIN e zbatimit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb Ligjit nr. 06\/L-114 p\u00ebr Zyrtar\u00ebt Publik\u00eb n\u00eb koh\u00ebzgjatje t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn I;<\/p>\n<p>Aktvendim<\/p>\n<p>L\u00ebnda: KI 188\/19<\/p>\n<p>Parashtrues: Saranda Nimani<\/p>\n<p>Objekt i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ishte vler\u00ebsimi i kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aktvendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb [C. nr. 61\/2008], t\u00eb dat\u00ebs 14 maj 2019, me t\u00eb cilin parashtruesja pretendonte t\u2019i jen\u00eb shkelur t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e garantuara me nenin 46 [Mbrojtja e pron\u00ebs] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa bazohej n\u00eb paragraf\u00ebt 1 dhe 7 t\u00eb nenit 113 [Juridiksioni dhe pal\u00ebt e autorizuara] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nenet 22 [Procedimi i k\u00ebrkes\u00ebs], 47 [K\u00ebrkesa individuale], 48 [Sakt\u00ebsimi i k\u00ebrkes\u00ebs] dhe 49 [Afatet] t\u00eb Ligjit nr. 03\/L-121 p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, si dhe n\u00eb rregullin 32 [Parashtrimi i k\u00ebrkesave dhe p\u00ebrgjigjeve] t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u2013 Gjykata, n\u00eb pajtim me paragraf\u00ebt 1 dhe 7 t\u00eb nenit 113 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, me nenin 47 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(b) t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs, vendosi se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e papranueshme.<\/p>\n<p>Vendim<\/p>\n<p>L\u00ebnda: KI 192\/19<\/p>\n<p>Parashtrues: Naser Shala<\/p>\n<p>Objekt i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ishte vler\u00ebsimi i kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aktvendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Kosov\u00ebs [CA.nr. 1802\/2019], t\u00eb dat\u00ebs 6 maj 2019, me t\u00eb cilin, sipas pretendimeve t\u00eb parashtruesit, jan\u00eb shkelur t\u00eb drejtat e tij t\u00eb garantuara me nenet: 22 [Zbatimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i marr\u00ebveshjeve dhe instrumenteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare], 31 [E drejta p\u00ebr gjykim t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm], 46 [Mbrojtja e pron\u00ebs], 49 [E drejta e pun\u00ebs dhe ushtrimit t\u00eb profesionit] dhe 53 [Interpretimi i dispozitave p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe me nenet 6 (E drejta p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt) dhe nenin 1 t\u00eb Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pron\u00ebs) t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa bazohej n\u00eb nenin 113.7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb nenin 47 t\u00eb Ligjit nr. 03\/L-121 p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, si dhe n\u00eb rregullin 32 t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u2013 Gjykata, n\u00eb pajtim me neni 113.7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, me nenet 22.4 dhe 48 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, dhe me rregullat 29 dhe 35 (5) t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs, vendosi t\u00eb refuzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn.<\/p>\n<p>Aktvendim<\/p>\n<p>L\u00ebnda: KI 206\/19<\/p>\n<p>Parashtrues: Mladen Nikoli\u0107<\/p>\n<p>Objekt i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ishte vler\u00ebsimi i kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aktvendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Kosov\u00ebs [G\u017e.nr. 659\/2017], t\u00eb dat\u00ebs 21 maj 2019, me t\u00eb cilin parashtruesi i k\u00ebrkes\u00ebs pretendonte se i ishin shkelur t\u00eb drejtat e tij n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenet 478, 479 dhe 480 t\u00eb Ligjit nr. 03\/L-006 p\u00ebr Procedur\u00ebn Kontestimore. Parashtruesi i k\u00ebrkes\u00ebs nuk ka qart\u00ebsuar sakt\u00ebsisht se, cilat t\u00eb drejta dhe liri themelore t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, pretendon t\u2019i jen\u00eb cenuar p\u00ebrmes aktvendimit t\u00eb kontestuar.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa bazohej n\u00eb paragrafin 1 dhe 7 t\u00eb nenit 113 [Juridiksioni dhe pal\u00ebt e autorizuara] t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb nenet 22 [Procedimi i k\u00ebrkes\u00ebs] dhe 47 [K\u00ebrkesa individuale] t\u00eb Ligjit nr. 03\/L-121 p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, si dhe n\u00eb rregullin 32 [Parashtrimi i k\u00ebrkesave dhe p\u00ebrgjigjeve] t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u2013 Gjykata, n\u00eb pajtim me nenin 113.7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, me nenin 48 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(d) t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs, vendosi se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e papranueshme.<\/p>\n<p>Aktvendim<\/p>\n<p>L\u00ebnda: KI 231\/19<\/p>\n<p>Parashtrues: NSH \u201cKOSOVA-EXPORT\u201d<\/p>\n<p>Objekt i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ishte vler\u00ebsimi i kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aktgjykimit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Apelit t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me Agjencin\u00eb Kosovare t\u00eb Privatizimit, [AC-I-15-0212-A0001], t\u00eb dat\u00ebs 22 gusht 2019. Parashtruesi i k\u00ebrkes\u00ebs pretendonte se, me k\u00ebt\u00eb aktgjykim i jan\u00eb shkelur t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e garantuara me nenin 3 paragrafi 1 [Barazia para ligjit], nenin 7 [Vlerat], nenin 24 paragrafi 1 [Barazia para ligjit], nenin 31 [E drejta p\u00ebr gjykim t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm], nenin 54 paragrafi 1 [Mbrojtja gjyq\u00ebsore e t\u00eb drejtave] dhe me nenin 102 paragrafi 3 [Parimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe me nenin 6 (E drejta p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt) t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa bazohej n\u00eb nenet 21.4 dhe 113.7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb nenet 22 [Procedimi i k\u00ebrkes\u00ebs], 27 [Masat e p\u00ebrkohshme] dhe 47 [K\u00ebrkesa individuale] t\u00eb Ligjit nr. 03\/L-121 p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, si dhe n\u00eb rregullat 32 [Parashtrimi i k\u00ebrkesave dhe p\u00ebrgjigjeve] dhe 56 [K\u00ebrkesa p\u00ebr mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme] t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u2013 Gjykata, n\u00eb pajtim me paragraf\u00ebt 1 dhe 7 t\u00eb nenit 113 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, me nenet 20 dhe 27.1 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, dhe t\u00eb rregullave 39 (2) dhe 57 (1) t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs, vendosi se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e papranueshme.<\/p>\n<p>Aktvendim<\/p>\n<p>L\u00ebnda: KI 109\/19<\/p>\n<p>Parashtrues: Mehmet Qerimi<\/p>\n<p>Objekt i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ishte vler\u00ebsimi i kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Supreme t\u00eb Kosov\u00ebs [Pml.nr.5\/19], t\u00eb dat\u00ebs 22 janar 2019, me t\u00eb cilin parashtruesi pretendonte shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb tij t\u00eb garantuara me nenin 31 [E drejta p\u00ebr gjykim t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm] dhe nenin 54 [Mbrojtja gjyq\u00ebsore e t\u00eb drejtave] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa bazohej n\u00eb paragrafin 1 dhe 7 t\u00eb nenit 113 [Juridiksioni dhe pal\u00ebt e autorizuara] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nenet 22 [Procedimi i k\u00ebrkes\u00ebs], 47 [K\u00ebrkesa individuale], 48 [Sakt\u00ebsimi i k\u00ebrkes\u00ebs] dhe 49 [Afatet] t\u00eb Ligjit nr. 03\/L-121 p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, si dhe n\u00eb rregullin 32 [Parashtrimi i k\u00ebrkesave dhe p\u00ebrgjigjeve] t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u2013 Gjykata, n\u00eb pajtim me nenin 113.7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, me nenin 49 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(c) t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs, vendosi se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e papranueshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta vazhdoj\u00eb e pezullimit t\u00eb Ligjit t\u00eb Pagave. N\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur sot me dat\u00eb 26 shkurt 2020, kjo gjykat\u00eb vendos q\u00eb Ligji i Pagave t\u00eb pezullohet deri m\u00eb dat\u00eb 28 prill. M\u00eb 19 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar kushtetuesja pati vendosur q\u00eb ta pezulloj\u00eb vendimin e zbatimit t\u00eb k\u00ebtij ligji [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52457,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-52456","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52456","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52456"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52456\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52457"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}