{"id":52568,"date":"2020-02-29T14:40:14","date_gmt":"2020-02-29T14:40:14","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=52568"},"modified":"2020-02-29T14:40:14","modified_gmt":"2020-02-29T14:40:14","slug":"kurti-te-mos-e-sfidojme-njeri-tjetrin-problemet-me-te-cilat-perballemi-jane-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-te-mos-e-sfidojme-njeri-tjetrin-problemet-me-te-cilat-perballemi-jane-te-medha\/","title":{"rendered":"Kurti: T\u00eb mos e sfidojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballemi jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, po q\u00ebndron bashk\u00eb me z\u00ebvend\u00ebsit e tij e ministrat n\u00eb Prevall\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mbledhje gjith\u00eb ditore ku po diskutohet gjith\u00eb projekti p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje LVV-LDK.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij me t\u00eb cil\u00ebn Kurti e ka hapur mbledhjen ka p\u00ebrmendur pun\u00ebn e deritanishme t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij, duke cekur shkarkimet n\u00ebp\u00ebr borde.<\/p>\n<p>Tutje Kurti ka p\u00ebrmendur edhe 10 temat kryesore t\u00eb cilat do t\u2019i trajtojn\u00eb n\u00eb mbledhje t\u00eb prira nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia.<\/p>\n<p>Kryetari i qeveris\u00eb gjithashtu ka p\u00ebrmendur edhe prioritetet e Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrmendur an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkim Evropian, nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr dialogun me Serbin\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se duhet p\u00ebrgatitur mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjet e pazgjidhura.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos e sfidojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr kap\u00ebrcim t\u00eb sfidave dhe problemeve.<\/p>\n<p>Njoftimi i plot\u00eb i Kurtit:<\/p>\n<p> N\u00eb mbledhjen e sotme gjith\u00ebditore q\u00eb po mbahet n\u00eb hotel \u201cSharr\u201d n\u00eb Prevall\u00eb t\u00eb Prizrenit, u prezantua Drafti i Programit Qeveris\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilin diskutoi secili minist\u00ebr. Tash po vazhdojm\u00eb me paraqitjen e prioriteteve afatshkurt\u00ebra e afatmesme, si dhe t\u00eb veprimtarive e masave legjislative e politike t\u00eb ministrive p\u00ebrkat\u00ebse. N\u00eb fund do ta hartojm\u00eb korniz\u00ebn e planit t\u00eb pun\u00ebs dhe organizimin e veprimit nd\u00ebrministror sipas prioriteteve dhe sektor\u00ebve. N\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb teksti i fjal\u00ebs sime hyr\u00ebse:<\/p>\n<p>Mir\u00ebm\u00ebngjes t\u00eb nderuar ministra dhe z\u00ebvend\u00ebs kryeministra,<\/p>\n<p>Shpresoj se keni fjetur mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e orarin e pun\u00ebs i kemi zgjatur por si k\u00ebmbim ju ftoj t\u00eb shijoni bukurit\u00eb e Sharrit e sidomos ajrin t\u00eb cili do t\u00eb na b\u00ebj\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Ende nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb muaj qeverisje, por jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi filluar me \u00e7kapjen e shtetit nga shp\u00ebdorimi duke p\u00ebrmirsuar bordet e nd\u00ebrmarrjeve publike n\u00eb t\u00eb cilat ka pasur keqp\u00ebrdorime t\u00eb paras\u00eb publike, por edhe t\u00eb keqmenaxhimit duke shkaktuar humbje.<\/p>\n<p>Kemi reduktuar pushtetin dhe kemi ndal\u00eb shpenzimet q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se ku q\u00ebndrojm\u00eb, \u00e7ka po shpenzojm\u00eb dhe, m\u00eb e rend\u00ebsishmja, p\u00ebr \u00e7ka po shpenzojm\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam p\u00ebr t\u00eb reduktuar e kursyer shpenzimet e panevojshme q\u00eb nuk sjellin as rritje t\u00eb mirqenies, e as nuk krijojn\u00eb vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, por jam p\u00ebr t\u00eb rritur shpenzimet n\u00eb investime t\u00eb cilat jan\u00eb mir\u00eb t\u00eb planifikuara e t\u00eb studiuara dhe q\u00eb krijojn\u00eb vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb kemi edhe nj\u00eb draft t\u00eb programit qeveris\u00ebs i cili ka 41 faqe e q\u00eb derivon nga marr\u00ebveshja jon\u00eb e koalicionit.<\/p>\n<p>Ky program qeveris\u00ebs pasqyron orientimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb qeveris\u00eb, qasjen dhe parimet, prioritetet dhe iniciativat si dhe vendimet q\u00eb do t\u00eb merren p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjendjen n\u00eb vend n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Temat kryesore jan\u00eb:<\/p>\n<p>1. Qeverisja e mir\u00eb dhe sundimi i ligjit,<\/p>\n<p>2. Zhvillimi ekonomik,<\/p>\n<p>3. Arsimi dhe shkenca,<\/p>\n<p>4. Sh\u00ebndet\u00ebsia,<\/p>\n<p>5. Politikat sociale,<\/p>\n<p>6. Infrastruktura,<\/p>\n<p>7. Mjedisi, energjia dhe minierat,<\/p>\n<p>8. Kultura, rinia dhe sporti,<\/p>\n<p>9. Mbrojtja dhe siguria, si dhe<\/p>\n<p>10. Politika e jashtme, integrimi dhe m\u00ebrgata.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb kemi folur shum\u00eb p\u00ebr secil\u00ebn tem\u00eb dhe besoj se e dim\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh se \u00e7ka do t\u00eb b\u00ebhet, por mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb rikujtojm\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb kemi nj\u00eb qeveri e cila planifikon dhe analizon para se t\u00eb ekzekutoj\u00eb vendime e t\u00eb realizoj\u00eb punime, e cila promovon sundimin e ligjit, q\u00eb redukton shpenzimet financiare, p\u00ebrmir\u00ebson menaxhimin e financave publike dhe menaxhimin e nd\u00ebrmarrjeve publike, q\u00eb modernizon administrat\u00ebn publike dhe rrit\u00eb transparenc\u00ebn llogaridh\u00ebnien.<\/p>\n<p>\u2022 N\u00eb prokurim publik do t\u00eb nd\u00ebrmarrim reforma t\u00eb cilat arrijn\u00eb vler\u00ebn p\u00ebr para duke synuar kriterin: ekonomikisht m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm. Do t\u00eb rrisim transparenc\u00ebn duke hapur p\u00ebrfituesit p\u00ebrfundimtar dhe duke hapur thesarin si dhe do t\u00eb ngrisim kapacitetet p\u00ebr t\u00eb monitoruar \u00e7do parregull\u00ebsi n\u00eb proces p\u00ebr t\u00eb parandaluar favorizimet e kurdisjet e tender\u00ebve e sidomos menaxhimin e kontratave.<\/p>\n<p>\u2022 N\u00eb administrat\u00eb publike do t\u00eb vazhdojm\u00eb reformat q\u00eb profesionalizmin dhe efektshm\u00ebrin\u00eb i kan\u00eb princip.<\/p>\n<p>\u2022 N\u00eb nd\u00ebrmarrje publike do t\u00eb vazhdojm\u00eb bashk\u00ebpunimin me Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb proces fer, t\u00eb drejt\u00eb dhe profesional t\u00eb zgjedhjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordeve.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb avancojm\u00eb sh\u00ebrbimet elektronike dhe digjitale sepse sa m\u00eb pak nd\u00ebrveprim q\u00eb kan\u00eb qytetar\u00ebt dhe bizneset me zyrtar\u00eb publik\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb parandalojm\u00eb keqqeverisjen dhe korrupsionin.<\/p>\n<p>\u2022 N\u00eb qeverisje lokale do t\u00eb synojm\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb af\u00ebr qytetarit e sa m\u00eb larg korrupsionit. Qeveria do t\u00eb ndaj\u00eb grantin e kat\u00ebrt qeveritar p\u00ebr komunat, sipas parimit t\u00eb meritokracis\u00eb, t\u00eb bazuar n\u00eb performanc\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb luftojm\u00eb krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb rishikimin funksional t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ku tashm\u00eb ve\u00e7se kemi b\u00ebr\u00eb hapat e par\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb p\u00ebrgatisim ligjin p\u00ebr krimet e luft\u00ebs, gjenocidin dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb avancojm\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut dhe sigurin\u00eb n\u00eb komunitet si dhe do t\u00eb finalizojm\u00eb miratimin e Kodit Civil.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb themelojm\u00eb gjykat\u00ebn komerciale dhe do t\u00eb punohet p\u00ebr verifikimin dhe regjistrimin e sakt\u00eb t\u00eb pronave.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb heqim monopolet dhe do t\u00eb luftojm\u00eb evazionin fiskal n\u00eb biznes dhe do t\u00eb ofrojm\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb themelojm\u00eb Fondin Zhvillimor dhe do t\u00eb rrisim qasjen n\u00eb financa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur nd\u00ebrmarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb transformojm\u00eb Agjencin\u00eb Kosovare t\u00eb Privatizimit dhe do t\u00eb krijojm\u00eb Fondin Sovran.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb promovojm\u00eb politikat e turizmit duke mb\u00ebshtetur parqet nacionale, sikurse Malet e Sharrit.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb t\u00eb drejtat e pun\u00ebtor\u00ebve p\u00ebr pun\u00eb dhe pag\u00eb t\u00eb dinjitetshme duke fuqizuar sindikatat dhe duke rritur sigurin\u00eb sh\u00ebndetin n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb rishikojm\u00eb politikat e sektorit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur prodhimtarin\u00eb dhe do t\u00eb promovojm\u00eb ato duke ristrukturuar e p\u00ebrmir\u00ebsuar pun\u00ebn e KIESA-s.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb rrisim baz\u00ebn prodhuese q\u00eb ta zbusim deficin e madh tregtar duke rritur eksportet e z\u00ebvendesuar importet.<\/p>\n<p>\u2022 Politikat tona tregtare do t\u00eb jen\u00eb q\u00eb tregu t\u00eb liberalizohet, por edhe do t\u00eb mbrohet nga konkurenca jolojale p\u00ebrmes parimit t\u00eb reciprocitetit dhe masave tregtare.<\/p>\n<p>\u2022 Arsimi dhe shkenca jan\u00eb prioritet jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar hendekun mes tregut dhe edukimit por edhe p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb kapitalin njer\u00ebzor si pasuri komb\u00ebtare. Do t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb edukimin e hersh\u00ebm dhe n\u00eb rritjen e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb shkolla t\u00eb mesme e profesionale.<\/p>\n<p>\u2022 N\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe do t\u00eb funksionalizojm\u00eb fondin e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb fillohet me nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb politikave sociale e cila synon shp\u00ebrndarjen e mir\u00ebqenies dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes s\u00eb familjeve me f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Mjedisi do t\u00eb mbrohet. Ndotja krysore vjen nga termocentralet dhe do t\u00eb investohet n\u00eb filtra, por do t\u00eb punohet n\u00eb rritjen e nxitjen e transportit publik p\u00ebr t\u00eb reduktuar ndotjen nga makinat, do t\u00eb punohet n\u00eb pyll\u00ebzim dhe n\u00eb mbrojtjen e ujrave si dhe n\u00eb eleminimin e deponive t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>\u2022 Investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb do t\u00eb fokusohen n\u00eb rrjetet e kanalizimeve, uj\u00ebsjell\u00ebsve, trotuarve dhe ndri\u00e7imeve p\u00ebr t\u00eb rritur sigurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb, dhe mobilitetin, por edhe n\u00eb zgjerimin e rrug\u00ebve t\u00eb cilat lidhin komunitetet.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb zone t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt energjetike Kosov\u00eb \u2013 Shqip\u00ebri. Do t\u00eb liberalizojm\u00eb dhe diversifikojm\u00eb burimet e energjis\u00eb si dhe do t\u00eb ndalojm\u00eb humbjet e do t\u00eb rrisim e stabilizojm\u00eb prodhimin.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb miniera dhe n\u00eb asete tjera strategjike p\u00ebrmes Fondit Sovran.<\/p>\n<p>\u2022 Do t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb sport dhe do t\u00eb promovojm\u00eb kultur\u00ebn duke investuar n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe duke ofruar mb\u00ebshtetje.<\/p>\n<p>\u2022 Synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO prandaj edhe do t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb mbrojtje q\u00eb t\u00eb rrisim kapacitetet e FSK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Sh\u00ebrbimi i jasht\u00ebm duhet t\u00eb rishikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr republik\u00ebn.<\/p>\n<p>\u2022 Njohjet dhe an\u00ebtar\u00ebsimet n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb prioritet p\u00ebr shtetin ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE mbetet prioritet kurse dialogu me Serbin\u00eb t\u00eb jet\u00eb mir\u00eb i p\u00ebrgatitur e parimor, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjet e pazgjidhura.<\/p>\n<p>\u2022 M\u00ebrgata do t\u00eb jet\u00eb edhe brenda qeveris\u00eb. Barrierat e votimit jasht\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe do t\u00eb leht\u00ebsohen si dhe do t\u00eb rritet komunikimi e bashk\u00ebveprimi.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb temat e \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb t\u00eb cilat k\u00ebt\u00eb vit qeveria duhet t\u00eb punoj\u00eb q\u00eb t\u00eb jap\u00eb rezultatet e para.<\/p>\n<p>Sfidat jan\u00eb t\u00eb shumta sepse problemet q\u00eb p\u00ebrballemi jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por ne nuk do t\u00eb ikim nga problemet e as t\u2019i evitojm\u00eb ato.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb nuk do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnim \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb sfidojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet bashk\u00ebpunim dhe p\u00ebrkrahje sepse prioritet kemi qytetarin, mir\u00ebqenia e tij \u00ebsht\u00eb mat\u00ebsi i progresit dhe i suksesit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e jona si qeveri q\u00eb t\u00eb ofrojm\u00eb lidership. Vendi yn\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr hapje t\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr investime e p\u00ebr tregti, k\u00ebt\u00eb e kuptojm\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb punojm\u00eb.<\/p>\n<p>Por, para se ky t\u00eb jet\u00eb synim e motiv duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ne jemi pasqyra ku qytetar\u00ebt shohin vetveten n\u00eb shtetin e tyre. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm cil\u00ebsia e vendimeve q\u00eb marrim por edhe m\u00ebnyra se si ne e ushtrojm\u00eb funksionin ajo q\u00eb tregon p\u00ebr modelin ton\u00eb qeveris\u00ebs. T\u00eb punojm\u00eb me p\u00ebrul\u00ebsi e thjesht\u00ebsi, por me shum\u00eb profesionaliz\u00ebm e p\u00ebrkushtim.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb marrim me shum\u00eb seriozitet p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb kemi se sa t\u00eb shqet\u00ebsohemi se si dukemi.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimet jasht\u00eb e brenda vendit jan\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb arritjes s\u00eb q\u00ebllimeve programore e objektivave shtetrore e jo n\u00eb funksion t\u00eb vetvetes.<\/p>\n<p>Jam i bindur q\u00eb secili nga ju tashm\u00eb keni entuziazmin p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb program sepse entuziazmi juaj buron nga qytetar\u00ebt tan\u00eb dhe devocioni juaj. N\u00eb \u00e7do intervist\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb mbushur me shpres\u00eb se do t\u00eb b\u00ebhet mir\u00eb m\u00eb n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsin\u00eb e kemi, vullnetin dhe kapacitetin gjithashtu, prandaj le t\u00eb mos ngat\u00ebrrohemi me nj\u00ebri-tjetrin, por t\u00eb shikojm\u00eb kah vetja.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoj\u00ebn e dijen q\u00eb keni, mund\u00ebsia q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb, le t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb shansi unik q\u00eb secili nga ne t\u00eb jap maksimumin.<\/p>\n<p>Zyra ime \u00ebsht\u00eb e hapur \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr secilin. N\u00eb pun\u00eb dhe ide t\u00eb mira mua m\u00eb keni prapa n\u00eb secilin hap edhe me buxhet edhe me p\u00ebrkrahje.<\/p>\n<p>Sfida ka plot, por po ashtu jemi me plot shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimin e kemi t\u00eb mbar\u00eb, prandaj le t\u00eb vazhdojm\u00eb me pun\u00eb dhe angazhim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto 100 dit\u00eb pun\u00eb, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gara p\u00ebr arritjen e objektivave e jo me nj\u00ebri-tjetrin. Ne jemi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit ekip. Neve na b\u00ebn ata q\u00eb jemi ekipi, dhe \u00e7donj\u00ebri nga ne e p\u00ebrb\u00ebn ekipin. Ekipi na e jep kuptimin, ne ia japim p\u00ebrmbajtjen.<\/p>\n<p>Un\u00eb dua t\u2019ju p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr pun\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb deritashme q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb secili prej jush, z\u00ebvend\u00ebs kryeministra e ministra dhe t\u00eb gjitha ekipet e secilit prej jush k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Ju falemnderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, po q\u00ebndron bashk\u00eb me z\u00ebvend\u00ebsit e tij e ministrat n\u00eb Prevall\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mbledhje gjith\u00eb ditore ku po diskutohet gjith\u00eb projekti p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje LVV-LDK. N\u00eb fjal\u00ebn e tij me t\u00eb cil\u00ebn Kurti e ka hapur mbledhjen ka p\u00ebrmendur pun\u00ebn e deritanishme t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij, duke cekur shkarkimet n\u00ebp\u00ebr borde. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52569,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-52568","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52568","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52568"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52568\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52569"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52568"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52568"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52568"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}