{"id":52648,"date":"2020-03-04T08:49:46","date_gmt":"2020-03-04T08:49:46","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=52648"},"modified":"2020-03-04T08:49:46","modified_gmt":"2020-03-04T08:49:46","slug":"tragjedia-ne-familjen-bllaca-autopsia-tregon-si-u-ekzekutuan-nje-nga-nje-anetaret-e-familjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/tragjedia-ne-familjen-bllaca-autopsia-tregon-si-u-ekzekutuan-nje-nga-nje-anetaret-e-familjes\/","title":{"rendered":"Tragjedia n\u00eb familjen Bllaca, autopsia tregon si u ekzekutuan nj\u00eb nga nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e familjes"},"content":{"rendered":"<p>Dhjet\u00ebra plumba u gjet\u00ebn brenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Zeqir Bllac\u00ebs, n\u00eb lagjen \u201cBojanina\u201d, t\u00eb Gjilanit. Aty ndodhi nj\u00eb tragjedi t\u00eb cil\u00ebn dyshohet se e kreu ish-zyrtarja policore Valdetja, e bija e vetme e Zeqirit. Ajo, sipas organeve t\u00eb hetuesis\u00eb, besohet se i vrau me arm\u00eb zjarri t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb saj, e pastaj edhe veten. Gazeta Express disa dit\u00eb pas k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ju sjell detaje nga autopsia e b\u00ebr\u00eb nga trupat e pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes Bllaca.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebngjesin e 18 shkurtit nj\u00eb vrasje e r\u00ebnd\u00eb tronditi Kosov\u00ebn. Valdete Bllaca dyshohet se i vrau kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb saj e pastaj veten. Motivet se p\u00ebrse nisi e gjith\u00eb kjo tragjedi, e cila besohet se u krye nga Valdetja, ende nuk dihen sakt\u00eb. Por, ajo q\u00eb dihet ishte se Valdetja kishte kryer m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb seanca d\u00ebgjimore tek psikologu dhe se gjendja e saj emocionale nuk ishte e q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 shkurt, derisa disa nga an\u00ebtar\u00ebt e familjes Bllaca ishin n\u00eb gjum\u00eb, Valdetja me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb dyshohet se e nisi veprimin, i cili p\u00ebrfundoi me tragjedi. Me nj\u00eb plumb n\u00eb regjionin sip\u00ebr veshit ajo e kishte vrar\u00eb v\u00ebllain e saj t\u00eb vog\u00ebl Fisnikun, i cili gjendej n\u00eb gjum\u00eb n\u00eb nj\u00eb paradhom\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb Bujanin\u00eb n\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>E s\u00eb paku gjasht\u00eb plumba t\u00eb tjer\u00eb Valdetja besohet se i kishte shkrepur mbi trupin e v\u00ebllait t\u00eb madh, Blerimit.  Plumbin e par\u00eb, ajo ia dha atij fillimisht n\u00eb korridorin e sht\u00ebpis\u00eb duke e ndjekur m\u00eb pas n\u00eb ambientet tjera p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb vdekur pas shkrepjes s\u00eb arm\u00ebs.<\/p>\n<p>Derisa e kishte par\u00eb djalin e madh t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb, Hanifja, n\u00ebna e Valdetes ishte p\u00ebrkulur pran\u00eb trupit t\u00eb djalit t\u00eb saj t\u00eb madh. Por, n\u00eb at\u00eb gjendje ajo dyshohet se u godit me dy plumba n\u00eb regjionin e shpin\u00ebs. Nj\u00ebri me plag\u00eb dal\u00ebse mbi gjoks, tjetri n\u00eb zon\u00ebn e fytit.<\/p>\n<p>Por, krimi nuk u ndal tek k\u00ebto tri viktima. Ish-zyrtarja e policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Valdete Bllaca me tre plumba besohet se e vrau edhe babin e saj Zeqirin 70-vje\u00e7ar. Dy n\u00eb gjoks e nj\u00eb n\u00eb regjionin e kok\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas gjith\u00eb k\u00ebsaj tragjedie q\u00eb besohet se ajo e kishte shkaktuar, Valdete Bllaca, n\u00eb mesdit\u00ebn e 18 shkurtit doli disa or\u00eb nga sht\u00ebpia p\u00ebr t\u2019u kthyer m\u00eb pastaj duke e vrar\u00eb vet\u00ebn me nj\u00eb plumb n\u00eb ball\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb predh\u00eb asaj i \u00ebsht\u00eb gjetur edhe n\u00eb zogun e k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>E se i kishte l\u00ebn\u00eb viktimat n\u00eb sht\u00ebpi e q\u00eb vet doli nga aty e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit.<\/p>\n<p> Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja k\u00ebsaj prokurorie, Liridona Xheladini ka deklaruar se zyrtarja policore Valdete Bllaca dyshohet se i kishte vrar\u00eb prind\u00ebrit dhe dy v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb ora 7 e 40 n\u00eb m\u00ebngjes, derisa jet\u00ebs s\u00eb saj i kishte dh\u00ebn\u00eb fund tek pas kat\u00ebr or\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn tuaj, ju njoftojm\u00eb se Prokuroria Themelore n\u00eb Gjilan, n\u00eb bashk\u00ebpunim me policin\u00eb e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke hetuar rastin, n\u00eb t\u00eb cilin dyshohet se zyrtarja policore, tani e ndjera V.B., n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit rreth or\u00ebs 7:40 minuta, t\u00eb dat\u00ebs 18 shkurt 2020, me arm\u00eb zjarri fillimisht kishte vrar\u00eb kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb saj, kurse dyshohet se rreth or\u00ebs 12:50 minuta, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arm\u00eb kishte kryer aktin e vet\u00ebvrasjes\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Xheladini p\u00ebr Express.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse, raporti i forenzik\u00ebs ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gati nga ana e zyrtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij institucioni. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Express Arben Gashi, Inspektor  P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Forenzike ka th\u00ebn\u00eb se \u201cEnde nuk ka p\u00ebrfunduar asnj\u00eb ekspertiz\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb rast\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, me hetimet jan\u00eb duke i marr\u00eb policia dhe prokuroria e shtetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion e kishin konfirmuar se Bllaca ishte trajtuar n\u00eb 14 seanca t\u00eb ndryshme d\u00ebgjimore dhe k\u00ebshilluese deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2019. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, ajo kishte mbajtur trajtim n\u00eb fillim t\u00eb tetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur edhe ishte rekomanduar lirimi nga bartja e uniform\u00ebs dhe arm\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>\u201cTrajtimin e fundit mjek\u00ebsor psikologjik n\u00eb klinik\u00eb e ka mbajtur me dat\u00ebn 03.10.2019, n\u00eb t\u00eb cilin trajtim gjithashtu \u00ebsht\u00eb rekomanduar lirimi nga bartja e uniform\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe arm\u00ebn zyrtare p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb saj sh\u00ebndet\u00ebsore\/psikologjike si dhe i \u00ebsht\u00eb caktuar terapia p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, kishte njoftuar Policia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ende askush nuk po e di se si arma ka mundur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Valdete Ballc\u00ebs. Ajo dyshohet se e ka t\u00ebrhequr at\u00eb nga kasaforta ku ishte e vendosur n\u00eb stacionin policor.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, deri tani jan\u00eb suspenduar kat\u00ebr zyrtar\u00eb policor\u00eb, me arsyetim se kan\u00eb keqp\u00ebrdorur pozit\u00ebn zyrtare.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt e suspenduar jan\u00eb; komandanti i stacionit policor, z\u00ebvend\u00ebs komandanti policor, shefi i operativ\u00eb t\u00eb stacionit policor dhe nj\u00eb zyrtar i stafit civil.<\/p>\n<p>Emrat e t\u00eb suspenduarve jan\u00eb Alban Ramushi \u2013 komandant, Naser Rrahmani \u2013 z\u00ebvend\u00ebs komandant, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi. Ndryshe, Valdetja kishte qen\u00eb pjes\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr 18 vite.Ajo fillimisht kishte punuar n\u00eb Qendr\u00ebn e Thirrjeve n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u2019u transferuar m\u00eb pas n\u00eb n\u00eb Gjilan.\/Gazeta Express<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhjet\u00ebra plumba u gjet\u00ebn brenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Zeqir Bllac\u00ebs, n\u00eb lagjen \u201cBojanina\u201d, t\u00eb Gjilanit. Aty ndodhi nj\u00eb tragjedi t\u00eb cil\u00ebn dyshohet se e kreu ish-zyrtarja policore Valdetja, e bija e vetme e Zeqirit. Ajo, sipas organeve t\u00eb hetuesis\u00eb, besohet se i vrau me arm\u00eb zjarri t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb saj, e pastaj edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52268,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-52648","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52648","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52648"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52648\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}