{"id":52853,"date":"2020-03-08T11:56:41","date_gmt":"2020-03-08T11:56:41","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=52853"},"modified":"2020-03-08T11:56:41","modified_gmt":"2020-03-08T11:56:41","slug":"gjimnazi-i-vjeter-i-gjilanit-histori-dhe-drite-emra-e-ngjarje-qe-nuk-harrohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjimnazi-i-vjeter-i-gjilanit-histori-dhe-drite-emra-e-ngjarje-qe-nuk-harrohen\/","title":{"rendered":"Gjimnazi i vjet\u00ebr i Gjilanit \u2013 histori dhe drit\u00eb, emra e ngjarje q\u00eb nuk harrohen!"},"content":{"rendered":"<p>Dr. Shevqeti me rr\u00ebfimin p\u00ebr Gjimnazin &#8220;Zenel Hajdini&#8221; na rikthen n\u00eb koh\u00eb, duke p\u00ebrshkruar me kronologji historikun e k\u00ebsaj shkoll\u00eb, objektin, njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr k\u00ebt\u00eb institucion n\u00eb vitet e hershme, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, nx\u00ebn\u00ebsit, sukseset, emrat q\u00eb nuk harrohen, etj, etj&#8230;  <\/p>\n<p>Kujtime nga Gjimnazi &#8220;Zenel Hajdini&#8221;  &#8211; Dit\u00ebt e jet\u00ebs shkollore <\/p>\n<p> E v\u00ebrteta ka nj\u00eb em\u00ebr ajo lexohet k\u00ebtu&#8230;<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb pun\u00ebs kam librin e Bodlerit, ku \u00ebsht\u00eb tufa e poezive q\u00eb flasin p\u00ebr kujtimet nga jeta e tij. Lirika e Bodlerit nuk \u00ebsht\u00eb identike me jet\u00ebn. Po lexoj biografin\u00eb Bodlerit ku evokon dit\u00ebt e shkollimit. Kjo m\u00eb ka inspiruar t\u00eb shkruaj p\u00ebr Gjmnazin &#8220;Zenel Hajdini&#8221; n\u00eb Gjilan, n\u00eb t\u00eb cilin e kam kryer shkollimin e mes\u00ebm. <\/p>\n<p>E dogj\u00ebn objjektin me 1976, me 28 n\u00ebntor, duke menduar se edhe mua do t\u00eb ma vjedhin nj\u00eb sekuenc\u00eb nga jeta ime. \u00c7far\u00eb iluzione kishin pasur ata q\u00eb e dogj\u00ebn shkoll\u00ebn?!<br \/>\nMe 1973 isha gjenerata e fundit q\u00eb diplomoi n\u00eb gjimanzin e vjet\u00ebr me kujdestar Ferat Rexhepin, profesorin e biologjis\u00eb. Fillova t\u00eb gjurmoj\u00eb me vite n\u00eb arkiv\u00ebn time p\u00ebr historikun e k\u00ebtij objekti, t\u00eb shoh si ishte biografia e tij nd\u00ebr vite. Aty ku ishte gjimnazi i vjet\u00ebr ishte fillimi i Muhaxhir &#8216;m\u00ebhall\u00ebs&#8217;. N\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb objektit kishte pasur varre. Objekti ishte nd\u00ebrtuar si spital ushtarak osman me 1896, me 30 shtret\u00ebr. Aty, me 1908, ishte hapur barnatorja e par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nga Halil Ibrahim, q\u00eb sot n\u00eb Stamboll \u00ebsht\u00eb &#8216;holding&#8217; p\u00ebr p\u00ebrpunimin e ila\u00e7eve. <\/p>\n<p>Pas luft\u00ebs ballkanike ishte shkoll\u00eb qytetare deri me 1941 kur m\u00ebsimi zhvillhej n\u00eb gjuh\u00ebn serbe. N\u00eb periudh\u00ebn 1941-1945 ishte shkoll\u00eb qytetare, ku m\u00ebsimi zhvillohej n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Deri me 1964 objekti ishte dy kat\u00ebsh. Ne periudh\u00ebn 1945 deri 1947 ishte kazerm\u00eb ushtarake. Me 1948 ishte shkoll\u00eb fillore, ku me 1953 drejtor ishte &#8216;mulla&#8217; Tefiku. Nd\u00ebrsa, pas reform\u00ebs s\u00eb arsimit ishte gjimnaz i ul\u00ebt, drejtor n\u00eb gjuhen turke ishte Bejt\u00eb Novob\u00ebrdalia. Me 1964, gjimnazi kishte 34 maturant\u00eb shqiptare, serb\u00eb dhe turq. Drejtor ishte Gordana Palamareviq. Me 1961, kur kryetar qyteti ishte Bejt\u00eb Novob\u00ebrdalia, merret vendimi p\u00ebr shkoll\u00ebn normale.<\/p>\n<p> Gjilani n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>***<br \/>\nIsha f\u00ebmij\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn fillore, kur ne luanim n\u00eb livadhet e Agushag\u00ebve, te plepat e kooperativ\u00ebs bujq\u00ebsore, kur vizitonim bunarin te plepat, ku shikonim p\u00ebr dritare n\u00eb klas\u00ebt q\u00eb ishin n\u00eb katin p\u00ebrdhes\u00eb, duke shuar kurreshtjen. &#8220;M\u00eb kujtohet se n\u00eb oborrin e gjimnazit klubi hentbollistik &#8220;Bozhur&#8221; luante loj\u00ebrat kampionale, nd\u00ebrsa lojtar\u00eb ishin Kena, Rifati, Enveri, Dana.<\/p>\n<p>Me 1969 u  regjistrova n\u00eb gjimnaz, kur drejtor ishte fqiu im, Vllada Cvetanoviq, z\u00ebvend\u00ebsdrejtor &#8211; Rashid Gashi, nd\u00ebrsa sekretar &#8211; Ramiz Bllaca. N\u00eb hyrje t\u00eb katit t\u00eb par\u00eb ishte zyrja e sekretarit, nd\u00ebrsa djathtas ishin mir\u00ebmbajt\u00ebsit, xha Shabani e Syla. Ne na vendos\u00ebn n\u00eb katin e par\u00eb, djathtas, n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb si palest\u00ebr, q\u00eb kishte n\u00eb fund banka t\u00eb havarisura. Kujdestar i yni ishte Aliriza Selmani. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e nx\u00ebn\u00ebsve ishte nga P\u00ebrlepnica &#8211; Nexhati, Sadullahu, Ramadani, Sylejmani, Bedriu. Klasa ishte e shtruar me d\u00ebrrasa, shpesh e lyer me katran, koftori ishte me dru, nd\u00ebrsa dritaret ishin me gilindera metalike, ku ata t\u00eb Muhaxhir &#8216;m\u00ebhall\u00ebs&#8217; i lidhnin kafsh\u00ebt, nd\u00ebrsa vet\u00eb luanin futboll. Kati i par\u00eb kishte kat\u00ebr paralele sa kati i dyt\u00eb, e n\u00eb katin e tret\u00eb ishin edhe dy mini paralele me 10 banka.<br \/>\nN\u00eb vitin e dyt\u00eb u formua drejtimin natyror, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ishte paralelja q\u00eb si l\u00ebnd\u00eb t\u00eb huaj kishin rusisht\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb paralelen e vog\u00ebl t\u00eb gjith\u00eb ishin nga fshati dhe  m\u00ebsonin frengjisht. Prej vitit t\u00eb dyt\u00eb deri n\u00eb vitin e kat\u00ebrt ishin t\u00eb vendosur n\u00eb kabinetin e biologjis\u00eb. Ishin tri paralele t\u00eb drejtimit natyror, nj\u00eb n\u00eb gjuhen serbe, nd\u00ebrsa drejtim shoqeror kishte nj\u00eb paralele shqipe, nj\u00eb serbe dhe nj\u00eb turke.<\/p>\n<p>***<br \/>\nDisiplina ishte aq e madhe sa edhe miza nuk d\u00ebgjohej, pasi e gjith\u00eb shkolla kishte frik\u00eb nga Rashit Gashi, q\u00eb na m\u00ebsonte gjeografi dhe ishte z\u00ebvend\u00ebsdrejtor. M\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit ishin n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb arsimimit: Ahmet Veseli &#8211; fizik\u00eb, Ajshe Orana dhe Isane Orana &#8211; matematik\u00eb, Hajredin Gash &#8211; gjeometri deskpriptive, Xhafer Xhaferi &#8211; filozofi, Haxhi Vokshi &#8211; gjuh\u00eb shqipe, Stanko Antonijeviq &#8211; gjuh\u00eb serbokroate,  Ferat Rexhepi &#8211; biologji. Klasa jon\u00eb kishte primatin e shkoll\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb ishim t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm, jo vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebsime, por n\u00eb sport, or\u00eb letrare e aktivitete t\u00eb tjera. Fetija, Myneverja, Sadberja, Rukija t\u00eb njohura p\u00ebr m\u00ebsime, Ylfetet formonin disponim, Muharrem Gashi ishte reprezentatues i hendbollit. N\u00eb klas\u00eb ishin Mevlydja, Selimi, Nexhati, nd\u00ebrsa Ramadan Hasani formonte tek ne disponim. Klasa me nx\u00ebn\u00ebsit e vet mbante autoritetin e shkoll\u00ebs. Kur ecnim n\u00ebp\u00ebr shkallet me d\u00ebrrasa ishte e domosdoshme t\u00eb ecnim n\u00eb maje t\u00eb gishtave, pasi ato b\u00ebnin zhurm\u00eb, nd\u00ebrsa zavendsedrejtori shikonte me bisht t\u00eb syrit. Ne paralelet serbe ishin \u00c7fara, Zoki, Lila, Sllavica qe ishin nga qyteti. Zoki dhe \u00c7fara ishin basketbollist\u00eb. N\u00eb paraletet turke ishe Sadedini, me t\u00eb cilin pastaj kemi studiuar n\u00eb Beograd, ai n\u00eb stomatologji un\u00eb n\u00eb mjek\u00ebsi. Sebahatja, q\u00eb ishte nga Muhaxhir &#8216;m\u00ebhalla&#8217; punonte n\u00eb radio, Medihaja gjithnj\u00eb temperamente me Naimen. &#8220;Me 1972 organizova grupin teatror me Fetah Mehmetin, kur u b\u00eb dramatizimi i dram\u00ebs &#8220;Fosilet&#8221;  t\u00eb Azem Shkrelit, n\u00eb teatrin e Gilanit, n\u00eb rolin kryesor me Ruzhdi Mehmetin. Vizituam Shkupin dhe Preshev\u00ebn me k\u00ebt\u00eb shfaqje.<\/p>\n<p>N\u00eb pushimet e gjata luanim futboll n\u00eb oborin, q\u00eb ishte plot\u00eb guralec\u00eb, e shpesh l\u00ebndoheshim. P\u00ebrball\u00eb ishte shitorja e Ramush Golit ku pinim ndonj\u00eb l\u00ebng.<\/p>\n<p>Gjilani n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb vitin e dyt\u00eb profesoresha Rukije u nda nga jeta, profesori Osman u shp\u00ebngul n\u00eb Turqi. Haxhi Vokshi na i sillte revistat &#8220;Jetan e Re&#8221;, &#8220;Jehona&#8221; me afat te &#8216;skaduar&#8217;. Or\u00ebt letrare i mbanim n\u00eb konvikt, nd\u00ebrsa profesori Ferat shpesh ligj\u00ebratat na i mbante te bunari i kooperativ\u00ebs bujq\u00ebsore. Isha nx\u00ebn\u00ebs shembullor me &#8220;diplom\u00eb t\u00eb Vukut&#8221; dhe nuk e mbrojta tem\u00ebn e diplom\u00ebs. Matur\u00ebn e festuam n\u00eb lokalet e Sht\u00ebpise s\u00eb Armat\u00ebs, ku p\u00ebrher\u00eb t\u00eb par\u00eb qepa nj\u00eb kat rrobe te Aliriza rrobaqep\u00ebsi. P\u00ebrgatitesha t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb studime n\u00eb Beograd n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb. Ishte viti 1973 kur nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebrgatiteshin t\u00eb dilnin n\u00eb objektin e ri t\u00eb gjimnazit. Profesor\u00ebt tane u avansuan n\u00eb universitet &#8211; Xhaferi, Ferati, Nuhiu, Ahmeti, por edhe ne: Shevqeti, Elezi, Rukija, Miniverja &#8211; mjek\u00eb; Vaxhidi, Xhemushi, Rexhepi, Sadberja, Mevlydja &#8211; inxhinier\u00eb; Nexhati, Selimi, Mureseli,Ylfetja, Xhylija, Ajshja , Selamiu &#8211; m\u00ebshimdh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Ah Gilan, ah zaman, zaman! Ah Gjilan, koh\u00eb o koh\u00eb!<\/p>\n<p>***<br \/>\nNe, shok\u00ebt e klas\u00ebs, takohemi \u00e7do vit. Por, edhe brenda vitit disa her\u00eb. Takohemi e vizitohemi p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer bot\u00ebn pozitive t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb plot barsoleta jet\u00ebsore. Por, kishin edhe dhembje, pasi na shkuan n\u00eb amshim shok\u00ebt e klas\u00ebs &#8211; Muharremi Gash, Afrim Ilijazi, Rukije Salihu, Xhemush Kamberi, Vaxhid Qerimi, Mursel Jashari, Ramadan Hasani. N\u00eb vitin 2019, n\u00eb amshim ikui edhe kujdestari i klas\u00ebs, Ferat Rexhepi.<\/p>\n<p>Desmond Morris cek se jeta ec edhe pse nuk ka k\u00ebmb\u00eb, nd\u00ebrsa truri nuk ndalet, por mund t\u00eb shkap\u00ebrderdhet n\u00ebse ke skleroze multiplekse ose Alzhemer.<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto kujtime q\u00eb kan\u00eb pasuruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb biografis\u00eb sime, jan\u00eb momente q\u00eb formojn\u00eb mozaikun e jet\u00ebs sime, nd\u00ebrsa shok\u00ebt dhe shoqet q\u00eb jan\u00eb ende, me vizitat e tyre hapin shtigje t\u00eb reja n\u00eb udh\u00ebtimin tim.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta ka nj\u00eb em\u00ebr, ajo lexohet k\u00ebtu n\u00eb Arenapress.info\/Arena Press\/<\/p>\n<p>\/Autor i rr\u00ebfimit: Dr. Shevqet Mehmeti\/<br \/>\n\/Redaktor p\u00ebr shtyp: Nexhat Buzuku, botues i portalit  Arenapress.info\/ Arena Press\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Shevqeti me rr\u00ebfimin p\u00ebr Gjimnazin &#8220;Zenel Hajdini&#8221; na rikthen n\u00eb koh\u00eb, duke p\u00ebrshkruar me kronologji historikun e k\u00ebsaj shkoll\u00eb, objektin, njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr k\u00ebt\u00eb institucion n\u00eb vitet e hershme, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, nx\u00ebn\u00ebsit, sukseset, emrat q\u00eb nuk harrohen, etj, etj&#8230; Kujtime nga Gjimnazi &#8220;Zenel Hajdini&#8221; &#8211; Dit\u00ebt e jet\u00ebs shkollore E v\u00ebrteta ka nj\u00eb em\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52854,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-52853","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52853"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52853\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52854"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}