{"id":52924,"date":"2020-03-09T14:34:43","date_gmt":"2020-03-09T14:34:43","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=52924"},"modified":"2020-03-09T14:34:43","modified_gmt":"2020-03-09T14:34:43","slug":"ministrja-e-arsimit-po-e-shqyrtojme-mbylljen-e-shkollave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ministrja-e-arsimit-po-e-shqyrtojme-mbylljen-e-shkollave\/","title":{"rendered":"Ministrja e Arsimit: Po e shqyrtojm\u00eb mbylljen e shkollave"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb \u00ebsht\u00eb duke e shqyrtuar mund\u00ebsin\u00eb e mbylljes s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb shkollave n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo mas\u00eb pritet t\u00eb merret p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e koronavirusit. Virus ky i cili deri m\u00eb tani ka marr\u00eb jet\u00ebn e afro 4 mij\u00eb personave n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Ministrja e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb, Hykmete Bajrami, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Express se dikasteri t\u00eb cilin ajo e drejton, deri m\u00eb tani ka zbatuar t\u00eb gjitha rekomandimet q\u00eb kan\u00eb ardhur nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit (MAShT) \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontakt me autoritete relevante rreth situat\u00ebs epidemiologjike t\u00eb koronavirusit COVID 19. Deri m\u00eb tani jan\u00eb zbatuar t\u00eb gjitha rekomandimet q\u00eb kan\u00eb ardhur nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Bajrami.<\/p>\n<p>Ajo ka treguar se po shqyrtohet n\u00ebse duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren masa tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mbyllja e p\u00ebrkohshme e shkollave.<\/p>\n<p>\u201cJemi duke shqyrtuar edhe vendimin n\u00ebse duhet marr\u00eb masa tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mbyllja e p\u00ebrkohshme e shkollave. MASHTI dhe MSH do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje te shqyrtohet n\u00eb mbledhje t\u00eb kabinetit qeveritar\u201d, ka deklaruar Bajrami.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryetari i Sindikat\u00ebs s\u00eb Bashkuar t\u00eb Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Kultur\u00ebs, Rrahman Jasharaj, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Express se ende nuk jan\u00eb takuar me zyrtar\u00eb t\u00eb MAShTI-t, p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb mbylljes s\u00eb shkollave p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e virusit.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi pasur ndonj\u00eb takim deri m\u00eb tani, po presim t\u00eb takohemi edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje tjera. Por edhe p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb n\u00ebse na th\u00ebrrasin do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb takim dhe do t\u00eb japim mendimin ton\u00eb. Besoj se Ministria e Arsimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontakt me Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, do ta p\u00ebrcjellin situat\u00ebn dhe do t\u00eb vendosin si \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb miri\u201d, ka deklaruar Jasharaj.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se SBAShK-u do t\u00eb p\u00ebrkrah\u00eb \u00e7far\u00ebdo vendimi q\u00eb del nga MAShTI dhe Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBesoj se institucionet do ta ken\u00eb parasysh deklarat\u00ebn e kryetarit t\u00eb Prishtin\u00ebs, ata le t\u00eb vendosin. P\u00ebr momentin nuk kemi ndonj\u00eb alarm nga koleg\u00ebt tan\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla. Do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb bashk\u00eb me ministrit\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin ton\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Jasharaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, Shpend Ahmeti, ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb konsiderohet pushimi n\u00ebp\u00ebr shkolla, p\u00ebr shkak t\u00eb parandalimit t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>\u201cEdhe nj\u00ebher\u00eb \u2013 marr parasysh p\u00ebrhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet n\u00eb vendet e prekura, ne kemi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebto masa ti marrim tani. Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet n\u00eb shkolla duhet t\u00eb konsiderohen shpejt\u00eb. Pa panik, vet\u00ebm hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb e madhe p\u00ebr parandalim\u201d, ka shkruar ai n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>E z\u00ebvend\u00ebskryeministri Avdullah Hoti ka th\u00ebn\u00eb se me ministren e Arsimit, Hykmete Bajramin, po shqyrtojn\u00eb n\u00ebse duhet t\u00eb marrin masa parandaluese n\u00eb institucionet e arsimit p\u00ebr shkak t\u00eb epidemis\u00eb s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>Hoti p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, ka njoftuar se n\u00eb mbledhjen e ardhshme t\u00eb Qeveris\u00eb do t\u00eb shqyrtojn\u00eb masat q\u00eb do t\u00eb merren p\u00ebr parandalimin e shp\u00ebrndarjes s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>Sipas Hotit, masat parandaluese do t\u00eb merren n\u00eb institucionet arsimore.<\/p>\n<p>\u201cNe kordinim me Ministren e Arsimit, po shqyrtojm\u00eb n\u00ebse duhet nd\u00ebrmarr\u00eb masa tjera parandaluese n\u00eb institucione arsimore kund\u00ebr COVID 19. \u00c7do mas\u00eb do t\u00eb koordinohet me autoritetet sh\u00ebndet\u00ebsore. Ne mbledhje t\u00eb Qeveris\u00eb do t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe do t\u00eb nd\u00ebrmarrim masat e nevojshme\u201d, ka shkruar Hoti.<\/p>\n<p>Komiteti Komb\u00ebtar ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se nga ora 14:00 do t\u00eb mblidhet p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr hapat konkret q\u00eb Qeveria do t\u2019i marr\u00eb, sa i p\u00ebrket situat\u00ebs s\u00eb krijuar me koronavirus.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb deri m\u00eb tani nuk ka asnj\u00eb rast t\u00eb konfirmuar me koronavirus Covid-19. Shteti aktualisht ka ndaluar fluturimet nga Prishtina p\u00ebr n\u00eb qytetet e veriut t\u00eb Italis\u00eb ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur virusi. Nd\u00ebrkaq sot pritet t\u00eb mblidhet Komiteti p\u00ebr koordinimin e situat\u00ebs me koronavirusin ku pritet t\u00eb merren vendime p\u00ebr masat tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00ebrkaq dje jan\u00eb sh\u00ebnuar dy rastet e para t\u00eb prekura me koronavirus. Nj\u00ebri nga t\u00eb prekurit kishte ardhur nga Italia, e nga ai dyshohet se \u00ebsht\u00eb infektuar edhe babai i tij.<\/p>\n<p>Italia \u00ebsht\u00eb shteti evropian q\u00eb ka m\u00eb s\u00eb shumti raste t\u00eb prekura nga epidemia e virusit q\u00eb origjin\u00ebn e ka n\u00eb Kin\u00eb. N\u00eb Itali deri dje jan\u00eb regjistruar 7 mij\u00eb raste t\u00eb prekura, nd\u00ebrsa kan\u00eb vdekur 366 persona. \/GazetaExpress\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb \u00ebsht\u00eb duke e shqyrtuar mund\u00ebsin\u00eb e mbylljes s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb shkollave n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo mas\u00eb pritet t\u00eb merret p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e koronavirusit. Virus ky i cili deri m\u00eb tani ka marr\u00eb jet\u00ebn e afro 4 mij\u00eb personave n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Ministrja e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb, Hykmete [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52586,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-52924","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52924\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52586"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}