{"id":53497,"date":"2020-03-15T19:40:37","date_gmt":"2020-03-15T19:40:37","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=53497"},"modified":"2020-03-15T19:40:37","modified_gmt":"2020-03-15T19:40:37","slug":"shtypi-nderkombetar-per-krimet-serbe-kundrejt-shqiptareve-gjate-luftes-se-pare-ballkanike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shtypi-nderkombetar-per-krimet-serbe-kundrejt-shqiptareve-gjate-luftes-se-pare-ballkanike\/","title":{"rendered":"Shtypi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr krimet serbe kundrejt shqiptar\u00ebve gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike"},"content":{"rendered":"<p>Enver Sadiku<\/p>\n<p>Vendosja e sundimit serb n\u00eb trojet e banuara me shqiptar\u00eb pas Luft\u00ebrave Ballkanike t\u00eb viteve 1912-1913 ishte pasuar me vrasje, pla\u00e7kitje, terror e masakra q\u00eb forcat serbe ushtruan mbi popullat\u00ebn e pambrojtur shqiptare. Veprimet m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore ndaj popullat\u00ebs shqiptare ishin ushtruar nga ana e ushtar\u00ebve t\u00eb Armat\u00ebs Serbe, nj\u00ebsiteve vullnetare e t\u00eb komit\u00ebve serb\u00eb.<\/p>\n<p>Diplomacia, shtypi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i koh\u00ebs, organizatat q\u00eb u mor\u00ebn me pasojat e Luft\u00ebrave Ballkanike, por edhe vet\u00eb socialdemokrat\u00ebt serb\u00eb, raportuan p\u00ebr krime ndaj popullat\u00ebs shqiptare q\u00eb nuk i ka njohur njer\u00ebzimi deri m\u00eb at\u00ebher\u00eb. U keqtrajtuan, u rrah\u00ebn e u vran\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, iu dogj\u00ebn sht\u00ebpit\u00eb, iu vodh pasuria e u p\u00ebrndoq\u00ebn me mij\u00ebra shqiptar\u00eb nga trojet e veta.<\/p>\n<p>Pushtuesit serb\u00eb duke dashur t\u00eb paraqiten para bot\u00ebs si \u00e7lirimtar\u00eb dhe se kinse kishin \u00e7liruar Ballkanin prej Perandoris\u00eb Osmane, para  zyrave diplomatike t\u00eb vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs paraqiteshin se gjoja popujve t\u00eb n\u00ebnshtruar n\u00ebn Perandorin\u00eb Osmane e me k\u00ebt\u00eb edhe shqiptar\u00ebve ua kishin  sjell\u00eb lirin\u00eb, gj\u00eb e cila n\u00eb terren ishte krejt ndryshe.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas hyrjes n\u00eb trojet shqiptare t\u00eb ushtris\u00eb serbe, filluan krimet, vrasjet e pla\u00e7kitjet. Nuk u kursyen qytetet, kurse edhe fshatrat p\u00ebrreth tyre u dogj\u00ebn deri n\u00eb themel e n\u00eb masakrat e dhun\u00ebn q\u00eb ushtruan forcat serbe mbi shqiptar\u00ebt, nuk u kursyen as grat\u00eb, pleqt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>E t\u00ebr\u00eb kjo dhun\u00eb u pasqyrua n\u00eb shtypin evropian.   P\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb fshatrave dhe t\u00eb popullat\u00ebs shqiptare, Leo Freundlich, pos tjerash do t\u00eb shkruante se katundet ishin b\u00ebr\u00eb rrafsh me tok\u00eb, popullata u masakrua n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb vrazhd\u00eb dhe se sht\u00ebpit\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt e varf\u00ebr i kishin ngritur me shum\u00eb mund, tashti ishin shnd\u00ebrruar n\u00eb rr\u00ebnoja dhe tym q\u00eb dilte prej tyre. Edhe  Edith Durham, e cila ishte d\u00ebshmitare e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e k\u00ebtyre ngjarjeve shkruante se \u201cnga krahinat e pushtuara vinin lajme t\u00eb dhimbshme mbi mizorit\u00eb e pad\u00ebgjuara q\u00eb i kryenin serb\u00ebt ashtu edhe malazez\u00ebt mbi popullsin\u00eb shqiptare. Ata n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i fshihnin veprat e tyre, p\u00ebrkundrazi mburreshin me to\u201d. Gazeta \u201cReichespost\u201d q\u00eb botohej n\u00eb Vjen\u00eb, e cila shkruante p\u00ebr masakrat q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb forcat serbe gjithkund n\u00ebp\u00ebr trojet shqiptare, shkruante  se m\u00eb s\u00eb paku 2500 shqiptar\u00eb jan\u00eb mbytur. Kjo gazet\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb Evropa t\u00eb hetoj\u00eb dhe t\u00eb gjykoj\u00eb. Gazeta londineze \u201cDaily Telegraph\u201d  botoi korrespodenc\u00ebn nga Vjena p\u00ebr masakrat ndaj shqiptar\u00ebve e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkruanin edhe gazetat serbe si\u00e7  ishte  \u201cRadni\u00e7ke Novine\u201d, sipas t\u00eb cil\u00ebs ishin komit\u00ebt e armatosur deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb ata q\u00eb futeshin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi pas mesnate, i nxirrnin meshkujt p\u00ebrjashta p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar n\u00eb polici t\u00eb lidhur. Aty i shpallnin si ka\u00e7ak\u00eb dhe i shtronin n\u00eb dajak.<\/p>\n<p>Korrespondenti special i \u201cDaily Telegraph\u201d raportonte se sjelljet mizore t\u00eb trupave t\u00eb gjeneralit Jankoviq ua shkuan t\u00eb gjitha tmerreve t\u00eb historis\u00eb. Serb\u00ebt, n\u00eb marshimin e tyre drejt Shqip\u00ebris\u00eb i vran\u00eb pabesisht jo ve\u00e7 shqiptar\u00ebt e armatosur, por n\u00eb t\u00ebrbimin e tyre madje edhe individ\u00ebt e paarmatosur, pleqt\u00eb, grat\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt dhe foshnjat n\u00eb gji t\u00eb n\u00ebnave.<\/p>\n<p>P\u00ebr masakrat q\u00eb kishin kryer forcat serbe kishte shkruar edhe gazetari rus Lev Davidovi\u010d Troicki (mbiemri i v\u00ebrtet\u00eb Bronstein 1879 \u2013 1940), i publicist dhe mendimtar q\u00eb n\u00eb vitin 1912 si reporter lufte punonte p\u00ebr gazet\u00ebn ukrainase \u201cKievskaja mysl\u201d . Ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb p\u00ebrshkruan t\u00ebr\u00eb tmerrin q\u00eb ka par\u00eb n\u00eb vitin 1912 pasi kishte kaluar kufirin e vejt\u00ebr serb e m\u00eb pas edhe t\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Kumanov\u00eb dhe Shkup. Ai shkruan se si skaj hekurudh\u00ebs kishte par\u00eb se si digjeshin sht\u00ebpit\u00eb dhe prona , q\u00eb flak\u00ebn ua kishiun v\u00ebn\u00eb formacionet ushtaraka dhe paraushtarake serbe, q\u00eb njiheshin me emrin cetnik\u00eb.<\/p>\n<p>Tem\u00eb kryesorre e k\u00ebtij trajtimi \u00ebsht\u00eb se si e p\u00ebrshkruanin disa nga gazetar\u00ebt francez\u00eb t\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb e kishin par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e rreth 300 gazetar\u00ebve q\u00eb kishin p\u00ebrcjell\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Ballkanike m\u00eb te num\u00ebrtit ishin gazetar\u00ebt francez\u00eb. Sht\u00ebpit\u00eb gazetareske n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kishin d\u00ebrguar n\u00eb terren reprter\u00eb t\u00eb vecant\u00eb, q\u00eb ishin nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, m\u00eb trimat dhe m\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb. Kishte gazeta q\u00eb kishin d\u00ebrguar dy e m\u00eb tep\u00ebr gazetar\u00eb dhe secili prej tyre me vete kishte edhe fotoreporterin, q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishte edhe grafist apo piktor. Shum\u00eb prej tyre i ankoheshin qendr\u00ebs se jan\u00eb duke punuar n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe se n\u00eb shum\u00eb raste shkrimet e tyre kontrolloheshin dhe nuk u lejohej q\u00eb t\u00eb shkruanin p\u00ebr sjelljet cnjer\u00ebzore t\u00eb ushtris\u00eb dhe formacioneve paraushtarake, q\u00eb ato kryenin ndaj civil\u00ebve, mbi djegjen e fshatrave dhe mizori t\u00eb tjera. Ankesa t\u00eb tilla pat\u00ebn gazetar\u00ebt e gazetave  franceze  \u201eLe Temps\u201c, \u201eL\u2019Illustration\u201c, \u201eLe Journal\u201c, por edhe t\u00eb gazetave t\u00eb tjera si korrespondent\u00ebt e gazetave angleze \u201eStandard\u201c  dhe  \u201eMorning Post\u201c.<\/p>\n<p>Ata shkruanin se qeveritar\u00ebt serb\u00eb po u b\u00ebjn\u00eb censur\u00eb gjat\u00eb raportimit nga frontet e luft\u00ebs, se nuk po u lejojn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb fushbeteja dhe se nuk po i lejojn\u00eb q\u00eb t\u2019a fotografojn\u00eb ushtrin\u00eb.<\/p>\n<p>Mdegjithat\u00eb, pati gazetar\u00eb e opinionist\u00eb francez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt demaskuan veprimet cnjer\u00ebzore t\u00eb ushtris\u00eb serbe gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike.<\/p>\n<p>I till\u00eb \u00ebsht\u00eb raportimi i gazet\u00ebs franceze \u201cL\u2019Aurore\u201d n\u00eb t\u00eb cilin publicisti Pol Rishar (Paul Richard) n\u00eb artikullin me titull \u201cOptimizmi evropian dhe mizorit\u00eb ballkanike\u201d m\u00eb dat\u00eb 03 shkurt t\u00eb vitit 1913 shkruan p\u00ebr mizorit\u00eb q\u00eb kryen forcat serbe n\u00eb territoret q\u00eb kishin pushtuar.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij gazetari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur gjylet kan\u00eb fjal\u00ebn kryesore. Ai pasi p\u00ebrshkruan soditjen q\u00eb b\u00ebn\u00eb Evropa n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb ta saj ndodhin luft\u00ebra, shkruan edhe p\u00ebr aspiratat megalomane t\u00eb mbret\u00ebrive t\u00eb vogla ballkanike p\u00ebr t\u00eb pushtuar sa m\u00eb shum\u00eb territore q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb tyret. Gazetari q\u00eb duket se nga af\u00ebr ka par\u00eb zhvillimet, shpreh habin\u00eb me qasjen q\u00eb ka Evropa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb luft\u00eb dhe nis rr\u00ebfimin me at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb terren. Rishar shkruan se n\u00eb rrethin e Kumanov\u00ebs 31 fshatra shqiptare jan\u00eb shkat\u00ebrruar dhe se popullata i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar nj\u00eb masakre t\u00eb papar\u00eb. Ata q\u00eb pat\u00ebn fatin t\u00eb ikin po enden n\u00ebp\u00ebr male t\u00eb uritur dhe n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb. Jan\u00eb shkat\u00ebrruar e djegur edhe lokalitete t\u00eb tjera, burrat jan\u00eb mbytur e jan\u00eb prer\u00eb n\u00eb fyt. N\u00eb rajonin e Kavadarit 34 fshatra jan\u00eb shkat\u00ebrruar. N\u00eb Drenov\u00eb gati se t\u00eb gjitha banor\u00ebt jan\u00eb varrosur t\u00eb vdekur e t\u00eb gjall\u00eb, n\u00eb vende t\u00eb tjera jan\u00eb dhunuar gra e f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb Petrov\u00eb t\u00eb gjitha femrat jan\u00eb mbyllur n\u00eb nj\u00eb kafiteri dhe aty jan\u00eb djegur, n\u00eb Kurkobov\u00eb ato jan\u00eb djegur n\u00eb nj\u00eb xhami, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Evropa e verb\u00ebr admirohet dhe mb\u00ebshtet \u00e7\u00ebshtjen e Aleat\u00ebve Ballkanik\u00eb.<br \/>\n<img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/05A29A70-BE7E-4380-8E16-C5CA1B761FD1.jpeg\" alt=\"\" width=\"466\" height=\"516\" class=\"aligncenter size-full wp-image-53498\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/05A29A70-BE7E-4380-8E16-C5CA1B761FD1.jpeg 466w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/05A29A70-BE7E-4380-8E16-C5CA1B761FD1-271x300.jpeg 271w\" sizes=\"auto, (max-width: 466px) 100vw, 466px\" \/><\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, pas p\u00ebrfundimet t\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike n\u00eb Raportin e Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Luft\u00ebrat Ballkanike, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me luftimet q\u00eb i b\u00ebri Serbia, thuhet se gjetjet e Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar kan\u00eb rezultuar se ka pasur krime t\u00eb r\u00ebnda luftarake. Sipas k\u00ebtij raporti \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se arm\u00ebt nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm kund\u00ebr ushtris\u00eb armike, por edhe p\u00ebr terrorin ndaj popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Maqedoni, njer\u00ebzve t\u00eb vjet\u00ebr, fshatar\u00ebve, bujqve, grave dhe f\u00ebmij\u00ebve. Sipas raportuesve t\u00eb k\u00ebtij komisioni Serbia kreu krime t\u00eb papara, duke shnd\u00ebrruar n\u00eb hi sht\u00ebpi t\u00eb t\u00ebra e duke masakruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masovike popullsin\u00eb e paarmatosur dhe t\u00eb pambrojtur. \u201cAkte t\u00eb dhun\u00ebs t\u00eb papara, pla\u00e7kitje dhe eg\u00ebrsi e llojeve t\u00eb ndryshme \u2013 k\u00ebto jan\u00eb mjetet t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur dhe ende po p\u00ebrdoren nga ushtria serbo-malazeze, me q\u00ebllim t\u00eb nd\u00ebrrimit etnik t\u00eb krahinave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb banuara vet\u00ebm me shqiptar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb raportimin e Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar thuhet se e t\u00ebr\u00eb kjo dhun\u00eb ishte e dirigjuar nga kreu i ushtris\u00eb serbe, ngase kjo ushtri nuk b\u00ebri asnj\u00eb hap n\u00eb ndaljen e vrasjeve, pla\u00e7kitjeve, grabitjeve e dhunimeve t\u00eb shqiptar\u00ebve, por ajo ishte nxit\u00ebse e k\u00ebtyre krimeve dhe ushtria e k\u00ebrkonte dhe urdh\u00ebronte q\u00eb t\u00eb zbatohej kjo dhun\u00eb ndaj popullsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Krejt kjo dhun\u00eb e ushtruar ndaj popullsis\u00eb shqiptare, kishte edhe nj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb shp\u00ebrnguljes s\u00eb saj dhe kolonizimin e k\u00ebtyre trevave me serb\u00eb t\u00eb ardhur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Sadiku Vendosja e sundimit serb n\u00eb trojet e banuara me shqiptar\u00eb pas Luft\u00ebrave Ballkanike t\u00eb viteve 1912-1913 ishte pasuar me vrasje, pla\u00e7kitje, terror e masakra q\u00eb forcat serbe ushtruan mbi popullat\u00ebn e pambrojtur shqiptare. Veprimet m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore ndaj popullat\u00ebs shqiptare ishin ushtruar nga ana e ushtar\u00ebve t\u00eb Armat\u00ebs Serbe, nj\u00ebsiteve vullnetare e t\u00eb komit\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53499,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-53497","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53497"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53497\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53499"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}