{"id":53501,"date":"2020-03-15T20:41:46","date_gmt":"2020-03-15T20:41:46","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=53501"},"modified":"2020-03-15T20:41:46","modified_gmt":"2020-03-15T20:41:46","slug":"kinematografi-korelacionet-profesionale-ne-film","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kinematografi-korelacionet-profesionale-ne-film\/","title":{"rendered":"Kinematografi: Korelacionet profesionale n\u00eb film"},"content":{"rendered":"<p>Realizimi i nj\u00eb projekti filmik para s\u00eb gjithash n\u00ebnkupton nj\u00eb p\u00ebrgatitje relative praprake me akter\u00eb t\u00eb shum\u00eb fushave nga artet skenike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvarura nj\u00ebra me tjetr\u00ebn. Duke i anashkaluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shum\u00eb nga sektor\u00ebt q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ekipin e filmit si: Sektori i kamer\u00ebs, sektori i tonit, pastaj sektori i skenografis\u00eb, ai i kostumografis\u00eb, sektori i produksionit etj, n\u00eb vijim po fokusohemi te sektori i regjis\u00eb q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrb\u00ebhet prej shum\u00eb njer\u00ebzve profesionist\u00eb.<br \/>\nNga: Xhemail Veseli<\/p>\n<p>Sektori i regjis\u00eb s\u00eb filmit<\/p>\n<p>P\u00ebrb\u00ebhet nga shkrimtari gjegj\u00ebsisht skenaristi, shkruesi i skenarit, lektori, kompozitori, aktor\u00ebt e roleve episodike, kaskader\u00ebt, dubler\u00ebt e statist\u00ebt; shkruesi i dialogjeve, konsultuesi(t\u00eb) etj.<\/p>\n<p>Rrethi i dyt\u00eb i kabinetit t\u00eb regjis\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga: regjisori (supervizor), regjisori i ekipit t\u00eb dyt\u00eb, bart\u00ebsit e roleve kryesore, arm\u00ebtari, pirotekniku, montazhuesi i muzik\u00ebs, asistenti i montazh\u00ebs, montazhuesi i fotografis\u00eb, sekretari i regjis\u00eb, asistent\u00ebt e regjisorit etj. Rethin e fundit t\u00eb hallk\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb regjis\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb: regjisori kryesor dhe ndihm\u00ebs regjisori.<\/p>\n<p>Kjo armat\u00eb njer\u00ebzish \u00ebsht\u00eb pjesa e ekipit t\u00eb filmit q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm sektorin e regjis\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb l\u00ebmive t\u00eb vecanta. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta profesionist\u00eb q\u00eb m\u00eb par\u00eb i dijn\u00eb rolet dhe detyrat e tyre dhe kan\u00eb pothujse secili me secilin relacione t\u00eb nd\u00ebrvarura. I gjith\u00eb ky relacion \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me iden\u00eb kryesore t\u00eb filmit q\u00eb manifestohet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb hierarkie t\u00eb k\u00ebtij sektori q\u00eb kulmon tek regjisorin kryesor\u00eb.<\/p>\n<p>Puna e regjisorit me secilin nga ta vec e vec nuk lidhet vet\u00ebm me momentet e xhirimit por fillon shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt me skenaristin dhe shkruesin e dialogjeve p\u00ebr t\u00eb ardhur deri tek drafti final i skenarit. Ka raste kur skenari pranohet nga kompania q\u00eb realizon filmin, por preferohet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebr \u2018duart\u00eb e regjisorit si nj\u00eb lloj filtri paraprak.\u2019<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi deri n\u00eb faz\u00ebn e ashtuquajturit \u201cdrafti final\u201d regjisori dhe skenaristi konsultohen vazhdimisht p\u00ebr secil\u00ebn nga skenat, pamjet, sekuencat e deri te detajet m\u00eb t\u00eb vogla q\u00eb mund t\u00eb parashihen.<\/p>\n<p>Duke u fokusuar n\u00eb relacionet skenarist \u2013 regjisor \u2013 aktor\u00eb \u00ebsht\u00eb evidente se nga ideja deri te finalizimi i nj\u00eb projekti filmik ekziston nj\u00eb bashk\u00ebkoordinim, i cili var\u00ebsisht nga nevoja, her\u00eb \u2013 her\u00eb nd\u00ebrpritet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst padyshim se relacioni skenarist \u2013 regjisor p\u00ebrb\u00ebn hapin e par\u00eb apo iden\u00eb e skenarit. \u00cbsht\u00eb m\u00eb se i domosdosh\u00ebm bashk\u00ebpunimi paraprak mes akter\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre fushave. Por gjithnj\u00eb shtrohet pyetja deri n\u00eb c\u2019mas\u00eb apo c\u2019nivel do duhej t\u00eb thelloheshin ato raporte? P\u00ebrgjigja duket t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb: ato raporte do t\u00eb duhej nd\u00ebrtuar var\u00ebsisht nga aspiratat p\u00ebr projektin kinematografik.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pashmangshme t\u2019i iket p\u00ebrceptimit paraprak t\u00eb faktor\u00ebve q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vet aspiratat p\u00ebr nj\u00eb projekt kinematografik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst \u00e7\u00ebshtjet kalojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrafsh tjet\u00ebr, n\u00eb at\u00eb psikologjik, e q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me synimet finale t\u00eb bart\u00ebsve t\u00eb krijimit t\u00eb projektit filmik.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga faktor\u00ebt kryesor p\u00ebr synimin se cfar\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb projekt kinematgografik \u00ebsht\u00eb kostoja q\u00eb paraqitet si domosdoshm\u00ebri fillestare. Kjo ndodh\u00eb n\u00eb ato mjedise apo vende ku \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb shkall\u00eb e k\u00ebnaqshme e zhvillimit dhe organizimit prodhues kinematografik. Duke mos i anashkaluar aspiratat e prodhues\u00ebve t\u00eb filmit n\u00eb vendet e zhvilluara, por duke i marr\u00eb si model, patjet\u00ebr se fokusi do duhej t\u00eb kthehej n\u00eb vet konceptin e projektit, bazuar me kushtet materiale q\u00eb ofrohen p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Ideja e filmit<\/p>\n<p>Ideja p\u00ebr nj\u00eb film mund t\u00eb shihet n\u00eb disa m\u00ebnyra nga disa akter\u00eb. Ajo mund t\u00eb jet\u00eb rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb situate t\u00eb caktuar n\u00eb shoq\u00ebri; nj\u00eb fenomeni t\u00eb vecant\u00eb q\u00eb aspirohet t\u00eb send\u00ebrtohet n\u00eb rr\u00ebfim ose edhe nj\u00eb q\u00ebllimi. N\u00eb realizimin e nj\u00eb ideje t\u00eb caktuar mund t\u00eb inkorporohen mendime paraprake t\u00eb disa artist\u00ebve profilesh t\u00eb ndryshme q\u00eb do t\u00eb rezultonin me vendimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr hapin e par\u00eb, d. m. th. rr\u00ebfimin apo shkrimin e skenarit.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e skenarit mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb apo edhe m\u00eb shum\u00eb se vet\u00ebm nj\u00eb autor, t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb n\u00eb grupe. Kjo dukuri ka rezultuar shum\u00eb pozitive n\u00eb praktik\u00eb, n\u00eb vende t\u00eb ndryshme me shkall\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme t\u00eb zhvillimit t\u00eb kinematografis\u00eb, pasi ka ndikuar n\u00eb ngritjen e besuesh\u00ebris\u00eb paraprake profesionale mes autor\u00ebve dhe kompanis\u00eb q\u00eb realizon filmin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb evidente q\u00eb cdo analogji, kudo n\u00eb bot\u00eb, b\u00ebhet n\u00eb raport me industrin\u00eb amerikane t\u00eb filmit si m\u00eb e avancuar. Kjo analogji dhe ky p\u00ebrceptim, madje edhe n\u00eb vet hapin e par\u00eb t\u00eb filmit q\u00eb n\u00ebnkupton shkrimin e skenarit, duhet t\u00eb jet\u00eb i bazuar. P\u00ebr t\u00eb ardhur deri tek nj\u00eb konkluzion sa m\u00eb i sakt\u00eb p\u00ebr metodologjin\u00eb e krijimit t\u00eb nj\u00eb projekti t\u00eb t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm kinematografik, qoft\u00eb film t\u00eb metrazhit t\u00eb shkurt\u00eb apo t\u00eb gjat\u00eb, para s\u00eb gjithash duhet t\u00eb konstatojm\u00eb vec e vec rolin dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e secilit nga k\u00ebto segmente q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pandashme me nj\u00ebra \u2013 tjetr\u00ebn, por vet\u00ebm n\u00eb aspektin teknik.<\/p>\n<p>Skenari<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse termi \u201cskenar\u201d n\u00eb fillim \u00ebsht\u00eb menduar n\u00eb p\u00ebrshrim t\u00eb shkurt\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb cdo skene n\u00eb shfaqje, t\u00eb cil\u00ebn aktor\u00ebt do t\u00eb duhej ta luanin, (shek. XVIII, teatri \u201cDel Arte\u201d), m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vet teatrin ky term p\u00ebsoi ndryshime n\u00eb vet etimologjin\u00eb e fjal\u00ebs, duke u n\u00ebnkuptuar si p\u00ebrshkim i sakt\u00eb e preciz mbi veprimet q\u00eb do duhej t\u00eb realizoheshin n\u00eb sken\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga teatri, em\u00ebrtimi i formuluar \u201cskenar\u201d sot njihet si terminologji q\u00eb i takon ekskluzivisht filmit dhe televizionit e q\u00eb n\u00ebnkupton p\u00ebrshkrimin paraprak t\u00eb filmit t\u00eb ardhsh\u00ebm apo projektit televiziv. Skenari p\u00ebrshkruhet nga aspekti vizuel me fokus t\u00eb vecant\u00eb n\u00eb tekstit q\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjohet si pjes\u00eb e situatave t\u00eb caktuara, kuadrave, skenave apo sekuencave q\u00eb krijohen n\u00eb nd\u00ebrtimin e gjithmbarsh\u00ebm t\u00eb rr\u00ebfimit n\u00eb film.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn vizuele t\u00eb skenarit hyjn\u00eb edhe p\u00ebrshkrimi i karaktereve t\u00eb personazheve t\u00eb caktuara, objekti ose vendi i ngjarjes, ambienti, atmosfera q\u00eb mbret\u00ebron, si dhe t\u00eb gjitha manifestimet e jashtme q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me mund\u00ebsin\u00eb kreative t\u00eb p\u00ebrshrimit t\u00eb ngjarjes, e q\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb pjes\u00eb tjera t\u00eb sektor\u00ebve tjer\u00eb do t\u00eb adaptoheshin dhe harmonizonin edhe pjes\u00ebt muzikore n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si faza e postproduksionit, e cila \u00ebsht\u00eb kaptin\u00eb n\u00eb vete, por q\u00eb skenaristi mund edhe ta p\u00ebrshkruaj n\u00eb raste t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb evidente q\u00eb autori i skenarit her\u00eb \u2013 her\u00eb edhe mund t\u2019i referohet ndonj\u00eb pjese narrative nga ndonj\u00eb pjes\u00eb libri apo tregimi t\u00eb d\u00ebgjuar ose lexuar, por vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur konsideron se ajo pjes\u00eb do t\u00eb p\u00ebrshtatej me t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e skenarit. Por, para s\u00eb gjithash, n\u00eb ato raste skenaristi do duhej q\u00eb t\u00eb \u2018harronte\u2019 metodologjin\u00eb e \u201cmbledh\u00ebsit t\u00eb fjal\u00ebve\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehi e natyr\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij profesionale, p\u00ebr t\u00eb pretenduar perfeksionimin e krijimit fotografis\u00eb s\u00eb ngjarjes. Pra, \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb skenari, gjegj\u00ebsisht skenaristi, t\u00eb mos i orientoj mendimet n\u00eb fotografi, por t\u00eb mendoj sakt\u00ebsisht p\u00ebr fotografin\u00eb me t\u00eb cilat do ta zhvilloj\u00eb ngjarjen.<\/p>\n<p>Regjisori<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb personi i profesionalizuar i cili \u00ebsht\u00eb strumbullar i projetit filmik. Ai bazohet n\u00eb nj\u00eb mori faktor\u00ebsh determinues t\u00eb projetit, duke filluar nga mjetet teknike e teknologjike p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb ides\u00eb dhe tem\u00ebs s\u00eb filmit, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb plot\u00ebsisht autonome profesionale e tij.<\/p>\n<p>Regjisori mund t\u00eb jet\u00eb, por jo patjet\u00ebr, autor ose bashk\u00eb-autor i skenarit. Ai \u00ebsht\u00eb i obliguar q\u00eb t\u00eb shkruaj librin e xhirimit sipas konditave t\u00eb skenarit dhe t\u2019i jap\u00eb \u201cvul\u00ebn e fundit\u201d individualitetit dhe kreativitetit t\u00eb tij, dhe me k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose tjet\u00ebr, regjisori e trajton skenarin si pjes\u00eb s\u00eb stilit dhe individualitetit personal. Ai nj\u00ebkoh\u00ebsisht b\u00ebn\u00eb edhe ndarjen e roleve gjegj\u00ebsisht pun\u00ebs s\u00eb aktor\u00ebve; udh\u00ebheq\u00eb me ekipin e xhirues\u00ebve, me montimin dhe tonin e filmit etj. N\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb tij, faz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme regjisori e ka gjat\u00eb procesit t\u00eb xhirimit. N\u00eb ato raste aranzhon skenat para kamer\u00ebs, planet e xhirimit dhe t\u00ebr\u00eb kompozicionin e kuadrave, gjithnj\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me xhiruesit. Ai nj\u00ebkoh\u00ebsisht udh\u00ebheq ekipin e aktor\u00ebve duke synuar nxjerrjen n\u00eb pah t\u00eb an\u00ebs emocionale t\u00eb personazheve p\u00ebrmes reaksioneve, me synim primar arritjen e kulmit dramatik n\u00eb momente t\u00eb caktuara. Regjisori poashtu ia shfaq\u00eb mendimin e tij skenografit, kostumografit dhe kompozitorit t\u00eb angazhuar p\u00ebr kompozimin e muzik\u00ebs s\u00eb filmit.<\/p>\n<p>Secili regjisor ka casjen e tij t\u00eb vecant\u00eb p\u00ebr tema t\u00eb caktuara, m\u00ebnyr\u00ebn e tij t\u00eb paraqitjes, narracionit, xhirimit, montimit dhe tonimit t\u00eb kuadrave, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto s\u00eb bashku p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb stilin e vecant\u00eb t\u00eb secilit regjisor vec e vec.<\/p>\n<p>Aktori<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb specifike q\u00eb aktor\u00ebt vet\u00ebm t\u00eb prezantoj\u00eb apo interpretoj\u00eb tekstin, por edhe t\u00eb tregoj\u00eb ngjarje. \u00cbsht\u00eb e patjet\u00ebrsueshme q\u00eb loja e aktorit t\u00eb jet\u00eb e varur nga puna e regjisorit dhe xhiruesit. K\u00ebtu hyjn\u00eb pozita e kamer\u00ebs n\u00eb raport me t\u00eb, ndricimi dhe shum\u00eb faktor\u00eb q\u00eb udh\u00ebhiqen nga ana e regjisorit. Aktori fokusohet n\u00eb film m\u00eb shum\u00eb me an\u00eb t\u00eb paraqitjes fizike e emocionale n\u00eb krahasim me tonin q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. Me kreativitetin dhe afinitetet e tij, aktori m\u00ebton q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjasoj me karakterin e personazhit q\u00eb \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb sipas skenarit.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb aktori \u00ebsht\u00eb \u2018ajka\u2019 e nj\u00eb projekti filmik marr\u00eb parasysh faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vetmi nga ky \u2018konglomerat profesionist\u00ebsh\u2019 q\u00eb shihet n\u00eb film. Ndaj \u00ebsht\u00eb evidente se ai koncentrohet maksimalisht n\u00eb interpretim, gjestikulacione, mimik\u00eb, paraqitje fotogjenike, pamje t\u00eb jashtme, besueshm\u00ebri, natyralitet dhe cdo gj\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me natyr\u00ebn psikologjike t\u00eb karaktereve t\u00eb caktuara. Karakteristik\u00eb e loj\u00ebs s\u00eb aktorit padyshim se \u00ebsht\u00eb interpretimi sa m\u00eb natyral p\u00ebr t\u00eb krijuar p\u00ebrceptim sa m\u00eb real besueshm\u00ebrie. \u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb audienca nuk mund t\u00eb mashtrohet me paraqitje \u2018kuturu\u2019 dhe se jet\u00ebgjat\u00ebsia e nj\u00eb personazhi varet krejt\u00ebsisht nga paraqitja sa m\u00eb origjinale e aktorit.<\/p>\n<p>Derisa aktori i sken\u00ebs teatrore interpreton pjes\u00ebt e tij pa nd\u00ebrpre, kjo nuk ndodh\u00eb edhe tek aktori i filmit, gj\u00eb q\u00eb padyshim shkakton probleme t\u00eb paraqitjes, por aktori \u201ci rryer\u201d i tejkalon ato dallime pa u v\u00ebrejtur fare p\u00ebr ndryshime eventuale emocionale nga skenat paraprake q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndodh\u00eb mbase edhe dit\u00ebve t\u00eb m\u00ebhershme t\u00eb xhirimeve. N\u00eb ato raste aktori \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet maksimalisht t\u00eb vijoj harmonin\u00eb emocionale nga skenat paraprake, duke pas parasysh q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i vetmi q\u00eb mund t\u00eb mbaj\u00eb mend deri n\u00eb detaje pjes\u00ebt e tij t\u00eb paraqitjes s\u00eb m\u00ebhershme. Edhe aktori gjat\u00eb procesit t\u00eb xhirimit duhet t\u00eb mbaj\u00eb vet logari p\u00ebr shum\u00eb faktor\u00eb t\u00eb vecant\u00eb q\u00eb lidhen me paraqitjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb raport me kamer\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb evidente se puna e aktorit varet shum\u00eb edhe nga konsultimet paraprake me regjisorin duke dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb arsyeshme mbi pjes\u00ebt e tij n\u00eb raport me konceptin e gjith\u00ebmbarsh\u00ebm t\u00eb ides\u00eb s\u00eb regjisorit, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duke u njoftuar me iden\u00eb dhe strukutur\u00ebn e gjithmbarshme t\u00eb projektit filmik dhe synimet e regjisorit.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre kritereve, me analogjin\u00eb e logjik\u00ebs matematike, vijm\u00eb te konstatimi se filmi p\u00ebrb\u00ebhet prej dy krah\u00ebve (skenarist\u00eb dhe aktor\u00eb), baz\u00ebs s\u00eb trek\u00ebndshit (regjisori) dhe elementeve t\u00eb brendshme t\u00eb tij t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkufizohen si shkalla e k\u00ebndit, lakore t\u00eb caktuara, korda, segmente, diagonale etj, ose n\u00eb gjuh\u00ebn e filmit, kameraman, skenograf, kostumograf, tonist, ndricues, shminker-masazher etj.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, sikurse tek trek\u00ebndshi k\u00ebndrejt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e patjet\u00ebrsueshme Teorema e Pitagor\u00ebs ku shuma e katror\u00ebve t\u00eb tij e nd\u00ebrtuar mbi katetet t\u00eb jet\u00eb e barabart\u00eb me katrorin e nd\u00ebrtuar mbi hipotenuz\u00eb, poashtu edhe tek filmi \u00ebsht\u00eb e patjet\u00ebrsueshme q\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebta profesionist\u00eb t\u00eb bashk\u00ebveprojn\u00eb si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi organike dhe sipas normave t\u00eb nd\u00ebrtuara t\u00eb filmit, duke bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb me epiqendr\u00ebn e filmit \u2013 regjisorin, si dhe katetet \u2013 apo akor\u00ebt e skenaristin. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb relacioni aktor\u00eb \u2013 skenarist t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i theksuar sepse ata kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, majen e trek\u00ebndshit q\u00eb i bashkon (regjisori). Por gjith\u00ebsesi q\u00eb konsultimet apo sygjerimet e nd\u00ebrsjella jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr projektin final kinematografik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Realizimi i nj\u00eb projekti filmik para s\u00eb gjithash n\u00ebnkupton nj\u00eb p\u00ebrgatitje relative praprake me akter\u00eb t\u00eb shum\u00eb fushave nga artet skenike q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvarura nj\u00ebra me tjetr\u00ebn. Duke i anashkaluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shum\u00eb nga sektor\u00ebt q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ekipin e filmit si: Sektori i kamer\u00ebs, sektori i tonit, pastaj sektori i skenografis\u00eb, ai i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53502,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-53501","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53501","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53501"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53501\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53502"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}