{"id":53635,"date":"2020-03-17T16:49:06","date_gmt":"2020-03-17T16:49:06","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=53635"},"modified":"2020-03-17T16:49:06","modified_gmt":"2020-03-17T16:49:06","slug":"deputetet-e-gjilanit-pa-goje-e-pa-marre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/deputetet-e-gjilanit-pa-goje-e-pa-marre\/","title":{"rendered":"Deputet\u00ebt e Gjilanit, pa goj\u00eb e pa marre"},"content":{"rendered":"<p>Para tre dite n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb klandestine e pas mesit t\u00eb nat\u00ebs, pa p\u00ebrfill\u00eb procedurat dhe pa fije turpi, deputet\u00ebt nga Gjilani, t\u00eb Levizjes Vet\u00ebvendosje (VV), dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), ngrit\u00ebn dor\u00ebn pro nj\u00eb projekt-buxheti i cili e injoron komun\u00ebn e Gjilanit, qytetar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs i dhan\u00eb besimin p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim k\u00ebtyre deputet\u00ebve. <\/p>\n<p>Dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr, nuk m\u00eb befasojn\u00eb deputet\u00ebt axhami nga radh\u00ebt e VV-s\u00eb, sepse edhe ashtu nuk e kan\u00eb guximin t\u00eb flasin nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme nga strukturat e partis\u00eb n\u00eb nivel vendi, madje nuk din\u00eb e as nuk kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb fare n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim, por \u00e7uditem q\u00eb p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb deputet\u00ebt nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb, me p\u00ebrjashtim te deputetes Valentina Bunjaku, nuk reagojn\u00eb n\u00eb ndarjen e pa drejt\u00eb t\u00eb buxhetit dhe injorimit q\u00eb i b\u00ebhet Gjilanit. Madje, n\u00eb Komisionin p\u00ebr Buxhet dhe Transfere, kemi an\u00ebtar\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga Gjilani, komision ky i cili harton buxhetin vjetor t\u00eb shtetit. Do t\u00eb duhej ta kishin parasysh se buxheti i propozuar ka qen\u00eb n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb me komun\u00ebn, dhe i propozuar nga ana ime n\u00eb cil\u00ebsin e z\u00ebvend\u00ebsministrit, si buxhet real karshi k\u00ebrkesave t\u00eb qytetar\u00ebve. <\/p>\n<p>P\u00ebr fatin e keq, po v\u00ebrtetohet ajo q\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb nga dita e par\u00eb se qeveria Kurti \u00ebsht\u00eb mashtrim, dhe nuk ka si t\u00eb quhet ndryshe kur e dijm\u00eb se t\u00eb dyja partit\u00eb mor\u00ebn mbi 30 mij\u00eb vota n\u00eb Gjilan, gjithnj\u00eb duke i maahtruar p\u00ebr kauza t\u00eb cilat tanim\u00eb rezultuan mashtrime dhe t\u00eb rrejshme. Sikur ju kemi th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb qeveri tjet\u00ebr si qeveria Haradinaj, e cila kishte rikthyer pas 20 vitesh v\u00ebmendjen kah Gjilani duke i sjell k\u00ebtu p\u00ebr dy vite rreth 170 milion\u00eb euro projekte t\u00eb cilat e shnd\u00ebrruan Gjilanin n\u00eb qend\u00ebr moderne. <\/p>\n<p>Propozimet tona t\u00eb parapara p\u00ebr vitin 2020, dhe t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb projeksionet buxhetore, u hjek\u00ebn nga buxheti dhe Gjilani mbetet vet\u00ebm me ato projekte t\u00eb qeveris\u00eb Haradinaj q\u00eb jan\u00eb n\u00eb implementim. Nga qeveria Kurti, kemi nj\u00eb projekt t\u00eb ri, shuma e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr fyerje p\u00ebr Gjilanin. <\/p>\n<p>P\u00ebr ta argumentuar k\u00ebt\u00eb q\u00eb tham\u00eb m\u00eb lart\u00eb, po i prezantoj\u00eb projektet e Gjilanit t\u00eb cilat jan\u00eb eliminuar nga qeveria Kurti, gjegj\u00ebsisht, qeveria e Mashtrimit dhe abuzimit me besimin qytetar\u00eb: <\/p>\n<p>1. Nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebs &#8220;Adem Jashari&#8221; dhe &#8220;Zija Shemsiu&#8221;. Vlera e projektit 450 mij\u00eb Euro. <\/p>\n<p>2. Zgjerimi i rrug\u00ebs rajonale Vali Ranch &#8211; Ropotov\u00eb &#8211; Crep. Vlera e projektit 700 mij\u00eb Euro<\/p>\n<p>3. N\u00ebrtimi i rrug\u00ebs Burinc\u00eb dhe Lipovic\u00eb. Vlera e projektit 420 mij\u00eb Euro. <\/p>\n<p>4. Nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebve n\u00eb C\u00ebrrnic\u00eb. Vlera e projektit 190 mij\u00eb Euro. <\/p>\n<p>5. Asfaltimi i rrug\u00ebs C\u00ebrrnic\u00eb &#8211; Kravaric\u00eb &#8211; Vrapqiq te fabrika &#8220;Frutomania&#8221;. Vlera e projektit 6 milion\u00eb e 500 mij\u00eb Euro. <\/p>\n<p>6. Rruga Stanishor &#8211; Gjilan. Vlera e projektit 2 milion\u00eb e 200 mij\u00eb Euro. <\/p>\n<p>7. Nd\u00ebrtimi i rrug\u00ebs trabzit ( Unaza e Jashtme e qytetit). Vlera e projektit 4 milion\u00eb Euro. <\/p>\n<p>8. Rrug\u00ebt n\u00eb Pasjak. Vlera e projektit 250 mij\u00eb Euro. <\/p>\n<p>9. Hyrja n\u00eb fshatin Kufc\u00eb. Vlera e projektit 80 mij\u00eb Euro. <\/p>\n<p>Poashtu, zvog\u00eblimi i buxhetit p\u00ebr Autostrad\u00ebn Prishtin\u00eb &#8211; Gjilan, i propozuar nga ne prej 35 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa i aprovuar nga ministri Abdixhiku prej 15 milion\u00eb euro, dmth i p\u00ebrgjysmuar, dhe nd\u00ebrprerja e procedurave t\u00eb prokurimit p\u00ebr vazhdimin e k\u00ebsaj Autostrade. Ministri Abdixhiku e bdali edhe projektin e shtratit t\u00eb lumit n\u00eb Zheg\u00ebr dhe P\u00ebrlepnic\u00eb, projekte k\u00ebto t\u00eb propozuara nga ana jon\u00eb dhe i projektuar p\u00ebr buxhetin e ri. Gjithashtu, jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme edhe mjetet e ndara p\u00ebr p\u00ebrfundimin e Lumit &#8220;Mirusha&#8221;.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Gjilanit,<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pakuptimt\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb tutje t\u00eb presim disponimin e deputet\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs. Gjilani dhe qytetar\u00ebt tan\u00eb nuk kan\u00eb koh\u00eb t\u00eb presin pafund\u00ebsisht. Nuk duhet t\u00eb tolerojm\u00eb t\u00eb injorohemi, dhe t\u00eb keqp\u00ebrdoremi vazhdimisht p\u00ebrmes vot\u00ebs. Jemi konsideruar gjithmon\u00eb hambar\u00eb votash, sepse sipas tyre, vet\u00ebm votat i kemi t\u00eb mira, jo edhe k\u00ebrkesat tona q\u00eb ne vler\u00ebsojm\u00eb se jan\u00eb t\u00eb drejta. <\/p>\n<p>Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb mos t\u00eb lejojm\u00eb t\u00eb ndalen projektet e filluara e ato t\u00eb propozuara, sepse nj\u00ebher\u00eb n\u00eb 20 vjet ndodh\u00ebn investimet, edhe k\u00ebto duan t\u00eb na ndalin. Nuk kan\u00eb me ia dal\u00eb, n\u00ebse ne jemi bashk\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs p\u00ebr realizimin e k\u00ebrkesave tona legjitime. <\/p>\n<p>R. K<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para tre dite n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb klandestine e pas mesit t\u00eb nat\u00ebs, pa p\u00ebrfill\u00eb procedurat dhe pa fije turpi, deputet\u00ebt nga Gjilani, t\u00eb Levizjes Vet\u00ebvendosje (VV), dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), ngrit\u00ebn dor\u00ebn pro nj\u00eb projekt-buxheti i cili e injoron komun\u00ebn e Gjilanit, qytetar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs i dhan\u00eb besimin p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim k\u00ebtyre deputet\u00ebve. Dor\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52200,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-53635","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53635"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53635\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52200"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}