{"id":54121,"date":"2020-03-24T09:16:53","date_gmt":"2020-03-24T09:16:53","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=54121"},"modified":"2020-03-24T09:16:53","modified_gmt":"2020-03-24T09:16:53","slug":"qeveria-jep-detaje-te-vendimit-per-kufizimin-e-levizjes-se-qytetareve-merr-edhe-vendime-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qeveria-jep-detaje-te-vendimit-per-kufizimin-e-levizjes-se-qytetareve-merr-edhe-vendime-tjera\/","title":{"rendered":"Qeveria jep detaje t\u00eb vendimit p\u00ebr kufizimin e l\u00ebvizjes s\u00eb qytetar\u00ebve, merr edhe vendime tjera"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs, p\u00ebrpos ndalimit t\u00eb qarkullimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb masave ndaj koronavirusit, ka marr\u00eb edhe disa vendime tjera, n\u00eb mbledhjen e saj t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e k\u00ebtyre vendimeve \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr AKP-n\u00eb q\u00eb t\u2019i pezulloj\u00eb t\u00eb gjitha veprimet me pronat e paluajtshme q\u00eb ka n\u00eb dispozicion; vendimi p\u00ebr anulimin e vendimeve t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr themelimin e Zon\u00ebs Ekonomike n\u00eb Malishev\u00eb; shqyrtimi i Koncept Dokumentit p\u00ebr reform\u00ebn gjyq\u00ebsore n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb komerciale; shqyrtimin dhe miratimin e Koncept Dokumentit p\u00ebr Evidenc\u00ebn Qendrore Penale t\u00eb Kosov\u00ebs dhe aprovimin e Raportit Vjetor Financiar p\u00ebr vitin 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin p\u00ebr medie nga Zyra e Kryeministrit, jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb kufizimit t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb qytetar\u00ebve:<\/p>\n<p>1. Ndalohet qarkullimi i qytetar\u00ebve dhe automjeteve private, nga 24 mars 2020, gjat\u00eb or\u00ebs 10:00 \u2013 16:00 dhe prej or\u00ebs 20:00 \u2013 06:00, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebr nevoja mjek\u00ebsore, prodhim, furnizim dhe shitje t\u00eb mallrave esenciale (ushqim dhe barna p\u00ebr njer\u00ebz dhe kafsh\u00eb\/shpez\u00eb), dhe p\u00ebr sh\u00ebrbime dhe aktivitete q\u00eb nd\u00ebrlidhen me menaxhim t\u00eb pandemis\u00eb (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga k\u00ebta sektor\u00eb: sh\u00ebndet\u00ebsi, siguri dhe administrat\u00eb shtet\u00ebrore);<\/p>\n<p>2. Mund\u00ebsohet qarkullimi i lir\u00eb p\u00ebr operator\u00ebt ekonomik t\u00eb klasifikuar si m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sipas kodeve NACE q\u00eb Ministria e Ekonomis\u00eb, Pun\u00ebs, Tregtis\u00eb, Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Investimeve Strategjike lejon t\u00eb operojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb emergjente lidhur me pandemin\u00eb COVID -19, si dhe transporti i lir\u00eb i mallrave\/sh\u00ebrbimeve p\u00ebr t\u00eb siguruar funksionimin e zinxhirit t\u00eb furnizimit;<\/p>\n<p>3. L\u00ebvizjet n\u00eb rrug\u00eb b\u00ebhen jo m\u00eb shum\u00eb se nga dy persona s\u00eb bashku dhe gjithmon\u00eb duke mbajtur distanc\u00ebn dy metra me t\u00eb tjer\u00ebt;<\/p>\n<p>4. Ndalohen tubimet n\u00eb t\u00eb gjitha mjediset \u2014 private dhe publike, t\u00eb hapura dhe t\u00eb mbyllura \u2014 p\u00ebrve\u00e7 kur \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb kryer detyrat e pun\u00ebs p\u00ebr parandalim dhe luftim t\u00eb pandemis\u00eb, si dhe ku lejohet distanca dy metra me t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00eb rast t\u00eb vdekjeve, n\u00eb varrim mund t\u00eb marrin pjes\u00eb vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb t\u00eb vdekurit dhe personat q\u00eb kryejn\u00eb sh\u00ebrbimin e varrimit;<\/p>\n<p>5. Obligohen institucionet e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprimet e nevojshme p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje \u00ebsht\u00eb miratuar edhe vendimi n\u00eb t\u00eb cilin i k\u00ebrkohet Agjencis\u00eb Kosovare t\u00eb Privatizimit t\u00eb pezulloj\u00eb p\u00ebr afat t\u00eb pacaktuar t\u00eb gjitha veprimet n\u00eb lidhje me pronat e paluajtshme q\u00eb ka n\u00ebn administrim. N\u00eb arsyetimin e k\u00ebtij vendimi thuhet se Programi i Qeveris\u00eb 2020-2023 parasheh politika q\u00eb mund t\u00eb ndryshojn\u00eb statusin aktual t\u00eb Agjencis\u00eb Kosovare t\u00eb Privatizimit dhe t\u00eb ndryshojn\u00eb administrimin afatgjat\u00eb t\u00eb pron\u00ebs publike dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Po ashtu, Qeveria e Kosov\u00ebs ka miratuar vendimin p\u00ebr anulimin e vendimeve t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr themelimin e Zon\u00ebs Ekonomike n\u00eb Malishev\u00eb dhe vendimet p\u00ebr shpron\u00ebsimin e pronave t\u00eb paluajtshme q\u00eb preken nga themelimi i k\u00ebsaj zone n\u00eb zonat kadastrale t\u00eb Banj\u00ebs, Bellanic\u00ebs dhe Senikut t\u00eb Malishev\u00ebs. N\u00eb arsyetimin e vendimit thuhet se k\u00ebto vendime jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e sotme, shkruan n\u00eb njoftim, \u00ebsht\u00eb shqyrtuar dhe miratuar Koncept Dokumenti p\u00ebr reform\u00ebn gjyq\u00ebsore n\u00eb drejt\u00ebsi komerciale. Koncept dokumenti ka analizuar dhe identifikuar qasjen e deritashme t\u00eb komunitetit t\u00eb biznesit, dhe koh\u00ebzgjatjen e trajtimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve administrative q\u00eb lidhen me \u00e7\u00ebshtjet ekonomike, e q\u00eb vjen si rezultat i munges\u00ebs s\u00eb kapaciteteve aktuale. \u201cPas analiz\u00ebs s\u00eb Procesit t\u00eb Rishikimit Funksional t\u00eb Sektorit t\u00eb Sundimit t\u00eb Ligjit dhe pas identifikimit t\u00eb problemeve n\u00eb zbatimin e ligjeve aktuale, Koncept Dokumenti ka rekomanduar ndryshimin e korniz\u00ebs ligjore p\u00ebrmes hartimit t\u00eb Ligjit t\u00eb ri p\u00ebr Gjykatat Komerciale\u201d, shkruan n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas kryeministris\u00eb, kabineti ka shqyrtuar dhe miratuar Koncept Dokumentin p\u00ebr Evidenc\u00ebn Qendrore Penale t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili konstaton se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet e rralla q\u00eb kompetencat e mbajtjes s\u00eb evidenc\u00ebs penale i ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore. Koncept Dokumenti rekomandon q\u00eb t\u00eb hartohet Ligji p\u00ebr Sistemin Qendror t\u00eb Evidenc\u00ebs Penale t\u00eb Kosov\u00ebs i cili do ta p\u00ebrcaktonte Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb si organ kompetent p\u00ebr administrimin e k\u00ebtij sistemi.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, Qeveria ka aprovuar Raportin Vjetor Financiar p\u00ebr vitin 2019. Raporti evidenton se t\u00eb hyrat e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr vitin 2019 kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2 miliard\u00eb e 222 milion\u00eb e 920 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa pagesat kapin shum\u00ebn prej 2 miliard\u00eb e 152 milion\u00eb e 546 mij\u00eb euro\u201d, sipas njoftimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs, p\u00ebrpos ndalimit t\u00eb qarkullimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb masave ndaj koronavirusit, ka marr\u00eb edhe disa vendime tjera, n\u00eb mbledhjen e saj t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs. N\u00eb mesin e k\u00ebtyre vendimeve \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr AKP-n\u00eb q\u00eb t\u2019i pezulloj\u00eb t\u00eb gjitha veprimet me pronat e paluajtshme q\u00eb ka n\u00eb dispozicion; vendimi p\u00ebr anulimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53125,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-54121","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54121","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54121"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54121\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53125"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54121"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54121"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54121"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}