{"id":54123,"date":"2020-03-24T09:19:54","date_gmt":"2020-03-24T09:19:54","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=54123"},"modified":"2020-03-24T09:19:54","modified_gmt":"2020-03-24T09:19:54","slug":"keto-jane-bizneset-qe-mund-te-funksionojne-cilat-jo-dhe-me-cfare-obligohen-punedhenesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/keto-jane-bizneset-qe-mund-te-funksionojne-cilat-jo-dhe-me-cfare-obligohen-punedhenesit\/","title":{"rendered":"K\u00ebto jan\u00eb bizneset q\u00eb mund t\u00eb funksionojn\u00eb, cilat jo dhe me \u00e7far\u00eb obligohen pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Ekonomis\u00eb, Pun\u00ebsimit, Tregtis\u00eb, Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe In\u00adves\u00adti\u00adme\u00adve Stra\u00adtegjike (MEPTINIS), dje e ka plot\u00ebsuar urdh\u00ebres\u00ebn e cila specifikon ndalesat dhe lejesat p\u00ebr bizneset si mas\u00eb e radh\u00ebs p\u00ebr parandalimin e koronavirusit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb pika n\u00eb urdh\u00ebres\u00ebn e ministris\u00eb jan\u00eb ndalesa, nd\u00ebrsa specifikohen edhe rastet ku dhe si mund t\u00eb funksionojn\u00eb disa biznese, raporton Gazeta Sinjali.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet \u201cmerre me vete\u201d q\u00eb nj\u00ebher\u00eb ishin t\u00eb ndaluara, ministria tani lejon t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen vet\u00ebm me d\u00ebrgimin e porosive. Disa bizneseve urdh\u00ebrohen q\u00eb pun\u00ebt t\u2019i kryejn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike.<\/p>\n<p>Bizneset q\u00eb funksionojn\u00eb n\u00ebn k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebres\u00eb t\u00eb ministris\u00eb, urdh\u00ebrohen q\u00eb ta dezinfektojn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn brenda bizneseve t\u00eb tyre dhe t\u2019i pajisin pun\u00ebtor\u00ebt me t\u00eb gjitha masat mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim gjeni pikat e urdh\u00ebres\u00ebs e\u00eb plot\u00ebsuar t\u00eb ministris\u00eb. N\u00eb fund gjeni edhe tabel\u00ebn q\u00eb tregon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb decizive me \u201cPO\u201d dhe \u201cJO\u201d se cilat biznese lejohet t\u00eb funksionojn\u00eb e cilat jo.<\/p>\n<p>URDH\u00cbROHEN T\u00cb GJITH\u00cb OPERATOR\u00cbT EKONOMIK\u00cb:<\/p>\n<p>1.1.    t\u00eb zbatojn\u00eb vendimet e Qeveris\u00eb s\u00eb Re\u00adpu\u00adblik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nr. 01\/09 t\u00eb 13 marsit 2020 dhe nr. 1\/11 t\u00eb 15 marsit 2020, lidhur me masat e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ndaj pan\u00adde\u00admis\u00eb COVID-19 dhe emergjenc\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrlidhur t\u00eb sh\u00ebn\u00adde\u00adtit publik;<\/p>\n<p>1.2.    t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebres\u00eb, me urdh\u00ebresat nr. 01\/01 t\u00eb 12 marsit 2020, nr. 01\/02 t\u00eb 17 marsit 2020, nr. 01\/03 t\u00eb 17 marsit 2020, t\u00eb plot\u00ebsuar dhe ndryshuar me urdh\u00ebres\u00ebn nr. 01\/04 t\u00eb 20 marsit 2020; dhe<\/p>\n<p>1.3.    me vendime dhe urdh\u00ebresa t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb nxjerrin Qeveria dhe Ministria lidhur me emergjenc\u00ebn e sh\u00ebndetit publik.<\/p>\n<p>2.    \u00c7do operator ekonomik q\u00eb lejohet te veproj\u00eb sipas k\u00ebsaj urdh\u00ebrese duhet t\u00eb marr\u00eb k\u00ebto masa higjienike e parandaluese:<\/p>\n<p>2.1.    t\u00eb dezinfektoj\u00eb dhe t\u00eb ajros\u00eb rregullisht lokalin dhe hap\u00ebsir\u00ebn e pun\u00ebs;<\/p>\n<p>2.2.    t\u00eb pajis\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt me mjete mbrojt\u00ebse personale, sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb fun\u00addit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (MSH) dhe Institutit Komb\u00ebtar p\u00ebr Sh\u00ebn\u00adde\u00adt\u00ebsi Publike (IKSHP);<\/p>\n<p>2.3.    t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr distanc\u00ebn shoq\u00ebrore dhe shmangien e kontaktit, edhe p\u00ebr pu\u00adno\u00adnj\u00ebsit edhe p\u00ebr klient\u00ebt, sipas rekomandimeve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00eb\u00adn\u00addet\u00ebsis\u00eb (MSH) dhe Institutit Komb\u00ebtar p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi Publike (IKSHP),<\/p>\n<p>2.4.    t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb kanalet elektronike p\u00ebr t\u00eb ushtruar vep\u00adrim\u00adta\u00adrin\u00eb, duke p\u00ebr\u00adfshir\u00eb shitjen e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve, si dhe pagesat, dhe<\/p>\n<p>2.5.    t\u00eb marr\u00eb masat e tjera t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb zbatuar vendimet e Qeveris\u00eb lidhur me emergjenc\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>3.     Mbyllen qendrat tregtare (q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb mjedise t\u00eb hapura dhe t\u00eb mby\u00adllura, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe qarshit\u00eb), p\u00ebr\u00adve\u00e7 barnatoreve (mjek\u00ebsore e bujq\u00ebsore) dhe shitoreve ushqimore n\u00eb k\u00ebto qen\u00add\u00adra tregtare.<\/p>\n<p>4.    Mbyllet tregtia me pakic\u00eb e tekstilit dhe produkteve t\u00eb ngjashme, hekrarive dhe gj\u00ebsendeve metalike e t\u00eb ngjashme, si dhe librarit\u00eb. K\u00ebndet shit\u00ebse t\u00eb k\u00ebtyre produkteve n\u00eb markete t\u00eb m\u00ebdha duhet t\u00eb demobilizohen.<\/p>\n<p>5.    Mbyllen sh\u00ebrbimet e parukeris\u00eb, trajtime estetike, palestra, e t\u00eb ngjashme sipas list\u00ebs me kode \u201cNACE\u201d (si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb ARBK), t\u00eb bashk\u00ebngjitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb Urdh\u00ebres\u00eb.<\/p>\n<p>6.    Mbyllen edhe veprimtarit\u00eb tjera tregtare\/sh\u00ebrbyese si n\u00eb list\u00ebn me kode \u201cNACE\u201d (si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb ARBK), t\u00eb bashk\u00ebngjitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb Urdh\u00ebres\u00eb.<\/p>\n<p>7.    Mbyllen veprimtarit\u00eb gastronomike: baret, pabet, kafiterit\u00eb, gjell\u00ebtoret, qebap\u00adto\u00adret, restorantet, e veprimtari tjera p\u00ebr sh\u00ebrbim t\u00eb pijeve e ushqimeve, p\u00ebr sh\u00ebrbim t\u00eb klient\u00ebve vizitues (walk-in clients). K\u00ebta operator\u00eb u n\u00ebnshtrohen kushteve si vijon:<\/p>\n<p>7.1.    Duhet t\u2019i demobilizojn\u00eb tavolinat e ka\u00adrri\u00adget q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr sh\u00ebrbim bren\u00adda lokaleve t\u00eb tyre dhe duhet ti mbyllin dyert p\u00ebr klient\u00ebt vizitues.<\/p>\n<p>7.2.    Nuk u lejohet sh\u00ebrbimi marrje me vete (take-away).<\/p>\n<p>7.3.    Por u lejohet q\u00eb produktet\/sh\u00ebrbimet t\u2019i shp\u00ebr\u00adndajn\u00eb me porosi (delivery).<\/p>\n<p>7.4.    Brenda lokaleve t\u00eb tyre nuk lejohet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb asnj\u00eb person, p\u00ebrve\u00e7 per\u00adso\u00adne\u00adlit. Ambientet, personeli dhe mjetet e transportit t\u00eb angazhuara p\u00ebr shp\u00ebr\u00adndarjen e porosive tek klient\u00ebt, duhet t\u00eb trajtohen me masa ri\u00adgo\u00adro\u00adze t\u00eb hi\u00adgji\u00aden\u00ebs, sipas pik\u00ebs 2. Gjat\u00eb p\u00ebrgatitjes e dor\u00ebzimit t\u00eb produkteve, duhet me rigorozitet t\u00eb respektohen masat e distanc\u00ebs shoq\u00ebrore e shmangies s\u00eb kontaktit.<\/p>\n<p>Shitoret, marketet ushqimore, furrat e buk\u00ebs, barnatoret mjek\u00ebsore dhe bujq\u00eb\u00adsore, pikat e karburantit, autolarjet, sh\u00ebrbimet komunale e financiare e vep\u00adrimtari t\u00eb tjera q\u00eb lejohen t\u00eb punojn\u00eb, sipas list\u00ebs me kode \u201cNACE\u201d (si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb ARBK), u n\u00ebnshtrohen kushteve si vijon:<br \/>\n8.1.    Duhet t\u2019i mbyllin k\u00ebnd-kafiterit\u00eb e sh\u00ebrbimin e pijeve e ushqimeve me marrje me vete (take-away). Largohen edhe makinat vet\u00ebsh\u00ebrbyese (Vending ma\u00adchi\u00adne), por lejohet shp\u00ebrndarja e produkteve\/sh\u00ebrbimeveme porosi (delivery).<\/p>\n<p>8.2.    Tek karburantet e auto-larjet, lejohet t\u00eb punoj\u00eb marketi ushqimor dhe dy\u00adqa\u00adni i lubrifikant\u00ebve e aksesor\u00ebve, por mbyllet veprimtaria gastronomike (pije e ushqime) n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb tyre edhe sh\u00ebrbimi me marrje me vete (Take-away). Largohen edhe makinat vet\u00ebsh\u00ebrbyese (Vending machine). Por, lejohet shp\u00ebrndarja e pro\u00adduk\u00adte\u00adve\/sh\u00ebrbimeve me porosi (delivery).<\/p>\n<p>9.    Ndalohet sh\u00ebrbimi i ushqimeve e pijeve brenda menzave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve. Pun\u00eb\u00addh\u00eb\u00adn\u00ebsi, duhet t\u00eb siguroj shp\u00ebrndarje t\u00eb ushqimeve t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u2019u kon\u00adsumuar n\u00eb vend punishte\/hap\u00ebsir\u00ebn e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>10. Ndalohen t\u00eb gjitha operacionet e gastronomis\u00eb n\u00eb hotele. My\u00adsa\u00adfi\u00adr\u00ebt mund t\u00eb sh\u00ebr\u00adbehen me ushqim t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr konsumim n\u00eb dhom\u00eb. Hoteli duhet t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb ka t\u00eb dh\u00eb\u00adnat e sakta t\u00eb my\u00adsa\u00adfi\u00adr\u00eb\u00adve, duke p\u00ebrfshir\u00eb shtetin prej nga kan\u00eb ardhur. Hoteli du\u00adhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzimet e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebn\u00adde\u00adt\u00ebsis\u00eb dhe Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis Publike.\u200b<\/p>\n<p>11. Operator\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm q\u00eb merren me sh\u00ebrbime komunale, financiare, elektronike dhe postare mund t\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime me orar dhe staf t\u00eb organizuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb arsyeshme, sipas masave n\u00eb fuqi p\u00ebr emergjenc\u00ebn e sh\u00ebndetit publik (t\u00eb cekura n\u00eb pik\u00ebn 1).<\/p>\n<p>12. Ndalohet shp\u00ebrndarja e materialeve promocionale t\u00eb shtypura, si\u00e7 jan\u00eb fletush\u00adkat, kuponat, katalog\u00ebt e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>13. Ndalohet shitja ambulantive\/mobile e ushqimeve e pijeve dhe vendosja e ma\u00adki\u00adna\u00adve vet\u00ebsh\u00ebrbyese (vending-machine) n\u00eb vende publike e brenda ambienteve t\u00eb operator\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm ekonomik\u00eb[5].<\/p>\n<p>14. Prodhuesit, p\u00ebrpunuesit, nd\u00ebrtimtar\u00ebt[6] dhe veprimtarit\u00eb e tjera tregtare dhe sh\u00ebrbyese (t\u00eb pap\u00ebrmendura ne k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebres\u00eb) mund t\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtarit\u00eb e tyre sipas list\u00ebs me kode NACE, duke marr\u00eb ma\u00adsat nga pikat 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.5.<\/p>\n<p>15. Veprimtarit\u00eb ekonomike do t\u2019i n\u00ebnshtrohen kufizimeve n\u00eb koh\u00eb dhe shtrirje si\u00adpas vendimeve t\u00eb ardhshme t\u00eb Qeveris\u00eb me masat shtes\u00eb, n\u00eb lidhje me emer\u00adgjen\u00adc\u00ebn e sh\u00ebndetit publike.<\/p>\n<p>16. Detyrohen inspektor\u00ebt e tregut dhe inspektor\u00ebt e pun\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00eb Republik\u00ebn e Ko\u00adso\u00adv\u00ebs t\u00eb shqyrtojn\u00eb me p\u00ebrpar\u00ebsi rastet q\u00eb lidhen me zba\u00adti\u00admin e ven\u00addimeve dhe urdh\u00ebresave t\u00eb cekura n\u00eb pik\u00ebn 1.<\/p>\n<p>17. Plot\u00ebsohet dhe ndryshohet Urdh\u00ebresa nr. 01\/04 e 20 marsit 2020.<\/p>\n<p>18. Kjo urdh\u00ebres\u00eb hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Ekonomis\u00eb, Pun\u00ebsimit, Tregtis\u00eb, Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe In\u00adves\u00adti\u00adme\u00adve Stra\u00adtegjike (MEPTINIS), dje e ka plot\u00ebsuar urdh\u00ebres\u00ebn e cila specifikon ndalesat dhe lejesat p\u00ebr bizneset si mas\u00eb e radh\u00ebs p\u00ebr parandalimin e koronavirusit. Shum\u00eb pika n\u00eb urdh\u00ebres\u00ebn e ministris\u00eb jan\u00eb ndalesa, nd\u00ebrsa specifikohen edhe rastet ku dhe si mund t\u00eb funksionojn\u00eb disa biznese, raporton Gazeta Sinjali. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53584,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-54123","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54123"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54123\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53584"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}