{"id":54270,"date":"2020-03-26T12:25:45","date_gmt":"2020-03-26T12:25:45","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=54270"},"modified":"2020-03-26T12:28:31","modified_gmt":"2020-03-26T12:28:31","slug":"abdixhiku-ishte-nder-te-jesh-minister-i-nje-vendi-te-shkelqyer-me-qytetare-te-shkelqyer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/abdixhiku-ishte-nder-te-jesh-minister-i-nje-vendi-te-shkelqyer-me-qytetare-te-shkelqyer\/","title":{"rendered":"Abdixhiku: Ishte nder t\u00eb jesh minist\u00ebr i nj\u00eb vendi t\u00eb shk\u00eblqyer me qytetar\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer"},"content":{"rendered":"<p>Deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs mbr\u00ebm\u00eb me 82 vota p\u00ebr, votuan rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga Albin Kurti.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij vendimi, ministri i Infrastruktur\u00ebs dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, iu drejtua qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Abdixhiku p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook tregoi pun\u00ebt q\u00eb arriti t\u2019i b\u00ebnte gjat\u00eb k\u00ebtyre 50 dit\u00ebve, si dhe pse u distancua nga beteja politike duke th\u00ebn\u00eb e q\u00ebllim i tij par\u00ebsor ishin pun\u00ebt rreth situat\u00ebs me COVID-19.<\/p>\n<p>Abdixhiku pati edhe fal\u00ebnderim p\u00ebr kabinetin qeveritar dhe partin\u00eb q\u00eb i takon duke shtuar se \u201cdo t\u00eb punojm\u00eb ende \u2013 edhe m\u00eb shum\u00eb \u2013 q\u00eb LDK-n\u00eb ta mbajm\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi se sh\u00ebrbimi ndaj shtetit, sidomos n\u00eb or\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, ishte nder, e t\u00eb jesh minist\u00ebr i nj\u00eb vendi t\u00eb shk\u00eblqyer me qytetar\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer \u00ebsht\u00eb fare e leht\u00eb.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb vendit tim,<\/p>\n<p>Sot p\u00ebrfundoi udh\u00ebtimi im i shkurt\u00eb n\u00eb Ministri t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Ambientit. Fatkeq\u00ebsisht p\u00ebrfundoi n\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrballjes emergjente kur vendit i duhet forc\u00eb, qet\u00ebsi e stabilitet. K\u00ebt\u00eb forc\u00eb ky vend duhet ta rigjej\u00eb menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Kam abstenuar nga procesi politik i dit\u00ebve t\u00eb fundit sepse kam konsideruar se beteja p\u00ebr jet\u00eb n\u00eb or\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shtetit i mbizot\u00ebron t\u00eb gjitha. Betej\u00ebn politike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb tani, un\u00eb s\u2019kisha si ta b\u00ebj dhe s\u2019mund ta b\u00ebja; edhe m\u00eb pak n\u00eb rol t\u00eb ministrit. Prandaj me k\u00ebt\u00eb s\u2019u mora.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi n\u00eb Ministri zgjati vet\u00ebm 52 dit\u00eb. Ishte udh\u00ebtim i v\u00ebshtir\u00eb sepse ende pa nisur mir\u00eb, jashta \u00e7do parashikimi q\u00eb mund ta merrja me mend ndonj\u00ebher\u00eb, u p\u00ebrball\u00ebm me kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb nj\u00ebqind vjet \u2013 epidemin\u00eb COVID-19. Vepruam shpejt\u00eb, m\u00eb shpejt\u00eb se shum\u00eb shtete me tradit\u00eb reagimi. Mbyll\u00ebm lidhjet ajrore e transportet rrugore me shtetet m\u00eb me rrezik. Ishim t\u00eb par\u00ebt n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb vepruam k\u00ebshtu \u2013 dhe ky veprim i hersh\u00ebm ka shp\u00ebtuar jet\u00eb. P\u00ebr mua kjo mjafton si referenc\u00eb p\u00ebrher\u00eb.<\/p>\n<p>Kur mbyll\u00ebm gjith\u00e7ka, nis\u00ebm kujdesin ndaj t\u00eb ngujuarve jasht\u00eb q\u00eb kishin urgjenc\u00eb. Me organzim, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, me kujdes. Kthyem prind\u00ebr q\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt vet; kthyem t\u00eb moshuar, t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, t\u00eb posalindur, t\u00eb posamartuar \u2013 kthyem edhe \u2013 dhe kjo do t\u00eb m\u00eb mbet\u00eb plag\u00eb p\u00ebrher\u00eb \u2013 prind\u00ebr me trupin e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb pajet\u00eb. Jam i bindur se i kemi dh\u00ebn\u00eb kuptim pasaport\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se q\u00eb mund ta kishim vler\u00ebsuar ndonj\u00ebher\u00eb. Antoni m\u00eb thoshte se beteja q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb e ushtarit q\u00eb s\u2019len t\u00eb vetin prapa asnj\u00ebher\u00eb. E di q\u00eb ka shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jasht\u00eb. Do t\u00eb kthehen t\u00eb gjith\u0113. Ka nj\u00eb plan t\u00eb mir\u00eb. Rrini t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, siguruam rrjedh\u00ebn e kanaleve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mallra \u2013 ushqimi s\u2019duhej nd\u00ebrprer\u00eb. Edhe n\u00eb k\u00ebto or\u00eb t\u00eb vona vazhdoj t\u00eb jem n\u00eb kontakt telefonik me ministrat homolog t\u00eb vendeve m\u00eb t\u00eb fuqishme prodhuese n\u00eb Evrop\u00eb. Vendi mbet i furnizuar mir\u00eb; i till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb kriz\u00ebs. Pa panik.<\/p>\n<p>Kriz\u00ebn e sotme do ta kalojm\u00eb. Sot madje sh\u00ebnuam fitoren e par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb; sh\u00ebrimin e dy t\u00eb infektuarve. Si vend e si shtet kemi treguar \u00e7far\u00eb mundemi. Si shoq\u00ebri kemi p\u00ebrcjellur kultur\u00eb t\u00eb lart\u00eb kolektive. Sot duhet t\u00eb jemi me mjek\u00ebt, polic\u00ebt, ushatr\u00ebt e sh\u00ebrbyesit e tjer\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb Republik\u00ebn ton\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Jan\u00eb heronj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Ministria e Infrastruktur\u00ebs e Ambientit s\u2019ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb zgjedhje e leht\u00eb; p\u00ebrkundrazi t\u00eb dy ish ministrit\u00eb \u2013 edhe ndaras \u2013 ishin kafshat\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb gjith\u00ebher\u00eb. M\u00eb pyesnin a e ke iden\u00eb ku je? Natyrisht. Prandaj e nis\u00ebm shpejt\u00eb. T\u00eb lig\u00ebn duhet goditur n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb pun\u00ebs anuluam tenderin 110 milion\u00ebsh q\u00eb ndahej pa mb\u00ebshtetje ligjore e buxhetore. Anuluam vendimin 49 milion\u00ebsh t\u00eb pun\u00ebve shtes\u00eb; nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb k\u00ebto mjete do t\u00eb jepeshin pa hezitim. Ndal\u00ebm gjakderdhjen e tmerrshme financiare n\u00eb vend q\u00eb krijonte gjysm\u00eb miliardi borxhe. Anuluam vendimin p\u00ebr kushte nd\u00ebrtimore n\u00eb Badovc. Propozuam nj\u00eb buxhet q\u00eb i jepte projekte gjith\u00eb Kosov\u00ebs; pavar\u00ebsisht preferencave partiake e regjionale \u2013 gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Do t\u00eb doja t\u00eb kisha mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb p\u00ebr m\u00eb pak se nj\u00eb mandat t\u2019i p\u00ebrfundoja gjtih\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb t\u00eb shpiejn\u00eb p\u00ebr Pej\u00eb, Mitrovic\u00eb, Gjilan, Podujev\u00eb e Gjakov\u00eb. Projekte q\u00eb kishin mbetur n\u00eb harres\u00eb tash e 10 vjet. T\u00eb linim nj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr gjeneratat e tjera q\u00eb vijn\u00eb pas.<\/p>\n<p>P\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb muaj koh\u00eb, me pun\u00eb bukur t\u00eb lodhshme por t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb \u2013 edhe nat\u00ebn, n\u00eb shi e deri her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes \u2013 hap\u00ebm rrug\u00ebn n\u00eb Veternik; vendpunisht\u00ebn m\u00eb t\u00eb ngarkuar n\u00eb Kosov\u00eb. Ishte ndjenj\u00eb e mir\u00eb. Ishte shenj\u00eb e mesazh p\u00ebr secilin projekt.<\/p>\n<p>Dita e par\u00eb dhe e fundit e pun\u00ebs na gjet\u00ebn me bor\u0113. Lajm i mir\u00eb p\u00ebr uj\u00ebrat, pun\u00eb p\u00ebr pastruesit e rrug\u00ebve. Reaguam me koh\u00eb. Hap\u00ebm rrug\u00eb, mir\u00ebmbajt\u00ebm autostrada, prek\u00ebm dhe viset m\u00eb t\u00eb paprekura n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrtuam sistem. Ky sistem edhe sonte vazhdon t\u00eb pastroj\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth vetes nd\u00ebrtova nj\u00eb ekip me njer\u00ebz t\u00eb shkolluar, profesionist\u00eb e t\u00eb p\u00ebrkushtuar. Me ta bashk\u00eb n\u00eb kabinet treguam ndjesi ndaj paras\u00eb publike. I dham\u00eb t\u00eb 7 veturat e kabinetit \u2013 t\u00eb dedikuara po p\u00ebr k\u00ebta k\u00ebshilltar\u00eb \u2013 n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb Inspektoriatit. Inspektor\u00ebt i kishin deri at\u00ebher\u00eb vet\u00ebm 5 sosh. Nd\u00ebrprem\u00eb praktik\u00ebn e kontratave mbi vep\u00ebr, shfuqizuam rregulloret e paligjshme, thyem ndikim e parapolitik\u00ebs n\u00eb ministri. P\u00ebr nj\u00eb muaj koh\u00eb, shpenzuam vet\u00ebm 588 euro. Plot 14,000 euro ishin shpenzuar muajin e nj\u00ebjt\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Alban, Lule, Krenar, Argjenta, Verona e Iriad ju faleminderit.<\/p>\n<p>Takova organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, donator\u00eb e ambasador\u00eb t\u00eb vendeve m\u00eb mike n\u00eb Kosov\u00eb. Rikthyem projekte qindramilion\u00ebshe n\u00eb infrastruktur\u00eb, transport, uj\u00ebra e mjedis q\u00eb nes\u00ebr e transformojn\u00eb Kosov\u00ebn rr\u00ebnj\u00ebsisht. Disa nga k\u00ebto projekte ishin shp\u00ebrfillur turp\u00ebsisht. Mjetet q\u00eb s\u2019ishin n\u00ebn kontroll\u00eb t\u00eb kapjes s\u2019p\u00ebrb\u00ebnin interes p\u00ebr kap\u00ebsit. Vet\u00ebm kur je brenda e kupton se sa e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendja.<\/p>\n<p>P\u00ebr aq sa zgjati, dua t\u00eb falenderoj\u00eb kabinetin qeveris\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebpunim. Kryeministrin, z\u00ebvend\u00ebskryeministrat, ministrat e z\u00ebvend\u00ebsat e mi, me t\u00eb cil\u00ebt ndam\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb menaxhim krizash e nd\u00ebrtim politikash. N\u00eb ve\u00e7anti dua ta falenderoj\u00eb ministrin Vitia. Me Arbenin q\u00eb nga shp\u00ebrthimi i pandemis\u00eb, na ra t\u00eb ndanim ide, komunikonim halle, e t\u00eb b\u00ebnim zgjidhje t\u00eb shpejta p\u00ebr probleme me t\u00eb cilat s\u2019ishim ballafaquar asnj\u00ebher\u00eb. I falenderoj\u00eb poashtu deputet\u00ebt e shumic\u00ebs e Kryeparlamentaren Osmani q\u00eb ishte mb\u00ebshtet\u00ebse e ministris\u00eb son\u00eb. N\u00eb ve\u00e7anti, falenderoj LDK-n\u00eb dhe Kryetarin Mustafa q\u00eb m\u00eb dha mb\u00ebshtetjen partiake aq t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebt mir\u00eb. Do t\u00eb punojm\u00eb ende \u2013 edhe m\u00eb shum\u00eb \u2013 q\u00eb LDK-n\u00eb ta mbajm\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Kuvendi m\u00eb dha mandat; Kuvendi ma morri po k\u00ebt\u00eb mandat. Shpresoj t\u00eb kem plotnuar pritjet tuaja n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre dy vendimeve. Shpresoj e dua t\u00eb besoj gjithashtu se rrug\u00ebtimi i nd\u00ebrprer\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb njejt\u00eb nga kushdo q\u00eb vjen pas tani. Kam par\u00eb njer\u00ebz t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim publik q\u00eb krejt \u00e7far\u00eb duan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi. Kam par\u00eb shpres\u00eb e k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndryshim n\u00eb secilin komunikim jasht\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb shpres\u00eb duhet ruajtur.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, sh\u00ebrbimi ndaj shtetit \u2013 sidomos n\u00eb or\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb tij \u2013 ishte nder. T\u00eb jesh minist\u00ebr i nj\u00eb vendi t\u00eb shk\u00eblqyer me qytetar\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer \u00ebsht\u00eb fare e leht\u00eb. Do t\u00eb kujdestaroj k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb me vullnet t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, dua t\u2019i kthehem dy vajzave t\u00eb mia, Er\u00ebs e Rozit, t\u00eb cilat ka koh\u00eb q\u00eb s\u2019i kam par\u00eb e ka koh\u00eb q\u00eb i kam l\u00ebn\u00eb pas. Shpresoj t\u00eb m\u00eb ken\u00eb kuptuar sado pak.\/telegrafi\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs mbr\u00ebm\u00eb me 82 vota p\u00ebr, votuan rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga Albin Kurti. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij vendimi, ministri i Infrastruktur\u00ebs dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, iu drejtua qytetar\u00ebve. Abdixhiku p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook tregoi pun\u00ebt q\u00eb arriti t\u2019i b\u00ebnte gjat\u00eb k\u00ebtyre 50 dit\u00ebve, si dhe pse u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":54271,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-54270","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54270","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54270"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54270\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54271"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54270"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54270"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54270"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}