{"id":54565,"date":"2020-03-31T15:25:17","date_gmt":"2020-03-31T15:25:17","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=54565"},"modified":"2020-03-31T15:25:17","modified_gmt":"2020-03-31T15:25:17","slug":"gjykata-kushtetuese-shfuqizon-vendimin-e-qeverise-per-oren-policore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjykata-kushtetuese-shfuqizon-vendimin-e-qeverise-per-oren-policore\/","title":{"rendered":"Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e qeveris\u00eb p\u00ebr &#8216;or\u00ebn policore&#8217;"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e Presidentit Thaci, duke shpallur vendimin e Qeveris\u00eb Kurti p\u00ebr kufizimin e l\u00ebvizj\u00ebs, t\u00eb pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese i ka kthyer p\u00ebrgjigje k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Presidentit Hashim Thaci n\u00eb lidhje me vendimin e Qeveris\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn u kufizua qarkullimi i qytetar\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar nga COVID-19.<\/p>\n<p>N\u00eb aktgjykimin e publikuar sot, Gjykata Kushtetuese vendosi q\u00eb:<\/p>\n<p>I. T\u00cb DEKLAROJ\u00cb k\u00ebrkes\u00ebn t\u00eb pranueshme;<\/p>\n<p>II. T\u00cb SHPALL\u00cb q\u00eb Vendimi nr. 01\/15 i Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, i 23 marsit 2020, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me nenin 55 [Kufizimi i t\u00eb Drejtave dhe Lirive Themelore] t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb lidhje me nenet 35 [Liria e L\u00ebvizjes], 36 [E drejta e Privat\u00ebsis\u00eb] dhe 43 [Liria e Tubimit] dhe nenet 8 (E drejta e jet\u00ebs private dhe familjare), 11 (Liria e tubimit dhe asociimit) t\u00eb KEDNJ-s\u00eb dhe nenin 2 (Liria e l\u00ebvizjes) t\u00eb Protokollit nr. 4 t\u00eb KEDNJ;<\/p>\n<p>III.T\u00cb KONSTATOJ\u00cb q\u00eb neni 56 [T\u00eb Drejtat dhe Lirit\u00eb Themelore gjat\u00eb Gjendjes s\u00eb Jasht\u00ebzakonshme] i Kushtetut\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i aplikuesh\u00ebm n\u00eb rrethanat e rastit konkret sepse nuk kemi t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u201cshmangie\u201d nga t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore;<\/p>\n<p>IV. T\u00cb KONSTATOJ\u00cb q\u00eb, bazuar n\u00eb nenin 55 [Kufizimi i t\u00eb Drejtave dhe Lirive Themelore] t\u00eb Kushtetut\u00ebs, kufizimi i t\u00eb drejtave dhe lirive themelore mund t\u00eb b\u00ebhet \u201cvet\u00ebm me ligj\u201d t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs;<\/p>\n<p>V. T\u00cb SHPALL\u00cb t\u00eb pavlefsh\u00ebm, n\u00eb pajtim me nenin 116.3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Vendimin e cekur n\u00eb pik\u00ebn II t\u00eb k\u00ebtij dispozitivi, nga dita e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij Aktgjykimi;<\/p>\n<p>Aktgjykimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>2. Aktgjykim<\/p>\n<p>L\u00ebnda: KO 54\/20<\/p>\n<p>Parashtrues: Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Objekt i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ishte vler\u00ebsimi i kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Vendimit nr. 01\/15 t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, i dat\u00ebs 23 mars 2020, p\u00ebr t\u00eb cilin parashtruesi i k\u00ebrkes\u00ebs pretendonte se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri me nenet: 21 [Parimet e p\u00ebrgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i marr\u00ebveshjeve dhe instrumenteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare], 35 [Liria e l\u00ebvizjes], 43 [Liria e tubimit], 55 [Kufizimi i t\u00eb drejtave dhe lirive themelore] dhe 56 [T\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore gjat\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me nenin 2 [Liria e l\u00ebvizjes] t\u00eb Protokollit nr. 4 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, me nenin 13 t\u00eb Deklarat\u00ebs Universale p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, si dhe me nenin 12 t\u00eb Paktit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb Drejtat Civile dhe Politike. Parashtruesi i k\u00ebrkes\u00ebs gjithashtu k\u00ebrkoi nga Gjykata Kushtetuese q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr pezullimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Vendimit t\u00eb kontestuar, deri n\u00eb vendosje p\u00ebrfundimtare nga ana e Gjykat\u00ebs, duke arsyetuar se vendosja e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs, \u201c\u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin publik dhe eviton rreziqet dhe d\u00ebmet e pariparueshme\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa bazohej n\u00eb n\u00ebn-paragrafin 1 t\u00eb paragrafit 2 t\u00eb nenit 113 [Juridiksioni dhe pal\u00ebt e autorizuara] dhe n\u00eb paragrafin 2 t\u00eb nenit 116 [Efekti juridik i vendimeve] t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb nenet 22, 27, 29 dhe 30 t\u00eb Ligjit nr. 03\/L-121 p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, si dhe n\u00eb rregullat 32, 56 dhe 57 t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb gjeni konkluzionet e Gjykat\u00ebs dhe vendimin nga seanca shqyrtuese e mbajtur m\u00eb 31 mars 2020:<\/p>\n<p>P\u00ebrfundime<\/p>\n<p>1. Si \u00e7\u00ebshtje paraprake, Gjykata n\u00eb k\u00ebt\u00eb Aktgjykim sqaroi se nuk \u00ebsht\u00eb roli i saj q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj se a jan\u00eb adekuate dhe t\u00eb duhura masat e nd\u00ebrmarra nga Qeveria p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb COVID-19. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Gjykata v\u00eb n\u00eb pah se nevoja p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa dhe domosdoshm\u00ebria e tyre nuk \u00ebsht\u00eb kontestuar nga asnj\u00eb pal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. P\u00ebrcaktimi i politikave rreth sh\u00ebndetit publik nuk hyn n\u00eb kompetencat dhe autorizimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb sh\u00ebndetit publik, edhe vet Gjykata Kushtetuese u referohet dhe bindet institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse sh\u00ebndet\u00ebsore dhe profesionale n\u00eb nivel shtet\u00ebror dhe bot\u00ebror.2. \u00c7\u00ebshtja kushtetuese q\u00eb ng\u00ebrthen ky Aktgjykim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebria me Kushtetut\u00ebn e Vendimit t\u00eb kontestuar t\u00eb Qeveris\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00ebse me nxjerrjen e tij, Qeveria ka kufizuar t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin apo p\u00ebrtej autorizimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, p\u00ebrkitazi me vler\u00ebsimin n\u00ebse kufizimet e b\u00ebra n\u00eb nivel t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrmes Vendimit t\u00eb kontestuar t\u00eb Qeveris\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj, Gjykata \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb vler\u00ebsimin e autorizimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebrmes neneve 41 dhe 44 t\u00eb Ligjit nr. 02\/L-109 p\u00ebr Luftimin dhe Parandalimin e S\u00ebmundjeve Ngjit\u00ebse dhe neneve 12 (1.11) dhe 89 t\u00eb Ligjit nr. 04\/L-125 p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>3. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Gjykata shqyrtoi: (i) k\u00ebrkes\u00ebn e parashtruesit dhe pretendimet e paraqitura n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb; (ii) komentet e dor\u00ebzuara nga Qeveria dhe pal\u00ebt e tjera t\u00eb interesuara; (iii) praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb GJEDNJ-s dhe posa\u00e7\u00ebrisht, parimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme rreth aplikueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kriterit \u201ce p\u00ebrcaktuar me ligj\u201d p\u00ebr sa i takon aspektit t\u00eb kufizimit t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore; dhe (v) praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb vet Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>4. Bazuar n\u00eb shqyrtimet dhe vler\u00ebsimet e sip\u00ebrsh\u00ebnuara, Gjykata, nj\u00ebz\u00ebri, vendosi ta shpall\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn KO54\/20 t\u00eb pranueshme p\u00ebr shqyrtim n\u00eb merita meq\u00eb, n\u00eb rrethanat e rastit konkret, ishin plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kushtet e pranueshm\u00ebris\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara me Kushtetut\u00eb, Ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe Rregulloren e pun\u00ebs.5. Po ashtu, Gjykata vendosi nj\u00ebz\u00ebri se Vendimi [nr. 01\/15] i 23 marsit 2020 i Qeveris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me nenin 55 [Kufizimi i t\u00eb Drejtave dhe Lirive Themelore] t\u00eb Kushtetut\u00ebs  n\u00eb lidhje me nenet 35 [Liria e L\u00ebvizjes], 36 [E drejta p\u00ebr privat\u00ebsi], 43 [Liria e Tubimit] t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe me nenin 2 (Liria e l\u00ebvizjes) t\u00eb Protokollit nr. 4, nenin 8 (E drejta p\u00ebr jet\u00eb private dhe familjare) dhe nenin 11 (Liria e tubimit dhe asociimit) t\u00eb KEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>6. Gjykata konstatoi se kufizimet q\u00eb p\u00ebrmban Vendimi i kontestuar i Qeveris\u00eb p\u00ebrkitazi me t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore kushtetuese t\u00eb lartcekura, nuk jan\u00eb t\u00eb \u201cp\u00ebrcaktuara me ligj\u201d, andaj bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me garancit\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb nenet 35, 36 dhe 43 t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb lidhje me nenet respektive t\u00eb KEDNJ-s\u00eb, dhe me nenin 55 t\u00eb Kushtetut\u00ebs,i cili n\u00eb paragrafin e tij t\u00eb par\u00eb p\u00ebrcakton qart\u00eb q\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00eb, mund t\u00eb kufizohen vet\u00ebm me ligj.<\/p>\n<p>7. Gjykata theksoi faktin q\u00eb Vendimi i kontestuar i Qeveris\u00eb, i referohet zbatimit t\u00eb dy ligjeve t\u00eb lartcekura, t\u00eb cilat e autorizojn\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa t\u00eb caktuara n\u00eb ato ligje me q\u00ebllim t\u00eb parandalimit dhe luftimit t\u00eb s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse. Megjithat\u00eb, Gjykata konstatoi se ligjet e lartcekura, nuk e autorizojn\u00eb Qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb kufizoj\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb kushtetuese t\u00eb p\u00ebrcaktuara me nenet 35, 36 dhe 43 t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb nivel t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs pa p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>8. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, Gjykata konstatoi se kufizimet e shqiptuara p\u00ebrmes Vendimit t\u00eb kontestuar: (i) lidhur me lirin\u00eb e l\u00ebvizjes dhe t\u00eb tubimit t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebrmes neneve 35 dhe 43 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, tejkalojn\u00eb kufizimet e lejuara p\u00ebrmes ligjit t\u00eb lartcekur t\u00eb miratuar nga Kuvendi; dhe (ii) lidhur me \u201ctubimet n\u00eb t\u00eb gjitha mjediset \u2013 private dhe publike, t\u00eb hapura ose t\u00eb mbyllura\u201d e q\u00eb ng\u00ebrthejn\u00eb aspekte t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb garantuara p\u00ebrmes nenit 36 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nuk jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb asnj\u00eb autorizim t\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligjin e lartcekur apo edhe ndonj\u00eb ligj tjet\u00ebr t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>9. Gjykata sqaroi se Qeveria nuk mund t\u00eb kufizoj\u00eb asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe liri themelore p\u00ebrmes vendimeve, n\u00ebse nj\u00eb kufizim i t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb me ligj t\u00eb Kuvendit. Qeveria vet\u00ebm mund t\u00eb zbatoj\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb Kuvendit q\u00eb kufizon nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe liri themelore dhe at\u00eb vet\u00ebm deri n\u00eb mas\u00ebn specifike q\u00eb e ka autorizuar Kuvendi p\u00ebrmes ligjit p\u00ebrkat\u00ebs.10. Lidhur me pretendimet e parashtruesit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shkelje t\u00eb nenit 56 [T\u00eb Drejtat dhe Lirit\u00eb Themelore gjat\u00eb Gjendjes s\u00eb Jasht\u00ebzakonshme] t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Gjykata konstatoi se ky nen nuk \u00ebsht\u00eb i aplikuesh\u00ebm n\u00eb rrethanat e rastit konkret, ngase i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb i aplikuesh\u00ebm vet\u00ebm pas shpalljes s\u00eb Gjendjes s\u00eb Jasht\u00ebzakonshme..11. Gjithsesi, lidhur me mos-pajtimin e pal\u00ebve n\u00eb kontest, Presidentit dhe Qeveris\u00eb, rreth kuptimit t\u00eb termeve kushtetuese \u201ckufizim\u201d dhe \u201cshmangie\u201d q\u00eb figurojn\u00eb n\u00eb nenet 55 dhe 56 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Gjykata qart\u00ebsoi se \u201ckufizimi\u201d i t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut mund t\u00eb b\u00ebhet \u201cvet\u00ebm me ligj\u201d t\u00eb Kuvendit, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u201ckufizimi\u201d i t\u00eb drejtave, mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebrmes dhe pas shpalljes s\u00eb Gjendjes s\u00eb Jasht\u00ebzakonshme. Gjykata po ashtu sqaroi se termi \u201ckufizim\u201d i p\u00ebrdorur n\u00eb nenin 55 t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00ebnkupton faktin q\u00eb Kuvendi ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kufizoj\u00eb t\u00eb drejta dhe liri themelore, p\u00ebrmes ligjit, por vet\u00ebm p\u00ebr aq sa dhe deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur dhe demokratike, t\u00eb p\u00ebrmbushet q\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb cilin lejohet kufizimi. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, \u201ckufizimi\u201d n\u00ebnkupton nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyrjes dhe kjo mund t\u00eb b\u00ebhet edhe pa shpalljen e Gjendjes s\u00eb Jasht\u00ebzakonshme; nd\u00ebrkaq \u201cshmangia\u201d n\u00ebnkupton nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyrjes ngase nuk mund t\u00eb b\u00ebhet kurrsesi pa u shpallur Gjendja e Jasht\u00ebzakonshme.12. P\u00ebr sa i takon k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, Gjykata konstatoi se pas vendimit unanim t\u00eb gjyqtar\u00ebve q\u00eb t\u00eb vendosin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr meritat e rastit dhe t\u00eb nxjerrin k\u00ebt\u00eb Aktgjykim, e nj\u00ebjta ngeli e pa objekt.<\/p>\n<p>13. Duke u bazuar n\u00eb nenet 116.3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, 20.5 i Ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe rregullin 60 (5) t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs, Gjykata p\u00ebrcaktoi dat\u00ebn 13 prill 2020, si dat\u00eb t\u00eb hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij Aktgjykimi, respektivisht shfuqizimit t\u00eb Vendimit t\u00eb kontestuar t\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>14. Gjykata ka p\u00ebrcaktuar nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb Aktgjykimit t\u00eb saj, respektivisht dat\u00ebn 13 prill 2020, p\u00ebrjashtimisht dhe duke marr\u00eb parasysh: (i) rrethanat e krijuara me shpalljen e pandemis\u00eb COVID-19 n\u00eb nivel bot\u00ebror; (ii) rekomandimet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb nivel shtet\u00ebror dhe bot\u00ebror; (iii) pasojat potencialisht t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr sh\u00ebndetin publik si rezultat i shfuqizimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb kufizimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebrmes Vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb; dhe (iv) mbrojtjen e sh\u00ebndetit dhe interesit publik deri n\u00eb zbatimin e k\u00ebtij Aktgjykimi nga institucionet relevante t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>15. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore dhe n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 55 t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebrkitazi me \u201ckufizimin\u201d e t\u00eb drejtave dhe lirive themelore, institucionet relevante t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Kuvendi, duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin masat e duhura p\u00ebr tu siguruar q\u00eb kufizimet e nevojshme t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore m\u00eb q\u00ebllim t\u00eb ruajtjes s\u00eb sh\u00ebndetit publik, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri me Kushtetut\u00ebn dhe k\u00ebt\u00eb Aktgjykim.<\/p>\n<p>16. N\u00eb fund, Gjykata po ashtu thekson se Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, respektivisht Qeveria, vazhdon t\u00eb jet\u00eb e autorizuar q\u00eb t\u00eb nxjerr vendime me q\u00ebllim t\u00eb parandalimit dhe luftimit t\u00eb pandemis\u00eb, p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb e autorizuar p\u00ebrmes t\u00eb Ligjit nr. 02\/L-109 p\u00ebr Luftimin dhe Parandalimin e S\u00ebmundjeve Ngjit\u00ebse dhe Ligjit nr. 04\/L-125 p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00cbR K\u00cbTO ARSYE<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, n\u00eb pajtim me nenet 113.2 (1) dhe 116 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb nenet  20 dhe 59 (2) t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs, m\u00eb 31 mars 2020, nj\u00ebz\u00ebriVENDOSI. T\u00cb DEKLAROJ\u00cb k\u00ebrkes\u00ebn t\u00eb pranueshme;II. T\u00cb SHPALL\u00cb q\u00eb Vendimi nr. 01\/15 i Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, i 23 marsit 2020, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me nenin 55 [Kufizimi i t\u00eb Drejtave dhe Lirive Themelore] t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb lidhje me nenet 35 [Liria e L\u00ebvizjes], 36 [E drejta e Privat\u00ebsis\u00eb] dhe 43 [Liria e Tubimit] dhe nenet 8 (E drejta e jet\u00ebs private dhe familjare), 11 (Liria e tubimit dhe asociimit) t\u00eb KEDNJ-s\u00eb dhe nenin 2 (Liria e l\u00ebvizjes) t\u00eb Protokollit nr. 4 t\u00eb KEDNJ;III.T\u00cb KONSTATOJ\u00cb q\u00eb neni 56 [T\u00eb Drejtat dhe Lirit\u00eb Themelore gjat\u00eb Gjendjes s\u00eb Jasht\u00ebzakonshme] i Kushtetut\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i aplikuesh\u00ebm n\u00eb rrethanat e rastit konkret sepse nuk kemi t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u201cshmangie\u201d nga t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore;IV. T\u00cb KONSTATOJ\u00cb q\u00eb, bazuar n\u00eb nenin 55 [Kufizimi i t\u00eb Drejtave dhe Lirive Themelore] t\u00eb Kushtetut\u00ebs, kufizimi i t\u00eb drejtave dhe lirive themelore mund t\u00eb b\u00ebhet \u201cvet\u00ebm me ligj\u201d t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs;V. T\u00cb SHPALL\u00cb t\u00eb pavlefsh\u00ebm, n\u00eb pajtim me nenin 116.3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Vendimin e cekur n\u00eb pik\u00ebn II t\u00eb k\u00ebtij dispozitivi, nga dita e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij Aktgjykimi;VI. T\u2019UA KUMTOJ\u00cb k\u00ebt\u00eb Aktgjykim pal\u00ebve;VII.  Ky aktgjykim, n\u00eb pajtim me nenin 116.3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nenin 20.5 t\u00eb Ligjit dhe rregullin 60 (5) t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs, hyn n\u00eb fuqi m\u00eb 13 prill 2020; dhe<\/p>\n<p>VIII. T\u00cb PUBLIKOJ\u00cb k\u00ebt\u00eb Aktgjykim n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare, n\u00eb pajtim me nenin 20.4 t\u00eb Ligjit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e Presidentit Thaci, duke shpallur vendimin e Qeveris\u00eb Kurti p\u00ebr kufizimin e l\u00ebvizj\u00ebs, t\u00eb pavlefsh\u00ebm. Gjykata Kushtetuese i ka kthyer p\u00ebrgjigje k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Presidentit Hashim Thaci n\u00eb lidhje me vendimin e Qeveris\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn u kufizua qarkullimi i qytetar\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar nga COVID-19. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":54132,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-54565","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54565","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54565"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54565\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54132"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54565"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54565"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54565"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}