{"id":54925,"date":"2020-04-05T19:12:56","date_gmt":"2020-04-05T19:12:56","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=54925"},"modified":"2020-04-05T19:12:56","modified_gmt":"2020-04-05T19:12:56","slug":"pyetje-dhe-pergjigje-per-covid-19","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pyetje-dhe-pergjigje-per-covid-19\/","title":{"rendered":"PYETJE DHE P\u00cbRGJIGJE P\u00cbR COVID-19"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7ka jan\u00eb viruset?<br \/>\nViruset jan\u00eb mikroorganizmat m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jetojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrbrenda trupit t\u00eb strehuesit (njeriu, kafsha, por edhe tek mikrobet tjera).<\/p>\n<p>A jan\u00eb koronaviruset viruse t\u00eb reja?<br \/>\nJo, nuk jan\u00eb viruse t\u00eb reja sepse i njohim q\u00eb prej vitit 1965 si shkaktar\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb flam\u00ebs s\u00eb zakonshme. Por i ri \u00ebsht\u00eb n\u00ebnlloji i gjetur n\u00eb Kin\u00eb vitin e kaluar.<\/p>\n<p>\u00c7ka d.m.th. COVID-19?<br \/>\n\u00cbsht\u00eb shkurtes\u00eb prej tri fjal\u00ebve: CO (Coronavirus), VI (Viral), D (Disease) = COVID-19, q\u00eb dmth. s\u00ebmundje virale me koronavirus. Numri 19 tregon vitin kur \u00ebsht\u00eb raportuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kin\u00eb (31.12.2019).<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb COVID-19 virus?<br \/>\nJo, COVID-19 \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje, kurse virusi q\u00eb e shkakton k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje quhet SARS-CoV 2.<\/p>\n<p>\u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb fjala SARS?<br \/>\nSARS do t\u00eb thot\u00eb Sindroma Akute Respiratore e R\u00ebnd\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje, q\u00eb u shkaktua nga familja e koronaviruseve n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Pse virusi i ri quhet SARS-CoV2?<br \/>\nQuhet SARS CoV2, sepse i p\u00ebrngjan shum\u00eb virusit q\u00eb shkaktoi SARS-in. Pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ri dhe nuk i ka mbushur ende 3 muaj, u quajt SARS CoV 2, p\u00ebr t\u2019u dalluar nga v\u00ebllau i tij q\u00eb shkaktoi SARS-in.<br \/>\nKush \u00ebsht\u00eb rezervoar i koronaviruseve?<br \/>\nZakonisht rezervoar t\u00eb virusit jan\u00eb kafsh\u00ebt (lakuriqat, macet, devet, pangolina etj). <\/p>\n<p>A ka pasur raste t\u00eb SARS dhe MERS n\u00eb Kosov\u00eb?<br \/>\nAsnj\u00eb rast nuk ka pasur asokohe n\u00eb Kosov\u00eb me k\u00ebta viruse.<\/p>\n<p>A ka vdekshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb kjo s\u00ebmundje?<br \/>\nAktualisht n\u00eb bot\u00eb vdekshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb  4.4%. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr nuk jan\u00eb llogaritur t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt e leht\u00eb dhe ata asimptomatik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk shkojn\u00eb te mjeku dhe nuk regjistrohen n\u00eb statistika. Andaj, numri real \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl sesa raportohet. <\/p>\n<p>Koronavirusi po duket si virusi m\u00eb infektiv n\u00eb bot\u00eb. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<br \/>\nJo, viruset m\u00eb infektive n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb viruset e fruthit dhe parotitit (shytat). Nj\u00eb i s\u00ebmur\u00eb me fruth  infekton mesatarisht 18 persona, kurse nj\u00eb me parotit infekton 10 persona. K\u00ebto jan\u00eb m\u00eb infektiv\u00eb sesa koronaviruset sepse q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr dhe barten p\u00ebrmes ajrit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ngjashm\u00ebrie dhe \u00e7far\u00eb dallimi kan\u00eb gripi dhe koronavirusi?<br \/>\nT\u00eb dy viruset prekin rrug\u00ebt e frym\u00ebmarrjes dhe rruga e p\u00ebrhapjes \u00ebsht\u00eb e njejt\u00eb me sp\u00ebrkla, kontakt t\u00eb af\u00ebrt dhe prekje t\u00eb gj\u00ebsendeve p\u00ebrreth.<br \/>\nDallimet jan\u00eb se gripi ka vdekshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, p\u00ebrhapet m\u00eb shpejt se COVID-19; inkubacioni i gripit dhe koha e dyfishimit t\u00eb rasteve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shkurt\u00ebr; gripi ka vaksin\u00eb dhe terapi antivirale n\u00eb dispozicion.<br \/>\nF\u00ebmij\u00ebt dhe shtatz\u00ebnat jan\u00eb kategori q\u00eb preken shum\u00eb m\u00eb shpesh te gripi sesa te koronavirusi. Koronavirusi mesatarisht infekton m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz sesa gripi.<\/p>\n<p>Sa \u00ebsht\u00eb periudha e inkubacionit p\u00ebr COVID-19?<br \/>\nPeriudhe e inkubacionit \u00ebsht\u00eb koha prej momentit kur futet virusi n\u00eb trup e deri te shfaqja e shenjave dhe simptomave t\u00eb para t\u00eb s\u00ebmundjes. Kjo periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb prej 1 deri 14 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Sa koh\u00eb mbijeton virusi n\u00eb sip\u00ebrfaqe?<br \/>\nVirusi mund t\u00eb jetoj\u00eb deri 4 or\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat me bak\u00ebr, 24 or\u00eb n\u00eb kuti letre dhe 2-3 dit\u00eb n\u00eb plastik\u00eb dhe metal. P\u00ebrq\u00ebndrimi dhe infekcioziteti i tij vjen duke u ulur ndjesh\u00ebm me kalimin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb simptomat e COVID-19?<br \/>\nSimptomat m\u00eb t\u00eb zakonshme jan\u00eb ethet (mbi 37.5\u00b0C), kolla e that\u00eb dhe frym\u00ebz\u00ebnia. Disa pacient\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb edhe dhimbje fyti, rrjedhje hund\u00ebsh ose barkqitje. <\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb kjo s\u00ebmundje e rrezikshme?<br \/>\nShumica e njer\u00ebzve (rreth 80%) sh\u00ebrohen nga s\u00ebmundja pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. <\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i rrezikuari p\u00ebr tu s\u00ebmur\u00eb dhe vdekur nga kjo s\u00ebmundje?<br \/>\nNjer\u00ebzit e moshuar dhe ata me probleme kronike sh\u00ebndet\u00ebsore si\u00e7 jan\u00eb: tensioni i lart\u00eb i gjakut, s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs, s\u00ebmundjet e mushk\u00ebrive, diabeti, kanceri mund t\u00eb zhvillojn\u00eb s\u00ebmundje serioze. N\u00eb Itali mosha mestare e t\u00eb vdekurve \u00ebsht\u00eb 80 vjet. <\/p>\n<p>Sa jan\u00eb t\u00eb rrezikuar pun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb?<br \/>\nPun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb jan\u00eb kategoria m\u00eb e rrezikuar p\u00ebr t\u2019u prekur nga koronavirusi. N\u00eb vende te ndryshme t\u00eb bot\u00ebs 10-20% e t\u00eb prekurve i p\u00ebrket pun\u00ebtor\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb. N\u00eb Itali, 81% e mjek\u00ebve q\u00eb kan\u00eb vdekur nga koronavirusi ishin mbi 65 vje\u00e7.<\/p>\n<p>A i prek f\u00ebmij\u00ebt kjo s\u00ebmundje?<br \/>\nFatmir\u00ebsisht shum\u00eb pak. N\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebrqindja e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb prekur t\u00eb mosh\u00ebs 1-10 vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 1%.<br \/>\nA jan\u00eb grat\u00eb shtatz\u00ebna n\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga COVID-19?<br \/>\nNuk ka d\u00ebshmi se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikuara sesa popullata e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>A duhet t\u00eb testohen grat\u00eb shtatz\u00ebna p\u00ebr COVID-19?<br \/>\nN\u00ebse shtatz\u00ebna ka shenja e simptoma t\u00eb s\u00ebmundjes, at\u00ebher\u00eb ka p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb testim.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb kaloj\u00eb COVID-19 nga nj\u00eb grua tek f\u00ebmija i saj?<br \/>\nEnde nuk ka d\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Deri sot, virusi nuk \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb l\u00ebngun amnional as n\u00eb qum\u00ebshtin e gjirit. Rastet e rralla tek t\u00eb posalindurit nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar se jan\u00eb bartur nga n\u00ebna.<\/p>\n<p>N\u00ebse shtatz\u00ebna \u00ebsht\u00eb me COVID-19 a duhet t\u00eb lind me sekcio?<br \/>\nKjo duhet t\u00eb vendoset nga gjinekologu. OBSH propozon lindje normale kurse ECDC lindje me prerje cezariane.<\/p>\n<p>A munden grat\u00eb me COVID-19 t\u00eb ushqejn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn  me gji?<br \/>\nPo. <\/p>\n<p>Si p\u00ebrhapet COVID-19?<br \/>\nP\u00ebrhapet nga nj\u00eb person n\u00eb tjetrin p\u00ebrmes st\u00ebrpik\u00ebzave (sp\u00ebrklat) nga hunda ose goja kur i s\u00ebmuri ose infektuari me COVID-19 i nxjerr jasht\u00eb me kollitje, teshtim\u00eb apo t\u00eb folur. P\u00ebrhapet edhe me kontakt direkt, si p.sh. p\u00ebrsh\u00ebndetja me shtr\u00ebngim duarsh, me \u00e7\u2019rast e prekim fytyr\u00ebn pa i pastruar duart.<br \/>\nDisa njer\u00ebz infektohen duke prekur objekte ose sip\u00ebrfaqe ku ka virus (tavolin\u00eb, gj\u00ebsende) dhe m\u00eb pas duke prekur syt\u00eb, hund\u00ebn ose goj\u00ebn.<\/p>\n<p>A p\u00ebrhapet nga dikush q\u00eb nuk ka fare shenja e simptoma t\u00eb s\u00ebmundjes?<br \/>\nPo. Madje k\u00ebta jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrhapjen e s\u00ebmundjes. Nuk mbrohen as ata e as tjer\u00ebt q\u00eb ju q\u00ebndrojn\u00eb pran\u00eb sepse nuk e dijn\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit personat pa simptoma mund t\u00eb jen\u00eb 25% t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb infektuar.<\/p>\n<p>A p\u00ebrhapet me rrug\u00eb ajrore COVID-19?<br \/>\nJo, virusi nuk q\u00ebndron n\u00eb aj\u00ebr sepse ka pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe bashk\u00eb me sp\u00ebrkla bjen n\u00eb tok\u00eb ose hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebrreth t\u00eb s\u00ebmurit.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb bartet COVID-19 p\u00ebrmes mushkonjave?<br \/>\nJo.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb p\u00ebrhapet virusi n\u00eb bazen?<br \/>\nNuk ka raste t\u00eb raportuara t\u00eb p\u00ebrhapjes n\u00eb bazen. Dezinfektant\u00ebt e bazenit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb klori, e shkat\u00ebrrojn\u00eb virusin.<br \/>\nA bartet s\u00ebmundja me mar\u00ebdh\u00ebnie seksuale?<br \/>\nJo. Deri tani nuk ka d\u00ebshmi se s\u00ebmundja bartet me k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb bartet virusi p\u00ebrmes parave?<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb shum\u00eb e rrall\u00eb e p\u00ebrhapjes. N\u00ebse i pastroni duart me rregull do ta shmangni k\u00ebt\u00eb rrezik t\u00eb infektimit. Prandaj pas prekjes s\u00eb parave pastroni duart me uj\u00eb e sapun. <\/p>\n<p>A mund ta prekem nga COVID-19 nga macja apo qeni im?<br \/>\nNuk ka t\u00eb dh\u00ebna se mund t\u00eb prekeni nga macja apo qeni juaj. Nj\u00eb rast n\u00eb Hong Kong ende \u00ebsht\u00eb diskutabil.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e sigurt t\u00eb marrim nj\u00eb pako me post\u00eb?<br \/>\nRreziku \u00ebsht\u00eb minimal sepse deri sa t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb pakoja virusi shkat\u00ebrrohet ose humb infekciozitetin. N\u00ebse i pastroni duart me sapun mos u frikoni sepse e keni larguar virusin.<\/p>\n<p>A mundet dikush q\u00eb del nga karantina p\u00ebr COVID-19 t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb s\u00ebmundjen tek t\u00eb tjer\u00ebt?<br \/>\nPersonave n\u00eb karantin\u00eb u b\u00ebhet testi dit\u00ebn e fundit t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb karantin\u00eb- d.m.th. dit\u00ebn e 14-t\u00eb. N\u00ebse testi \u00ebsht\u00eb negativ, ai person nuk e p\u00ebrhap s\u00ebmundjen.<\/p>\n<p>A mundet dikush q\u00eb ka pasur COVID-19 dhe \u00ebsht\u00eb sh\u00ebruar ta p\u00ebr<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7ka jan\u00eb viruset? Viruset jan\u00eb mikroorganizmat m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jetojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrbrenda trupit t\u00eb strehuesit (njeriu, kafsha, por edhe tek mikrobet tjera). A jan\u00eb koronaviruset viruse t\u00eb reja? Jo, nuk jan\u00eb viruse t\u00eb reja sepse i njohim q\u00eb prej vitit 1965 si shkaktar\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb flam\u00ebs s\u00eb zakonshme. Por i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":54926,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-54925","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54925","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54925"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54925\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54926"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54925"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54925"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54925"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}