{"id":55031,"date":"2020-04-07T11:06:52","date_gmt":"2020-04-07T11:06:52","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=55031"},"modified":"2020-04-07T11:06:52","modified_gmt":"2020-04-07T11:06:52","slug":"haziri-ne-shpresojme-shume-qe-lakorja-e-pandemise-do-te-filloje-te-bjere-gjate-kater-diteve-te-ardhshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haziri-ne-shpresojme-shume-qe-lakorja-e-pandemise-do-te-filloje-te-bjere-gjate-kater-diteve-te-ardhshme\/","title":{"rendered":"Haziri: Ne shpresojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb lakorja e pandemis\u00eb do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb bjer\u00eb gjat\u00eb kat\u00ebr dit\u00ebve t\u00eb ardhshme"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit \u00ebsht\u00eb mbledhur sot n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, n\u00ebn kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, p\u00ebr t`u njoftuar mbi gjendjen e pandemis\u00eb si dhe ka miratuar vendimin p\u00ebr rritjen e buxhetit nga tejkalimi i realizimit t\u00eb t\u00eb hyrave t\u00eb planifikuara nga viti 2019 dhe bartjen e tyre n\u00eb vitin fiskal 2020 si dhe vendimin p\u00ebr bartjen e mjeteve financiare nga t\u00eb hyrat vetanake t\u00eb pashpenzuara t\u00eb viteve paraprake, n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>K\u00ebto mjete n\u00eb shum\u00eb prej 114.625 euro do t\u00eb shfryt\u00ebzohen p\u00ebr menaxhimin e emergjenc\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb shkaktuar nga COVID-19.<\/p>\n<p>Lutfi Haziri, kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, me k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb ftuar kjo seanc\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, tha se duke pasur parasysh ligjet n\u00eb fuqi dhe strategjin\u00eb komunale, t\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2015, m\u00eb 13 mars komuna e Gjilanit ka aktivizuar planin kontingjent p\u00ebr menaxhimin e situat\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb ruajtjes s\u00eb sh\u00ebndetit publik.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shkalla e par\u00eb emergjencave n\u00eb Gjilan, ku aktivizimi i mekanizmave komunal\u00eb dhe puna e tyre ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalohet p\u00ebrhapja e pandemis\u00eb Covid 19 p\u00ebrkund\u00ebr 15 rasteve t\u00eb konfirmuara nga IKSHP, prej t\u00eb cilave 14 raste jan\u00eb n\u00eb Vrap\u00e7iq, ku burim i infeksionit ka qen\u00eb nj\u00eb grua e ardhur prej Gjermanis\u00eb n\u00eb familjen e prind\u00ebrve t\u00eb saj, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr n\u00eb Zheg\u00ebr, nj\u00eb i ri ka pasur kontakt me nj\u00eb t\u00eb ardhur po ashtu nga Gjermania.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto 15 raste, 3 jan\u00eb sh\u00ebruar plot\u00ebsisht, nj\u00eb tjet\u00ebr ka dal\u00eb negativ n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, nd\u00ebrsa sot i b\u00ebhet testi i tret\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb familjes Shaqiri dhe Ismajli do t`i n\u00ebnshtrohen gjat\u00eb k\u00ebsaj jave testit t\u00eb tret\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar gjendjen e  tyre sh\u00ebndet\u00ebsore, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb nuk kan\u00eb shfaqur simptoma t\u00eb s\u00ebmundjes gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe. <\/p>\n<p>\u201cNe shpresojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb lakorja e prekjes s\u00eb k\u00ebsaj pandemie, n\u00eb Gjilan do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb bie gjat\u00eb kat\u00ebr dit\u00ebve t\u00eb ardhshme\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>Haziri e njoftoi Kuvendin edhe me pun\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve n\u00eb organizimin, grumbullimin dhe shp\u00ebrndarjen e pakove ushqimore, higjienike dhe spitalore p\u00ebr mbi 1300 familje.<\/p>\n<p>Po ashtu, tha ai, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb organizimi i pun\u00ebs online p\u00ebr sh\u00ebrbyes civil\u00eb dhe shkolla, ku \u00ebsht\u00eb rekomanduar t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe shkollat n\u00eb gjuh\u00ebn serbe.<\/p>\n<p>\u201cDeri tani kemi arrit me lokalizua dhe menaxhua mjaft mir\u00eb situat\u00ebn me Covid 19\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Haziri.<\/p>\n<p>Haziri tha se funksionaliteti i Kuvendit Komunal n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, prandaj do t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb komunikim online edhe p\u00ebr Kuvendin, por dihet se vendimi i qeveris\u00eb ka limituar vendimmarrjen n\u00eb shum\u00eb sfera t\u00eb qeverisjes lokale dhe ne kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb sjellim vendime vet\u00ebm p\u00ebr situat\u00ebn e pandemis\u00eb dhe jo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje tjera.<\/p>\n<p>Haziri dha sqarime edhe p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e Kuvendit p\u00ebr alokimin e mjeteve nga buxheti prej 5 p\u00ebr qind, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballohet edhe financiarisht gjendja e pandmeis\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Gjilanit, p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebmarrjes n\u00eb fondin prej 10 milion\u00eb q\u00eb ka ndar\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>Programet tjera q\u00eb parashihen me buxhetin e vitit 2020, jan\u00eb suspenduar dhe deri n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb, ne do t\u00eb trajtojm\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtjet e emergjencave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ruajtjen e sh\u00ebndetit publik dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht q\u00eb po p\u00ebrgatitemi p\u00ebr pakon e dyt\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb familjeve n\u00eb nevoj\u00eb dhe do t\u00eb asistojm\u00eb me ushqim t\u00eb gjith\u00eb fermer\u00ebt dhe ata q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb domosdoshme, p\u00ebr t\u00eb ruajtur mir\u00ebqenien e tyre n\u00eb familje dhe ekonomi familjare, sepse nuk guxojm\u00eb t\u00eb lejojm\u00eb t\u00eb rrezikohet familja si qeliz\u00eb t\u00eb shtetit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri. <\/p>\n<p>Seanca, p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes pandemike dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me masat p\u00ebr distanc\u00eb sociale, \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb ambientet e gjimnazit natyror.<\/p>\n<p>Kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini tha se shpresojm\u00eb q\u00eb ta tejkalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb sa m\u00eb leht\u00eb e sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit \u00ebsht\u00eb mbledhur sot n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, n\u00ebn kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, p\u00ebr t`u njoftuar mbi gjendjen e pandemis\u00eb si dhe ka miratuar vendimin p\u00ebr rritjen e buxhetit nga tejkalimi i realizimit t\u00eb t\u00eb hyrave t\u00eb planifikuara nga viti 2019 dhe bartjen e tyre n\u00eb vitin fiskal 2020 si dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55032,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-55031","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55031","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55031"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55031\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55032"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}