{"id":55409,"date":"2020-04-12T15:55:41","date_gmt":"2020-04-12T15:55:41","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=55409"},"modified":"2020-04-12T15:55:41","modified_gmt":"2020-04-12T15:55:41","slug":"ahmeti-nese-rriten-rastet-me-covid-19-mjekesia-kosovare-do-te-kete-probleme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ahmeti-nese-rriten-rastet-me-covid-19-mjekesia-kosovare-do-te-kete-probleme\/","title":{"rendered":"Ahmeti: N\u00ebse rriten rastet me COVID-19, mjek\u00ebsia kosovare do t\u00eb ket\u00eb probleme"},"content":{"rendered":"<p>Infektologu, Sali Ahmeti n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se n\u00ebse koronavirusi i ri ndjek\u00eb nj\u00eb zhvillim normal, n\u00eb fillim t\u00eb muajit maj do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet. Ai thot\u00eb se n\u00ebse b\u00ebhet nj\u00eb krahasim me viruse e tjera q\u00eb jan\u00eb shfaqur n\u00eb Kosov\u00eb si i etheve krime-kongo, ka treguar virulenc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe ka qen\u00eb m\u00eb patogjen n\u00eb raport me koronavirusin. Ahmeti thot\u00eb se tash p\u00ebr tash n\u00eb Klinik\u00ebn Infektive \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb edhe stafi mjek\u00ebsor t\u00eb mos preket nga koronavirusi.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Zoti Ahmeti cila jan\u00eb sfidat me t\u00eb cilat po p\u00ebrballeni ju dhe stafi sh\u00ebndet\u00ebsor me personat me COVID-19?<\/p>\n<p>Sali Ahmeti: Vet\u00eb qasja ndaj k\u00ebtyre pacient\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr stafin sh\u00ebndet\u00ebsor, duke filluar nga mjek\u00ebt, infermier\u00ebt dhe stafit mb\u00ebshtet\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb kan\u00eb qasje t\u00eb af\u00ebrt me pacient\u00eb n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat repartet e izolimit. Meqen\u00ebse, edhe pse ne p\u00ebrpiqemi maksimalisht q\u00eb t\u2019i respektojm\u00eb masat e mbrojtjes personale, megjithat\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb eliminohet rrezikshm\u00ebria e bartjes s\u00eb infeksionit edhe te stafi.<\/p>\n<p>Pra, rrezikshm\u00ebria e bartjes se infektonit t\u00eb stafi sh\u00ebndet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb e mundshme p\u00ebrkund\u00ebr respektimit maksimal t\u00eb masave mbrojt\u00ebse dhe n\u00eb rast se kjo ndodh, natyrisht q\u00eb kjo do t\u00eb pasoj\u00eb edhe me zvog\u00eblimin e numrit t\u00eb personelit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe ne po b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mundshmet q\u00eb t\u00eb mos kemi t\u00eb prekur me k\u00ebt\u00eb virus n\u00eb mesin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe natyrisht e them nj\u00eb sfid\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr se ne i kemi disa p\u00ebrvoja n\u00eb menaxhim t\u00eb epidemive edhe t\u00eb m\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Por, ky koronavirusi ka krijuar disi nj\u00eb fobi ndaj qasjes s\u00eb k\u00ebtyre pacient\u00ebve- nj\u00eb panik, ndoshta real deri diku, ndoshta mos t\u00eb them edhe t\u00eb tepruar, megjithat\u00eb ne tash e kemi kaluar at\u00eb kriz\u00ebn, sidomos koleg\u00ebt q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ballafaqohen me t\u00eb s\u00ebmur\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Pak a shum\u00eb disa dit\u00eb ka pasur nj\u00eb qasje ndaj k\u00ebtyre pacient\u00ebve me nj\u00eb lloj droje apo fobie, por tash jemi ambientuar dhe besoj se \u00e7do gj\u00eb po shkon n\u00eb rregull. Stafi \u00ebsht\u00eb i motivuar dhe po jepet krejt \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u2019ju ndihmuar atyre pacient\u00ebve. Ende po arrijm\u00eb q\u00eb t\u2019i menaxhojm\u00eb pa ndonj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Cilat jan\u00eb kapacitetet e institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr ta luftuar k\u00ebt\u00eb virus?<\/p>\n<p>Sali Ahmeti: N\u00ebse ne, vazhdojm\u00eb me trendin aktual t\u00eb lajm\u00ebrimit t\u00eb rasteve, apo m\u00eb nj\u00eb lakore t\u00eb shesht\u00eb t\u00eb paraqitjeve t\u00eb rasteve, qoft\u00eb t\u00eb atyre n\u00eb mesin e personave t\u00eb kontaktimit apo t\u00eb atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00ebn spitalore, un\u00eb mendoj se ne kemi kapacitet dhe staf mjek\u00ebsor t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u2019i menaxhojm\u00eb k\u00ebto raste. N\u00ebse eventualisht ndodh ndonj\u00eb e papritur ose nj\u00eb rritje e pakontrolluar dhe e paplanifikuar e rasteve, at\u00ebher\u00eb var\u00ebsisht nga incidenca e personave t\u00eb prekur, gj\u00ebrat do t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsohen. Shpesh edhe kjo epidemi u ka b\u00ebr\u00eb probleme edhe mjek\u00ebsive shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura e t\u00eb avancuara, qoft\u00eb t\u00eb vendeve evropiane t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura, qoft\u00eb me staf mjek\u00ebsor dhe me infrastruktur\u00eb gjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb ballafaquar gjithmon\u00eb me virus t\u00eb rreziksh\u00ebm<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kaloi nj\u00eb periudh\u00eb kohore q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb paraqitur rasti i par\u00eb me COVID-19 n\u00eb Kosov\u00eb. Si e shikoni gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe a mendoni se ka pak raste n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Sali Ahmeti: Krahasuar me vendet e tjera, megjithat\u00eb un\u00eb mendoj jemi mir\u00eb edhe me numrin e rasteve t\u00eb konfirmuara n\u00eb terren, po edhe ato t\u00eb cilat arrijn\u00eb n\u00eb spital. Nuk duhet l\u00ebn\u00eb anash edhe p\u00ebrgatitje me koh\u00eb dhe masat e marra, qoft\u00eb edhe nga t\u00eb gjitha institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe qeveritare dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, duhet fal\u00ebnderuar q\u00eb edhe qytetar\u00ebt ton\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfillur \u2013 mendoj ndonj\u00eb l\u00ebshim do t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb- por n\u00eb m\u00ebnyre mjaft t\u00eb mir\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrfillur rekomandimet e dh\u00ebna nga ekspert\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb masat e izolimit, distanc\u00ebs, higjien\u00ebs personale, kan\u00eb luajtur rolin e tyre. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, stafi sh\u00ebndet\u00ebsor un\u00eb besoj se ju ka p\u00ebrgjigjur t\u00eb gjitha k\u00ebtyre sfidave me nj\u00eb gatishm\u00ebri.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se n\u00ebse virusi ndjek\u00eb nj\u00eb zhvillim normal apo natyror t\u00eb viruseve t\u00eb ngjashme nga familja e tij, un\u00eb mendoj se ne nga fillimi i majit do t\u00eb filloj ky virus t\u00eb t\u00ebrhiqet, natyrisht q\u00eb gjat\u00eb muajit maj ne duhet t\u00eb kemi num\u00ebr shum\u00eb m\u00eb t\u00eb reduktuar t\u00eb rasteve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb e natyrshme e zhvillimit epidemik t\u00eb viruseve nga familja e koronavirus\u00ebve dhe viruseve t\u00eb tjera respiratore edhe pse virusi ka t\u00eb panjohura t\u00eb shumta. [Virusi] ende mbetet enigmatik dhe n\u00eb rastet e tilla, mund edhe t\u00eb na befasoj\u00eb, por ato do t\u00eb ishin p\u00ebrjashtime t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb k\u00ebtij virusi.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A \u00ebsht\u00eb ky virusi m\u00eb i keq q\u00eb keni luftuar q\u00eb kur jeni mjek i s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse?<\/p>\n<p>Sali Ahmeti: Krahasuar me viruset, ne n\u00eb vazhdim\u00ebsi jemi p\u00ebrballuar edhe me shp\u00ebrthime epidemike. P\u00ebr shembull ne kemi pasur hepatitin A, n\u00eb fund t\u00eb vitit 99 me mbi 20 mij\u00eb raste.<\/p>\n<p>Kemi pasur shp\u00ebrthimin epidemik 2003 t\u00eb tularemis\u00eb. E kemi pas n\u00eb vitin 2017-2018, epidemin\u00eb e fruthit, meningjiti ceroz-viral n\u00eb vitin 2016, por ne jemi vend endemik p\u00ebr ethet hemorragjike virale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ato t\u00eb krime-kongos, t\u00eb cilat jan\u00eb s\u00ebmundje me kontagjezitet t\u00eb lart\u00eb q\u00eb barten n\u00eb mesin e njer\u00ebzve dhe t\u00eb stafit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe shkaktohen nga nj\u00eb virus i cili \u00ebsht\u00eb patogjen.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj, gjykuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rasteve tona, duke krahasuar nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb klinike, ne mes t\u00eb atyre pacient\u00ebve dhe tash, mund t\u00eb them se virusi i etheve krime-kongo, ka treguar virulenc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, ka qen\u00eb m\u00eb patogjen n\u00eb raport me koronavirusin.<\/p>\n<p>Kryesisht atje jan\u00eb prekur moshat t\u00eb reja dhe n\u00eb prekjen m\u00eb t\u00eb madhe dhe vdekshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe e kemi pasur t\u00eb moshat e reja 20 deri n\u00eb 40 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa virusi COVID-19, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb virus q\u00eb n\u00eb raport me at\u00eb ndoshta ka nj\u00eb agresivitet m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt. Nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i rasteve shkon me forma asimtomatike dhe t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>Format e r\u00ebnda, sidomos n\u00eb patologjin\u00eb e deritashme ton\u00ebn jan\u00eb t\u00eb rezervuara kryesisht p\u00ebr moshat mesatare apo moshat e shtyra, t\u00eb cilat krahas infeksionit me koronavirus kan\u00eb edhe s\u00ebmundje t\u00eb tjera shoq\u00ebruese, q\u00eb n\u00eb rastet tona kan\u00eb rezultuar prej 1 deri n\u00eb 4, 5 prekje t\u00eb sistemeve me r\u00ebnd\u00ebsi vitale t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb probleme kronike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb diabetik\u00ebt, pastaj edhe bronkitit dhe s\u00ebmundjet e m\u00ebhershme kronike mushk\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, moshat e reja, ne kemi pasur edhe k\u00ebtu nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs 5 muajsh dhe tjetri 5 vje\u00e7, por kan\u00eb kaluar s\u00ebmundjen pa ndonj\u00eb komplikim t\u00eb ve\u00e7anta dhe ne para disa dite i kemi liruar n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tyre n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Po, kjo \u00e7ka e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta \u00ebsht\u00eb patogjeniteti i lart\u00eb i k\u00ebtij virusi, do t\u00eb thot\u00eb se aft\u00ebsia p\u00ebr bartje inter-humane n\u00eb mesin e personave, nj\u00eb arsye shum\u00eb e madhe p\u00ebr kund\u00ebrvirulenc\u00eb m\u00eb t\u00eb ult\u00eb n\u00eb raport me virusin e etheve hemorragjike krime-kongo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Infektologu, Sali Ahmeti n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se n\u00ebse koronavirusi i ri ndjek\u00eb nj\u00eb zhvillim normal, n\u00eb fillim t\u00eb muajit maj do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet. Ai thot\u00eb se n\u00ebse b\u00ebhet nj\u00eb krahasim me viruse e tjera q\u00eb jan\u00eb shfaqur n\u00eb Kosov\u00eb si i etheve krime-kongo, ka treguar virulenc\u00eb m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":54412,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-55409","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55409","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55409"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55409\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55409"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55409"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55409"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}