{"id":55420,"date":"2020-04-12T19:12:56","date_gmt":"2020-04-12T19:12:56","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=55420"},"modified":"2020-04-12T19:12:56","modified_gmt":"2020-04-12T19:12:56","slug":"filloi-si-kuriozitet-dhe-mund-te-mbyllet-si-tragjedi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/filloi-si-kuriozitet-dhe-mund-te-mbyllet-si-tragjedi\/","title":{"rendered":"Filloi si kuriozitet dhe mund t\u00eb mbyllet si tragjedi"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebse karantina \u00ebsht\u00eb plani i vet\u00ebm, at\u00ebher\u00eb ne nuk kemi plan, por vet\u00ebm gatshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar t\u00eb ngujuar. Ka mund\u00ebsi q\u00eb kur t\u00eb fitojm\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr coronavirusit do ta kemi humbur nj\u00eb luft\u00eb, at\u00eb p\u00ebr ta mbajtur ekonomin\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. E gjith\u00eb bota po flet p\u00ebr nj\u00eb balanc n\u00eb mes ekonomis\u00eb dhe sh\u00ebndetit.   <\/p>\n<p>Berat Buzhala<\/p>\n<p>Cfar\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kur t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb futemi n\u00eb karantin\u00eb? Q\u00eb po e zem\u00eb q\u00eb p\u00ebr ta luftuar koronavirusin duhet t\u00eb marrim masa edhe m\u00eb drakonike. Duhet t\u00eb ngujohet edhe Prizreni e Gjakova, e edhe Peja e Gjilani. Nuk po i num\u00ebroj qytetet tjera. Ato mund t\u2019i gj\u00ebni n\u00eb k\u00ebng\u00ebn \u201cTh\u00ebrret Prizreni mori mot\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>C\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb kjo: \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pastaj? Cili \u00ebsht\u00eb plani? N\u00eb fakt a e ka dikush nj\u00eb plan? A e din dikush se n\u00ebse pandemia nuk mposhtet, e duket q\u00eb nuk do t\u00eb mposhtet shum\u00eb leht\u00eb, sa koh\u00eb mund t\u00eb mbijetojm\u00eb ne si shoq\u00ebri n\u00eb karantin\u00eb?<\/p>\n<p>Q\u00eb po nisem prej kompanis\u00eb ku un\u00eb punoj. N\u00eb variantin m\u00eb optimist, n\u00ebse dicka nuk ndyshon shpejt, ne kemi oksigjen deri n\u00eb vjesht\u00ebn e hershme. Madje edhe kjo me kusht q\u00eb nuk i paguajm\u00eb tatimet, nuk i paguajm\u00eb qirat\u00eb, i zbresim pak pagat dhe disa kompani vazhdojn\u00eb me pagesa t\u00eb rregullta p\u00ebr marketing. N\u00ebse nj\u00ebri prej k\u00ebtyre faktor\u00ebve d\u00ebshton at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb muaj m\u00eb pak jet\u00eb.<\/p>\n<p>Industria e jon\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e prekur prej situat\u00ebs m\u00eb t\u00eb re. Ne varemi nga marketingu, kurse marketingu vjen prej bizneseve, e bizneset varen nga qarkullimi i mjeteve, do t\u00eb thot\u00eb i parave.<\/p>\n<p>Izolimi i njer\u00ebzve brenda, ose m\u00ebnyra e izolimit t\u00eb njer\u00ebzve brenda, sigurisht pa ndonj\u00eb koncept, nuk e b\u00ebn aspak t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta parashikuar rrjedhen e ngjarjeve n\u00eb jav\u00ebt dhe muajt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>E nisim nga ajo q\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve po na mungon, industria e restoraneve, kafeve, jet\u00ebs s\u00eb nat\u00ebs, hoteleve \u2013 ose me nj\u00eb fjal\u00eb industria e sh\u00ebrbimeve. Tashm\u00eb kjo sfer\u00eb \u00ebsht\u00eb e vdekur. Qindra mij\u00ebra pun\u00ebtor\u00eb, t\u00eb shumt\u00ebn pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb t\u00eb zez\u00ebn dhe me paga relativisht t\u00eb ulta, jan\u00eb mbyllur brenda kat\u00ebr mureve. Jav\u00ebt e para drama p\u00ebrvecse e frikshme ishte nga pak edhe arg\u00ebtuese. Dicka q\u00eb nuk ishte par\u00eb m\u00eb her\u00ebt, q\u00eb po i prekte t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj \u2013 ose pothuajse nj\u00ebsoj. K\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ishin n\u00eb gjendje q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb sakrifikonin nj\u00eb pag\u00eb personale. Mir\u00ebpo kjo nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu. Tashm\u00eb jan\u00eb qindra mij\u00ebra paga personale m\u00eb pak. T\u00eb gjith\u00eb ata, pas kalimit t\u00eb cdo dite, do t\u00eb blejn\u00eb m\u00eb pak, do t\u00eb kursejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Kjo dinamik\u00eb fillon t\u2019i godas industrit\u00eb tjera. Cdo kush do t\u00eb afektohet, e edhe shteti. N\u00ebse ne t\u00eb gjith\u00eb jemi liruar prej tatimeve, n\u00ebse bizneset mbyll\u00ebn nj\u00eb nga nj\u00eb, n\u00ebse ratat e kredive nuk kthehen, n\u00ebse rryma dhe uji nuk paguhen, nuk do shum\u00eb mend p\u00ebr t\u00eb ditur se edhe arka e shtetit do ta ket\u00eb fatin e kuletave tona. Pastaj ai entuziazmi i dit\u00ebve t\u00eb para, ku ndon\u00ebse ishte i friksh\u00ebm, do t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb r\u00ebnie.<\/p>\n<p>N\u00eb cdo vend t\u00eb bot\u00ebs ton\u00eb, t\u00eb k\u00ebsaj evropiane, tash qeverit\u00eb po b\u00ebjn\u00eb plane p\u00ebr faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb. Cdo shk\u00ebncetar \u00ebsht\u00eb i bindur q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbyllet n\u00eb maj a qershor, e q\u00eb besa as n\u00eb dhjetor, e ndoshta as n\u00eb pranver\u00ebn e ardhshme. Eksperienca e kaluar, ajo e para 100 viteve, ka treguar q\u00eb cdo pandemi e k\u00ebsaj natyre do ta ket\u00eb edhe nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, e e cila mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se e para.<\/p>\n<p>Pas shtjerrjes s\u00eb financave, pas r\u00ebnies s\u00eb fuqis\u00eb bler\u00ebse, njer\u00ebzit cdo dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb kan\u00eb m\u00eb pak empati p\u00ebr vdekjen e nj\u00eb t\u00eb moshuari n\u00eb lagj\u00ebn e tyre, e l\u00ebre m\u00eb diku n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr. Ata do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr hapjen e ekonomis\u00eb, p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe si n\u00ebn hund\u00eb, duke mos q\u00ebn\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr reagimin e rrethit, do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb se \u201cedhe ashtu mosha mesatare e viktimave t\u00eb virusit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb k\u00ebtillet p\u00ebr momentin mund t\u2019i gjykojm\u00eb si njer\u00ebz pa emocione dhe pa ndjenja p\u00ebr komunitetin, por pritni vec edhe pak dhe do ta shihni se sa shum\u00eb njer\u00ebz paska pa emocione dhe pa ndjenja t\u00eb tilla t\u00eb komplikuara. E sipas t\u00eb gjitha gjasave edhe ti e un\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e thjesht\u00eb. Solidariteti dhe sakrifica maksimale p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar cdo jet\u00eb t\u00eb mundshme mund t\u00eb shpie n\u00eb nj\u00eb humner\u00eb tjet\u00ebr shum\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshme se sa kjo e para. Bota po shkon tash drejt nj\u00eb krize t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike, me shum\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb e r\u00ebnda q\u00eb nga ajo e viteve t\u00eb 30\u2019ta, q\u00eb njihet edhe si Depresioni i Madh ekonomik. Numri i t\u00eb papun\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb ka shkuar mbi 16 milion\u00eb. Nj\u00eb r\u00ebnie e madhe ekonomike n\u00eb Amerik\u00eb shkakton stuhi n\u00eb Evrop\u00eb dhe an\u00ebk\u00ebnd globit.<\/p>\n<p>Bota nuk \u00ebsht\u00eb tash sikur ajo q\u00eb ishte n\u00eb koh\u00ebn e Gripit Spanjoll. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ekonomit\u00eb dhe njer\u00ebzit nuk ishin kaq t\u00eb integruar sa jan\u00eb sot. Ishin, por jo kaq. N\u00eb vitin 2008, n\u00eb kriz\u00ebn e fundit ekonomike, r\u00ebnia e nj\u00eb banke, e kat\u00ebrta sipas fuqis\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, Lehman Brothers, e kishte dridhur t\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb bot\u00ebrore. U desht\u00ebn rreth dy vite angazhim global p\u00ebr ta stabilizuar ekonomin\u00eb. Kriza tash \u00ebsht\u00eb pakrahasimisht m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se sa ajo. Nuk \u00ebsht\u00eb puna m\u00eb tek nj\u00eb bank\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta industrit\u00eb q\u00eb po pritet t\u00eb kolapsojn\u00eb. Bie fjala turizmi, industria ajrore, ajo e naft\u00ebs etj., et. K\u00ebto kan\u00eb konsekuenca globale.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb koh\u00ebn kur varret po shtohen, madje n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr t\u2019i akomoduar t\u00eb vdekurit e shumt\u00eb po hapen varreza masive, ekonomist\u00ebt dhe filozof\u00ebt kan\u00eb filluar t\u2019i shtrojn\u00eb disa pyetje, q\u00eb n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb do t\u00eb dukeshin jomorale. Kur \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb t\u00eb pajtohemi me disa vdekje, p\u00ebr t\u2019i parandaluar disa t\u00eb tjera? Cili \u00ebsht\u00eb balanci ideal n\u00eb mes t\u00eb vdekjeve t\u00eb sotshme dhe shp\u00ebtimit t\u00eb ekonomis\u00eb? Sa vdekje n\u00eb dit\u00eb nga coronavirusi do t\u00eb ishin t\u00eb pranueshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb ta hapim jet\u00ebn gradualisht, e edhe ekonomin\u00eb dhe edukimin? N\u00ebse fillojm\u00eb ta hapim jet\u00ebn, n\u00eb cilin sektor duhet t\u00eb fillojm\u00eb at\u00eb?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb pyetje t\u00eb k\u00ebtilla edhe m\u00eb tutje nuk po b\u00ebn askush. Edhe m\u00eb tutje jemi n\u00eb disponimin e karantinave, sepse kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb. Nj\u00eb fjal\u00eb goje, e madje dukesh pak edhe si hero: Mbylle Prishtin\u00ebn. Nes\u00ebr e mbyllim edhe Fush\u00eb Kosov\u00ebn. Pasnes\u00ebr e mbyllim krejt Kosov\u00ebn. Po edhe? Cka m\u00eb tutje? Cili \u00ebshty\u00eb plani kur t\u00eb mbyllemi 100 p\u00ebrqind? <\/p>\n<p>Kjo ishte nj\u00eb qasje e domosdoshme n\u00eb fillim, mir\u00ebpo pas kaq koh\u00ebsh dikush do t\u00eb duhej t\u00eb kishte menduar p\u00ebr faz\u00ebn e dyt\u00eb. Kosova e ka nj\u00eb popullat\u00eb t\u00eb re, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb potencialisht kemi gjasa m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u2019i rezistuar virusit. Dallim i esencial n\u00eb mes t\u00eb Gjermanis\u00eb, q\u00eb ka pak viktima, dhe Italis\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb viktima, \u00ebsht\u00eb mosha e t\u00eb prekur\u00ebve. N\u00eb Gjermani mosha mesatare e t\u00eb infekturar\u00ebve \u00ebsht\u00eb 48 vjec, kurse n\u00eb Itali 68. N\u00eb k\u00ebt\u00eb diferenc\u00ebn prej 20 vjet\u00ebve, fshihen mbi 10 mij\u00eb t\u00eb vdekur. N\u00eb Kosova mosha mesatare e t\u00eb prekur\u00ebve \u00ebsht\u00eb sipas t\u00eb gjitha gjasave edhe m\u00eb e ul\u00ebt, prandaj ka m\u00eb pak raste t\u00eb lajm\u00ebruara si t\u00eb infektuar, e ka edhe m\u00eb pak raste t\u00eb vdekjeve. Jo pse autoritetet k\u00ebtu po e b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb gjeniale.<\/p>\n<p>Po t\u00eb ishte p\u00ebr pun\u00eb gjeniale n\u00eb Zvicra nuk do t\u2019i kishte deri m\u00eb tash 130 vdekje p\u00ebr 1 milion\u00eb banor\u00eb, kurse Kosova jo tamam 4 p\u00ebr nj\u00eb milion. Le ta \u00e7oj\u00eb dor\u00ebn ai q\u00eb guxon t\u00eb mendoj\u00eb q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb dhjet\u00ebra her\u00eb m\u00eb e organizuar se Zvicra n\u00eb cfar\u00ebdo fushe? Nj\u00eb konstatim i till\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb fyerje e inteligjenc\u00ebs p\u00ebr cdok\u00ebnd. Ne kemi v\u00ebshtir\u00ebsi ta organizojm\u00eb edhe fest\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb nj\u00eb pandemi. Cdo kush duhet ta dij\u00eb q\u00eb shtetet si Zvicra, gjat\u00eb gjith\u00eb vitit jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura, kan\u00eb plane t\u00eb gatshme, p\u00ebr raste pandemish\u00eb, por megjithat\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbrohen m\u00eb shum\u00eb se sa kaq.<\/p>\n<p>Ne thjesht jemi me fat q\u00eb demografin\u00eb e kemi n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb, si dhe, sic po thon\u00eb studimet e fundit, shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb jan\u00eb ta vakcinuara kund\u00ebr TBC\u2019s\u00eb, jan\u00eb 10 deri n\u00eb 20 her\u00eb m\u00eb pak t\u00eb ekspozuara nga rreziku i coronavirusit. P\u00ebrndryshe n\u00eb Itali mosha mesatare e t\u00eb vdekur\u00ebve nga coronavirusi \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa jet\u00ebgjat\u00ebsia mesatare n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb Itali mosha mesatare e t\u00eb vdekur\u00ebve deri tash \u00ebsht\u00eb 80 vjec, kurse n\u00eb Kosov\u00eb mosha mesatare e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb 76 vjec.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo t\u2019i l\u00ebm anash krekosjet idiotike p\u00ebr gjoja nj\u00eb organizim spektakolar t\u00eb Kosov\u00ebs, sepse k\u00ebsaj propagande nuk i besojn\u00eb as ata q\u00eb e thon\u00eb. Ideja \u00ebsht\u00eb se cfar\u00eb t\u00eb b\u00ebhet tash e tutje. Deri k\u00ebtu jemi mbrojtur fal\u00eb demografis\u00eb e jo demagogjis\u00eb, fal\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb re e jo organizimit, mir\u00ebpo k\u00ebtu e tutje ka mund\u00ebsi q\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb mbrohemi m\u00eb, me fjal\u00eb boshe e as m\u00eb kakarisje sikur ajo e gjelit n\u00eb maje t\u00eb plehut. N\u00ebse urgjentisht nuk dilet me nj\u00eb strategji t\u00eb re, me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb re t\u00eb vet\u00ebdijesimit, duke marr\u00eb masa p\u00ebr t\u2019i mbrojtur grupet q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndieshme ndaj virusit, at\u00ebher\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj lufte t\u00eb gjat\u00eb, do ta korrim nj\u00eb fitore t\u00eb Pirros. Do ta kemi nj\u00eb ekonomi t\u00eb vdekur, nj\u00eb arsim t\u00eb rr\u00ebnuar, nj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb st\u00ebrlodhur. Do ta kemi nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb mundur. Ajo cfar\u00eb kishte nisur si nj\u00eb kuriozitet, p\u00ebr nj\u00eb virus q\u00eb po i vriste kinez\u00ebt, ka mund\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb si tragjedi.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo me k\u00ebnd po flas? Ne nuk kemi as qeveri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse karantina \u00ebsht\u00eb plani i vet\u00ebm, at\u00ebher\u00eb ne nuk kemi plan, por vet\u00ebm gatshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar t\u00eb ngujuar. Ka mund\u00ebsi q\u00eb kur t\u00eb fitojm\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr coronavirusit do ta kemi humbur nj\u00eb luft\u00eb, at\u00eb p\u00ebr ta mbajtur ekonomin\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. E gjith\u00eb bota po flet p\u00ebr nj\u00eb balanc n\u00eb mes ekonomis\u00eb dhe sh\u00ebndetit. Berat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55421,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-55420","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55420","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55420"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55420\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55421"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55420"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55420"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55420"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}