{"id":55512,"date":"2020-04-14T06:25:42","date_gmt":"2020-04-14T06:25:42","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=55512"},"modified":"2020-04-14T06:25:42","modified_gmt":"2020-04-14T06:25:42","slug":"si-u-godit-kosova-nga-koronavirusi-krejt-cka-ndodhi-brenda-1-muaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/si-u-godit-kosova-nga-koronavirusi-krejt-cka-ndodhi-brenda-1-muaj\/","title":{"rendered":"Si u godit Kosova nga koronavirusi \u2013 krejt \u00e7ka ndodhi brenda 1 muaj"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2019, Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH) u njoftua p\u00ebr disa raste t\u00eb pneumonis\u00eb n\u00eb qytetin Wuhan, Provinca Hubei t\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb ngriti shqet\u00ebsimin e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike t\u00eb Kosov\u00ebs (IKSHPK) duke u mobilizuar menj\u00ebher\u00eb. Bazuar n\u00eb rekomandimet e OBSH dhe Qendr\u00ebs Evropiane p\u00ebr Parandalimin dhe Kontrollin e S\u00ebmundjeve (ECDC) u aktivizuan t\u00eb gjith\u00eb instrumentet me q\u00ebllimin kryesor, pamund\u00ebsimin e p\u00ebrhapjes.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb muajit janar 2020 u fillua me p\u00ebrgatitjet e rekomandimeve, udh\u00ebzuesve, protokolleve dhe dokumenteve tjera p\u00ebr profesionist\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb, popullat\u00ebn, organizata publike dhe private, aeroportin, pikat kufitare tok\u00ebsore etj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb muajit janar 2020, Laboratori i Mikrobiologjis\u00eb n\u00eb IKSHPK \u00ebsht\u00eb pajisur me reaksione p\u00ebr testim n\u00eb SARS-CoV-2.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 shkurt 2020, u dor\u00c3 \u00abzua Plani p\u00ebr gatishm\u00ebri dhe reagim p\u00ebr Coronavirus\/ COVID-19 n\u00eb MSH, me mund\u00ebsi t\u00eb revidimit sipas situat\u00ebs epidemiologjike dhe konform OBSH, ECDC, CDC.<\/p>\n<p>Nga data 8 shkurt \u2013 12 prill 2020, n\u00eb Laboratorin e Mikrobiologjis\u00eb Molekulare n\u00eb IKSHPK me metod\u00ebn RT-PCR, jan\u00eb testuar gjithsej 3.256 mostra t\u00eb dyshimta n\u00eb virusin SARS-CoV-2.<\/p>\n<p>Nga data 13 mars 2020 kur jan\u00eb konfirmuar 2 rastet e para, deri me 12 prill 2020 kan\u00eb rezultuar pozitiv\u00eb 362 raste.<\/p>\n<p>Deri me dat\u00eb 13 prill, pas evidentimit, 59 raste jan\u00eb sh\u00ebruar. Konsiderohen t\u00eb till\u00eb sipas protokollit t\u00eb OBSH-s\u00eb, pra kur 2 mostra rezultojn\u00eb negative me s\u00eb paku nj\u00eb dit\u00eb distanc\u00eb kohore. Dhe jan\u00eb regjistruar 8 raste t\u00eb vdekjes. T\u00eb gjitha rastet kan\u00eb pasur s\u00ebmundje t\u00eb tjera shoq\u00ebruese.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb 24 or\u00ebve n\u00eb IKSHPK kontaktohen dhe mbik\u00ebqyren t\u00eb gjitha kontaktet e rasteve dhe kontaktet e kontakteve. Ata obligohen p\u00ebr vetizolim dhe k\u00ebshillohen p\u00ebr ndihm\u00eb mjek\u00ebsore n\u00ebse kan \u00eb simptoma.<\/p>\n<p>Deri me dat\u00eb 13 prill jan\u00eb kontaktuar dhe jan\u00eb n\u00ebn mbik\u00ebqyrje 4.795 kontakte t\u00eb rasteve. Duke e p\u00ebrcjellur numrin e rasteve t\u00eb detektuara dhe konfirmuara, v\u00ebrehet tendenc\u00eb e rritjes s\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb COVID-19 n\u00eb vend dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Resurset humane t\u00eb specializuara n\u00eb epidemiologji n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb IKSHPK jan\u00eb 22 epidemiolog\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendin (p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb 6 qendrat rajonale). Nd\u00ebrsa 5 epidemiolog\u00eb t\u00eb tjer\u00eb punojn\u00eb n\u00eb QKMF (N\u00eb 5 komuna: Obiliq, Podujev\u00eb, Istog, Drenas dhe Viti).<\/p>\n<p>P\u00ebr nevojat bazike n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb zakonshme nevojiteshin edhe 17 specialist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. (5 specializant\u00eb p\u00ebr Epidemiologji p\u00ebr nivelin qendror dhe p\u00ebr \u00e7do Qend\u00ebr rajonale nga 2 specializant\u00eb).<\/p>\n<p>Pse nevojiten epidemiolog\u00ebt? Ata kan\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb hulumtim e mbik\u00ebqyrje t\u00eb rasteve e kontakteve me s\u00ebmundje ngjit\u00ebse. Metodat specifike t\u00eb detektimit, hulumtimit e gjurmimit epidemiologjik, e b\u00ebjn\u00c3 \u00ab angazhimin e tyre gjat\u00eb pandemis\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Aktualisht, me 362 raste, 4.795 kontakte, mbi 500 persona n\u00eb karantin\u00eb dhe hyrjeve n\u00eb pikat kufitare, numri i epidemiolog\u00ebve q\u00eb ka vendi \u00ebsht\u00eb ekstremisht i ult\u00eb.<\/p>\n<p>Deri tani nuk ka ngecur asnj\u00eb proces pune me kaq profesionist\u00eb sa kemi, fal\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb punuar pa ndalur.<\/p>\n<p>N\u00eb Qendr\u00ebn Operative Emergjente punojn\u00eb 10 epidemiolog\u00eb. Ata mbulojn\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit s\u00eb bashku me epidemiolog\u00ebt e rajoneve.<\/p>\n<p>Puna e epidemiolog\u00ebve konsiston n\u00eb: hulumtimin e kontaktimin e t\u00eb gjitha rasteve t\u00eb dyshimta me COVID-19, mbik\u00ebqyrjen e hyrjeve n\u00eb pikat hyr\u00ebse kufitare; mbik\u00ebqyrjen e personave t\u00eb karantinuar; grumbullimin-p\u00ebrpunimin dhe analiz\u00ebn-interpretimin e t\u00eb dh\u00ebnave; komunikimin me popullat\u00ebn me rekomandime e k\u00ebshilla.<\/p>\n<p>Hulumtimi: P\u00ebr \u00e7do rast q\u00eb referohet si i dyshimt\u00eb n\u00eb COVID-19 nga Klinika Infektive, Klinikat e tjera t\u00eb QKUK, spitalet rajonale, Qendrat e Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare dhe rastet q\u00eb raportohen nga terreni, menj\u00ebher\u00eb inicohet hulumtimi i rastit dhe gjurmimi i kontakteve.<\/p>\n<p>Gjurmimi: Me zbulimin e kontakteve nis gjurmimi i detajuar p\u00ebr l\u00ebvizshm\u00ebrin\u00eb e kontaktit t\u00eb kontakteve n\u00eb 3 jav\u00ebt e fundit t\u00eb tyre. K\u00ebshtu mb\u00ebrrihet tek burimi i infeksionit (rasti 0). Ky proces ka v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb maksimale dhe merr koh\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do rast q\u00eb rezulton qoft\u00eb pozitiv apo negativ, i cili nuk \u00ebsht\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb klinik\u00eb, mbik\u00ebqyret n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebrmes kontaktit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, n\u00eb bashk\u00ebpunim me policin\u00eb, duke iu dh\u00ebn\u00eb rekomandimet p\u00ebr zbatimin e masave mbrojt\u00ebse dhe duke u interesuar p\u00ebr gjendjen e tyre sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto informacione t\u00eb marra shnd\u00ebrrohen n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb futen n\u00eb Sistemin Alert Kosova Health, baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave sipas OBSH dhe baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb IKShPK. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebrpunohen dhe analizohen p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e raporteve t\u00eb rregullta.<\/p>\n<p>\u00c7do institucion sh\u00ebndet\u00ebsor dhe kryetar komune ve\u00e7 e ve\u00e7 informohet p\u00ebr rastet pozitive dhe negative dhe rekomandohet p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e masave parandaluese dhe t\u00eb kontrollit n\u00eb komunat p\u00ebrkat\u00ebse. Informohet secila Qend\u00ebr rajonale e sh\u00ebndetit publik p\u00ebr rastet n\u00eb rajonet e tyre. Raportet periodike d\u00ebrgohen n\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare (ECDC dhe OBSH).<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e grumbulluara dhe t\u00eb analizuara sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr planifikimin e terrenit p\u00ebr gjurmimin dhe testimin e kontakteve t\u00eb af\u00ebrta me rastet pozitive.<\/p>\n<p>Resurset humane t\u00eb specializuara n\u00eb mikrobiologji n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb IKSHPK punojn\u00eb 29 mikrobiolog\u00eb. (N\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 12 vet\u00eb dhe n\u00eb 6 Qendrat -17 vet\u00eb). Nevojat bazike, n\u00eb situat\u00eb t\u00eb zakonshme k\u00ebrkojn\u00eb edhe 32 mikrobiolog\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. (p\u00ebr nivelin qendror \u2013 IKSHPK n\u00eb Prishtin\u00eb + 8 specializant\u00eb p\u00ebr Mikrobiologji e p\u00ebr \u00e7do QRSHP edhe nga 4 specializant\u00eb). Poashtu, nevojiten edhe 29 specializant\u00c3 \u00ab p\u00ebr Mikrobiologji Klinike n\u00eb SHSKUK (5 n\u00eb Prishtin\u00eb) dhe p\u00ebr \u00e7do Spital t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Rajonal nga 4 specializant\u00eb (gjithsej 6 SPR x 4 = 24).<\/p>\n<p>Departamenti i Mikrobiologjis\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 8 shkurt-13 prill 2020 ka testuar dhe vazhdon t\u00eb testoj\u00eb t\u00eb gjitha rastet n\u00eb Laboratorin e Mikrobiologjis\u00eb Molekulare n\u00eb IKSHPK me metod\u00ebn RT-PCR.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2009 Laboratori i Mikrobiologjis\u00eb Molekulare \u00ebsht\u00eb i vetmi i till\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb laborator kan\u00eb punuar deri n\u00eb fillim t\u00eb pandemis\u00eb m\u00eb COVID-10 vet\u00ebm dy persona: nj\u00eb specialiste e Mikrobiologjis\u00eb, si dhe nj\u00eb laborant.<\/p>\n<p>Me shtimin e numrit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr testim \u2013 jan\u00eb shtuar fillimisht 2 specialiste t\u00eb Mikrobiologjis\u00eb dhe 1 laborant, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur p\u00ebrvoj\u00eb paraprake n\u00eb testim me RT PCR. Dhe dit\u00ebt e fundit jan\u00eb shtuar dhe 3 specialiste t\u00eb Mikrobiologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi k\u00ebrkuar ndihm\u00eb dhe nga 2 koleg\u00eb n\u00eb Fakultetin e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Veterin\u00ebs, Universitetin e Prishtin\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d si dhe 1 koleg\u00eb n\u00eb Agjencionin e Ushqimit dhe Veterin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ekspertiz\u00ebn e nevojshme.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani p\u00ebrmes IKSHPK-s\u00eb dhe Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb jan\u00eb kontraktuar 11.250 reaksione me Real Time PCR. Nd\u00ebrsa, n\u00eb proces t\u00eb prokurimit \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr 10.000 reaksione tjera, p\u00ebr t\u00eb cilat ka filluar procedura. Poashtu, 2500 reaksione me RT-PCR jan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrmes zyr\u00ebs s\u00eb UNICEF-it n\u00eb Prishtin\u00eb, si dhe n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn adresuar zyr\u00ebs s\u00eb USAID-it p\u00ebrmes OBSH-s\u00eb jan\u00eb edhe 3500 reaksione.<\/p>\n<p>Jan\u00eb pranuar dy aparate \u201cReal Time PCR\u201d p\u00ebr shfryt\u00ebzim n\u00eb laboratorin e Mikrobiologjis\u00eb molekulare, nj\u00ebri nga Fakulteti i Mjek\u00ebsis\u00eb, si dhe tjetrin nga Agjencioni Kosovar p\u00ebr Produkte Medicinale. Dy institucione tjera, Fakulteti i Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Veterinaris\u00eb, si dhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb kan\u00eb ofruar Real Time PCR aparatet e tyre p\u00ebr shfryt\u00ebzim n\u00eb rast t\u00eb nevoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb proces t\u00eb blerjes s\u00eb kat\u00ebr aparateve p\u00ebr ekstraktim automatik t\u00eb acideve nukleike q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr testim. Kjo p\u00ebrmes Zyr\u00ebs s\u00eb OBSH-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe USAID-it. Si dhe 4 aparate Real Time PCR p\u00ebrmes zyr\u00ebs s\u00eb USAID-it dhe CDF-it (GFATM ). Pas 4-6 jav\u00ebsh kapacitetet laboratorike me aparatur\u00eb pritet t\u00eb rriten duksh\u00ebm duke ju fal\u00ebnderuar k\u00ebtyre donator\u00ebve.<\/p>\n<p>Pse nuk kryhen m\u00eb shum\u00eb teste p\u00ebr diagnoz\u00eb t\u00eb infeksionit me COVID-19 n\u00eb laboratorin e Mikrobiologjis\u00eb Molekulare n\u00eb IKSHPK?<\/p>\n<p>S\u00eb pari do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb kishim pasur m\u00eb shum\u00eb laboratore p\u00ebr diagnostik\u00eb molekulare n\u00eb sektorin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe m\u00eb shum\u00eb personel t\u00eb specializuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb diagnostike. Por k\u00ebto kapacitete njer\u00ebzore dhe laboratorike nuk mund t\u00eb krijohen p\u00ebr 2-3 jav\u00eb e as p\u00ebr 2-3 muaj. Edhe nj\u00eb specialisti t\u00eb dedikuar p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb diagnostik\u00eb molekulare i nevojiten rreth 6 mu aj p\u00ebr trajnim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb i pavarur. Gjithashtu edhe k\u00ebrkesat laboratorike p\u00ebr aparatur\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb pun\u00ebs nuk mund t\u00eb krijohen ad-hoc p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve shum\u00eb speifike t\u00eb pun\u00ebs, edhe n\u00eb rast s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ka shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto.<\/p>\n<p>Departamenti i Mikrobiologjis\u00eb, IKSHPK, me nj\u00eb buxhet tejet t\u00eb limituar, kryen rreth 200.000 ekzaminime t\u00eb ndryshme mikrobiologjike n\u00eb vit p\u00ebr infeksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sh\u00ebndetin publik p\u00ebr t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn, p\u00ebr pacient\u00ebt e Qendr\u00ebs Klinike Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs si dhe qytetar\u00ebt e rajonit t\u00eb Prishtin\u00ebs. N\u00eb t\u00eb gjitha laboratoret ku kryhen k\u00ebto sh\u00ebrbime punon nj\u00eb specialist i mikrobiologjis\u00eb dhe nj\u00eb laborant. Prandaj, t\u00eb vendoset si cak i kritikave se pse nuk po testohen m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr COVID-19, nj\u00eb laborator, p\u00ebrkat\u00ebsisht sh\u00ebrbimi diagnostik i s\u00ebmundjeve ngjit\u00ebse t\u00eb t\u00eb cilit i jan\u00eb neglizhuar me vite nevojat p\u00ebr burime njer\u00ebzore t\u00eb b\u00ebr a si k\u00ebrkesa t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebr pajisje, p\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, si dhe p\u00ebr buxhet, nuk mund t\u00eb jet\u00eb aspak korrekte.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i gjendjes me pandemin\u00eb COVID-19 personeli i laboratorit \u00ebsht\u00eb duke punuar shtat\u00eb dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb, pa ndonj\u00eb orar t\u00eb caktuar me afro 16 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb. T\u00eb gjitha mostrat t\u00eb cilat jan\u00eb pranuar deri m\u00eb sot, jan\u00eb testuar brenda dit\u00ebs ose m\u00eb s\u00eb largu brenda 24 or\u00ebve q\u00eb n\u00ebnkupton tejkalim t\u00eb kapaciteteve edhe t\u00eb laborator\u00ebve moderne evropiane. Asnj\u00eb qytetar i Kosov\u00ebs q\u00eb ka pasur indikacion epidemiologjik dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb referuar p\u00ebr testim nuk ka mbetur pa u testuar.<\/p>\n<p>Shtetet e tjera kan\u00eb angazhuar p\u00ebr testim me RT PCR p\u00ebr diagnoz\u00eb t\u00eb COVID 19 t\u00eb gjith\u00eb laborator\u00ebt q\u00eb i disponojn\u00eb. Nd\u00ebrsa te ne Laboratori i Mikrobiologjis\u00eb molekulare n\u00eb IKSHPK \u00ebsht\u00eb i vetmi i till\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb sektorin publik e privat sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb nuk prodhohen as teste e as aparatura p\u00ebr Real Time PCR. Si dhe punojm\u00eb n\u00eb shtetin q\u00eb ka ndar\u00eb m\u00eb s\u00eb paku p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj jemi duke iu b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb n\u00eb rast se nuk keni mund\u00ebsi profesionale t\u00eb na ndihmoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb:<\/p>\n<p>Ju lutemi s\u00eb paku t\u00eb mos na kritikoni pa baz\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb duke u dh\u00ebn\u00eb maksimumi i angazhimit n\u00eb rrethanat q\u00eb kemi.<\/p>\n<p>\u00c7do kritik\u00eb e pabazuar mund t\u00eb jet\u00eb me ndikim n\u00eb r\u00ebndimin e situat\u00ebs epidemiologjike dhe n\u00eb demotivimin e stafit t\u00eb p\u00ebrkushtuar n\u00eb realizimin e v\u00ebllimit t\u00eb st\u00ebrngarkuar t\u00eb pun\u00ebve n\u00eb ballafaqimin me epidemin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2019, Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH) u njoftua p\u00ebr disa raste t\u00eb pneumonis\u00eb n\u00eb qytetin Wuhan, Provinca Hubei t\u00eb Kin\u00ebs. Kjo situat\u00eb ngriti shqet\u00ebsimin e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike t\u00eb Kosov\u00ebs (IKSHPK) duke u mobilizuar menj\u00ebher\u00eb. Bazuar n\u00eb rekomandimet e OBSH dhe Qendr\u00ebs Evropiane p\u00ebr Parandalimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55513,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-55512","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55512","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55512"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55512\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}