{"id":55517,"date":"2020-04-14T07:31:01","date_gmt":"2020-04-14T07:31:01","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=55517"},"modified":"2020-04-14T07:31:01","modified_gmt":"2020-04-14T07:31:01","slug":"keto-jane-te-gjitha-vendimet-e-ashpra-qe-do-te-zbatohen-nga-neser-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/keto-jane-te-gjitha-vendimet-e-ashpra-qe-do-te-zbatohen-nga-neser-ne-kosove\/","title":{"rendered":"K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha vendimet e ashpra q\u00eb do t\u00eb zbatohen nga nes\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia, sonte ka b\u00ebr\u00eb publike vendimet e q\u00eb ka marr\u00eb kjo ministri n\u00eb koordinim edhe me minsitrit\u00eb e tjera, e q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me masat q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerren me q\u00ebllim t\u00eb parandalimit dhe luftimit t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19 .<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb po e publikojm\u00eb t\u00eb plot\u00eb adresimin e ministrit Vitia para mediave dhe vendimet e marra q\u00eb kufizojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb l\u00ebvizjen e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Adresimi i ministrit Arben Vitia:<\/p>\n<p>Mbr\u00ebm\u00eb u konfirmuan edhe 79 raste t\u00eb reja me COVID 19 n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. K\u00ebto dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, p\u00ebrkund\u00ebr se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e rekomandimeve jan\u00eb respektuar nga shumica e qytetar\u00ebve, p\u00ebr shkaqe t\u00eb ndryshme duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe motin e mir\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, kemi par\u00eb se jo sa duhet jan\u00eb respektuar k\u00ebto masa dhe rekomandime.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj situate, me rekomandim t\u00eb Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike n\u00eb Kosov\u00eb (IKShPK-s\u00eb), p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar tashm\u00eb n\u00eb vend dhe pas shfaqjes s\u00eb rasteve t\u00eb fundit me s\u00ebmundjen Covid-19, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb sot pas diskutimeve t\u00eb gjata me ministrat e Ekonomis\u00eb, Pun\u00ebsimit, Tregtis\u00eb, Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) znj. Rozeta Hajdari, Ministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme (MPB)-s\u00eb, Xhelal Sve\u00e7la dhe Ministren e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal (MAPL), Emilia Rexhepi dhe grupet teknike nga k\u00ebto Ministri, n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me kryetar\u00ebt e komunave p\u00ebrmes Asociacionit t\u00eb Komunave, mori vendim q\u00eb p\u00ebrfshin masa t\u00eb reja p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e s\u00ebmundjes ngjit\u00ebse Covid 19 p\u00ebr ta mbrojtur sh\u00ebndetin publik.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb t\u00eb nderuar,<\/p>\n<p>Fillimisht ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr bashk\u00ebpunimin dhe kujdesin e treguar deri m\u00eb tani. Mir\u00ebpo, ky kujdes tash e tutje duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i shtuar p\u00ebr ta mbajtur t\u00eb shesht\u00eb lakoren e infektimeve. Nuk mundemi m\u00eb t\u00eb tolerojm\u00eb gabime dhe l\u00ebshime n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ku n\u00eb loj\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndeti i qytetar\u00ebve tan\u00eb dhe jet\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb jetike q\u00eb k\u00ebto masa t\u00eb cilat do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga dita e nes\u00ebrme, ne ora 17.00, t\u00eb zbatohen me p\u00ebrpik\u00ebri nga t\u00eb gjith\u00eb ne. Organet p\u00ebrkat\u00ebse do t\u00eb kujdesen q\u00eb k\u00ebto masa t\u00eb zbatohen deri n\u00eb p\u00ebrpik\u00ebri. Mund t\u00eb duken rigoroze, por p\u00ebrvoja nga shtetet tjera na ka m\u00ebsuar se n\u00ebse tash nuk veprojm\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebhet von\u00eb dhe pas nj\u00eb kohe p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb detyrohemi t\u2019i marrim k\u00ebto masa por me kosto shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe edhe p\u00ebr jet\u00ebt e qytetar\u00ebve tan\u00eb por edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me njeri-tjetrin, institucionet me qytetaret, mund te sigurojm\u00eb qe k\u00ebto masa te mbeten ne fuqi p\u00ebr nj\u00eb periudhe sa me te shkurt\u00ebr qe te jete e mundur. Kjo varet jo vet\u00ebm prej nesh ne Qeveri, por edhe prej te gjith\u00eb jush si qytetare. \u00cbsht\u00eb natyra e virusit te cil\u00ebn po p\u00ebrballemi, qe edhe nj\u00eb mase shum\u00eb e vog\u00ebl e mosbindjes nga ana e disa qytetareve, mund t\u00eb rrezikoje t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt. Sa me shume qe t\u2019i respektojm\u00eb k\u00ebto masa, aq me shpejt do ta mposhtim virusin dhe t\u2019i kthehemi jet\u00ebs normale.<\/p>\n<p>Sidomos k\u00ebto dy jav\u00ebt e para do te jene kritike. K\u00ebto jav\u00ebt e para do te na testojn\u00eb durimin jasht\u00eb mase. Presim qe numri i rasteve do te rritet duksh\u00ebm gjate k\u00ebtyre dy jav\u00ebve, p\u00ebrpara se te filloje te bjere ne m\u00ebnyre graduale por te vazhdueshme. Por edhe nj\u00eb her\u00eb, gjith\u00e7ka varet nga bashk\u00ebpunimi, disiplina jon\u00eb, si dhe nga besimi yn\u00eb q\u00eb me nj\u00eb periudhe te shkurt\u00ebr te kufizimeve rigoroze, do te arrijm\u00eb nj\u00eb kthim sa me shpejt ne normalitet.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb lexoj vendimin ku p\u00ebrfshihen k\u00ebto masa:<\/p>\n<p>V E N D I M<\/p>\n<p>I. Prej dat\u00ebs 15 prill 2020, n\u00eb or\u00ebn 17:00, ndalohet qarkullimi i personave fizik\u00eb jasht\u00eb sht\u00ebpive\/banesave t\u00eb tyre n\u00eb Komuna, p\u00ebrve\u00e7 rasteve n\u00eb vijim:<\/p>\n<p>(a) P\u00ebr personat fizik\u00eb mbi mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are lejohet qarkullimi p\u00ebr furnizim me mallra t\u00eb domosdoshme (ushqim dhe barna p\u00ebr njer\u00ebz dhe kafsh\u00eb\/shpez\u00eb dhe produkte higjienike) dhe p\u00ebr t\u00eb kryer detyrat dhe nevojat financiare (pagesat, pun\u00ebt bankare), p\u00ebr 1 or\u00eb e gjysm\u00eb n\u00eb dit\u00eb, sipas orarit t\u00eb p\u00ebrcaktuar ditor n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shifr\u00ebs s\u00eb parafundit t\u00eb numrit t\u00eb tyre personal. P\u00ebr shtetasit e huaj q\u00eb nuk posedojn\u00eb numrin personal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, orari i lejuar i daljes p\u00ebrcaktohet bazuar n\u00eb shifr\u00ebn e parafundit t\u00eb numrit t\u00eb pasaport\u00ebs.<\/p>\n<p>(b) Gjat\u00eb qarkullimit t\u00eb personave fizik\u00eb p\u00ebr furnizim me mallra t\u00eb domosdoshme, nuk lejohet shoq\u00ebrim nga asnj\u00eb person tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb dy raste:<\/p>\n<p>(1) personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb shoq\u00ebrohen vet\u00ebm nga nj\u00eb an\u00ebtar tjet\u00ebr i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs bashk\u00ebsi familjare, apo nga nj\u00eb asistent i posa\u00e7\u00ebm mjek\u00ebsor dhe<\/p>\n<p>(2) personat n\u00ebn mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are, me kusht q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar nga nj\u00eb an\u00ebtar i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs bashk\u00ebsis\u00eb familjare me t\u00eb nj\u00ebjtin sht\u00ebpive\/banesave.<\/p>\n<p>(c) P\u00ebr shkak t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb COVID-19 ndaj personave n\u00eb mosh\u00eb rekomandohen personat mbi mosh\u00ebn 65 vje\u00e7are q\u00eb t\u00eb mos dalin nga sht\u00ebpia\/banesa p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb raste urgjente dhe t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se shumica e qytetar\u00ebve do t\u00eb ken\u00eb vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb dalin nga sht\u00ebpia, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr 1 or\u00eb e gjysm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kryer furnizimin me mallra te domosdoshme, si dhe detyrat dhe nevojat financiare.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr te ruajtur funksionimin e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore dhe veprimtari esenciale t\u00eb ekonomis\u00eb, jemi pajtuar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb disa p\u00ebrjashtime.<\/p>\n<p>(d) Me leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer nevojat e operator\u00ebve ekonomik\u00eb, mund\u00ebsohet:<\/p>\n<p>(1) qarkullimi i lir\u00eb p\u00ebr operator\u00ebt ekonomik\u00eb dhe institucionet t\u00eb parapara n\u00eb list\u00ebn e bashk\u00ebngjitur si Aneksi I i k\u00ebtij vendim. Kjo do t\u00eb b\u00ebhet publike dhe do t\u00eb njoftohen t\u00eb gjith\u00eb ata operator\u00eb ekonomik q\u00eb ju lejohet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>(2) transporti i lir\u00eb i mallrave dhe sh\u00ebrbimeve p\u00ebr t\u00eb siguruar funksionimin e zinxhirit t\u00eb furnizimit \u2014 si proces q\u00eb p\u00ebrfshin veprimet nga l\u00ebnda e par\u00eb n\u00eb pro\u00addhim, p\u00ebrpunim e sh\u00ebrbim gjer te transporti i produkteve, shp\u00ebr\u00adndarja dhe shitja te konsumatori i fundit \u2014 p\u00ebr veprimtarit\u00eb e lejuara sipas dhe institucioneve t\u00eb parapara n\u00eb list\u00ebn e bashk\u00ebngjitur si Aneksi I n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>(e) Me leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb qarkullimit dhe vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer nevojat e institucioneve, lejohet qarkullimi i lir\u00eb p\u00ebr \u201cstafin esencial\u201d t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>(f) Vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer detyrat zyrtare, lejohet qarkullimi i lir\u00eb i institucioneve n\u00eb list\u00ebn e bashk\u00ebngjitur si Aneksi II i k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>(g) N\u00eb raste urgjente t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, lejohet dalja nga sht\u00ebpia\/banesa p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar trajtim mjek\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb institucion sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>(h) Lejohet qarkullimi p\u00ebr personat fizik\u00eb n\u00eb raste ku \u00ebsht\u00eb rrept\u00ebsisht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, ose p\u00ebr nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>(i) Ndalimi i qarkullimit t\u00eb personave fizik\u00eb jasht\u00eb sht\u00ebpive\/banesave t\u00eb tyre nuk zbatohet n\u00eb raste t\u00eb viktimave t\u00eb dhun\u00ebs familjare. Viktimave t\u00eb dhun\u00ebs familjare u lejohet t\u00eb dalin nga sht\u00ebpive\/banesave t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar strehim n\u00eb nj\u00eb lokacion alternativ.<\/p>\n<p>(j) Ndalohet rrept\u00ebsisht\u00eb dalja nga sht\u00ebpit\u00eb\/banesat p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsye tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebr arsyet e lartcekura, duke p\u00ebrfshir\u00eb takime shoq\u00ebrore, vizita familjare, etj.<\/p>\n<p>II. P\u00ebr Komunat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb karantin\u00eb apo q\u00eb do t\u00eb vendosen n\u00eb t\u00eb ardhmen bazuar n\u00eb rekomandimet e IKSHP-s\u00eb, do t\u00eb ndalohet hyrje-dalja nga Komunat p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb k\u00ebto raste:<\/p>\n<p>(a) Me leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer transportin e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve p\u00ebr t\u00eb siguruar funksionimin e zinxhirit t\u00eb furnizimit \u2014 si proces q\u00eb p\u00ebrfshin veprimet nga l\u00ebnda e par\u00eb n\u00eb pro\u00addhim, p\u00ebrpunim e sh\u00ebrbim gjer te transporti i produkteve, shp\u00ebr\u00adndarja dhe shitja te konsumatori i fundit \u2014 p\u00ebr veprimtarit\u00eb e lejuara sipas dhe institucioneve t\u00eb parapara n\u00eb list\u00ebn e bashk\u00ebngjitur si Aneksi I n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebr kryerjen e transportit t\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve p\u00ebr t\u00eb siguruar funksionimin e zinxhirit t\u00eb furnizimit, hyrje-dalja nga Komuna e nuk u lejohet operator\u00ebve ekonomik\u00eb, as pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>(b) Me leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer nevojat e institucioneve shtet\u00ebrore, p\u00ebr \u201cstafin esencial\u201d t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve.<\/p>\n<p>III. Gjat\u00eb qarkullimit t\u00eb lejuesh\u00ebm sipas p\u00ebrjashtimeve t\u00eb parashikuara me pikat I dhe II m\u00eb lart, personat fizik\u00eb obligohen:<\/p>\n<p>(a) t\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb mbuluara goj\u00ebn dhe hund\u00ebn, p\u00ebrmes mask\u00ebs, shallit, apo ndonj\u00eb mbulese tjet\u00ebr;<\/p>\n<p>(b) n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, t\u00eb ruajn\u00eb distanc\u00eb prej dy metrash nga persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>1.Prej dat\u00ebs 14 prill, ndalohet qarkullimi i automjeteve n\u00eb Komuna p\u00ebrve\u00e7se ne disa raste te rralla:<\/p>\n<p>(d) Me leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer nevojat e operator\u00ebve ekonomik, mund\u00ebsohet:<\/p>\n<p>(1) qarkullimi i automjeteve p\u00ebr operator\u00ebt ekonomik dhe institucionet t\u00eb parapara n\u00eb list\u00ebn e bashk\u00ebngjitur si Aneksi I i k\u00ebtij vendim.<\/p>\n<p>(2) transporti i lir\u00eb i mallrave dhe sh\u00ebrbimeve p\u00ebr t\u00eb siguruar funksionimin e zinxhirit t\u00eb furnizimit \u2014 si proces q\u00eb p\u00ebrfshin veprimet nga l\u00ebnda e par\u00eb n\u00eb pro\u00addhim, p\u00ebrpunim e sh\u00ebrbim gjer te transporti i produkteve, shp\u00ebr\u00adndarja dhe shitja te konsumatori i fundit \u2014 p\u00ebr veprimtarit\u00eb e lejuara sipas dhe institucioneve t\u00eb parapara n\u00eb list\u00ebn e bashk\u00ebngjitur si Aneksi I n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>(a) Me leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb qarkullimit dhe vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer nevojat e institucioneve shtet\u00ebrore, lejohet qarkullimi i lir\u00eb i automjeteve p\u00ebr stafin esencial.<\/p>\n<p>(b) Lejohet qarkullimi i automjeteve vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer nevojat e institucioneve, t\u00eb parapara n\u00eb list\u00ebn e bashk\u00ebngjitur si Aneks k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>(c) Lejohet qarkullimi i automjeteve p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>(d) N\u00eb raste urgjente t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, lejohet l\u00ebvizja me automjet p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar trajtim mjek\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb institucion sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>(e) P\u00ebrve\u00e7 n\u00eb raste emergjente dhe p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara nuk lejohet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb (1) pasagjer n\u00eb automjet.<\/p>\n<p>(f) Ndalohet rrept\u00ebsisht\u00eb dalja nga sht\u00ebpia\/banesa p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsyeje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebr arsyet e lartcekura.<\/p>\n<p>Mosrespektimi i masave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim konsiderohet, sipas ligjit, si kund\u00ebrvajtje administrative dhe d\u00ebnohet me gjob\u00eb prej 1,000 Euro deri n\u00eb 2.000 Euro gjob\u00eb p\u00ebr personat fizik\u00eb dhe prej 3,000 Euro deri n\u00eb 8.000 Euro p\u00ebr personat juridik\u00eb, nd\u00ebrsa personi p\u00ebrgjegj\u00ebs i personit juridik d\u00ebnohet prej 500 Euro gjob\u00eb deri me 1,500 Euro.<\/p>\n<p>Vendimi hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit dhe i nj\u00ebjti vlen deri m\u00eb 4 maj 2020. Me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij Vendimi, shfuqizohet \u00e7do dispozit\u00eb e m\u00ebparshme q\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat e k\u00ebtij Vendimi.<\/p>\n<p>Ky vendim nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb do t\u00eb rishqyrtohet n\u00eb konsultim me Institutin Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik, ekspert\u00ebt dhe ministrit\u00eb e tjera t\u00eb linj\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar efikasitetin dhe domosdoshm\u00ebrin\u00eb e masave t\u00eb p\u00ebrcaktuara, si dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr vazhdimin ose jo t\u00eb masave p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb ri-analizoj\u00eb situat\u00ebn epidemiologjike \u00e7do dit\u00eb dhe n\u00eb lidhje me secil\u00ebn pik\u00eb dhe, pas konsultave paraprake, mund t\u00eb ndryshoj\u00eb, plot\u00ebsoj\u00eb apo shfuqizoj\u00eb masat e p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Apeloj tek t\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb t\u00eb tregohemi bashk\u00ebpunues dhe vigjilent n\u00eb zbatimin e k\u00ebtyre masave ngaq\u00eb \u00e7do pakujdesi, sado e vog\u00ebl, ka \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb humbjen e jet\u00ebve.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nga zbatimi i k\u00ebtyre masave varet koh\u00ebzgjatja e tyre. Sa m\u00eb bashk\u00ebpunues e t\u00eb bashkuar jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, aq m\u00eb shpejt do t\u00eb fillojm\u00eb edhe me heqjen graduale t\u00eb k\u00ebtyre masave. Prandaj ju lutem q\u00eb t\u00eb keni kujdes p\u00ebr sh\u00ebndetin tuaj, ju lutem q\u00eb te keni kujdes p\u00ebr sh\u00ebndetin e familjar\u00ebve tuaj dhe sh\u00ebndetin publik t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb do t\u2019ia dalim!<\/p>\n<p>Ministrja Rozata Hajdari k\u00ebrkoi mir\u00ebkuptim nga qytetar\u00ebt dhe subjektet biznesore p\u00ebr k\u00ebto vendime, sikurse edheMinistrja Emilia Rexhepi e cila tha se k\u00ebto vendime kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb mbrojn\u00eb sh\u00ebndetin e t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n<p>Ministri Xhelal Sfe\u00e7la tha se do t\u00eb bashk\u00ebpunohet me t\u00eb gjitha inspektoratet p\u00ebr zbatimin e vendimeve q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb kalohen sa m\u00eb leht\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Profesori Naser Ramadani tha se k\u00ebto vendime do t\u00eb ndikojn\u00eb duksh\u00ebm dhe do t\u00eb ken\u00eb impakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb ruajtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia, sonte ka b\u00ebr\u00eb publike vendimet e q\u00eb ka marr\u00eb kjo ministri n\u00eb koordinim edhe me minsitrit\u00eb e tjera, e q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me masat q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerren me q\u00ebllim t\u00eb parandalimit dhe luftimit t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19 . M\u00eb posht\u00eb po e publikojm\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55380,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-55517","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55517"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55517\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55380"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}