{"id":55873,"date":"2020-04-19T10:32:39","date_gmt":"2020-04-19T10:32:39","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=55873"},"modified":"2020-04-19T10:32:39","modified_gmt":"2020-04-19T10:32:39","slug":"koronavirusi-infektologu-valbon-krasniqi-jep-lajmin-e-shumepritur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/koronavirusi-infektologu-valbon-krasniqi-jep-lajmin-e-shumepritur\/","title":{"rendered":"Koronavirusi: Infektologu, Valbon Krasniqi jep lajmin e shum\u00ebpritur"},"content":{"rendered":"<p>Kosova ka hyr\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e gjasht\u00eb q\u00eb kur u paraqiten rastet e para me COVID-19. Deri m\u00eb tani jan\u00eb regjistruar 480 raste me koronavirus, ku 12 prej tyre kan\u00eb p\u00ebrfunduar me fatalitet.<\/p>\n<p>Por infektologu, Valbon Krasniqi po shprehet optimist sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj pandemie.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, Krasniqi ka th\u00ebn\u00eb se vendi yn\u00eb tashm\u00eb gjendet n\u00eb kulmin e k\u00ebsaj pandemie dhe se fundi i prillit do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb edhe r\u00ebnien e numrit t\u00eb t\u00eb prekurve me k\u00ebt\u00eb virus.<\/p>\n<p>Madje ai thot\u00eb se n\u00eb fillim t\u00eb muajt maji mund t\u00eb ket\u00eb leht\u00ebsim t\u00eb masave dhe rifillim t\u00eb kthimit n\u00eb normalitet.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi klinicist\u00eb dhe kemi p\u00ebrcjell me v\u00ebmendje situat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr shumic\u00ebn e shteteve. Ajo \u00e7ka un\u00eb e kam par\u00eb q\u00eb shumica e shteteve kan\u00eb arritur kulminacionin apo pikun nga java e 4 deri n\u00eb jav\u00ebn e 8 pas fillimit te epidemis\u00eb. Ne tash jemi n\u00eb jav\u00ebn e 6 dhe personalisht mendoj se ne jemi n\u00eb pik\u00eb, jemi n\u00eb kulminacion. Mir\u00ebpo numri i vog\u00ebl i testimeve q\u00eb po aplikohen n\u00eb Kosov\u00eb mbase nuk lejon dokumentimin e k\u00ebsaj situate. Por personalisht pres q\u00eb fundi i muajt prill t\u00eb na gjej\u00eb me r\u00ebnie t\u00eb intensitetit t\u00eb t\u00eb infektuarve, asnj\u00ebher\u00eb nuk e kemi iluzionin se pandemia do t\u00eb ndalet p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb, por fundi i muajit prill do t\u00eb duhej t\u00eb sh\u00ebnonte r\u00ebnie t\u00eb numrit t\u00eb t\u00eb infektuarve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pastaj gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb majit ne t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb lirohemi pak nga k\u00ebto masa. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parashikimi mbase p\u00ebr dik\u00eb tep\u00ebr optimist por n\u00ebse ky virus sillet n\u00eb karakteristikat epidemiologjike q\u00eb kemi par\u00eb edhe n\u00eb shtetet e tjera kjo pak a shum\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb statistikat q\u00eb i posedon Klinika Infektive, por edhe trend\u00ebve bot\u00ebrore, Krasniqi b\u00ebn t\u00eb ditur se rreth \u00bc e t\u00eb prekurve me COVID-19, do ta kalojn\u00eb infeksionin pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb shtrihen n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Ai deklaron se shumica e t\u00eb prekurve q\u00eb po kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr terapi shtes\u00eb, jan\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb shtyr\u00eb, por edhe t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb tjera kronike, duke theksuar personat me s\u00ebmundje t\u00eb mushk\u00ebrive, kardiovaskulare dhe s\u00ebmundjen e sheqerit.<\/p>\n<p>\u201cEdhe statistikat tona jan\u00eb n\u00eb trend me statistikat e tjera bot\u00ebrore. Psh, nga 480 persona t\u00eb konfirmuar me COVID-19 diku m\u00eb pak se 100 kan\u00eb pasur nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u shtrir\u00eb n\u00eb spital. Pra diku 1\/4 \u00e7ka p\u00ebrputhet me at\u00eb se 70 deri ne 80 p\u00ebr qind e pacient\u00ebve do ta kalojn\u00eb infeksionin n\u00eb forma t\u00eb lehta pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb shtrihen n\u00eb klinik\u00eb. Prej atyre q\u00eb po kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shtrihen n\u00eb klinik\u00eb dhe po zhvillojn\u00eb simptoma m\u00eb t\u00eb ashpra t\u00eb s\u00ebmundjes po v\u00ebrehet q\u00eb t\u00eb moshuarit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb predispozuar p\u00ebr t\u00eb zhvilluar forma t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb s\u00ebmundjes dhe sidomos n\u00ebse kan\u00eb edhe s\u00ebmundje t\u00eb tjera p\u00ebrcjell\u00ebse, n\u00eb ve\u00e7anti s\u00ebmundje obstruktive kronike t\u00eb mushk\u00ebrive, \u00e7rregullime t\u00eb sistemit kardiovaskular ose edhe s\u00ebmundjen e sheqerit. T\u00eb gjitha rastet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar me fatalitet s\u00eb paku kan\u00eb pasur edhe nj\u00eb ose dy gjendje t\u00eb tjera sh\u00ebndet\u00ebsore paraprake mbase mund t\u2019i ken\u00eb kontribuuar edhe infeksionit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me COVID\u201d, shpjegon ai.<\/p>\n<p>Infektologu Krasniqi ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se deri n\u00eb mbr\u00ebmjen e s\u00eb shtun\u00ebs n\u00eb Klinik\u00ebn Infektive jan\u00eb t\u00eb shtruar 53 pacient\u00eb t\u00eb prekur me COVID-19, ku gjendja e shumic\u00ebs prej tyre \u00ebsht\u00eb stabile.<\/p>\n<p>Gjendje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar sipas tij kan\u00eb 6 pacient\u00eb, nd\u00ebrsa dy vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje kritike.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht n\u00eb Klinik\u00eb Infektive sot jan\u00eb 53 pacient\u00eb t\u00eb prekur nga COVID-19 q\u00eb jan\u00eb duke u trajtuar. Gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e shumic\u00ebs prej tyre \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, por 6 prej tyre jan\u00eb n\u00eb oksigjeno-terapi dhe gjendja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnduar se sa pacient\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dy t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb repartin intensiv t\u00eb klinik\u00ebs son\u00eb dhe gjendjen e tyre ne e vler\u00ebsojm\u00eb si kritike. Pra nga 53, 6 i kemi me oksigjen dhe dy n\u00eb kujdesin intensiv\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Klinika Infektive n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi posedon kushte t\u00eb mira sanitare, por mjeku Krasniqi k\u00ebrkon nga institucionet shtet\u00ebrore q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb furnizim t\u00eb rregullt me medikamente mjek\u00ebsore, por edhe atyre mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cI b\u00ebjm\u00eb thirrje autoriteteteve sh\u00ebndet\u00ebsore qendrore q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb furnizimin e rregullt, sepse ju e shihni q\u00eb tashm\u00eb kemi num\u00ebr n\u00eb rritje t\u00eb personave t\u00eb prekur me COVID-19 dhe ky \u00ebsht\u00eb material shpenzues dhe duhet furnizim i rregullt dhe i vazhduesh\u00ebm edhe i klinik\u00ebs son\u00eb por edhe i t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb tjera sh\u00ebndet\u00ebsore. Sa i p\u00ebrket kushteve, Klinika Infektive i ka 126 shtret\u00ebr, 6 prej tyre i kemi n\u00eb Kujdesin Intensiv dhe dhomat jan\u00eb t\u00eb gjitha me nga dy shtret\u00ebr, pra maksimum i kemi dy pacient\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb dhe secila dhom\u00eb e ka menyn\u00eb sanitare t\u00eb veten. Kushtet p\u00ebr ambientin dhe standardin n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb mendojm\u00eb se jan\u00eb relativisht t\u00eb mira\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb Klinik\u00ebn Infektive deri m\u00eb tani me COVID-19 jan\u00eb infektuar 5 infermier\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb total kjo klinik\u00eb ka 22 mjek\u00eb dhe rreth 70 infermier\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund infektologu Krasniqi ka k\u00ebrkuar nga t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb distanc\u00ebn, t\u00eb mbajn\u00eb past\u00ebrtin\u00eb, pasi q\u00eb thot\u00eb parandalimi \u00ebsht\u00eb arma m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mposhtur koronavirusin.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam ithtar\u00eb i asaj dhe kemi punuar shum\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin dhe vet\u00ebdijesimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shmangur l\u00ebvizjet e panevojshme. Virusi hyn n\u00eb organizmin e njeriut p\u00ebrmes mukoz\u00ebs s\u00eb goj\u00ebs ose hund\u00ebs dhe eventualisht konjunktivave pra syve. Dhe n\u00ebse njer\u00ebzit e mbulojn\u00eb goj\u00ebn dhe hund\u00ebn me nj\u00eb mask\u00eb ose fasulet dhe n\u00ebse dezinfektojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt duart dhe i lajm me uj\u00eb dhe sapun at\u00ebher\u00eb gjasat p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb infeksionin jan\u00eb t\u00eb vogla. N\u00ebse k\u00ebsaj i shtojm\u00eb edhe kujdesin q\u00eb t\u00eb shmangim kontaktet me njer\u00ebzit e tjer\u00eb dhe t\u00eb mbajm\u00eb distanc\u00ebn sociale gjasat jan\u00eb shum\u00eb minimale p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb infeksionin. Duhet t\u2019i shmangim kontaktet me personat q\u00eb nuk i kemi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb IKSHPK n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebrgjat\u00eb 24 or\u00ebve jan\u00eb duke u kontaktuar dhe mbik\u00ebqyr\u00eb t\u00eb gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar p\u00ebr vet\u00ebizolim dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb mjek\u00ebsore n\u00ebse kan\u00eb simptome.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot jan\u00eb kontaktuar dhe jan\u00eb n\u00ebn mbik\u00ebqyrje 5.828 kontakte t\u00eb rasteve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova ka hyr\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e gjasht\u00eb q\u00eb kur u paraqiten rastet e para me COVID-19. Deri m\u00eb tani jan\u00eb regjistruar 480 raste me koronavirus, ku 12 prej tyre kan\u00eb p\u00ebrfunduar me fatalitet. Por infektologu, Valbon Krasniqi po shprehet optimist sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj pandemie. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, Krasniqi ka th\u00ebn\u00eb se vendi yn\u00eb tashm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55874,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-55873","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55873"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55873\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55874"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}