{"id":56180,"date":"2020-04-25T15:24:59","date_gmt":"2020-04-25T15:24:59","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=56180"},"modified":"2020-04-25T15:24:59","modified_gmt":"2020-04-25T15:24:59","slug":"cili-ishte-gjilanasi-qe-beri-emer-ne-zagreb-dhe-ne-spitalin-e-gjilanit-e-hapi-repartin-e-urologjise-rrefim-i-jashtezakonshem-ne-35-vjetorin-e-punes-ne-urologji","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cili-ishte-gjilanasi-qe-beri-emer-ne-zagreb-dhe-ne-spitalin-e-gjilanit-e-hapi-repartin-e-urologjise-rrefim-i-jashtezakonshem-ne-35-vjetorin-e-punes-ne-urologji\/","title":{"rendered":"Cili ishte gjilanasi q\u00eb b\u00ebri em\u00ebr n\u00eb Zagreb dhe n\u00eb Spitalin e Gjilanit e hapi Repartin e Urologjis\u00eb? \/Rr\u00ebfim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb 35 vjetorin e pun\u00ebs n\u00eb urologji\u2026\/"},"content":{"rendered":"<p>Dr. Shevqeti nuk ishte mjaftuar vet\u00ebm me p\u00ebrfundimin e Fakultetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Beograd m enot\u00ebn maksimale, por pasi kishte filluar pun\u00ebn e mjekut n\u00eb Gjilan, pas pak vitesh mori udh\u00eb n\u00eb Zagreb, n\u00eb Klinik\u00ebn Shtet\u00ebrore \u201cREBRO\u201d p\u00ebr t\u00eb specializimin n\u00eb fush\u00ebn e Urologjis\u00eb, gjithashtu, me not\u00eb maksimale.<br \/>\n<img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/F2B2CD2E-416A-40F9-ADBC-7D66547E55C3.jpeg\" alt=\"\" width=\"720\" height=\"960\" class=\"aligncenter size-full wp-image-56184\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/F2B2CD2E-416A-40F9-ADBC-7D66547E55C3.jpeg 720w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/F2B2CD2E-416A-40F9-ADBC-7D66547E55C3-600x800.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/F2B2CD2E-416A-40F9-ADBC-7D66547E55C3-225x300.jpeg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 720px) 100vw, 720px\" \/><\/p>\n<p>Kthimi me trenin nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cAkropolis\u201d paralajm\u00ebronte se dr.Shevqeti nuk ndalej n\u00eb nj\u00eb stacion, sepse jeta \u2013 udh\u00ebtimi me tren nuk p\u00ebrfundon n\u00eb stacione, por \u00ebsht\u00eb udh\u00ebtim i gjat\u00eb dhe k\u00ebshtu ndodhi. Dr. Shevqeti edhe sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb mision \u2013 udh\u00ebtim \u2013 n\u00eb pun\u00ebn e tij t\u00eb palodhshme humane n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>\/Kthimi n\u00eb koh\u00eb ose kthimi me \u2018Akropolis\u2019 i dr. Shevqetit!\/<\/p>\n<p>Lexojeni rrug\u00ebrimin jet\u00ebsor t\u00eb dr. Shevqet Mehmetit nga vitet e specializimit n\u00eb fush\u00ebn e Urologjis\u00eb n\u00eb Zagreb, si e kaloi jet\u00ebn atje, si u njoh me emrat m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, si u kthye n\u00eb Gjilan, si u prit n\u00eb qytetin e tij t\u00eb lindjes, si e hapi Repartin e Urologjis\u00eb, kush e ndihmoi me pajisje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb repartit form\u00ebn e nj\u00eb reparti model n\u00eb Kosov\u00eb, cilat infermiere u angazhuan n\u00eb repart, si i vizitonte pacient\u00ebt edhe nat\u00ebn n\u00eb repart, kur e braktisi spitalin, etj, etj\u2026<br \/>\nDr. Shevqeti sot po i b\u00ebn 35 vjet pun\u00eb n\u00eb urologji dhe 42 vite q\u00eb kur nisi pun\u00ebn si mjek i p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Lexoni, se ia vlen\u2026<\/p>\n<p>KUJTIMET NGA SPECIALIZIMI 4 VJE\u00c7AR N\u00cb ZAGREB, HAPJA E REPARTIT T\u00cb UROLOGJIS\u00cb DHE KABINETIT P\u00cbR ULTRAZ\u00cb N\u00cb GILAN. SOT, 24.04.2020 U B\u00cbN\u00cb 35 VJET UROLOG.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e jet\u00ebs \u2013 aty ku ora e jet\u00ebs nuk ndalet kurr\u00eb\u2026!<\/p>\n<p>Koha p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb specializim erdhi\u2026<\/p>\n<p>Un\u00eb me her\u00ebt kisha p\u00ebrcaktuar se specializimin do ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb Zagreb. Nuk kisha informata nga ndonj\u00eb koleg si ka kaluar gjat\u00eb specializimit, pasi isha i pari q\u00eb shkoja p\u00ebr t\u00eb specializuar n\u00eb Zagreb. Student nga Gilani kishte, n\u00eb Zagreb ishte Behelul Brestovci q\u00eb ishte m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Kisha lexuar mjaft\u00eb p\u00ebr Kroacin\u00eb, p\u00ebr kultur\u00ebn, p\u00ebr shkrimtar\u00ebt, artin. Kisha njohuri t\u00eb bollshme edhe p\u00ebr shkrimtarin m\u00eb t\u00eb madh kroat K\u00ebrlezh\u00ebn, q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se \u201cBallkani shtrihet deri te dera e hyrjes n\u00eb hotelin Esplanada n\u00eb Zagreb\u201d. Isha kurreshtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb th\u00ebnje.<\/p>\n<p>U nisa me trenin \u201cAkropolis\u201d, mb\u00ebrrita n\u00eb \u201cKolodvor\u201d n\u00eb Zagreb, shkova drejt t\u00eb vendosem n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb hotelin \u201cEsplanada\u201d.Te shoh ku \u00ebsht\u00eb kufiri i Ballkanit, si deklarohej K\u00ebrlezha. N\u00eb perendim asgje t\u00eb re si thoshte Remarku, si \u00e7do hotel, si \u00e7do menatlitet i hoteleve q\u00eb kishin rangim t\u00eb lart\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen u takova me dr. Josip Pasinin q\u00eb ishte urolog me nam n\u00eb Kroaci. Familja e tij ishte gjenerata e kat\u00ebrt e urolog\u00ebve, baba i tij, Miram Pasini ishte duke punuar n\u00eb Klinik\u00ebn e Urologjis\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare t\u00eb Kroacis\u00eb \u201cRebro\u201d n\u00eb Zagreb. Paramendoja, kjo familje ka gjenerat\u00ebn e kat\u00ebrt t\u00eb urolog\u00ebve, nd\u00ebrsa un\u00eb intelektuali i par\u00eb universitar n\u00eb familje. U vendosa me preferenc\u00ebn e tij n\u00eb Pantov\u00e7ak, ku q\u00ebndrova dy vite, pastaj kalova n\u00eb sheshin \u2018Britanik\u2019. Nuk kisha shum\u00eb informata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. M\u00eb von\u00eb u informova se aty jetonin zagrebasit e vjet\u00ebr dhe aristokracia kroate.<br \/>\nU pranova n\u00eb Klinik\u00ebn e Urologjis\u00eb n\u00eb QKUK \u201cRebro\u201d me respekt. Pritja ishte e mrekullueshme. Si mentor p\u00eb fillim e kisha dr. Josip Pasinin.<\/p>\n<p>Ah Gilan, ah zaman\u2026! Ah Gjilan, ah koh\u00eb\u2026!<\/p>\n<p>N\u00eb klinik\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr u adaptoja, probleme me gjuh\u00eb fare nuk kisha, pasi studimet universitare i kisha kryer n\u00eb Beograd. E lajm\u00ebrova prof. dr. Sava Peroviqin se gjendem n\u00eb specializim n\u00eb Zagreb. Ai me kishte frym\u00ebzuar p\u00ebr urologji. Puna n\u00eb klinik\u00eb ishte e organizuar si ora e Zvicr\u00ebs, detyrat q\u00eb duhet kryer i dija .N\u00eb m\u00ebngjes ishte takimi profesional, ku \u00e7donj\u00ebri i kishte pozitat e caktuara. N\u00eb rendin e par\u00eb doajen\u00ebt: akademik Ljubomir \u00c7e\u00e7uk, prof. Vlladimir Gabriq, prof. dr. Mladen Vidoviq, prof. dr. Zvonimir Marekoviq dhe primarius Ivanka Broz.<\/p>\n<p>Klinika e urologjis\u00eb gjendej af\u00ebr stadiumit Maksimir. Doemeos me ardh\u00eb n\u00eb banes\u00eb duhet kaluar sheshin \u201cBana Jella\u00e7iq\u201d, q\u00eb at\u00ebher\u00eb quhej \u201cSheshi i Republik\u00ebs\u201d. Zakonisht zbritja ime ishte n\u00eb shesh, pastaj nj\u00eb sh\u00ebtitje rekreative n\u00eb rrug\u00ebn kryesore \u201cIlica\u201d, ku ishin argjentar\u00ebt Kuzhnini, Gjon Gjoni dhe rrobaqep\u00ebsi i njohur boshnjak, Mustafa.<br \/>\nViti i par\u00eb i specializimit kaloi me faz\u00ebn e adaptimit, pa ardhur fare n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\nKur isha n\u00eb vitin e tret\u00eb, regjistrova studimet pas-universitare nga urologjia, duke p\u00ebrcjellur ligj\u00ebrata edhe n\u00eb klinikat tjera t\u00eb urologjis\u00eb si n\u00eb \u201cVinogradska\u201d, \u201cOzren Novosell\u201d. Pastaj, regjistrova edhe studimet pas-universitare nga Ultraz\u00ebri klinik si gjenerata e par\u00eb n\u00eb Jogosllavi, gjithsejt ishim 18. Kontaktet me mjek\u00ebt e njohur kroat dita dit\u00ebs shtoheshin, me akademik Kashtellan, me prof.Verhovac, me kirurgun Ivo Mlinariq, doktoresh\u00ebn Boras.<\/p>\n<p>Q\u00ebndroja n\u00eb klinik\u00eb edhe jashta orarit t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb aktiv n\u00eb sall\u00ebn operative. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve ktheja von\u00eb n\u00eb banes\u00eb. Nevojitej shum\u00eb pun\u00eb, b\u00ebhej shum\u00eb lodhje e madhe, pasi paralelisht t\u00eb kryesh specializimin, dy studime pas-unevresitare nuk ishte leht\u00eb.<\/p>\n<p>Vizitoja koh\u00eb pas kohe kinemane, teatrin \u201cJazavac\u201d te Fadil Haxhiq, shkoja n\u00eb \u201cHNK\u201d, n\u00eb stadiumin \u201cMaksimir\u201d p\u00ebr ta shikuar Dinamon. N\u00eb fund u takova me Skender Halimin q\u00eb studionte shkencat politike, Xhavit Ahmetin q\u00eb ishte n\u00eb doktoratur\u00eb n\u00eb Institutin \u201cStrosmajer\u201d.<br \/>\nGjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Zagreb isha pjes\u00ebmarr\u00ebs i Kongresit t\u00eb nefrolog\u00ebve n\u00eb Split, ku takova dr. Zeqirija Sait, internistin e njohur gilanas. U vendos\u00ebm n\u00eb hotelin Llav, ku kaluam tre dit\u00eb bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Erdhe dita 24.04.1985 kur iu n\u00ebnshtrova provimit specialistik para komisionit akademik prof.dr. Ljubomir \u00c7e\u00e7uk, prof. dr.Vladimir Gabriq dhe prof. dr. Mladen Vidoviq. Nota maksimale n\u00eb provim, t\u00eb gjith\u00eb me p\u00ebrqafuan, duke m\u00eb lavd\u00ebruar p\u00ebr pun\u00ebn, sjelljet, diturin\u00eb. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb eliminoja provimet e studimeve pas-universitare nga urologjia dhe ultraz\u00ebri. Prof \u00c7e\u00e7uk m\u00eb prefereroi t\u00eb shkoj dy muaj n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare n\u00eb Lubjan\u00eb te prof. Rakovac dhe dy muaj n\u00eb Slovenjgradec te prim.dr. Bojan Pirkmajer. Kaluan edhe keta muaj, u ktheva p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb \u201cRebro\u201d, ku kisha kaluar k\u00ebto vite t\u00eb bukura, ku kisha fituar dituri dhe p\u00ebrkrahje t\u00eb madhe. M\u00eb kujtohet momenti i ndarjes. N\u00eb sall\u00eb ishin t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt. I pash\u00eb af\u00ebr tri pako t\u00eb m\u00ebdha, nuk dija pse jan\u00eb k\u00ebto pako. Drejtori i Klinik\u00ebs Urologjike duke ditur q\u00eb p\u00ebrher\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb ken\u00eb urolog n\u00eb Gilan, kishte paketuar material urologjik dhe instrumente.<\/p>\n<p>U nisa me \u201cAkropolis\u201d prej Zagrebit p\u00ebr n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb, me fjal\u00ebt e prof. \u00c7e\u00e7ukut n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb kthehesh \u2013 der\u00ebn e ke t\u00eb hapur te ne n\u00eb Zagreb.<\/p>\n<p>Ah Gilan, ah zaman\u2026!<\/p>\n<p>Kryetar i qytetit t\u00eb Gilanit ishte Milaim Zeqiri, nd\u00ebrsa drejtor ishte dr. Sadik Shala. Kur erdha pritja ishte plot\u00eb vner\u00eb, pasi asgje nuk kishin p\u00ebrgatitur p\u00ebr ardhjen e urologut, p\u00ebr ecurin\u00eb e pun\u00ebs.<br \/>\nPas disa momenteve nervozizimi, u gjenda n\u00eb dilem\u00ebn a t\u00eb rri n\u00eb Gilan ose t\u00eb kethehem prapa n\u00eb Zagreb.<br \/>\nMe ndan\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb me 10 shtret\u00ebr dhe nj\u00eb dhom\u00eb me dy shtret\u00ebr n\u00eb Repartin e Kirurgjis\u00eb. Kisha vet\u00ebm nj\u00eb mot\u00ebr t\u00eb rregullt, Bisen, nd\u00ebrsa pas ores 15:00 p\u00ebr pacient\u00eb kujdeseshin motrat e kirurgjis\u00eb. Shkoja 3-4 her\u00eb brenda nat\u00ebs t\u00eb vizitoja t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt.<br \/>\nN\u00eb dhjetor operova pacientin Z.M. nga tumori n\u00eb fshik\u00ebz, duke ordinuar pastaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intravesicale citostatike thyotepa, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u b\u00eb punim shkencor ne Kongregsin e Urolog\u00ebve t\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb Strug\u00eb.<\/p>\n<p>Filloi t\u00eb transferohet Gjinekologjia nga Spitali i vjet\u00ebr n\u00eb objektin e ri, k\u00ebshu u hap mund\u00ebsia t\u00eb formohet Reparti i Urologjis\u00eb.<br \/>\n<img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/FA509C7F-2689-4D55-945B-02DACB0259F6.jpeg\" alt=\"\" width=\"720\" height=\"960\" class=\"aligncenter size-full wp-image-56185\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/FA509C7F-2689-4D55-945B-02DACB0259F6.jpeg 720w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/FA509C7F-2689-4D55-945B-02DACB0259F6-600x800.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/FA509C7F-2689-4D55-945B-02DACB0259F6-225x300.jpeg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 720px) 100vw, 720px\" \/><\/p>\n<p>Filluam me shok\u00ebt e babait dhe prindin Ramushin t\u00eb b\u00ebjm\u00eb thyerjen e mureve n\u00eb or\u00ebt e pasdit\u00ebs, duke e rregulluar ordinanc\u00ebn specialistike. Ndihma ishte nga shok\u00ebt e babait q\u00eb ishin mjeshter. K\u00ebshtu, Halili, Gania, djali i Zeq\u00eb postierit m\u00eb ndihmuan t\u00eb rregulloj\u00eb ordinanc\u00ebn. N\u00eb Shkoll\u00ebn e Mjek\u00ebsis\u00eb ofroja m\u00ebsim n\u00eb tri gjuh\u00eb, duke ligj\u00ebruar l\u00ebnd\u00ebt e kirurgjis\u00eb dhe anatomis\u00eb.<br \/>\nFilluam me ndihm\u00ebn e qytetar\u00ebve, pa ndihm\u00ebn e Spitalit dhe qytetit t\u00eb rregullojm\u00eb Repartin e Urologjis\u00eb. Muhamedi pikturonte muret, Avni Behluli solli piktura ,Dragani solli mbi 500 \u00e7arqaf\u00eb, Ilmiu solli p\u00ebr nxemje, Halili rregullonte dyert, dritaret, pllakat. Filluan n\u00ebnat tona t\u00eb sillnin lule, Hyseni solli tavolinat p\u00ebr shtrat ku do te ndahet ushqimi nga motrat medicinale. Ishte imitim i Klinikes \u201cRebro\u201d.<\/p>\n<p>Me 21 dhjetor 1987 u hap Reparti i Urologjis\u00eb. Ishte hapje solemne, ekspozita e piktorit Avni Behluli, 150 pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ortoped nga Shkupi erdhi primarius dr. Halid Shaban, k\u00ebshtu u b\u00eb reparti i p\u00ebrbashk\u00ebt. Nga nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb u kisha dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim regrutova motrat medicinale, Ruzhica, Drita, Mevlydja, Shefkija, Gyltenja. Mot\u00ebr kryesore erdhi Ylfete Canaj.K\u00ebshtu, reparti mori fizionomin\u00eb e vet.<br \/>\nFaktor\u00ebt e qytetit m\u00eb ndan\u00eb mir\u00ebnjohje me 1988. Delegacione vizitonin repartin. Isha edhe mjek i ekipeve sportive. B\u00ebja presion t\u00eb faktor\u00ebt e qytetit p\u00ebr blerjen e ultraz\u00ebrit. T\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt e organizatave ekonomike s\u00eb bashku me drejtorin e \u2018Bankosit\u2019 u zotuan p\u00ebr blerjen e aparatit t\u00eb ultraz\u00ebrit.<\/p>\n<p>Ishim t\u00eb par\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. Vinin pacient\u00ebt edhe nga qytetet tjera. Kaluan k\u00ebshtu vitet deri me 21 dhjetor 2002 kur e boshatisa Spitalin. Ne vitin 2000 vdiq dr. Zeqirija Sait, pastaj u b\u00eb t\u00ebrmeti. Un\u00eb u ndava nga Spitali.<br \/>\nGjat\u00eb k\u00ebtyre viteve punoja punime shkencore, vizitoja kongrese e konferena, u ndan\u00eb mir\u00ebnjohje nga qyteti, shoqatat urologjike.<br \/>\nSot, me 24. 04. 2020 u b\u00ebn\u00eb 35 vjet nga dh\u00ebnja e provimit specialistikn\u00eb fush\u00ebn e Urologjis\u00eb. Keshtu, nj\u00eb karrier\u00eb 42 vje\u00e7are si mjek, pasi n\u00eb detyr\u00ebn e mjekut fillova detyr\u00ebn disa vite m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Fjala e redaksis\u00eb:<\/p>\n<p>Pra, doktor Shevqet Mehmeti mbetet nj\u00eb pionier i urologjis\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Gjilan, i cili me 1887 hapi Repartin e Urologjis\u00eb. P\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto vite, fillimisht mjek e pastaj specialist i Urologjis\u00eb, i diplomuar dhe i magjistruar me notat maksimale 10, pjes\u00ebmarr\u00ebs i shum\u00eb kongreseve e konferencave shkencore rajonale e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, autor e bashkautor i shum\u00eb punimeve shkencore, mbetet shembulli m\u00eb origjinal i nj\u00eb humanisti q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vite kurr\u00eb nuk tha jo. Nuk tha jo kur pacienti e qytetari kishte nevoj\u00ebn p\u00ebr dijen e tij, p\u00ebr ndihm\u00ebn e tij, p\u00ebr dor\u00ebn e tij, edhe dit\u00ebn, edhe nat\u00ebn, edhe n\u00eb fest\u00eb, gjithmon\u00eb.<br \/>\nPrandaj, un\u00eb Nexhat Buzuku, botues i gazet\u00ebs online Arenapress.info i shpreh falenderime, mir\u00ebnjohje e respekt pafund.<br \/>\nT\u00eb urojm\u00eb e t\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb edhe shum\u00eb e shum\u00eb vite jet\u00eb e pun\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ty!<br \/>\nSukseset e doktor Shevqetit na b\u00ebjn\u00eb krenar\u00eb ne si qytet, si rajon e p\u00ebrtej.<\/p>\n<p>Ah koh\u00eb\u2026! Sa shpejt tretesh e sa t\u00eb paduksh\u00ebm e ke ritmin e jet\u00ebs!<\/p>\n<p>\/Rr\u00ebfimi i dr. Shevqet Mehmetit\/<\/p>\n<p>\/P\u00ebrgatiti dhe redaktoi p\u00ebr shtyp: N.Buzuku, botues i portalit Arena Press\/Arenapress.info\/<\/p>\n<p>Nuk lejohet kopjimi i tekstit ose ribotimi pa leje t\u00eb botuesit.<br \/>\n<img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/16B9E8B5-5116-4EF0-A3C9-717A90F55B5B.jpeg\" alt=\"\" width=\"200\" height=\"200\" class=\"aligncenter size-full wp-image-56181\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/16B9E8B5-5116-4EF0-A3C9-717A90F55B5B.jpeg 200w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/16B9E8B5-5116-4EF0-A3C9-717A90F55B5B-100x100.jpeg 100w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/16B9E8B5-5116-4EF0-A3C9-717A90F55B5B-150x150.jpeg 150w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/16B9E8B5-5116-4EF0-A3C9-717A90F55B5B-75x75.jpeg 75w\" sizes=\"auto, (max-width: 200px) 100vw, 200px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/5DE109E5-E155-4652-8C71-392381242815.jpeg\" alt=\"\" width=\"720\" height=\"960\" class=\"aligncenter size-full wp-image-56182\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/5DE109E5-E155-4652-8C71-392381242815.jpeg 720w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/5DE109E5-E155-4652-8C71-392381242815-600x800.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/5DE109E5-E155-4652-8C71-392381242815-225x300.jpeg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 720px) 100vw, 720px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/F9216210-84B6-45A5-B019-250EA8C2AD80.jpeg\" alt=\"\" width=\"960\" height=\"720\" class=\"aligncenter size-full wp-image-56183\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/F9216210-84B6-45A5-B019-250EA8C2AD80.jpeg 960w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/F9216210-84B6-45A5-B019-250EA8C2AD80-600x450.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/F9216210-84B6-45A5-B019-250EA8C2AD80-300x225.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/F9216210-84B6-45A5-B019-250EA8C2AD80-768x576.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Shevqeti nuk ishte mjaftuar vet\u00ebm me p\u00ebrfundimin e Fakultetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Beograd m enot\u00ebn maksimale, por pasi kishte filluar pun\u00ebn e mjekut n\u00eb Gjilan, pas pak vitesh mori udh\u00eb n\u00eb Zagreb, n\u00eb Klinik\u00ebn Shtet\u00ebrore \u201cREBRO\u201d p\u00ebr t\u00eb specializimin n\u00eb fush\u00ebn e Urologjis\u00eb, gjithashtu, me not\u00eb maksimale. Kthimi me trenin nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u201cAkropolis\u201d paralajm\u00ebronte se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":56186,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-56180","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56180","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56180"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56180\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56186"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}