{"id":56432,"date":"2020-04-29T15:03:12","date_gmt":"2020-04-29T15:03:12","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=56432"},"modified":"2020-04-29T16:15:08","modified_gmt":"2020-04-29T16:15:08","slug":"aktivitete-lojera-dhe-shume-emocione-per-prinderit-dhe-femijet-ne-kohe-izolimi-flet-psikologia-eltira-sadiku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/aktivitete-lojera-dhe-shume-emocione-per-prinderit-dhe-femijet-ne-kohe-izolimi-flet-psikologia-eltira-sadiku\/","title":{"rendered":"Aktivitete, Loj\u00ebra dhe shum\u00eb Emocione p\u00ebr Prind\u00ebrit dhe F\u00ebmij\u00ebt n\u00eb koh\u00eb izolimi, flet psikologia Eltira Sadiku"},"content":{"rendered":"<p>Ashtu sikurse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn edhe n\u00eb vendin ton\u00eb jan\u00eb mbyllur shum\u00eb aktivitete p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e korona virusit. \u00c7do gj\u00eb ka ndryshuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, nj\u00eb jet\u00eb ndryshe nga ajo q\u00eb jemi m\u00ebsuar. Ashtu sikurse p\u00ebr t\u00eb rriturit q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb aktivtetet e ndryshme edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt nuk ka m\u00eb angazhime n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme. Ata tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi nuk shkojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, nuk ndjekin kurset e ndryshme artistike apo kreative, e madje as ato sportive. Gjithashtu ata nuk kan\u00eb m\u00eb shok\u00ebt dhe shoqet e tyre p\u00ebr t\u00eb luajtur loj\u00ebra t\u00eb ndryshme n\u00eb natyr\u00eb e as n\u00eb shkoll\u00eb apo kopshte. Madje as tek hap\u00ebsirat e ndryshme me lodra nuk mund t\u00eb shihen. Kjo nuk do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrballuar nga ana e f\u00ebmij\u00ebve. Edhe pse e dijm\u00eb q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve sht\u00ebpit\u00eb tona jan\u00eb vendi m\u00eb i sigurt\u00eb p\u00ebr tu mbrojtur nga \u00e7do gj\u00eb q\u00eb rrezikon sh\u00ebndetin ton\u00eb. P\u00ebr t\u00eb ndihmuar dhe kuptuar individ\u00ebt fillimisht duhet t\u00eb kemi parasysh se si duket dhe si e ndjejn\u00eb veten n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb re p\u00ebr ta. Q\u00ebndrimi n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tona dhe me familjet tona her\u00eb pas here shkakton\u00eb edhe ndjenja t\u00eb p\u00ebrziera. Fakti q\u00eb jemi pran\u00eb familjes \u00ebsht\u00eb ndjenj\u00eb pozitive por ka edhe momente kur ndjehemi se jemi b\u00ebr\u00eb monoton nga rutina e p\u00ebrditshme e rrethuar brenda mureve t\u00eb sht\u00ebpive tona. F\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr v\u00ebmendjen e prind\u00ebrve, duan t\u00eb luajn\u00eb loj\u00ebra t\u00eb ndryshme me ta por kan\u00eb nevoj\u00eb edhe p\u00ebr ide kreative. F\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb unik\u00eb dhe t\u00eb shkath\u00ebt, k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr prind\u00ebrit q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb komunikim t\u00eb hapur me ta. Kjo ndonj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb menaxhohet nga ana e prind\u00ebrve. Shpesh\u00eb her\u00eb prind\u00ebrit ndjehen t\u00eb lodhur dhe t\u00eb hargjuar n\u00eb aspektin e energjis\u00eb fizike, poashtu edhe n\u00eb aspektin e kreativitetit p\u00ebr loj\u00ebra t\u00eb ndryshme. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb devijimin e v\u00ebmendjes nga bisedat e frikshme t\u00eb virusit, alternativa m\u00eb e fuqishme jan\u00eb loj\u00ebrat me ta. Prind\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkryer nuk ka, por prind\u00ebr t\u00eb mir\u00eb po. Me disa fjal\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebse ky artikull do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb mj\u00eb integrim detyrash brenda familjes p\u00ebr secilin, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ndihmon krijimin e aur\u00ebs mbrojt\u00ebse emocionale p\u00ebr t\u00eb mos u zgjeruar problemi i f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb disa probleme tjera t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndetit mendor.<\/p>\n<p><strong>Sa e njohin prind\u00ebrit zhvillimin emocional t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe ndikimn e loj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme edhe te zhvillimit social  p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb nd\u00ebrveprim me t\u00eb tjer\u00ebt, po ashtu dhe zhvillimit t\u00eb kontaktit me ta?<\/strong><\/p>\n<p>Loj\u00ebra t\u00eb ndryshme mund t\u00eb zhvillohen p\u00ebr nxitjen e zhvillimit emocional, por edhe t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb zhvillimin e t\u00eb mbajturit mend, po ashtu edhe ndaj zhvillimit t\u00eb t\u00eb folurit dhe pasurimit t\u00eb fjalorit. F\u00ebmij\u00ebt emocionet i m\u00ebsojn\u00eb nga p\u00ebrvoja. Reagimet emocionale jan\u00eb shpesh t\u00eb lidhura me kultur\u00ebn e t\u00eb jetuarit. Shpesh\u00eb her\u00eb f\u00ebmij\u00ebt  disa emocione nuk i njohin por me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb tu ndihmojm\u00eb se si t\u2019i m\u00ebsojn\u00eb ato emocione.<\/p>\n<p><strong>Si ndikon loja tek zhvillimi i f\u00ebmij\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet loj\u00ebs f\u00ebmij\u00ebt identifikojn\u00eb dhe tregojn\u00eb emocionet e tyre. K\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrmes loj\u00ebs dhe lodrave q\u00eb t\u00eb shprehin emocione t\u00eb ndryshme. Duke luajtur loj\u00ebra t\u00eb ndryshme me f\u00ebmij\u00ebt i m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb identifikojn\u00eb emocionet, t\u00eb din shkakun e paraiqtjes s\u00eb tyre, t\u00eb mundohet q\u00eb t\u2019i tregoj\u00eb emocionet e veta. T\u00eb gjitha k\u00ebto ndikojn\u00eb shum\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e zhvillimit social-emocional. Zhvillimi social dhe nd\u00ebrveprimi me t\u00eb tjer\u00ebt ndikojn\u00eb te f\u00ebmija p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ata e shohin veten, t\u00eb tjer\u00ebt dhe bot\u00ebn q\u00eb e rrethon. Loja u ndihmon dhe m\u00ebson f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vendosin kontakt me t\u00eb tjer\u00ebt, si t\u00eb zgjidhin ndonj\u00eb problem pa dhun\u00eb, si dhe kur duhet t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb emocionet var\u00ebsisht nga situata, gj\u00eb q\u00eb prind\u00ebrit duhet t\u00eb intervenojn\u00eb q\u00eb t\u2019i drejtojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. P\u00ebrmes loj\u00ebs f\u00ebmij\u00ebt zhvillojn\u00eb kujdesin p\u00ebr veten \u2013 zhvillimin e shprehive higjienike dhe kulturore, m\u00ebsojn\u00eb rregullat, zhvillimin e pasqyr\u00ebs p\u00ebr vete, zhvillimin e pavar\u00ebsimit dhe forcimin e vet\u00ebbesimit.<br \/>\n<strong>Sh\u00ebndeti i mir\u00eb fizik<\/strong> u jep f\u00ebmij\u00ebve energji dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb aktive n\u00eb proceset e t\u00eb m\u00ebsuarit. Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket <strong>zhvillimit kognitiv<\/strong> (njoh\u00ebs) f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebrdorin aft\u00ebsi dhe strategji p\u00ebr t\u00eb esksploruar dhe m\u00ebsuar rreth bot\u00ebs s\u00eb tyre si dhe m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb p\u00ebrfshihet logjika, arsyetimi, kujtesa, v\u00ebmendja dhe kontrolli. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye f\u00ebmij\u00ebve duhet ti ofrojm\u00eb mjedise stimuluese dhe mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr t\u00eb forcuar zhvillimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<br \/>\nLoja ka natyr\u00eb edukative p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn. Prind\u00ebrit duhet t\u2019u lejojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb organizojn\u00eb dhe t\u00eb sajojn\u00eb loj\u00ebra, kurse prind\u00ebrit t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u2019i ndihmuar dhe \u00e7do her\u00eb t\u00eb marrin n\u00eb konsiderat\u00eb lodra q\u00eb nxisin krijimtarin\u00eb dhe imagjinat\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull do t\u00eb gjeni disa m\u00ebnyra t\u00eb nd\u00ebrveprimit tuaj me f\u00ebmij\u00ebt gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb karantin\u00ebs<\/strong>.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl fillojn\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb q\u00eb nga lindja. Interaksioni i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl me mjedisin dhe t\u00eb rriturit \u00ebsht\u00eb baz\u00eb e m\u00ebsimit t\u00eb hersh\u00ebm. N\u00eb periudh\u00ebn 0-2 vje\u00e7 f\u00ebmij\u00ebt zhvillohen shum\u00eb shpejt\u00eb dhe prind\u00ebrit duhet t\u00eb ken\u00eb parasysh q\u00eb t\u00eb bj\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb nxisin zhvillimin dhe m\u00ebsimin e hersh\u00ebm, e m\u00eb s\u00eb miri e nxisim p\u00ebrmes loj\u00ebrave dhe veprimeve rutinore t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb aktivitete mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb prind\u00ebrit p\u00ebr grup mosh\u00ebn 0-2 vje\u00e7?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebr bebet 6 muajshe<\/strong> mund t\u00eb krijoni mjedise t\u00eb p\u00ebrshtatshme n\u00eb sht\u00ebpi duke krijuar disa lloj aktivitete si: lodra rrotulluese mbi krevatin e bebit, lodra q\u00eb mund t\u2019i shtr\u00ebngoj\u00eb, lodra t\u00eb buta ose topa, fotografi, rrake dhe zile. Bebet zot\u00ebrojn\u00eb shum\u00eb pak aft\u00ebsi manipuluese, p\u00ebrjetojn\u00eb bot\u00ebn p\u00ebrmes shikimit, tingujve dhe t\u00eb prekurit. Mund t\u2019i k\u00ebndoni bebes dhe ta mbani n\u00eb krah\u00eb duke l\u00ebvizur para e pas sipas ritmit t\u00eb k\u00ebng\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Grup\u00eb mosha 7 \u2013 17 muaj<\/strong> mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aktivitete me tinguj dhe fjal\u00eb, t\u00eb imitojn\u00eb kafsh\u00ebt, t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb k\u00ebng\u00eb. T\u00eb b\u00ebni loj\u00ebra fizike p\u00ebr shembull mund t\u00eb fshihni nj\u00eb objekt n\u00eb dor\u00ebn tuaj dhe pastaj f\u00ebmija ta gjej\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt e k\u00ebsaj moshe p\u00eblqejn\u00eb kutit\u00eb boshe dhe k\u00ebnaqen duke i futur e nxjerr\u00eb kubat, kap\u00ebset etj.<\/p>\n<p><strong>F\u00ebmij\u00ebt e mosh\u00ebs 18 &#8211; 2 vje\u00e7<\/strong> nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb lodrat me t\u00eb tjer\u00ebt edhe pse u p\u00eblqen t\u00eb luajn\u00eb me ta. Atyre u p\u00eblqen t\u00eb luajn\u00eb m\u00eb kukulla t\u2019i veshin dhe t\u2019i zhveshin, lodra me t\u00eb goditur si p\u00ebrshembull nj\u00eb \u00e7eki\u00e7 druri p\u00ebr t\u00eb goditur gozhd\u00ebn, ndajn\u00eb objektet sipas formave dhe kjo nxit shkath\u00ebsit\u00eb e duarve, mund t\u00eb emitoni kafsh\u00ebt dhe t\u00eb k\u00ebndoni k\u00ebng\u00eb me ndonj\u00eb lod\u00ebr muzikore q\u00eb keni n\u00eb sht\u00ebpi. Me plastelin\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni gj\u00ebra t\u00eb ndryshme var\u00ebsisht se n\u00eb \u00e7ka shfaq interesim f\u00ebmija. Aktivitetet me tinguj dhe fjal\u00eb u b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje f\u00ebmij\u00ebve, sidomos ato q\u00eb rimojn\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke i shoq\u00ebruar edhe me veprim.<br \/>\n<strong>F\u00ebmij\u00ebt e mosh\u00ebs 3 &#8211; 5<\/strong> vje\u00e7 shfaqin kuriozitet p\u00ebr gj\u00ebra. Ata do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb pyetje dhe do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb testoj\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e veta fizike, sepse kjo \u00ebsht\u00eb mosha e fantazis\u00eb dhe imagjinat\u00ebs. Mund t\u00eb b\u00ebni aktivitete t\u00eb ndryshme: lodra nd\u00ebrtuese, vegla arti  (lapsa,ngjyra t\u00eb drurit, ngjyra t\u00eb ujit) vizatoni format gjeometrike, jepni f\u00ebmij\u00ebs kubat apo \u00e7far\u00eb do q\u00eb keni n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb ndaj\u00eb sipas ngjyr\u00ebs, form\u00ebs dhe madh\u00ebsis\u00eb. Libra me fotografi rreth kafsh\u00ebve,familjes, ngjarjeve t\u00eb p\u00ebrditshme,t\u00eb thuani vjersha me rim\u00eb po ashtu dhe t\u00eb k\u00ebndoni, thuani alfabetin dhe numrat n\u00eb form\u00eb loje. Gjat\u00eb leximit t\u00eb p\u00ebrrallave apo shikimit t\u00eb tyre n\u00eb TV, flisni p\u00ebr ndjenjat dhe emocionet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tregim. N\u00ebse keni mund\u00ebsi t\u00eb dilni t\u00eb sh\u00ebtisni me f\u00ebmij\u00ebt, flisni p\u00ebr gj\u00ebrat gjat\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb shihni. P\u00ebrpara pasqyr\u00ebs b\u00ebni aktivitete fizike, vall\u00ebzoni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb f\u00ebmija t\u2019ju emiton. N\u00ebp\u00ebrmjet\u00eb loj\u00ebs f\u00ebmija b\u00ebhet personazhi kryesor i bot\u00ebs s\u00eb tij, duke b\u00ebr\u00eb role se \u00ebsht\u00eb dikush tjet\u00ebr d\u00ebmeth\u00ebn\u00eb marrin role t\u00eb kund\u00ebrta gjinore her\u00eb b\u00ebhen i miri e her\u00eb i keqi, her\u00eb viktima e her\u00eb heroi. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb e dukshme q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb pyetje q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjigjet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe f\u00ebmij\u00ebt mund t\u00eb ndihen konfuz.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt vazhdimisht zhvillohen dhe rriten. Zhvillimi njoh\u00ebs b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb kompleks. Kjo koh\u00eb gjithashtu \u00ebsht\u00eb edhe e ngarkuar p\u00ebr marrjen e aft\u00ebsive akademike. F\u00ebmij\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb se si t\u00eb lexojn\u00eb, shkruajn\u00eb, shqiptojn\u00eb dhe kryejn\u00eb operacione t\u00eb thjeshta matematikore dhe k\u00ebnaqen me aft\u00ebsit\u00eb e veta q\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra.<br \/>\n<strong>F\u00ebmij\u00ebt e mosh\u00ebs 6 &#8211; 8<\/strong> kushtoni v\u00ebmendje t\u00eb vazhdueshme kur ata jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka. Zhvilloni plane t\u00eb thjeshta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb q\u00ebllim dhe ndihmoni ata p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e zakonshme. Flisni p\u00ebr mosh\u00ebn e tyre aktuale se sa vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe sa vje\u00e7 do t\u00eb jet\u00eb vitin tjet\u00ebr. Tregoni ndryshimin midis t\u00eb djatht\u00ebs dhe t\u00eb majt\u00ebs. Shpjegoni ndryshimin e dit\u00ebs dhe nat\u00ebs dhe \u00e7far\u00eb aktivitete b\u00ebni n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Identifikoni ndryshimin e kat\u00ebr stin\u00ebve t\u00eb vitit dhe bisedoni p\u00ebr to. Luani loj\u00ebra me rregulla dhe zakonisht jan\u00eb mjaft t\u00eb mir\u00eb  p\u00ebr t\u2019i kuptuar dhe ndjekur ato. Gjithashtu shpjegoni konceptin e t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebs si: e madhe &#8211; e vogel, ftoht\u00eb \u2013 nxeht\u00eb etj. Shpjegoni nj\u00eb problem ose situat\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme sepse kjo do t\u2019i ndihmoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb zhvillimin e aft\u00ebsive shoq\u00ebrore dhe t\u00eb z\u00ebn\u00eb miq\u00eb. Gjithsesi nxitni f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb vizatojn\u00eb gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme.<\/p>\n<p><strong>F\u00ebmij\u00ebt e mosh\u00ebs 9 &#8211; 12 vje\u00e7<\/strong> mund t\u00eb b\u00ebni aktivitete t\u00eb ndryshme duke i inkurajuar n\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb ata d\u00ebshirojn\u00eb dhe shfaqin interesim m\u00eb shum\u00eb. Mund t\u00eb b\u00ebni aktivitete fizike sepse u p\u00eblqejn\u00eb sportet dhe puna ekipore. N\u00eb oborr\u00eb mund t\u00eb luani sporte t\u00eb ndryshme s\u00eb bashku, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb oborrit mund t\u00eb b\u00ebni edhe ushtrime fizike p\u00ebr t\u00eb ruajtur sh\u00ebndetin fizik dhe at\u00eb mendor\u00eb. Inkurajoni q\u00eb t\u00eb merren me hobi t\u00eb ndryshme ku ata shfaqin aft\u00ebsi si: vizatim, muzik\u00eb, sport\u00eb etj. Mund t\u00eb luani loj\u00ebra q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shpejt\u00ebsi, aft\u00ebsi dhe strategji sepse k\u00ebto loj\u00ebra rrisin p\u00ebrq\u00ebndrimin dhe u ndihmojn\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb ata duan. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb u p\u00ebrmbahen rregullave t\u00eb loj\u00ebrave dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull p\u00ebr ta edhe kur humbin.<\/p>\n<p>N\u00ebse po hasni v\u00ebsht\u00ebr\u00ebsi me f\u00ebmij\u00ebt tuaj gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve apo n\u00ebse keni nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje psikologjike, ju apo f\u00ebmija juaj mund t\u00eb kontaktoni NOKTA grup ne facebook dhe @notktagrupi ne instagram.<\/p>\n<p>Eltira Sadiku Psikologe dhe terapiste e zhvillimit p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ashtu sikurse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn edhe n\u00eb vendin ton\u00eb jan\u00eb mbyllur shum\u00eb aktivitete p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e korona virusit. \u00c7do gj\u00eb ka ndryshuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, nj\u00eb jet\u00eb ndryshe nga ajo q\u00eb jemi m\u00ebsuar. Ashtu sikurse p\u00ebr t\u00eb rriturit q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb aktivtetet e ndryshme edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt nuk ka m\u00eb angazhime n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":56433,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-56432","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56432","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56432"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56432\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56433"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56432"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56432"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56432"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}