{"id":56956,"date":"2020-05-07T17:43:16","date_gmt":"2020-05-07T17:43:16","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=56956"},"modified":"2020-05-07T17:43:16","modified_gmt":"2020-05-07T17:43:16","slug":"reagim-ndaj-vendimit-te-autoritetit-kosovar-te-konkurrences-kunder-hib-petrol","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/reagim-ndaj-vendimit-te-autoritetit-kosovar-te-konkurrences-kunder-hib-petrol\/","title":{"rendered":"Reagim ndaj vendimit t\u00eb Autoritetit Kosovar t\u00eb Konkurrenc\u00ebs kund\u00ebr HIB Petrol"},"content":{"rendered":"<p>HIB PETROL: N\u00cb KOH\u00cbN M\u00cb T\u00cb V\u00cbSHTIR\u00cb P\u00cbR EKONOMIN\u00cb, AUTORITETI KOSOVAR I KONKURRENC\u00cbS ME MISION SHKAT\u00cbRRUES NDAJ TATIMPAGUESIT M\u00cb T\u00cb MADH N\u00cb KOSOV\u00cb DHE KOMPANIVE TJERA N\u00cb INDUSTRI<\/p>\n<p>Sot, Autoriteti Kosovar i Konkurrenc\u00ebs (AKK) e ka njoftuar korporat\u00ebn HIB Petrol lidhur me nj\u00eb vendim skajshm\u00ebrisht jo-serioz dhe me mision shkat\u00ebrrues ndaj korporat\u00ebs HIB, p\u00ebrmes t\u00eb cilit synon ta nd\u00ebshkoj\u00eb korporat\u00ebn HIB me 3% t\u00eb totalit t\u00eb hyrave gjasht\u00ebmujore t\u00eb vitit 2018, me pretendimin e \u00e7\u2019rregullimit t\u00eb konkurrenc\u00ebs tregtare p\u00ebr muajt n\u00ebntor dhe dhjetor t\u00eb vitit 2018, t\u00eb cilin n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ka arritur ta faktoj\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb kur n\u00eb vendet e rajonit dhe t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, shtetet po b\u00ebjn\u00eb stimulime t\u00eb m\u00ebdha financiare p\u00ebr shp\u00ebtimin e domodosh\u00ebm ekonomik, posa\u00e7\u00ebrisht ndaj tatimpguesve t\u00eb m\u00ebdhenj, si interes strategjik p\u00ebr ekonomin\u00eb e tyre vendore, n\u00eb Kosov\u00eb, Autoriteti  Kosovar i Konkurrenc\u00ebs ka vendosur ta b\u00ebj\u00eb sakt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn \u2013 duke marr\u00eb vendim p\u00ebr nd\u00ebshkimin e tatimpaguesit m\u00eb t\u00eb madh vendor, korporat\u00ebs HIB, me 3% t\u00eb totalit t\u00eb t\u00eb hyrave p\u00ebr 6 (gjasht\u00eb) mujorin e vitit 2018, pa asnj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb vetme, por duke u bazuar kryesisht n\u00eb si\u00e7 thuhet; \u201cshqet\u00ebsimet e ngritura nga opinioni publik, p\u00ebrmes mediave dhe shoq\u00ebris\u00eb civile\u201d. N\u00eb vendimin e nj\u00ebjt\u00eb, AKK poashtu thot\u00eb se HIB Petrol nuk ka abuzuar me pozit\u00ebn dominuese treg. <\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb theksuar t\u00eb fakteve mbi t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ky vendim, dhe p\u00ebrkund\u00ebr sqarimeve t\u00eb dh\u00ebna, AKK nuk ka arritur ta kuptoj\u00eb funksionimin e tregut t\u00eb derivateve dhe faktor\u00ebve q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vendosjen e \u00e7mimeve, q\u00eb n\u00eb rastin e korporat\u00ebs HIB jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb; modelin vetanak t\u00eb caktimit t\u00eb \u00e7mimeve, t\u00eb sqaruar n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb dat\u00ebs 14 shkurt 2020 bazuar n\u00eb projekt buxhet, rritjen e \u00e7mimeve sezonale t\u00eb berz\u00ebs dhe furnizimin m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, kufizimet dhe k\u00ebrkesat e bankave sa i p\u00ebrket kredive dhe mbit\u00ebrheqjeve, investimet kapitale t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb zgjerimin e rrjetit t\u00eb saj t\u00eb shitjes, rritja e shpenzimeve si pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb pagave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve (me mbi 300 mij\u00eb euro), shpenzimeve tatimore, rritjet e tarifave nga rregullatori si licencat e shumta, pastrimi i rezervuareve apo edhe rritja e kostova nga qerat\u00eb, rabatet vjetore t\u00eb grumbulluara n\u00eb fundvit, apo edhe investimet n\u00eb sistemet e brendshme operative dhe investimet q\u00eb synojn\u00eb harmonizim me legjislacionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.  <\/p>\n<p>\u201cMetodologjia e vendosjes s\u00eb \u00e7mimeve nga ana e HIB Petrol \u00ebsht\u00eb metodologji e pavarur biznesore e bazuar n\u00eb modelin e saj biznesor, dhe e cila metodologji e \u00e7mimeve nuk ka ndikuar dhe nuk ka pasur asnj\u00eb efekt n\u00eb \u00e7regullimin e konkurrenc\u00ebs n\u00eb industrin\u00eb e naft\u00ebs dhe benzin\u00ebs. Vendosja e \u00e7mimeve nga HIB Petrol \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me modelin e saj biznesor t\u00eb aplikuar n\u00eb vite, dhe \u00e7mimet e vendosura nga HIB Petrol kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ndryshme nga t\u00eb gjitha kompanit\u00eb tjera dhe nuk ka pasur \u00e7mime uniforme, prandaj nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr praktik\u00eb t\u00eb bashk\u00ebrenduar\/marr\u00ebveshje\u201d ka th\u00ebn\u00eb Hysen Lajqi, drejtor ekzekutiv n\u00eb HIB Petrol.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb koh\u00ebn kur e gjith\u00eb v\u00ebmendja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjetjen e modelit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00ebn ekonomike dhe ruajtjen e vendeve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr mbi 1300 t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb korporat\u00ebn ton\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duam t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i paguajm\u00eb rregullisht dhe me paga t\u00eb plota, p\u00ebrkund\u00ebr goditjes s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb q\u00eb kemi marr\u00eb nga pandemia, ne duhet tani poashtu t\u00eb luftojm\u00eb edhe me vendime krejt\u00ebsisht t\u00eb padrejta, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn ambientin ton\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes pothuajse t\u00eb pamundur dhe me rrezik t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm ekonomik, si p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt tan\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr vendin, ndaj t\u00eb cilit ne vazhdimisht paguajm\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti taksa dhe tatime\u201d <\/p>\n<p>Prandaj, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb shum\u00eb sfiduese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb na nevojiten institucione q\u00eb gjejn\u00eb forma p\u00ebr mb\u00ebshtetje dhe stimullime p\u00ebr dalje nga kriza ekonomike, dhe jo autoritete q\u00eb marrin vendime t\u00eb pabazuara, t\u00eb padrejta dhe nd\u00ebshkuese, t\u00eb cilat do ta v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb edhe m\u00eb tej gjendjen ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme socio-ekonomike, duke shkaktuar kriza t\u00eb tjera me mision shkat\u00ebrrues dhe d\u00ebme t\u00eb pariparueshme ndaj nesh n\u00eb ve\u00e7anti, dhe gjith\u00eb tregut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet se HIB \u00ebsht\u00eb korporata m\u00eb e madhe n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb nga shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Pik\u00ebrisht n\u00eb 2018, p\u00ebr 10 vjet shtet\u00ebsi, HIB ka paguar rreth 500 milion\u00eb euro n\u00eb buxhetin e shtetit, nd\u00ebrsa dobia e p\u00ebrgjithshme ekonomike q\u00eb HIB ka krijuar n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e madhe sesa shuma direkte q\u00eb korporata ka paguar n\u00eb institucionet e tatimit dhe dogan\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>HIB PETROL: N\u00cb KOH\u00cbN M\u00cb T\u00cb V\u00cbSHTIR\u00cb P\u00cbR EKONOMIN\u00cb, AUTORITETI KOSOVAR I KONKURRENC\u00cbS ME MISION SHKAT\u00cbRRUES NDAJ TATIMPAGUESIT M\u00cb T\u00cb MADH N\u00cb KOSOV\u00cb DHE KOMPANIVE TJERA N\u00cb INDUSTRI Sot, Autoriteti Kosovar i Konkurrenc\u00ebs (AKK) e ka njoftuar korporat\u00ebn HIB Petrol lidhur me nj\u00eb vendim skajshm\u00ebrisht jo-serioz dhe me mision shkat\u00ebrrues ndaj korporat\u00ebs HIB, p\u00ebrmes t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":56957,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-56956","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56956\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56957"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}