{"id":57322,"date":"2020-05-14T12:46:28","date_gmt":"2020-05-14T12:46:28","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=57322"},"modified":"2020-05-14T12:46:28","modified_gmt":"2020-05-14T12:46:28","slug":"ky-vit-shkollor-as-i-humbur-as-i-deshtuar-vleresimi-i-nxenesve-ne-harmoni-me-rrethanat-e-pandemise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ky-vit-shkollor-as-i-humbur-as-i-deshtuar-vleresimi-i-nxenesve-ne-harmoni-me-rrethanat-e-pandemise\/","title":{"rendered":"Ky vit shkollor \u2013 as i humbur, as i d\u00ebshtuar \u2013 vler\u00ebsimi i nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb harmoni me rrethanat e pandemis\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>\/Nga Nexhat Buzuku\/<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore krijojn\u00eb situata t\u00eb reja dhe t\u00eb papritura, si\u00e7 ndodhi me pandemin\u00eb, at\u00ebher\u00eb edhe zhvillimet dhe proceset n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paralizohen dhe ndryshojn\u00eb ecurin\u00eb e pun\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, do theksuar se procesi normal m\u00ebsimor u nd\u00ebrpre befasisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur, pasi ishim t\u00eb pap\u00ebrgatitur n\u00eb aspektin teknologjik dhe, ndoshta, metodologjik, p\u00ebr sfid\u00ebn q\u00eb na preku.<br \/>\nMegjithat\u00eb, kalimi pa vones\u00eb n\u00eb m\u00ebsimin nga distanca \u2013 m\u00ebsimi online, mund\u00ebsoi q\u00eb t\u00eb ruhet vazhdim\u00ebsia e procesit m\u00ebsimor, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr edhe e vitit shkollor.<br \/>\nAshtu, sikur edhe n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, q\u00ebllimi i par\u00eb dhe kryesor ishte dhe ende \u00ebsht\u00eb ruajtja e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb procesit m\u00ebsimor, m\u00ebsidh\u00ebnies \u2013 m\u00ebsimnx\u00ebnies dhe, mbi t\u00eb gjitha, mobilizimi i nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb p\u00ebrputhje me situat\u00ebn e re jasht\u00eb objekteve shkollore.<br \/>\nPra, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se qen\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte dhe mbeti aspekti i mobilizimit n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs \u2013 nx\u00ebn\u00ebs \u2013 prind\u00ebr, nd\u00ebrsa vler\u00ebsimi i nx\u00ebn\u00ebsve nuk b\u00ebhet sikur n\u00eb kushte normale, por n\u00eb p\u00ebrputhje me jet\u00ebn dhe veprimin n\u00eb rrethana t\u00eb pandemis\u00eb.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb rast, lidhur me vitin shkollor dhe vler\u00ebsimin e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb mbajtjes s\u00eb m\u00ebsimit, biseduam me njoh\u00ebsin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb arsimit n\u00eb Kosov\u00eb, profesor Fehmi Sylejmani, me t\u00eb cilin do t\u00eb shpalosim disa nga aspektet ky\u00e7e t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies-m\u00ebsimnx\u00ebnies n\u00eb rrethana t\u00eb papritura \u2013 t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, sikur kjo e pandemis\u00eb, si dhe ndryshimet q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb n\u00eb kurrikulat m\u00ebsimore, herrjen e librave nga p\u00ebrmbajtja abstrakte, p\u00ebr \u00e7antat e nx\u00ebn\u00ebsve, m\u00ebsimin dixhital, etj.<\/p>\n<p>Arena: Duke qen\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvoja e par\u00eb e mbajtjes s\u00eb m\u00ebsimit nga distanca \u2013 e m\u00ebsimit online, si e vler\u00ebsoni k\u00ebt\u00eb organizim t\u00eb procesit m\u00ebsimor?<\/p>\n<p>Sylejmani: S\u2019do mend se gatishm\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb p\u00ebr m\u00ebsimin n\u00eb distanc\u00eb nuk ka munguar nga asnj\u00eb nivel, madje duhet komplimentuar, ndon\u00ebse ishin t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt t\u00eb pa p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb form\u00eb m\u00ebsimore, teksa ky m\u00ebsim kishte v\u00ebsht\u00ebrsi t\u00eb veta, k\u00ebrkonte p\u00ebrgatitje shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se m\u00ebsimi konvencional, metoda dhe metodologji tjera si dhe kushte tjera shtes\u00eb teknologjike.<br \/>\nDhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duhet t\u00eb themi se ka qen\u00eb nj\u00eb organizim, mbase edhe i mir\u00eb, me p\u00ebrjashtime, ndon\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nuk mund t\u00eb flasim p\u00ebr cil\u00ebsi, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mobilizim, stimulim, motivim dhe moral p\u00ebr t\u00eb tejkaluar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, t\u00eb papar\u00eb ndonj\u00eb her\u00eb.<br \/>\nQ\u00ebllimi i t\u00eb gjith\u00ebve ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb shk\u00ebputje t\u00eb procesit m\u00ebsimor, duke sajuar metoda dhe m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme n\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb reja. Prandaj, me plot\u00eb t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb aplikuar m\u00ebsimi n\u00eb distanc\u00eb, duke p\u00ebrdor\u00eb platforma t\u00eb ndryshme digjitale nga m\u00ebsuesit dhe, assesi, nuk kemi guxuar t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb ky vit shkollor t\u00eb nd\u00ebrpritet.<\/p>\n<p>Arena: A mendoni se ky vit do t\u00eb p\u00ebrmbyllet me sukses, bazuar n\u00eb rrethanat e krijuara, pra t\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb re t\u00eb pazakonshme?<\/p>\n<p>Sylejmani: Gjithsesi, do t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm, ndon\u00ebse duhet pranuar se ky vit do t\u00eb jet\u00eb i d\u00ebmtuar, por jo i d\u00ebshtuar apo i djegur.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb ka patur pabarazi t\u00eb theksuar tek nxn\u00ebnsit, meq\u00eb ka pas nx\u00ebn\u00ebs m\u00eb kushte jo t\u00eb mira socio-ekonomike, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb mundur t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb t\u00eb m\u00ebsimit, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrcjelljes n\u00eb televizionin publik t\u00eb RTK-s\u00eb, sikund\u00ebr q\u00eb ka munguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizm komponentja e edukimit, p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebsimit n\u00eb distanc\u00eb.<\/p>\n<p>Arena: Shpeshher\u00eb \u00ebsht\u00eb diskutuar se m\u00eb s\u00eb v\u00ebshtiri n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb m\u00ebsimit n\u00eb distanc\u00eb do ta ken\u00eb parashkolloret (f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb \u00e7erdhe) dhe niveli 1-5 i arsimit.<br \/>\nA mendoni se, megjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, ky nivel do ta ket\u00eb kapur baz\u00ebn e asaj q\u00eb njihet ne pedagogji si formimi i domosdosh\u00ebm i shprehive p\u00ebr pun\u00eb \u2013 m\u00ebsim dhe aspektin edukativ?<\/p>\n<p>Sylejmani: Edukimi m\u00eb i mir\u00eb i mundsh\u00ebm i nxn\u00ebnsve b\u00ebhet n\u00eb nivelin 1-5, sikund\u00ebr q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel edhe v\u00ebsht\u00ebrit\u00eb e m\u00ebsimnxn\u00ebnies dhe m\u00ebsimdh\u00ebnsies jan\u00eb t\u00eb dukshme, sepse shk\u00ebputja e m\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel \u00ebsht\u00eb e theksuar, meq\u00eb shum\u00eb shpejt\u00eb f\u00ebmijt\u00eb i harrojn\u00eb shkronjat, numrat, por edhe elementet tjera q\u00eb lidhen me m\u00ebsimin dhe shprehit\u00eb n\u00eb jet\u00eb.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Kosova n\u00eb k\u00ebto rrethana, por duhet patjet\u00ebr n\u00ebnvizuar se mbi 90 p\u00ebr qind e shkollave n\u00eb bot\u00eb e kan\u00eb nd\u00ebrpre m\u00ebsimin e rregullt.<\/p>\n<p>Arena: Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i nx\u00ebn\u00ebsve.<br \/>\nSi mendoni se duhet t\u00eb b\u00ebhet vler\u00ebsimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb MASHT-i ka p\u00ebrcaktuar udh\u00ebzimin e vler\u00ebsimit, sipas t\u00eb cilit nx\u00ebn\u00ebsit nuk mund t\u00eb ket\u00eb not\u00ebn me t\u00eb ul\u00ebt nga ajo q\u00eb e kishin deri me 11 mars?<\/p>\n<p>Sylejmani: Edhe p\u00ebrkund\u00ebr udh\u00ebzimit t\u00eb MASHT-it p\u00ebr vler\u00ebsim n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb dhe m\u00ebsimit n\u00eb distanc\u00eb, mendoj se m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit duhet t\u00eb tregohen t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm me m\u00ebnyrat e t\u00eb vler\u00ebsuarit, duke p\u00ebrdor\u00eb ide t\u00eb ndryshme kreative, sepse rrethanet aktuale na didktojn\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim m\u00eb ndryshe. Gjithsesi nj\u00eb vler\u00ebsim q\u00eb nuk d\u00ebmton nx\u00ebn\u00ebsin, p\u00ebrkundrazi e stimulon at\u00eb dhe i krijon motiv m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr m\u00ebsim pas kthimit n\u00eb shkolla. Pra, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb nuk kund t\u00eb ket\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb zakonsh\u00ebm, si\u00e7 nuk kemi as m\u00ebsimdh\u00ebnie e m\u00ebsimnx\u00ebnie t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Arena: Q\u00eb n\u00ebnkupton se\u2026?<\/p>\n<p>Sylejmani: Q\u00eb duhet t\u2019i kemi parasysh rrethanat e pandemis\u00eb, di\u00e7ka e pazakonshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne.<br \/>\nQ\u00eb n\u00ebnkupton se ky format i till\u00eb i t\u00eb m\u00ebsuarit, por edhe n\u00eb rast t\u00eb t\u00eb kthyerit n\u00eb shkoll\u00eb, m\u00ebsimi duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb leht\u00ebsues, k\u00ebshillues, relaksues, aktivitete kreative, p\u00ebrs\u00ebritje e atyre q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb her\u00ebt, e jo ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb si m\u00eb par\u00eb n\u00eb kushte normale, meq\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat jan\u00eb teknikalitete.<\/p>\n<p>Arena: Kjo gjendje e re ka krijuar situat\u00eb t\u00eb re, sikur asgj\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb si m\u00eb par\u00eb, as n\u00eb procesin e m\u00ebsimit (m\u00ebsimdh\u00ebnies e m\u00ebsimnx\u00ebnies).<br \/>\nA mendoni se tashm\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsohemi me m\u00ebsimin online \u2013 kalimin gradual n\u00eb m\u00ebsimin dixhital?<\/p>\n<p>Sylejmani: Momentumi i ri i krijuar nga pandemia na ka shtyr\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e arsimit, nga m\u00ebsimi i klasave tradicionale n\u00eb ato digjitale dhe, rrjedhimisht, nj\u00eb g\u00ebrshetim i k\u00ebtyre dyjave.<br \/>\nPrandaj, arsimi po kalon, edhe p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb s\u2019jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur aktualisht, n\u00eb epok\u00ebn digjitale dhe duhet ecur me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm si n\u00eb krejt vendet e zhvilluara.<br \/>\nGjithsesi organet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb arsimit duhet t\u00eb mendojn\u00eb e planifikojn\u00eb p\u00ebr avansimin dhe zhvillimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb, t\u00eb investohet duksh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment, mabse i domosdoshm\u00eb dhe n\u00eb trend me koh\u00ebn. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve t\u2019u ofrohen trajnime falas p\u00ebr programe dhe paltforma dixhitale, e investimet n\u00eb shkolla t\u00eb orientohen kryesisht n\u00eb teknologjin\u00eb informative.<\/p>\n<p>Arena: Duke qen\u00eb se m\u00ebsimi dixhital tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb \u00e7ka mendoni se duhet t\u00eb ndryshohet n\u00eb kurrikulat m\u00ebsimore, n\u00eb libra, n\u00eb literatur\u00eb shkollore, n\u00eb \u00e7anta kilogram\u00ebshe t\u00eb mbushura me libra?<\/p>\n<p>Sylejmani: Patjet\u00ebr, ndryshimi t\u00ebr\u00ebsor, cil\u00ebsor dhe pa vones\u00eb. T\u00eb rishikohen kurrikulat dhe literatura shkollore, t\u00eb ndalohet nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb ribotimi i librave pa kurr\u00ebfar\u00eb ndryshimi, libra tashm\u00eb t\u00eb konsumuara. Kurrikula duhet t\u00eb reformohet, t\u00eb p\u00ebrshtatet me m\u00ebsimin dixhital, t\u00eb m\u00ebnjanohen formalizat dhe aspektet e panevojshme teknike. Nd\u00ebrsa, librat t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shkruara edhe n\u00eb versionin elektronik dhe t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i shftyt\u00ebzojn\u00eb edhe vet\u00eb m\u00ebsuesit, nx\u00ebn\u00ebsit dhe prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>\u00c7antat kilogram\u00ebshe duhet t\u2019u shkarkohen nx\u00ebn\u00ebsve dhe jo t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019ua shtremb\u00ebrojm\u00eb kurrizin e t\u2019i traumatizojm\u00eb me libra t\u00eb st\u00ebrngarkuara, me p\u00ebrmbajtje abstrakte. Shkenca vlen p\u00ebr aplikim praktik, p\u00ebr jet\u00eb dhe arrihet p\u00ebrmes m\u00ebsimit cil\u00ebsor nga libra me p\u00ebrmbajtje konkrete, m\u00ebsimdh\u00ebnie e m\u00ebsimnx\u00ebnie konkrete. <\/p>\n<p>Arena: P\u00ebr fund, cila \u00ebsht\u00eb porosia e juaj p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, nx\u00ebn\u00ebsit, prind\u00ebrit?<\/p>\n<p>Sylejmani: N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, patjet\u00ebr duhet fuqizuar trek\u00ebnd\u00ebshin didaktik m\u00ebsues \u2013 nx\u00ebn\u00ebs \u2013 prind, sespe roli i secilit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i domosdosh\u00ebm.<br \/>\n<img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/2EC378F7-E695-45A1-99F9-589393B6BC37.jpeg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"576\" class=\"aligncenter size-full wp-image-57323\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/2EC378F7-E695-45A1-99F9-589393B6BC37.jpeg 1024w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/2EC378F7-E695-45A1-99F9-589393B6BC37-600x338.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/2EC378F7-E695-45A1-99F9-589393B6BC37-300x169.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/2EC378F7-E695-45A1-99F9-589393B6BC37-768x432.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/p>\n<p>Arenapress.info\/Arena Press\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\/Nga Nexhat Buzuku\/ Duke qen\u00eb se fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore krijojn\u00eb situata t\u00eb reja dhe t\u00eb papritura, si\u00e7 ndodhi me pandemin\u00eb, at\u00ebher\u00eb edhe zhvillimet dhe proceset n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paralizohen dhe ndryshojn\u00eb ecurin\u00eb e pun\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, do theksuar se procesi normal m\u00ebsimor u nd\u00ebrpre befasisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur, pasi ishim t\u00eb pap\u00ebrgatitur n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":57324,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-57322","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57322","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57322"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57322\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57324"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}