{"id":57756,"date":"2020-05-22T08:12:20","date_gmt":"2020-05-22T08:12:20","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=57756"},"modified":"2020-05-22T08:12:20","modified_gmt":"2020-05-22T08:12:20","slug":"ish-kryetari-i-gjilanit-i-pakenaqur-me-pakon-emergjente-te-komunes-thote-se-haziri-vec-llafet-i-ka-me-bollek-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ish-kryetari-i-gjilanit-i-pakenaqur-me-pakon-emergjente-te-komunes-thote-se-haziri-vec-llafet-i-ka-me-bollek-2\/","title":{"rendered":"Ish-kryetari i Gjilanit i pak\u00ebnaqur me pakon emergjente t\u00eb Komun\u00ebs, thot\u00eb se Haziri ve\u00e7 llafet i ka me boll\u00ebk"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri, kishte publikuar para nj\u00eb muaji vendimin e tij p\u00ebr pakon emergjente n\u00eb mb\u00ebshtetje ndaj familjeve dhe bizneseve.<\/p>\n<p>Haziri ka parapar\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pako t\u00eb p\u00ebfshihet lirimi i bizneseve nga qiraja, po ashtu edhe i familjeve q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb objekt\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Komun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cLirimi i bizneseve nga qiraja p\u00ebr gjasht\u00eb muaj rresht p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb nuk mbulohet nga Qeveria, kafeterit\u00eb (vlen p\u00ebr t\u00eb gjitha) q\u00eb paguajn\u00eb taks\u00eb p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e hap\u00ebsir\u00ebs publike (si terasa), do t\u00eb lirohen nga pagesa vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2020, lirimi nga qiraja p\u00ebr gjasht\u00eb muaj rresht vet\u00ebm familjeve q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb objekte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Komun\u00ebs\u201d,kishte shkruar Haziri.<\/p>\n<p>Por, ky program nuk po i duket m\u00eb i miri ish-kryetarit t\u00eb Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili ka kritikuar m\u00ebnyr\u00ebn se si komuna ka parapar\u00eb pako emergjente. Qeverisjen e Hazirit e ka quajtur tallava teksa ka th\u00ebn\u00eb se ai ve\u00e7 llafet i ka me boll\u00ebk.<\/p>\n<p>Mustafa i ka k\u00ebrkuar Hazirit q\u00eb t\u00eb paguaj komuna gjysm\u00ebn e q\u00ebras\u00eb s\u00eb biznesve gjilanase dhe t\u00eb trajtoj si\u00e7 duhet ekonomit\u00eb bujq\u00ebsore dhe familjet n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPara rreth nj\u00eb muaji, menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb pakos financiare t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr Covid19, kryetari i komun\u00ebs, Lutfi Haziri, si njeri q\u00eb nuk i kursen llafet dhe i ka me boll\u00ebk e pa pare, doli dhe u zotue p\u00ebr me i asistue bizneset me gjysm\u00ebn e mbetur t\u00eb q\u00ebrase sepse qeveria e mbulonte gjysm\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr 3 muaj. Bile, ky e tha, do t\u00eb paguhen p\u00ebr 6 muaj rresht. Perve\u00e7 q\u00ebrave, u zotua q\u00eb ti asistoje familjet me nevoja emergjente ekzistenciale dhe ekonomit\u00eb bujq\u00ebsore. Me k\u00ebt\u00eb rast, kryetari b\u00ebri diskriminim publik sepse tha, familjet q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb banesa te komun\u00ebs do t\u2019i lirojme nga qeraja. E \u00e7ka halli me familjet tjera? Ato qindra familjet tjera q\u00eb paguajn\u00eb q\u00ebra n\u00ebp\u00ebr qytet e fshatra a nuk jan\u00eb tonat?\u201d, ka shkruar Mustafa n\u00eb reagimin e tij. Ai ka th\u00ebn\u00eb se Haziri me sjelljet e tij po mashtron publikun, teksa ka shtuar se qeveria lokale po b\u00ebn diskriminim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si ka parapar\u00eb mb\u00ebshtetjen e biznesve n\u00eb koh\u00eb pandemie.<\/p>\n<p>\u201cPak m\u00eb von\u00eb, me 5 Maj, doli n\u00ebnkryetari me disa nga drejtor\u00ebt dhe nga kjo paraqitje e tyre u pa se kryetari i kishte \u201ch\u00ebng\u00ebr\u201d llafet dhe i kishte ra pishman p\u00ebr zotimin per me ju pague bizneseve 50% t\u00eb q\u00ebras\u00eb si\u00e7 tha vet \u201cp\u00ebr 6 muaj rresht\u201d. Por, e b\u00ebri edhe nj\u00eb diskriminim.tjet\u00ebr sepse than\u00eb, do t\u2019ju falim vet\u00ebm atyre bizneseve q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb hapsirat e komun\u00ebs. E \u00e7ka me tjerat? Nj\u00eb gj\u00eb e di sigurt\u00eb. Kur e ka premtue pages\u00ebn e gjysm\u00ebs s\u00eb q\u00ebras\u00eb p\u00ebr bizneset kryetari nuk e ka dijt\u00eb as sa biznese aktive i ka n\u00eb komun\u00eb, as sa biznese paguajn\u00eb q\u00ebra p\u00ebr hapsirat q\u00eb i shfryt\u00ebzojn\u00eb e as sa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebra mesatare mujore p\u00ebr k\u00ebto biznese\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Mustafa n\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb tij n\u00eb \u201cFacebook\u201d, transmeton Plus Tv.<\/p>\n<p>Mustafa ka paraqitur t\u00eb dh\u00ebna se si do t\u00eb ishte ndihma p\u00ebr bizneset n\u00eb qoft\u00eb se qeveria lokale do t\u00eb ishte m\u00eb serioze n\u00eb matjet e saj.<\/p>\n<p>\u201cPo e paraqes k\u00ebtu nj\u00eb llogari t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt vet\u00ebm p\u00ebr rastin e q\u00ebrave: N\u00ebse komuna e jon\u00eb ka rreth 4000 biznese aktive (n\u00eb vitin 2012\/13 ka patur 3300) at\u00ebher\u00eb rreth 1000 biznese paguajn\u00eb q\u00ebra mujore p\u00ebr me e ushtrue aktivitetin e tyre. Pjesa m\u00eb e madhe e bizneseve q\u00ebramarr\u00ebse jan\u00eb t\u00eb koncentruara n\u00eb zon\u00ebn urbane, pra, n\u00eb qytet. N\u00ebse q\u00ebraja mesatare \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 300\u20ac p\u00ebr muaj at\u00ebher\u00eb komun\u00ebs i bie me pague 150\u20ac p\u00ebr zotimin prej 50% t\u00eb saj. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr \u00e7do muaj ajo duhet t\u00eb paguaj 150000\u20ac e p\u00ebr 6 muaj 900000\u20ac (rreth 1 milion euro). Mund t\u00eb jet\u00eb kjo shif\u00ebr m\u00eb pak ose m\u00eb shum\u00eb e q\u00eb varet nga statistika aktuale por bizneset dhe familjet duhet t\u00eb trajtohen dinjitetsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb e jo me improvizime\u201d, p\u00ebrfundon Mustafa reagimin e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri, kishte publikuar para nj\u00eb muaji vendimin e tij p\u00ebr pakon emergjente n\u00eb mb\u00ebshtetje ndaj familjeve dhe bizneseve. Haziri ka parapar\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pako t\u00eb p\u00ebfshihet lirimi i bizneseve nga qiraja, po ashtu edhe i familjeve q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb objekt\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Komun\u00ebs. \u201cLirimi i bizneseve nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":57120,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-57756","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57756","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57756"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57756\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57756"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57756"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57756"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}