{"id":58110,"date":"2020-05-28T10:23:49","date_gmt":"2020-05-28T10:23:49","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=58110"},"modified":"2020-05-28T10:23:49","modified_gmt":"2020-05-28T10:23:49","slug":"18-vite-me-radion-tuaj-radio-star-dritare-e-madhe-informative-ne-anamorave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/18-vite-me-radion-tuaj-radio-star-dritare-e-madhe-informative-ne-anamorave\/","title":{"rendered":"18 vite me radion tuaj, Radio Star dritare e madhe informative n\u00eb Anamorav\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Tani e 18 vite, Gjilanit dhe Anamorav\u00ebs iu shtua nj\u00eb dritare e re informimi, objektive, e shpejt\u00eb dhe e sakt\u00eb.<br \/>\nIshte viti 2002 kur n\u00eb bot\u00ebn mediale n\u00eb Gjilan u themelua nj\u00eb radio e re, q\u00eb nga zanafilla e formimit synonte informimin e drejt\u00eb dhe profesional p\u00ebr audienc\u00ebn e saj.<br \/>\nIshin val\u00ebt 96.4 ato q\u00eb shoq\u00ebruan qytetarin gjilanas t\u00eb pas luft\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn kur pothuajse gjithcka ishte shkat\u00ebrruar, dhe i vog\u00ebl ishte guximi e motivi p\u00ebr t\u00eb provuar dicka t\u00eb re.<br \/>\nPor, Radio Star ia doli! Ajo u b\u00eb familja e dyt\u00eb, shoq\u00ebria fisnike e besnike e d\u00ebgjuesit t\u00eb saj dhe dep\u00ebroi n\u00eb cdo sht\u00ebpi, lokal, e ambient ku d\u00ebgjohej frekuenca e saj.<br \/>\nI till\u00eb \u00ebsht\u00eb misioni i gazetaris\u00eb, q\u00eb p\u00ebrvec informimit ka n\u00eb gjenez\u00ebn e saj edhe arg\u00ebtimin, emancipimin dhe edukimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<br \/>\nSfidat ishin evidente, jo vet\u00ebm pas luft\u00ebs, por n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb ekzistimit dhe rritje s\u00eb saj. Nga koha n\u00eb koh\u00eb, nga okupimi, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e ecuris\u00eb dhe zhvillimit t\u00eb saj, radio eci, jehona e saj u d\u00ebgjua, informimi i paansh\u00ebm dhe profesional vazhdoi rrug\u00ebtimin.<br \/>\nKy edhe \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb objektivi i jet\u00ebs s\u00eb saj, i trash\u00ebguar brez pas brezi deri kur d\u00ebgjuesi do t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb saj.<br \/>\nMotori i kreativiteti dhe jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb Radio Star vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb frym\u00ebzim dhe udh\u00ebrr\u00ebfyesit e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj.<br \/>\nStafi i p\u00ebrkushtuar i Radios vazhdon pun\u00ebn sikur n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb themelimit, por me me teknologjine me bashk\u00ebkohore dhe programe me shum\u00eb vlera informative, kulturore, edukative e arg\u00ebtuese, valet 96.4 Mh vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb burimi kryesor dhe m\u00eb i besuesh\u00ebm i d\u00ebgjuesit dhe lexuesit gjilanas.<br \/>\nMe nje vullnet te pakusht e nisi kete rrugetim gazetari dhe themeluesi Xhavit Salihu, gazetar qe nuk ndali angazhimin e tij per audiencen lokale dhe jo vetem deri ne frymen e tij te fundit.<br \/>\nXhaviti, gazetar gjilanas, adhurues i pashoq i muzik\u00ebs, artit e kultur\u00ebs u njoh p\u00ebr pasionin e tij t\u00eb vecant\u00eb si koleksionues i pllakave t\u00eb gramafonit, audiokasetave dhe CD-ve, z\u00ebri i t\u00eb cilave pa nd\u00ebrprer\u00eb ka kumbuar dhe vazhdon t\u00eb kumboj\u00eb edhe m\u00eb tej n\u00eb Radio Star.<br \/>\nSot, Radio Star ka t\u00eb njejt\u00ebn frekuenc\u00eb, t\u00eb njejtin q\u00ebllim dhe ambicie, por gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur. Radioja ndjek shembullin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb themeluesit t\u00eb saj, p\u00ebrmes dy djem\u00ebve Arbresh dhe Flakron Salihu.<br \/>\nMe punen e palodhur t\u00eb tyre, me teknologjine e re, portalin online radiostargjilan.com, me informacionet n\u00eb koh\u00eb reale, me etik\u00eb t\u00eb lart\u00eb profesionale b\u00ebjn\u00eb q\u00eb val\u00ebt 96.4 Mh veshtire se do t\u00eb mund t\u00eb harrohen nga degjuesi gjilanas.<br \/>\nRadio Star p\u00ebr 18 vite me rradh\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb radioja me d\u00ebgjueshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Gjilan, duke qen\u00eb mekaniz\u00ebm motivues p\u00ebr pun\u00ebn dhe funksionimin e vazhdueshme t\u00eb radios.<\/p>\n<p>Radio Star ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret e k\u00ebrkuara nga KPM me teknologjin\u00eb dhe studiot m\u00eb moderne p\u00ebr realizimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb emisioneve, gj\u00eb q\u00eb nuk e dallon nga mediat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend dhe rajon.<br \/>\nRadioja \u00ebsht\u00eb mediumi m\u00eb personal dhe social, i cili p\u00ebrmes tingujve krijon tek njer\u00ebzit aq shum\u00eb kujtime, nostalgji dhe memorie informative.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr shum\u00eb vite bashk\u00eb, faleminderit p\u00ebr besimin tuaj!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tani e 18 vite, Gjilanit dhe Anamorav\u00ebs iu shtua nj\u00eb dritare e re informimi, objektive, e shpejt\u00eb dhe e sakt\u00eb. Ishte viti 2002 kur n\u00eb bot\u00ebn mediale n\u00eb Gjilan u themelua nj\u00eb radio e re, q\u00eb nga zanafilla e formimit synonte informimin e drejt\u00eb dhe profesional p\u00ebr audienc\u00ebn e saj. Ishin val\u00ebt 96.4 ato q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58111,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-58110","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58110","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58110"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58110\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58111"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58110"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58110"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58110"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}