{"id":58142,"date":"2020-05-28T18:19:22","date_gmt":"2020-05-28T18:19:22","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=58142"},"modified":"2020-05-28T18:19:22","modified_gmt":"2020-05-28T18:19:22","slug":"helmimi-i-nxenesve-shqiptar-nga-okupatori-serb-ne-gjilan-dhe-menaxhimi-i-kesaj-situate-gjate-viteve-te-90-ta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/helmimi-i-nxenesve-shqiptar-nga-okupatori-serb-ne-gjilan-dhe-menaxhimi-i-kesaj-situate-gjate-viteve-te-90-ta\/","title":{"rendered":"HELMIMI I NX\u00cbN\u00cbSVE SHQIPTAR NGA OKUPATORI SERB N\u00cb GJILAN DHE MENAXHIMI I K\u00cbSAJ SITUATE GJAT\u00cb VITEVE T\u00cb \u201990-TA"},"content":{"rendered":"<p>Si dhe sa ishmi t\u00eb p\u00ebrgatitur ne si staf mjek\u00ebsor\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb (pa koh\u00eb)?<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb (kur gjithcka ishte n\u00ebn mbikqyrjen e pushtetit totalitar\u00eb t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, e me theks t\u00eb vecant\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb), personeli mjek\u00ebsor\u00eb nga komuniteti shqiptar e tha dhe e dha fjal\u00ebn e vet\u00eb.  Duhet cekur se n\u00eb fillim kjo gjendje neve na gjeti jo t\u00eb p\u00ebrgatritur mir\u00eb (gati sikurse tani q\u00eb po ballafaqohemi me Kovid-19), por at\u00ebher\u00eb n\u00eb rrethana krejt t\u00eb tjera, kuptohet, shum\u00eb m\u00eb keq.<br \/>\nMe sa m\u00eb kujtohet, rastet e para t\u00eb helmimeve kishin filluar n\u00eb Podujev\u00eb, e q\u00eb m\u00eb pas u paraqit\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, sic u p\u00ebrmend, veq ishte instaluar pushteti i hekurt serb n\u00eb cdo institucion, e n\u00eb vecanti, n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimore. N\u00eb spitalin e Gjilanit ishim vet\u00ebm 4-5 drejtues shqiptar t\u00eb reparteve, e kjo b\u00ebhej vet\u00ebm p\u00ebr arsye se nga komuniteti serb nuk kishte kuadro p\u00ebrkat\u00ebs. P.sh. reparti i ortopedis\u00eb, reparti i urologjis\u00eb, reparti i infektologjis\u00eb, reparti i koronares etj. <\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, drejtuesit e k\u00ebtyre reparteve ishin shqiptar, ata ishion pothuajse sa p\u00ebr sy e faqe, sepse, p\u00ebr gjithcka vendosnin serb\u00ebt. M\u00eb kujtohet si sot, q\u00eb rastet e para erdh\u00ebn me disa simptoma t\u00eb lehta helmimi. N\u00eb fillim nuk ishin n\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh, e q\u00eb ishte m\u00eb leht\u00eb t\u00eb menaxhohej ajo situat\u00eb. Kurse n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb cijim, numri i nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb helmuar u shtua aq shum\u00eb, sa q\u00eb neve na zuri n\u00eb befasi sepse n\u00eb fillim nuk dihej se p\u00ebr cfar b\u00ebhej fjal\u00eb. T\u00eb helmuarit ishin t\u00eb gjith\u00eb shqiptar. <\/p>\n<p>Duk\u00eb u b\u00ebr\u00eb situata shum\u00eb alarmante, ne mjek\u00ebt shqiptar u mblodh\u00ebm dhe filluam t\u00eb bisedojm\u00eb se cfar\u00eb hapa duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrim. Me qen\u00eb se un\u00eb isha drejtues i repartit t\u00eb infektologjis\u00eb, e q\u00eb reparti ishte i ndar\u00eb fizikisht nga spitali regjiopnal, Dr. Ismail Aliu \u2013 kardiolog, propozoi q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem p\u00ebrgjegj\u00ebs kryesor p\u00ebr menaxhimin e rasteve t\u00eb helmimeve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00eb fillim, vendos\u00ebm ta zbrazim repartin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, dhe se t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt u liruan p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Reparti kishte 24 shtret\u00ebr dhe t\u00eb gjith\u00eb shtret\u00ebrit i nxorr\u00ebm n\u00eb oborr t\u00eb spitalit p\u00ebr shkakt t\u00eb krijimit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs, sepse numri i nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb helmuar n\u00eb cdo moment rritej dhe arriti num\u00ebr shum\u00eb madh sa q\u00eb nuk e p\u00ebrballonte reparti. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, ne vendos\u00ebm dyshek\u00eb dhe batanije n\u00eb oborrin e spitalit p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb helmuarit.<\/p>\n<p>Kolegji n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb mjek\u00ebve shqiptar vendosi q\u00eb cdo pacienti t\u2019i jepet terapi venoze \u2013 infuizione me vitamine. Kjo b\u00ebhej p\u00ebr t\u2019u ruajtut vija venoze. Pra, akoma nuk dihej sigurt\u00eb se p\u00ebr cfar helmimi b\u00ebhej fjal\u00eb. Gjithashtu u vendos q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mjek\u00ebt dhe infermieret shqiptar, t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje gatishm\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00ebn si n\u00eb repart, po ashtu edhe n\u00eb oborr t\u00eb spitalit. Ishte nj\u00eb mobilizim i mrekulluesh\u00ebm. Gjat\u00eb sh\u00ebrbimit, kishim telashe me familjar\u00ebt e t\u00eb helmuarve, meq \u00eb me t\u00eb drejt\u00eb ata ishin shum\u00eb t\u00eb brengosur. N\u00eb ato momente erdhi policia dhe n\u00eb mesin e tyre ishte edhe z. Halit Rexhepi, s\u00eb bashku me komandantin e policis\u00eb z. Enver Ramizi q\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonshm\u00eb n\u00eb mbajtjen e rendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem tjet\u00ebr serioz, e q\u00eb duhet cekur, ishte se duhej t\u00eb jepej terapi me infuzione e q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, infuzionet ishin t\u00eb mbikqyrura nga drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm serb, e q\u00eb nuk mund t\u00eb nxirrej asnj\u00eb infuzion pa miratimin e tij. Procedurat ishin shum\u00eb byrokratike e q\u00eb krijonin von\u00ebesa pa asnj\u00eb arsye, nd\u00ebrsa, situata p\u00ebrkeq\u00ebsohej or\u00eb e qast. Infuzionet ishin t\u00eb vendosura n\u00eb sh\u00ebrbimin e transfuzionit, e q\u00eb p\u00ebr fatin e mir\u00eb, at\u00eb sh\u00ebrbim e menaxhonte znj. Hyxherete Krasniqi. Un\u00eb kontaktova m\u00eb znj. Krasniqi p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar infuizionet dhe i garantova se p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr cdo mosmarr\u00ebveshje e merrja un\u00eb. Aty gjeta  mir\u00ebkuptimin e saj ku edhe arrita q\u00eb t\u00eb siguroj sasi t\u00eb konsiderueshme t\u00eb infuzioneve dhe terapise tjet\u00ebr p\u00ebrcjell\u00ebse p\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00ebn e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb helmuar.<\/p>\n<p>Pas 3-4 dit\u00ebsh, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e menaxhuesit t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb kjrijuar, u thirra nga drejtori Mihajlovic n\u00eb zyr\u00ebn e tij, ku t\u00eb pranish\u00ebm ishin z. Halit Rexhepi dhe z. Enver Ramizi si dhe polic\u00eb serb tjer\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebs, t\u00eb ardhur nga Vranja. Aty u krijua nj\u00eb situat e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb mes meje dhe nj\u00eb mjeku serb, por fal\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve, nuk ndodhi m\u00eb e keqja. Drejtori m\u00eb akuzoi se kisha b\u00ebr\u00eb harxhime me kosto shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, sipas tij, pa nevoj\u00eb dhe me gabime profesionoale, duke shpifur se ato sh\u00ebrbime t\u00eb b\u00ebra ndaj nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb helmuar ishin simulim dhe se, sipas tij, nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me ndonj\u00eb helmim por se nx\u00ebn\u00ebsit po aktronin. Un\u00eb i thash \u201cb\u00ebjeni llogarin\u00eb e shpenzimeve dhe se un\u00eb i marr p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebr t\u2019i mbuluar shpenzimet\u201d, por, megjitathe, kjo barr\u00eb nuk m\u00eb u ngarkua.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb kolosale duhet falaminderuar t\u00ebr\u00eb stafin mjek\u00ebsor t\u00eb komunitetit shqiptar, si mjek\u00ebt po ashtu edhe infermier\u00ebt. Gjithashtu, pun\u00ebtor\u00ebt ndihm\u00ebs t\u00eb spitalit kan\u00eb merita t\u00eb larta, me q\u00eb ata kan\u00eb bartur t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb helmuarit dhe kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar menaxhimin e situat\u00ebs s\u00eb krijuar, por, edhe popullata e alarmuar me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ishin mobilizuar p\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00ebn e tyre t\u00eb pakursyer.<\/p>\n<p>p.s. Nj\u00eb faleminderim i vecant\u00eb i dedikohet edhe tash m\u00eb t\u00eb ndjerit z. Milaim Zeqirit i cili ka qen\u00eb prezent n\u00eb spital gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs sa jemi marr\u00eb me sh\u00ebrbimin e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb helmuar e deri n\u00eb sh\u00ebrimin e plot\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim desha vet\u00ebm t\u00eb informoj apo rikujtoj publikun se me cfar pushteti kemi pas t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe se n\u00eb cfar\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira dhe me rrezik t\u00eb lart\u00eb, ne si popull human, jemi munduar t\u00eb japim kontributin ton\u00eb, t\u00eb cilin ne si mjek\u00eb e kemi p\u00ebr obligim.<\/p>\n<p><strong>Shkruan: MR. SCI. DR. Xhevat DEMIRI<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si dhe sa ishmi t\u00eb p\u00ebrgatitur ne si staf mjek\u00ebsor\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb (pa koh\u00eb)? Edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb (kur gjithcka ishte n\u00ebn mbikqyrjen e pushtetit totalitar\u00eb t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, e me theks t\u00eb vecant\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb), personeli mjek\u00ebsor\u00eb nga komuniteti shqiptar e tha dhe e dha fjal\u00ebn e vet\u00eb. Duhet cekur se n\u00eb fillim kjo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58143,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-58142","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58142","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58142"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58142\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58143"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58142"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}