{"id":58206,"date":"2020-05-29T13:29:07","date_gmt":"2020-05-29T13:29:07","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=58206"},"modified":"2020-05-29T13:29:07","modified_gmt":"2020-05-29T13:29:07","slug":"nagavci-vendim-i-papranueshem-do-perdorim-te-gjitha-mjetet-demokratike-per-ta-kundershtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nagavci-vendim-i-papranueshem-do-perdorim-te-gjitha-mjetet-demokratike-per-ta-kundershtuar\/","title":{"rendered":"Nagavci: Vendim i papranuesh\u00ebm, do p\u00ebrdorim t\u00eb gjitha mjetet demokratike p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtarja e kryesis\u00eb s\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Arb\u00ebrie Nagavci, e quan t\u00eb papranuesh\u00ebm vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e dekretit t\u00eb presidentit t\u00eb vendit Hashim Tha\u00e7i. Vendimin p\u00ebr dekretin p\u00ebr mandatimin e Avdullah Hotit p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re, ajo e ka quajtur politik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas saj Kushtetuesja nuk ka interpretuar por shkruar n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me Tha\u00e7in.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetarja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Arb\u00ebrie Nagavci t\u00eb premten tha se me vendimin e djesh\u00ebm t\u00eb Kushtetueses \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar Kushtetuta, si akti m\u00eb i lart\u00eb juridik.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr fat t\u00eb keq ky vendim m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vendim q\u00eb do t\u00eb pritej t\u00eb ishte me argumente t\u00eb qarta juridike, ngjan n\u00eb nj\u00eb vendim politik. Dhe pas shkeljes s\u00eb kushtetut\u00ebs nga ana e presidentit me dekretin e tij, faktikisht kemi edhe nj\u00eb tejkalim t\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. T\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vend se t\u00eb interpretonin kushtetut\u00ebn mor\u00ebn rolin e shkrimit t\u00eb kushtetut\u00ebs. P\u00ebr L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje nj\u00eb vendim i till\u00eb si subjekt politik \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb faktikisht e rr\u00ebzon edhe kushtetut\u00ebn ton\u00eb aktin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb juridik. Dhe duket si nj\u00eb vendim i shkruar n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me deklaratat e presidentit Tha\u00e7i n\u00eb komentet e tij. Dhe e humb t\u00ebr\u00ebsisht kuptimin e zgjedhjeve t\u00eb lira n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d, ka deklaruar Nagavci.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Nagavci tha se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje do t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb t\u00eb gjitha mjetet politike p\u00ebrmes rrug\u00ebs demokratike, si\u00e7 tha ajo, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bashk\u00eb me qytetar\u00ebt. Sipas saj, k\u00ebta t\u00eb fundit duhet t\u2019i japin legjitimitet institucioneve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrmendur protest\u00ebn e cila \u00ebsht\u00eb thirrur me dat\u00ebn 5 qershor, Nagavci tha se LVV nuk ka marr\u00eb ende nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb se L\u00ebvizja ka marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb, ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb koh\u00eb t\u00eb ditur dhe publike q\u00ebndrimin ton\u00eb dhe k\u00ebrkesat tona. Pra, ne nuk kemi paraqitur akoma se kur planifikojm\u00eb t\u00eb organizojm\u00eb nj\u00eb protest\u00eb. Dhe ashtu si\u00e7 e thash ne jemi t\u00eb interesuar t\u2019i shfryt\u00ebzojm\u00eb t\u00eb gjitha mjetet politike dhe demokratike q\u00eb kemi n\u00eb dispozicion. Sa i p\u00ebrket dhun\u00ebs besoj q\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, gjuha e presidentit Tha\u00e7i ka qen\u00eb jasht\u00eb \u00e7do mandati t\u00eb tij si president dhe rolit t\u00eb tij unifikues, ka qen\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe ngjall pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe urrejtje. Nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb till\u00eb e kemi par\u00eb edhe nga krer\u00ebt e subjekteve t\u00eb tjera, gjegj\u00ebsisht nga kryetari i AAK-s\u00eb. LVV ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e hapur, e qart\u00eb dhe transparente n\u00eb q\u00ebndrimet e saj. Do t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm q\u00eb t\u00eb bashk\u00eb me qytetar\u00ebt t\u00eb vendosim p\u00ebr institucionet\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ajo ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se p\u00ebr vendimin e djesh\u00ebm do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb edhe nj\u00eb opinion nga Komisioni i Venecias.<\/p>\n<p>\u201c Besoj q\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt e z.Kurtit, k\u00ebshilltar\u00ebt ligjor\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb opinion edhe nga Komisioni i Venecias dhe p\u00ebr aspektin juridik n\u00eb presim q\u00eb t\u00eb kemi aktgjykimin e plot\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe presim q\u00eb adresimi yn\u00eb t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht tek Komisioni i Venedikut. Sepse ashtu si\u00e7 e kemi par\u00eb nga Gjykata Kushtetuese kemi par\u00eb se ata kan\u00eb d\u00ebrguar pyetje t\u00eb cilat n\u00eb fakt kan\u00eb qen\u00eb orientuese\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb mbr\u00ebmsh\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Isa Mustafa ka th\u00ebn\u00eb se seanca p\u00ebr votimin e qeveris\u00eb duhet t\u00eb mbahet deri t\u00eb h\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtarja e kryesis\u00eb s\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Arb\u00ebrie Nagavci, e quan t\u00eb papranuesh\u00ebm vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e dekretit t\u00eb presidentit t\u00eb vendit Hashim Tha\u00e7i. Vendimin p\u00ebr dekretin p\u00ebr mandatimin e Avdullah Hotit p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re, ajo e ka quajtur politik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas saj Kushtetuesja nuk ka interpretuar por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58207,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-58206","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58206","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58206"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58206\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58207"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58206"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58206"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58206"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}